Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pirro Cako

Shko poshtë

Pirro Cako Empty Pirro Cako

Mesazh nga engjell a djall Wed 6 May 2009 - 5:59

YLLI IM

Koha iken shpejt, sa shpejt,
E s’kthehet me
Endrrat tona mbeten pas,
Pergjithmone
Te nje yll lart ne qiell,
Une ty te pres
Kur nata gjithesine mbulon
Si nje enderr e pafund eshte dashuria
Ne erresiren pa mbarim,
Ku dal te gjej o ylli im
Pertej kufijsh ne largesi,
Kur syri s’mbrin
Syri s’mbrin
Sa here u ngrita une ne re
Kerkoj ne terr, por dot s’te gjej
Ne mos me shume
Nje rreze con
O ylli im, ylli im

Qielli erret krejt nga rete,
Kur ty s’te shoh
Ankthi me pushton ne shpirt,
Me mundon
Une jam yll qe ndricoj vetem per ty
Kur nata gjithesine mbulon
Si nje enderr e pafund eshte dashuria
Pertej kesaj jete do te mbrrij
Ky malli im, kjo nostalgji
Me vite drit, le pas nje yll
Dhe po u fik
Po u fik
Se koha vitet qe jetojme
Jane vec nje cast ne dashuri
Ne mos me shume
Nje rreze con
O ylli im, ylli im

Mund ta degjoni duke klikuar ketu
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pirro Cako Empty Re: Pirro Cako

Mesazh nga engjell a djall Wed 6 May 2009 - 5:59

Romance

Mbeta me zerin e tij, si ne enderr
Enderr e tij, zeri im
Piano e vjeter ku rrinim bashk
Priste perseri

Ti dashuron boten tende
Ti i mungon botes sime
Mbi nje rreze do te vish, e di
Bashke me diellin
Si nje rreze eja...

Ref

Une do te vij
Do vij patjeter
Me zerat tend do zgjoj kengen
Dhe shpresen
Do vish ti prap (une do te vij)
Do vish patjeter
Mbi pianon tone
Do ngjallim jeten

Mall

Ca pika shiu rrane mbi qelq
befas per ty une ndjeva mall
jetojme te dy ne nje qytet
dhe rralle shihemi sa rralle

Dhe m'u duk pak e cuditshme
si erdh kjo vjeshte dhe ky mengjes
qiejt e ngrysur pa lejlek
dhe shirat pa ylber ne mes

Ne c'enderr kemi rene kaq keq
qe dot s'po zgjohemi ne valle
ca pika shiu rane mbi qelq
befas per ty une ndjeva mall
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pirro Cako Empty Re: Pirro Cako

Mesazh nga engjell a djall Wed 6 May 2009 - 6:00

NJE NGA KENGET E MIJA TE PREFERUARA TE TIJ

Herët a vonë

muzika - Pirro Çako
teksti - Timo Flloko


Me flokët e tu kur era loz, bëhem xheloz,
parfumi që leshon, më deh, më turbullon...
Shtiza janë vështrimet e tua,
finte e llastime për mua.
Ëndrra me sy hapur pafund nis e fantazoj:
Trupin tënd të brishtë femëror kur ledhatoj…

Ti me zigzaget e tua gracka me ngre,
mister dhe djallëzi ke në shpirt, por magjike je...
Ndalem të puth hapat e tua,
sa shumë të marroska një grua (!)
Vetëm qënia jote si rob më gjunjëzon,
sytë nga unë ti do t’i kthesh, herët a vonë!

Ref.
Herët ose vonë, unë e di,
ti në “kurth” do biesh,
pre’ nga dashuria...
Herët ose vonë, unë e di,
ti do të “dorëzohesh”.
Në një shtrat ne,
etjen do ta shuajmë...
Herët ose vonë, unë e di,
do të robërohesh,
ti nga xhelozia...
Herët ose vonë, unë e di,
ti do të jesh e imja!...

Ti me kapriciot e tua, sa më tundon,
ajri që ti prek përreth... elektrizon...
Unë i humbur jam pa ty,
e humbur je dhe ti pa mua…
Fjalët i merr era, më kot veten mundon,
kokën do ta vesh tek unë... herët a vonë!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pirro Cako Empty Re: Pirro Cako

Mesazh nga engjell a djall Wed 6 May 2009 - 6:00

Ndjenjë e pathënë

Teksti - Teodor Keko

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët t'i mi ktheve në harrim.
Në qiell është Hëna, s'i them dot Hënë,
s'të flas dot për mjegullën në agim.
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me Hënën flokëve si karficë e bardhë.

Ref.
Dhe nëse rrugët për në zemër dot s'i gjen,
më thuaj të t'i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brënda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenja e pathënë,
Kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë.
U këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa... ishte vjeshtë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pirro Cako Empty Re: Pirro Cako

Mesazh nga engjell a djall Wed 6 May 2009 - 6:00

E dashur erdha me tekst te Teodor Kekos.


E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
mos u cudit, unë jam një zog.

Kur dashuroj bëhem si ajri,
E ngre folenë aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
une me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!

Do bësh sikur më ke inat.
Ndodhi e vjetër, unë e di!
S’jam buzëqumësht, por esnaf,
për dashuri di plot dredhi!
Unë do të puth, do të pushtoj në gji,
dhe po ma mbylle deren ti.

E dashur, erdha,në prag ke dalë,
ke hapur portën dhe qesh nën hundë.
Sa përbetohesh me qindra fjalë,
më mire, eja, me puth!
Kur dashuroj behem si ajri,
e ngre folene aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
Të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!

E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
Mos u cudit! Unë jam një zog.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta copëtoj
!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pirro Cako Empty Re: Pirro Cako

Mesazh nga engjell a djall Wed 6 May 2009 - 6:00

Unë "Ai", ti "Ajo" tekst te Teodor Kekos

Ja, ra mbrëmja. Ti s'je më.
Ku ke shkuar? Unë s'e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.

Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.

Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë "Ai" dhe ti "Ajo".

Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotët, lumejtë u thanë.

Por, qaramanë, jo, s'do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s'do të ketë urrejtje brenda
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pirro Cako Empty Re: Pirro Cako

Mesazh nga engjell a djall Wed 6 May 2009 - 6:01

Kuturu tekst i Timo Fllokos...

Eci rrugës kot, kuturù,
dhe s'di ku shkoj...
Xurxull jam prapë unë... se ajo,
një bohem nuk e do.
Sa të desha, shpirt,
s'mund ta dish.
Të vodhën ty pabesisht,
me pije mbys dhimbjen pa fund.

Sa e lumtur je, unë s'e di,
me atë që jeton.
Mund ta blejë ai për ty dhe botën,
vetëm zemrën, jo!
Mbeti shkretë tani streha jonë,
në luks je ngrirë... në kyç, trishton,
si në muze... si një Xhokondë.

Ref.
Unë në jetë i pasur s'jam vërtet,
por në ëndërr e shoh veten mbret (!)
Nëpër pub-e tok me miqtë harxhoj,
unë Hënën si monedhë.
Ti po fle tani, Xhokonda ime,
shiu si det mbi mua zbrazet,
as rrufetë s'më ngasin dot,
sa ka një Zot...!

Eci rrugëve kot, mori fund,
ky fati im - kuturù.
Ty s'të kam tani dhe në shi,
dehja po më shkund.
Se në dashuri, kur të dhemb,
jo dehja s'del dhe aq lehtë.Të desha, Xhokondë, ty... një bohemë...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pirro Cako Empty Re: Pirro Cako

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi