Xheladin Hamza
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Xheladin Hamza
First topic message reminder :
Semazen enderrova të bëhem(Poezi e poetit Xh.Hamza)
Tërë jetën dëshirova të bëhem semazen
Allahut të Madhërishëm t'i shërbej shpirtërisht
kërcimtar i pa epshëm i semasë në shpirt të jem
të ikja nga kjo botë-në qetësi hyjnore
përtej shtatë horizonteve qiellore-në vetmi.
Rërës dhe shkumës së detit pafund
në erërat e humbura të kërkoj veten time
me sy të lodhur ylberit t'i ngjitem majës së tij
në mjegull të shikoj botën e turbulluar.
T'i lutem të Madhit Zot t'më drejtojë
udhëtar në rrugën e shpirtbardhësisë të jem
Tani
Dhe
Përjetësisht!
Semazen enderrova të bëhem(Poezi e poetit Xh.Hamza)
Tërë jetën dëshirova të bëhem semazen
Allahut të Madhërishëm t'i shërbej shpirtërisht
kërcimtar i pa epshëm i semasë në shpirt të jem
të ikja nga kjo botë-në qetësi hyjnore
përtej shtatë horizonteve qiellore-në vetmi.
Rërës dhe shkumës së detit pafund
në erërat e humbura të kërkoj veten time
me sy të lodhur ylberit t'i ngjitem majës së tij
në mjegull të shikoj botën e turbulluar.
T'i lutem të Madhit Zot t'më drejtojë
udhëtar në rrugën e shpirtbardhësisë të jem
Tani
Dhe
Përjetësisht!
Re: Xheladin Hamza
Ninullat Luginave rinore lundrojnë ëndrrat pa mbarim Puhia e flladit veror në djep të artë i përkund Loti i një bilbili në vaj melankolik i shndërron Ti më je shtrati ku dhembja e shpirtit turbullt më fle | |
Re: Xheladin Hamza
Mos më ringjall të verbër
Në qetësinë e natës
hëna me rrezet e saja
përkëdhelë meditimin tim
Aromë xheneti ndjej në nafile
në sexhde bij para të Madhërishmit
i lutem për shpirtin tim gjynahqarë
Në çdo pikë loti është një këngë
në çdo këngë është një kujtesë
në çdo kujtesë është një shpresë
në çdo shpresë lindë dhe një krijesë
Në ditën e Kiametit
O i Madhi Zot,
mos më ringjall të verbër
dhe në ëndrra
dua ta shoh bukurinë!
Në qetësinë e natës
hëna me rrezet e saja
përkëdhelë meditimin tim
Aromë xheneti ndjej në nafile
në sexhde bij para të Madhërishmit
i lutem për shpirtin tim gjynahqarë
Në çdo pikë loti është një këngë
në çdo këngë është një kujtesë
në çdo kujtesë është një shpresë
në çdo shpresë lindë dhe një krijesë
Në ditën e Kiametit
O i Madhi Zot,
mos më ringjall të verbër
dhe në ëndrra
dua ta shoh bukurinë!
Re: Xheladin Hamza
Ma sjellë esencën e diellit
Shikimet i hodha në ardhmëri
u ngrite mbi majën e ylberit
ngrohtë e puthi dhe mbeti aty
e unë në shpresë për sytë e mi
Dhe sot kur dënesa pamëshirshëm
më dërmoji shpirtin
në mijra copëza të imta si atomi
të lutem mbi mua mos shkel
Edhe njëherë kokën kah unë kthej
derisa akoma frymoj
dhe në sytë e mi të verbër shiko
si rrokullisen e vdesin lotët veç për ty
Ma sjellë esencën e diellit
të ma ngrohë shpirtin e ngrirë
si të një varfanjaku të braktisur
e orkideja le të çelë edhe njëherë
për mua e për ty
Shikimet i hodha në ardhmëri
u ngrite mbi majën e ylberit
ngrohtë e puthi dhe mbeti aty
e unë në shpresë për sytë e mi
Dhe sot kur dënesa pamëshirshëm
më dërmoji shpirtin
në mijra copëza të imta si atomi
të lutem mbi mua mos shkel
Edhe njëherë kokën kah unë kthej
derisa akoma frymoj
dhe në sytë e mi të verbër shiko
si rrokullisen e vdesin lotët veç për ty
Ma sjellë esencën e diellit
të ma ngrohë shpirtin e ngrirë
si të një varfanjaku të braktisur
e orkideja le të çelë edhe njëherë
për mua e për ty
Re: Xheladin Hamza
Prehje
Shpirti më është shndërruar në flutur
krahët e së cilës humbasin drejtpeshimin
e shkëlqimi nga sytë e tu,akoma më josh
Në errësirën e natës së heshtur
të fshehur kohë më parë
takova nostalgjinë time
tek endej me shkop të bardhë
Vala e fundit e fuqisë sime
u derdh në liqenin e pikëllimit
ku engjëjt ruanin
shkëndijat e lodhura të shpirtit
Aty ku shkëlqimi i syrit tënd
akoma më josh
e shpirti im gjen prehje
Shpirti më është shndërruar në flutur
krahët e së cilës humbasin drejtpeshimin
e shkëlqimi nga sytë e tu,akoma më josh
Në errësirën e natës së heshtur
të fshehur kohë më parë
takova nostalgjinë time
tek endej me shkop të bardhë
Vala e fundit e fuqisë sime
u derdh në liqenin e pikëllimit
ku engjëjt ruanin
shkëndijat e lodhura të shpirtit
Aty ku shkëlqimi i syrit tënd
akoma më josh
e shpirti im gjen prehje
Re: Xheladin Hamza
Putha Lulen.....
Ankthi si fëmijë të vogël për dore më mban
Livadheve të stolisura me mbulesa lulesh
kurorë
Ti ikje nga dhëmbët e gjarpërit plot helm
Retë filluan të shëmbëllenin spektra pa trajtë
ngjyrash
Desha të të mbaj fshehur nën shtratin e ëndrrës
Por pa gjumë humbe thellësive të pa dukshme
shtigjesh
Unë putha lulen kur fletët e saja filluan të dridhen
Ti mbete fjetur n' përqafim-yllëza ëndrrave
t'mia
Ah,sikur të zgjohesh, të të puthja lehtësisht dhe
TANI
Ankthi si fëmijë të vogël për dore më mban
Livadheve të stolisura me mbulesa lulesh
kurorë
Ti ikje nga dhëmbët e gjarpërit plot helm
Retë filluan të shëmbëllenin spektra pa trajtë
ngjyrash
Desha të të mbaj fshehur nën shtratin e ëndrrës
Por pa gjumë humbe thellësive të pa dukshme
shtigjesh
Unë putha lulen kur fletët e saja filluan të dridhen
Ti mbete fjetur n' përqafim-yllëza ëndrrave
t'mia
Ah,sikur të zgjohesh, të të puthja lehtësisht dhe
TANI
Re: Xheladin Hamza
MENDIME TË PASHKRUARA
Mendimet e mija
Që mbetën të pashkruara
Do të vdesin një ditë
...s’bashku me mua...
Shpirti do ti bartë
Si xhevahir të rrallë
Të pazbuluar kurrë
Qoftë në xhenet apo xhehenem?!
Trupin mbi supet e tyre
Do ta bartë xhemati
.......vetëm deri në varr...
Mishi do të kalbet
Kockat do të mbesin
Të flasin me gjuhën e tyre
Që dikur ka jetuar një njeri...
Mendimet e mija
Që mbetën të pashkruara
Do të vdesin një ditë
...s’bashku me mua...
Shpirti do ti bartë
Si xhevahir të rrallë
Të pazbuluar kurrë
Qoftë në xhenet apo xhehenem?!
Trupin mbi supet e tyre
Do ta bartë xhemati
.......vetëm deri në varr...
Mishi do të kalbet
Kockat do të mbesin
Të flasin me gjuhën e tyre
Që dikur ka jetuar një njeri...
Re: Xheladin Hamza
Zogu i shfrenuar
Atëhere kur kënga
dhe duar të huaja
të thërrasin në përqafim
unë ndjej dridhje të rrëmbyeshme
Nga ëndrra e ëndrrës
zgjohem krah hapur
si zog i shfrenuar
në fluturimin e fundit mistik
Në errësirën e qetë të kësaj nate
më takojnë erërat e së kaluarës
aty ku i kërkoj
ndjenjat e dashurisë së tretur
Hedh sytë i përhumbur tej
shoh në vallzim
peisazhe magjepse të së kaluarës
si dikur në shatërvanin e rinisë
Loti si pikë-malli rrëshqiti mollëzës
ndonse në vjeshtën e vonuar
Atëhere kur kënga
dhe duar të huaja
të thërrasin në përqafim
unë ndjej dridhje të rrëmbyeshme
Nga ëndrra e ëndrrës
zgjohem krah hapur
si zog i shfrenuar
në fluturimin e fundit mistik
Në errësirën e qetë të kësaj nate
më takojnë erërat e së kaluarës
aty ku i kërkoj
ndjenjat e dashurisë së tretur
Hedh sytë i përhumbur tej
shoh në vallzim
peisazhe magjepse të së kaluarës
si dikur në shatërvanin e rinisë
Loti si pikë-malli rrëshqiti mollëzës
ndonse në vjeshtën e vonuar
Re: Xheladin Hamza
Dëshiroj
Sonte dëshiroj të jem
vaji i qiriut të djegur
që shkëmbëllen ngjyra dashurie
Sonte dëshiroj
të ndriçoj si margaritar
medaljon mbi kraharorin tënd
Dëshiroj sonte të jem
aromë më e këndshme
e luleve te bukura për Ty
Sonte dëshiroj të ngopem
me freskinë e trupit tënd
deri në agun e parë.
Sonte dëshiroj të jem
vaji i qiriut të djegur
që shkëmbëllen ngjyra dashurie
Sonte dëshiroj
të ndriçoj si margaritar
medaljon mbi kraharorin tënd
Dëshiroj sonte të jem
aromë më e këndshme
e luleve te bukura për Ty
Sonte dëshiroj të ngopem
me freskinë e trupit tënd
deri në agun e parë.
Re: Xheladin Hamza
Vogëlushes
Kur të bëhem vetëm kënga
e erërave të shkretëtirës
dhe bëhem vetëm pluhuri i saj
apo një pikë në kohën oqeanike
edhe atëhere do të kujtoj
Vogëlushja ime
M'i fale vetëm dy ditë lumturie
njërën për kohën e tanishme
tjetrën për kohën e tanishme
tjetrën për botën në amshim
që të dyja për shpirtin tim
janë pëjetësi e të gjitha kohërave
e imja Vogëlushe.
Kur të bëhem vetëm kënga
e erërave të shkretëtirës
dhe bëhem vetëm pluhuri i saj
apo një pikë në kohën oqeanike
edhe atëhere do të kujtoj
Vogëlushja ime
M'i fale vetëm dy ditë lumturie
njërën për kohën e tanishme
tjetrën për kohën e tanishme
tjetrën për botën në amshim
që të dyja për shpirtin tim
janë pëjetësi e të gjitha kohërave
e imja Vogëlushe.
Re: Xheladin Hamza
Nënës Sime
Në ëndrrën e natës që iku pa kthim
Ti nëna ime,mendimet m'i përkëdhele
Kujtimi për Ty
më rrëshqiti qerpikëve
Portën e zemrës së mallit e hapa
mbi varrin tënd u përkula
Shpirti mu forcua nga fuqi e Zotit
Elhamin zëshëm ta këndova
Aty me lule mbuluar dhembja ishte
Ku ti rehatshëm flije,nëna ime!
Në ëndrrën e natës që iku pa kthim
Ti nëna ime,mendimet m'i përkëdhele
Kujtimi për Ty
më rrëshqiti qerpikëve
Portën e zemrës së mallit e hapa
mbi varrin tënd u përkula
Shpirti mu forcua nga fuqi e Zotit
Elhamin zëshëm ta këndova
Aty me lule mbuluar dhembja ishte
Ku ti rehatshëm flije,nëna ime!
Re: Xheladin Hamza
Ku ikën vitet e mia..........
Me rënkim të shpirtit
kohën në ikje
shikoj
Në ujvarën ku takohen
lindja dhe vdekja
pamëshirshëm shkel
mbi vitet e mia
Dielli i zbehtë
muzgun e natës puth
Në nusërinë e hënës
takova imazhin tim
Me një drithërimë zërin e pyeta:
-Përse flokët më janë zbardhë?
-Ku ikën vitet e mia?
Me rënkim të shpirtit
kohën në ikje
shikoj
Në ujvarën ku takohen
lindja dhe vdekja
pamëshirshëm shkel
mbi vitet e mia
Dielli i zbehtë
muzgun e natës puth
Në nusërinë e hënës
takova imazhin tim
Me një drithërimë zërin e pyeta:
-Përse flokët më janë zbardhë?
-Ku ikën vitet e mia?
Re: Xheladin Hamza
Endrrat e Vjedhura
Nga unë
mundohem t'i fshehë
ëndrrat e mia
Mbi ballin tim
çdo ditë shtohet
nga një rrudhë
Në fytin e tharë
mbi buzë të plasaritura
era pëshpëritë agoninë e jetës
Kthej shikimin pas horizonteve
sytë e përlotur kërkojnë
lumturinë e zhdukur në errësirë
Delli ballit pëlcet
si qielli gjatë vetëtimës
që lexon ëndrrat e vjedhura
Nga unë
mundohem t'i fshehë
ëndrrat e mia
Mbi ballin tim
çdo ditë shtohet
nga një rrudhë
Në fytin e tharë
mbi buzë të plasaritura
era pëshpëritë agoninë e jetës
Kthej shikimin pas horizonteve
sytë e përlotur kërkojnë
lumturinë e zhdukur në errësirë
Delli ballit pëlcet
si qielli gjatë vetëtimës
që lexon ëndrrat e vjedhura
Re: Xheladin Hamza
Mora kohën time
Mora kohën time dhe ika
qerpikët i shtrëngova fortë
shikimin e fundit lamtumirës
nuk dëshirova ta laj me lot
Shpirti filloi gjëmimin e tij
loti rrëshqiti mbi fqe
e zbrita me gjuhë mbi buzë
ithtësinë e tij të pelimtë shijova
Ula kokën drejt rrugës pa kthim
zemra shumfishoi të rrahurat
sa e vrazhdë është kjo kohë
kur zemra në ndarje më pëlcet
Mora kohën time dhe ika
qerpikët i shtrëngova fortë
shikimin e fundit lamtumirës
nuk dëshirova ta laj me lot
Shpirti filloi gjëmimin e tij
loti rrëshqiti mbi fqe
e zbrita me gjuhë mbi buzë
ithtësinë e tij të pelimtë shijova
Ula kokën drejt rrugës pa kthim
zemra shumfishoi të rrahurat
sa e vrazhdë është kjo kohë
kur zemra në ndarje më pëlcet
Faqja 2 e 2 • 1, 2
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi