Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)

Shko poshtë

Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla) Empty Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)

Mesazh nga Geri Wed 6 May 2009 - 7:02

Migjeni është nga shkrimtarët më të shquar të
letërsisë shqiptare. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri
atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi
jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të
varfëra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur
shoqëror si dhe
fashizmin që po kërcënonte Evropën. Përfaqësuesi më i shquar i
realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë
të lartë
ideoartistike protestën e hapur, ëndërrën për një botë të re dhe
optimizmin e thellë.

Migjeni lindi më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari
të vogël, ku shumë shpejt vështirësive ekonomike iu shtuan edhe
fatkeqësitë
familjare. Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna, kurse në moshën
trembëdhjetëvjeç humbi të atin, e më pas vëllanë e gjyshen me të cilën
ai ishte lidhur
fort pas vdekjes së nënës. Këto fatkeqësi e bënë Migjenin, që vetiu
ishte një natyrë e mbyllur, të tërhiqej nga jeta e moshatarëve të tij.
Pasi mbaroi
shkollën fillore në Shkodër, ai shkoi për të vazhduar mësimet në Tivar
dhe më pas përfundoi seminarin teologjik të Manastirit.

Për një të ri me interesa të gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte
mbytëse. Nga leximet Migjeni ra në kontakt me ide revolucionare të
kohës që
zienin në gjithë Evropën.
Në vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi të sigurojë
një bursë për të vazhduar studimet e larta, mbeti pa punë deri sa më
1933 u
emërua mësues në Vrakë, një fshat afër Shkodrës. Rruga Vrakë-Shkodër,
që ai bëntë përditë me biçikletë, ia keqësoi gjendjen shëndetsore.
Gjatë kohës
që qëndroi në seminar, Migjeni sëmurej shpesh dhe ishte nën kontroll të
vazhdueshëm të mjekut, ngaqë mushkëritë e tij ishin të dobëta dhe
rezikoheshin
të prekeshin nga turbekulozi, sëmundja tipike e kohës, nga e cila i
vdiq edhe nëna.
Ndërkohë, ai kishte filluar të botonte shkrimet e tij në revisten
"Illyria". Në to ndihen përshtypjet e para, reagimi shpirtëror i
Migjenit ndaj
realitetit të zymtë, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe
qyteti shqiptar
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla) Empty Re: Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)

Mesazh nga Geri Wed 6 May 2009 - 7:03

Poezia e Migjenit
Poezia e Migjenit, një poezi novatore, u bë shprehëse e fuqishme e
pakënaqësisë ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunës dhe shfrytëzimit,
ndaj
mashtrimit politik, shoqëror dhe hipokrizisë. Duke shpërthyer
drejtpërdrejt nga jeta e gjallë ajo pasqyroi botën shqiptare në vitet
'30 me protestat,
dhembjet, ëndërrat dhe shpresat për të ardhmen.
Vëllimin e tij "Vargjet e lira" (1936) Migjeni e hapte me vjershën
"Parathënia e parathënieve" ku shpërthente gëzimi i tij se shekulli ka
nisur të
çlirohet prej skllavërisë shpirtërore. Lajtmotivi i kësaj vjershe e
cila është një sintezë e mendimit revolucionar të Migjenit, është
vargu: "Përditë
prendojnë Zotat", Njeriu po hipën në majën e fronit, po bëhet zot i
jetës, i tokës së tij, i vetvetes dhe nuk do t'u përulet më "idhujve".
Pas kësaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarë në gjashtë cikle: "Kangët
e ringjalljes", "Kangët e mjerimit", "Kangët e perëndimit", "Kangët më
vete",
"Kangët e rinisë" dhe "Kangët e fundit".
Në ciklin e parë bëjnë pjesë pesë nga vjershat më të mira të Migjenit.
Filli që i bashkon këto vepra, është gëzimi për lindjen e "Njeriut të
Ri", prej
atyre të varfërve të rritur në mjerim, të cilët janë ngritur në luftëra
të reja, që të mos humbin më në lojën e përgjaktë të historisë, të mos
jenë më
skllevër të titajve të tërbuar, por zot të vetes e të një bote të re,
ku njeriu të jetë i lirë dhe askush të mos e shkelë personalitetin e
tij. Këto
luftëra nuk janë grabitqare e as për të siguruar privilegje të reja, si
ato të hershmet, por janë luftëra të reja, siç i quan poeti
kryengritës. Në
këtë cikël kemi edhe protestën ndaj gjendjes së rëndë të shoqërisë
shqiptare, ndaj gjithë forcave konservatore, që e mbajnë në vend atë,
dhe
shpërthimin e entuziazmit për lindjen e "Njeriut", i cili do ta
drejtojë kombin drejt një agimi të ri. Në këtë cikël jeton edhe ideja
se vetëm në liri
mund të shpërthejnë energjitë dhe aftësitë njerëzore. Në gjithë
ndryshimet, përmbysjen e botës së vjetër dhe krijimin e botës së re,
poeti njeh si
protagoniste rininë. Ajo është më e pastra, më e bukura pjesë e
shoqërisë, ku ai var shpresat, besimin për fitoret e ardhme, për
triumfin e idealit
për një jetë të re:

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate, që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand, të shpërthejë me vrull.
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
(Kanga e rinisë)

poeti është i bindur se asgjë s'mund ta pengojë më lulëzimin e lirisë,
ku do të shpërthejë hovshëm gjithë ato këngë, që ende i flenë në
shpirt. Kjo
është intuita e poetit, i cili ka aftësinë ta ndjejë i pari rrezen e
ngrohtë të Diellit të jetës së re:

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue
Apo ndoshta shekujt me ne prapë po tallen
Jo, Jo! Se liria filloi me lulzue
Dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla) Empty Re: Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)

Mesazh nga Geri Wed 6 May 2009 - 7:05

Problematika, që trajtoi Migjeni në tregimet e
në skicat, ishte ajo që trajtohej në publiçistikën dhe në prozën
përparimtare të kohës. Ndryshimi
qëndron në zbërthimet e thella dhe përgjithësimet e mëdha të Migjenit,
në krijimet me një nivel shumë të lartë artistik. Me Migjenin tregimi i
realizmit kritik shqiptar njohu kulmin e tij. Tregimet "A don qymyr
zotni?", "Studenti në shtëpi", "Të çelën arkapijat", "Historia e njenës
nga ato",
"Qershijat", "Bukën tonë të përditshme falna sot", në të cilat
pasqyrohet jeta e fshatit dhe qytetit shqiptar në problemet më
thelbësore dhe dramatike
të saj, qëndrojnë përkrah poezisë së tij më të mirë. Migjeni është
krijuesi i vetëm i letërsisë sonë të së kaluarës që u shfaq me të
njëjtën forcë
artistike si në poezi ashtu edhe në prozën e shkurtër. Me tregimin e
tij në letërsinë shqiptare motivohet për herë të parë plotësisht në art
problemi
i shkatërrimit të personalitetit të njeriut në kushtet e një shoqërie
despotike. Në tregimet e skicat, ashtu si edhe në poezitë e tij rrihet
vazhdimisht ideja se jeta shpirtërore kushtëzohet nga jeta materiale,
se vlerat shpirtërore e morale shkatërrohen në kushtet e mjerimit e
vuajtjeve të
shumta të jetës së shtresave të varfëra. Me dhembje e revoltë ai tregon
se si dinjiteti legjendar i malësorit, nderi i malësores, dhe i
qytetares së
varfër kanë marrë fund në luftën për ekzistencë në vështirësinë për t'i
siguruar fëmijës një copë bukë a për ta shpëtuar nga vdekja.
Në krijimtarinë e tij Migjeni shprehu bindjen se përderisa të mos
përmbyseshin idhujt e jetës së vjetër, gjithçka, në jetën e qytetit dhe
të fshatit
do të mbetej në gjendjen ekzistuese, në mjerim dhe varfëri. Në prozën e
tij mjerimi, uria, konservatorizmi, patriarkalizmi, degjenerimi, kanë
një
burim: shtypjen dhe shfrytëzimin, që mbrohen me ligj nga rendi në fuqi.
Ky qëndrim ndaj realitetit, i cili ishte një kundërvënie edhe ndaj
krijimeve
të autorëve konservatorë, jepet nëpërmjet një konflikti të fuqishëm,
dramatik. Në këtë prozë kemi një ekuilibrim ndërmjet shpërthimit lirik

emocioneve dhe veprimit dramatik e përdorimit mjeshtëror të fjalës. Ai
shkroi me dashuri e pikëllim për ata njerëz, që e shkonin jetën në
kthetrat e
mjerimit, kurse për shkaktarët e vërtetë të kësaj gjendjeje ai derdhi
urrejtjen dhe përbuzjen. Migjeni e trajtoi vesin në prozën e tij si
dukuri të
një jete që brehej nga kontradiktat e thella dhe jo mbi bazën e
instiktit, ndaj ai arriti të sjellë në letërsinë tonë përgjithësime të
rëndësishme
ideoartistike.
Personazhi i prozës së Migjenit është punëtori i papunë, malësori që i
ka harruar hynitë e tij dhe i përgjërohet kokrrës së misrit, nëna që
mallëkon
pjellën e vet e që detyrohet të shesë vetvehten, e reja dhe i riu të
cilëve jeta patriarkale, me ligje e norma mesjetare, u than ndjenjat,
shpresat
dhe ëndrrat rinore. Në tregimin e tij Migjeni trajtoi problemet më të
rëndësishme të kohës dhe u bë shprehës i kontradiktave të saj.
Personazhet e tij janë tipizme të plota të një shtrese të caktuar të
shoqërisë së kohës. Ai nuk i përshkruan ato, por i krijon me anë të
zbërthimeve
të thella psikologjike, nëpërmjet detajeve. Personazheve të tilla si
malësorja ("A don qymyr zotni"), Nushi dhe Agla ("Studenti në shtëpi"),
ose
Bakalli ("Të çelen arkapijet") e Kola ("Bukën tonë të përditshme falna
sot"), janë dhënë me forcë të rrallë artistike.
Pjesën më të madhe të krijimtarisë në prozë të Migjenit e zënë skica
dhe fejtoni. Në këto krijime të rëndësishme realiteti është pasqyruar
me shumë
larmi dhe mjeshtëri artistike. Në prozën satirike të tij Migjeni herë
kalon në trajtim konkret të problemit të mjerimit, papunësisë, të
mohimit të
mëshirës kristiane e artit për art. ( Një refren i qytetit tim, Mollë e
ndalueme, Në kishë, Luli i vocërr, Zoti të dhashtë, Programi i një
reviste,
Legjenda e misrit, Bukuria që vret, etj.), herë në trajtim të
përgjithshëm në formën e një eseje filozofike të problemeve të
dinjitetit të njeriut, të
së ardhmes së vendit, të ushtrimit të dhunës për të mposhtur
personalitetin e njeriut të thjeshtë etj, (Sokrat i vuejtun apo derr i
kënaqun, Ne me
Krishtin, Përrallë abisine, Gjysëm ose italian, Mësim gjeografie etj.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla) Empty Re: Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)

Mesazh nga Geri Wed 6 May 2009 - 7:07

POEMA E MJERIMIT

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fa[Censored]t etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla) Empty Re: Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi