Ataku kardiak, faktoret qe e shkaktojne
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Ataku kardiak, faktoret qe e shkaktojne
Çdo vit në Itali 160 000 persona goditen nga
ataku kardiak dhe 50 000 janë viktima të vdekjes së papritur nga pushimi
i zemrës. Vetëm një në katër
persona të rrezikuar me atak kardiak arrin të kurohet brenda një ore
pasi është shqetësuar. Këta janë ata të sëmurë me sëmundje zemre të
cilët janë
prezantuar nga mjekët kardiologë në kursin e fundit të kongresit të
mbajtur për trajtimin e sëmundjeve të zemrës.
Shumë shpesh ataku kardiak që realizon ndalimin e zemrës, sidomos kur
shfaqen simptomat e para dhe pacienti nuk i drejtohet spitalit që në
orët e para
kur ai ndjen shqetësimet më të para, të cilat vazhdojnë për më tepër se
dhjetë minuta. Por është e vërtetë se ataku i zemrës nuk është përherë i
paparashikueshëm, përkundrazi, më shpesh fillon me një intensitet të
moderuar të lokalizuar në qendër të kraharorit, që herë shfaqet e herë
zhduket.
Kur këto shenja “alarmi” i shfaqen çdo personi, i lind dyshimi se diçka
po ndodh. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njihen mënyrat sesi
shfaqet
ataku kardiak dhe çfarë duhet bërë në ato momente.
Çfarë ndodh gjatë një ataku kardiak
Para se të ndodhë ataku kardiak, trombocit i mpiksur gjaku mbyll
arterien e zemrës duke bllokuar kalimin e gjakut nga zemra për në vena
dhe arterie.
Në këtë situatë muskuli i kësaj zone fillon të vdesë dhe ky është ataku
miokardiak. Ekzistojnë mjekime farmaceutike që ulin mundësitë e mpiksjes
së
këtyre trombociteve, po ashtu ka mjekime që lirojnë arterien nga
koagulimi i gjakut, si dhe është e mundur që vena e bllokuar të hapet me
një
operacion kirurgjikal. Në këtë mënyrë, ataku kardiak mund të
parandalohet përkohësisht. Trajtimi mund të jetë më shumë efikas kur
ndërhyrja
kirurgjikale bëhet në orët e para kur shfaqen shenjat e atakut kardiak.
Cilat janë shenjat e alarmit
Shenjat që mund të hetohen në rastet e atakut kardiak janë këto:
Shenja të shtrëngimit të fortë dhe ndjesi peshe në kraharor.
Shtrëngime të dhimbshme në qendër të gjoksit, të cilat zgjasin disa
minuta edhe pse mund të shfaqen dhe zhduken herë pas here. Dhimbje të
forta të
kraharorit të cilat përhapen dhe përgjatë krahëve, shpatullave dhe
duarve, në qafë, në stomak, ndjesi të ftohti, pengim frymëmarrjeje;
shenja këto që
shoqërohen me ndjesi të fikti. Jo të gjitha këto shenja shfaqen në çdo
rast ataku kardiak, por janë tregues shumë të dobishëm për ta rinjohur
atë. Në
qoftë se pas shfaqjes së simptomave, shqetësimet në kraharor vazhdojnë
edhe për 10 minuta, e këshillueshme është që t’i drejtoheni mjekut.
Kur duhet t’i drejtoheni mjekut
Koha është e çmuar dhe për këtë në momentin kur shfaqen simptomat e
para, nuk duhet të prisni më shumë se dhjetë minuta për t’iu drejtuar
mjekut apo
për të shkuar në spital sa më shpejt të jetë e mundur. Por cilat janë
avantazhet e një ndërhyrjeje të shpejtë? Një ndërhyrje e shpejtë
parandalon
atakun kardiak, si dhe ndihmon në fillimin e një kure sa më të shpejtë.
Në rastet kur zemra ndalon gjatë rrugës kur bëhet transportimi për në
spital,
ambulancat sigurojnë një trajtim të shpejtë, i cili i paraprin trajtimit
të kardiologut.
Faktorët që shkaktojnë atakun miokardial janë
¨ Një tromb që bllokon totalisht ose pjesërisht lumenin
¨ Mosha, seksi
¨ Histori familjare për sëmundje aterosklerotike
¨ Duhani, përdorimi i kokainës
¨ Diabeti melit
¨ Hipertensioni
¨ Obeziteti
¨ Rritja e nivelit të homocisteinës
¨ Jeta sedentare
¨ Stresi psiko-social
¨ Sëmundjet perivaskulare
¨ Higjiena e varfër orale
Hipertensioni dhe moshat ku shfaqet
Nga tensioni vuan gati 12-20 për qind e popullatës dhe me rritjen e
moshës rritet dhe përqindja e të prekurve. Por më të predispozuar për
t’u prekur
nga kjo sëmundje është mosha mbi 45-50 vjeç për burrat dhe 50–55 vjeç
për gratë. Te gratë kjo lidhet me hyrjen në periudhën e menopauzës dhe
çrregullimet hormonale karakteristike të kësaj periudhe, ndërsa te
burrat me çrregullimet që pësojnë enët e gjakut, përdorimin e kripës,
duhanit,
alkoolit. Enët e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin
problemet me tensionin e gjakut. Kohët e fundit po vihet re se
hipertensioni po
shfaqet dhe te moshat e reja. “Fajtorët” për këtë duhen kërkuar te
trashëgimia, por dhe stili i jetës, aktiviteti i ulët fizik dhe regjimi
ushqimor me
kalori të tepërta dhe pa vlera ushqimore.
Kolesteroli, përgjegjës për atakun kardiak
Kolesteroli është një yndyrë e pranishme në trupin e njeriut. Bëhet
fjalë për një substancë shumë të rëndësishme për organizmin tonë dhe në
fakt është
një pjesë shumë e domosdoshme për ndërtimin e membranës qelizore, të
disa hormoneve e strukturave nervore, përveç faktit që është ushqyes për
disa
tipa qelizash. Nga ana tjetër, kolesteroli njihet si përgjegjës për disa
sëmundje patologjike që kanë të bëjnë me zemrën si dhe ataku kardiak.
Kolesteroli është i nevojshëm për organizmin, por është e nevojshme të
mbahet në nivelin e duhur, sepse kur ky nivel kalohet për një kohë të
gjatë,
sjell probleme për shëndetin, duke e transformuar këtë substancë të
rëndësishme për organizmin në një rrezik për të.
Infarkti miokardial dhe shkaktarët
Pika në zemër e njohur në anatomi si “Infarkti miokardial”, është
shprehje popullore për paraqitjen e befasishme të çrregullimit të
funksionimit të
zemrës. Kjo shprehje përdoret me rastin e paraqitjes së të rrahurave të
vështirësuara të zemrës, frymëmarrjes së vështirësuar dhe disa dukuri të
pakëndshme në afërsi të zemrës. Termi “I ka ra pika në zemër” përdoret
për shpjegimin e vdekjes nga infarkti ose sëmundjeve si angina pectoris,
çrregullimet e ritmit të zemrës, helmimet me nikotinë dhe kafeinë.
Infarkti miokardial është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që
shkaktohet
si pasojë e një ishemie të zgjatur. Kjo zakonisht ndodh si pasojë e
mos-balancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar.
Infarkti, shpjegimi dhe llojet e tij
Me fjalën infarkt nënkupton vdekja e një organi (lat. Nekrozë) për arsye
të mungesës së oksigjenit, si pasojë e mungesës me furnizim me gjak
(lat.Ishhemi). Në shumicën e rasteve ndodh infarkti si pasojë e
bllokimit të pjesshëm ose të plotë të enëve të gjakut, si pasojë e një
tromboze ose
embolie. Dallohen dy lloje të infarktit: Infarkti anemik (indi mbetet pa
gjak ose “infarkti i bardhë”) dhe infarkti hemorragjik (indi përmbytet
nga
gjaku ose “infarkti i kuq”). Shfaqja e tij shoqërohet me dhimbje të
gjoksit. Shpesh mund të përshkruhet si një dhimbje substernale, e
paqartë,
shtypëse në gjoks, djegëse dhe ndonjëherë edhe e mprehtë. Një dhimbje që
zgjat rreth 30 min. Rrezatimi në krahun e majtë edhe në qafë ndodhin në
isheminë miokardiale. Dhimbja e gjoksit mund të shoqërohet me nauze, të
vjella, lodhje.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Faktorët që rrezikojnë kujtesën
» Stresi, mund të shkaktojë atak kardiak
» Studimi, edhe pushimet shkaktojne stres
» Turshitë, pasojat dhe dëmet që i shkaktojnë shëndetit
» Flokët e lagur mund të shkaktojnë migrenën dhe paralizën e fytyrës
» Stresi, mund të shkaktojë atak kardiak
» Studimi, edhe pushimet shkaktojne stres
» Turshitë, pasojat dhe dëmet që i shkaktojnë shëndetit
» Flokët e lagur mund të shkaktojnë migrenën dhe paralizën e fytyrës
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi