Gjergj Fishta
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Gjergj Fishta
Gjergj Fishta (1871 - 1940) lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt, kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 përfundoi studimet shkëlqyeshëm.
formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri më 1899, Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar 1899 ai bëhet bashkëthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe.
Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër deri atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqi, "Komisinë letrare" që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit, 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).

Re: Gjergj Fishta
Arrin të botojë këngët e para të "Lahuta e Malëcisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", dhe më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset", më 1913 "Mrizi i Zanave".
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931, Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939, Italia e bën anëtar të Akademisë së saj. Padër Gjergj Fishta vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940 në spitalin civil të qytetit të Shkodrës ku ai ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkërive. Varrimi i tij u krye një ditë më vonë në kishën Françeskane të Gjuhadolit. Fjala e fundit u mbajt nga Prof. Aleksandër Xhuvani.
Tituj të veprave
* Lahuta e Malcís [1] - poemë (Zarë, 1925)
* Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907) [1]
* Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909) [1]
* Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911) [1]
* Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë
* Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912) [1]
* Hylli i Dritës - revistë (1913) [1]
* Juda Makabé - tragjedi (1914) [1]
* Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923) [1]
* Mrizi i Zanave (Shkodër, 1924) [1]
* Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927)
* Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937)
* Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941)
Mirënjohjet
* Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipëri, 2002
* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
* Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrës (1911).
* Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).
* Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisë (1912).
* Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
* Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
* Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).
* Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).

Zëri i Gjergj Fishtes - Ehu! ju malet e Shqypnís
YouTube - Zëri i Gjergj Fishtes - Ehu! ju malet e Shqypnís

Similar topics
» At Gjergj Fishta
» Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
» Gjergj Kastrioti-SKENDERBE
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
» Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
» Gjergj Kastrioti-SKENDERBE
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi