Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Udhëtim në Lezhë

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Udhëtim në Lezhë Empty Udhëtim në Lezhë

Mesazh nga Geri Fri 5 Nov 2010 - 8:11

Udhëtim në Lezhë LEZHA-TRAVEL Drini i jep fund rrugëtimit të tij nëpër Shqipëri për t`u bashkuar me Detin Adriatik, duke krijuar në këtë mënyrë Gjirin e Drinit. Zgjatimet e fushave të Zadrimës, Torovicës dhe të Bregut të Matit takohen në këtë pikë duke krijuar një “principatë” të pazakontë natyrore, atë që ne sot e quajmë Lezhë.
Në mes të qytetit gjendet Mauzoleu i Skënderbeut, një vepër monumentale e ndërtuar në vitin 1982. Në këtë vend përkujtohen dy ngjarje të rëndësishme: Kuvendi i princave shqiptar i mbajtur në 2 mars të vitit 1444, atëherë kur Lezha ishte në zotërimin e Venedikut dhe kur Gjergj Kastriot Skënderbeu krijoi “Besëlidhjen shqiptare” duke i hapur rrugë unifikimit të kombit shqiptar në histori.

“Në mesin e kësaj kishe u zbulua varri i Skënderbeut, i thyer, siç thotë Marin Barleti. Kapakë të thyer dhe varr pa eshtra. Barleti thotë që pas pushtimit të Shqipërisë erdhi një ushtri e madhe turke e cila hapi varrin, mori eshtrat dhe i përdori si hajmali në mënyrë që të kishte forcën e Skënderbeut”, shprehet Marash Gjoka.

Obelisku i Skënderbeut gjendet në mjediset e Katedrales së Shën Nikollës që rrethohet nga kjo ndërtesë e lartë e ngritur mbi 28 kolona, që përkujtojnë 28 nëntorin e parë kur Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë. Ky vend në shekullin e 17-të u shndërrua në xhami, themelet e kultit kristian i përkasin shekullit të 14-të, ndërsa objekti është i tipit bazilike. Këtu gjendet një nga kopjet e përkrenares së Skënderbeut dhe e shpatës së tij.

Marash Gjoka tregon: “Sa ishte gjallë Donika, gruaja e Skënderbeut, Gjoni, djali I Skënderbeut, Ferdinandi, që u bë dhe Dukë I Napolit, armët e Skënderbeut kanë qenë në Napoli. Pas vdekjes së tyre këto armë janë shitur në Vjenë dhe nuk dihet kush I ka shitur. Edhe sot e kësaj dite janë në Muzeun e Vjenës. nga shteti shqiptar janë bërë përpjekje për t’I marrë, por nuk kanë dhënë rezultat.”

Lezha është një estetikë e gjallë e qytetërimit iliro-shqiptar, kronikania bizantine Ana Komnena e quan Lezhën në shekullin e 12-të një qytet të ngritur në ajër, që mund të “soditet” nga të gjitha anët… Skaje këto të rrethuara me metafora historie, ku çdo njeri jeton midis tyre dhe këtu qëndron sekreti i mbijetesës.

Për historianët, Lezha si qytet me hershmërinë e saj, përfaqëson një qerthull të një fisi ilir, prej të cilit trashëgonte edhe emrin “Lissitan”.

Kështjella e Lezhës është në listën e rindërtimeve të mëdha të Perandorit ilir Justiniani i Madh. Kështjellë kjo që ngrihet 186 metra mbi nivelin e detit. Me origjinë ilire, gati 600 vjet më parë ajo iu nënshtrua dy rindërtimeve, njërit nga venedikasit, ndërsa tjetri nga pushtimi osman. Në Kala mund të “vërehen” gjurmët e stilit të ndërtimit ilir, romak, bizantin dhe osman.

Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda murreve te kalasë, prej saj mund të “shijohen” pamjet e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik:

Tërheqëse janë për vizitorët disa festa të motmotit, si ditët e kthimit të diellit për verë, Nata e Buzmit, apo Dita e Verës. Në këtë të fundit banorët ndezin zjarre purifikuese për t`i dhënë forcë diellit në oborr dhe në kopshte. Por 4 nëntori, prej pak vitesh, në këtë qytet, lidhet me Ditën e Shegës, simbolin e qytetit:

“Simboli i shegës është transmetuar brez pas brezi dhe pothuajse është shenjtëruar. Kur nusja vjen në shtëpinë e dhëndrrit, i jepet një kokërr shegë e cila ndahet përgjysmë dhe mesazhi është i qartë: “Të jeni bashkë gjithë jetën si kokrrat në këtë shegë dhe të shumoheni si kokrrat e kësaj shege”, shpjegon Mark Gjoni.

Ky ishte udhëtimi në Lezhën e lashtë, qytetin mbi 2000-vjeçar.


Foto
Udhëtim në Lezhë LEZHA-TRAVEL1Udhëtim në Lezhë LEZHA-TRAVEL2Udhëtim në Lezhë LEZHA-TRAVEL3
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi