Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inva Mula dhe Pirro Cako firmosin ndarjen

 :: Show Biz

Shko poshtë

 Inva Mula dhe Pirro Cako firmosin ndarjen Empty Inva Mula dhe Pirro Cako firmosin ndarjen

Mesazh nga Geri Fri 25 Jun 2010 - 5:28

 Inva Mula dhe Pirro Cako firmosin ndarjen F.0714072158114_m
Pirro Çako dhe Inva Mula thonë “Po” por, këtë herë jo për të lidhur martesë po për ta zgjidhur atë. Çifti i famshëm është përballur dje më në fund fizikisht në gjykatën e kryeqytetit pas muajsh seancash gjyqësore në lidhje me padinë e divorcit që tashmë duket sikur është kthyer në telenovelë. Të dy njëzëri kanë pohuar para togave të zeza se duan ndarje përfundimtare nga njeri-tjetri.

Ndërkohë që seancën e fundit, vetë djali i çiftit në praninë e psikologes kërkoi që të qëndronte më të ëmën. Në këtë mënyrë, gjykata i ka kërkuar psikologes të plotësojë raportin psikologjik në lidhje me ushtrimin e përbashkët të përgjegjësisë prindërore, t’u japë kohë palëve të njihen me vlerësimin psikologjik, dhe t’i japë kohë palës së paditur për të paraqitur një projekt në lidhje me ushtrimin e përgjegjësisë prindërore nga të dy prindërit. Ashtu si ndoshta u lodhën së jetuari të ndarë duke qenë të martuar, ashtu janë lodhur edhe duke bërë vazhdimisht seanca gjyqësore pa konkluzione konkrete.

Ditën e djeshme kanë ngjitur vetë shkallët e gjykatës për t’u “çliruar” përfundimisht nga njeri-tjetri. Ndërkohë, seanca e radhës është shtyrë për në datën 29 qershor me pretendimin që t’i lënë kohë palëve për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare. Odiseja e ndarjes së tyre zyrtarisht ka filluar në prill të vitit të kaluar kur padia e kërkesës për divorc mbërriti në gjykatën e Tiranës, ndërsa ndarja e tyre e “heshtur” kishte kohë që kishte filluar.

Shkaku i gjithë kësaj? Janë hedhur shumë hipoteza, por nga ana e vetë çiftit nuk është konfirmuar asgjë. Lidhja e Inva Mulës me biznesmenin Kosovar Et’hem Ramadani, lidhja e Pirro Çakos me një vajzë, për të cilën thuhet se i ka kushtuar edhe një nga këngët e tij. Po ashtu shkak i këtyre “tradhtive” mund të ketë qenë jetesa e ndarë që bënin, por edhe puna intensive e vetë sopranos. Duhet të presin edhe një javë për të marrë në dorë vendimin përfundimtarë të zgjidhjes së tyre të martesës, duke u rikthyer përsëri beqar.
Burimi : Gazeta Shekulli
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi