Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NGA HAMZA HALABAKU

Shko poshtë

NGA HAMZA HALABAKU Empty NGA HAMZA HALABAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 24 Sep 2010 - 4:29

MOLLA E KUQELulet i çel
Në të parën stinë,
Kopshitijeve
Ua shton bukurinë.

Edhe mollat kanë emra
Si fëmijët :

Xhufke, Pashke,
Rrakaqe, molla Tetove,
që rriten n´Iliridë
si çupëza Gjakove.

Shpesh na kujtojnë
edhe historinë,
Se rrënjët e tyre
Prekin lashtësinë.

Ka molla të verdha,
Të bardha, molla çali,
ka dhe molla t´egra
që rriten mes mali.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA HAMZA HALABAKU Empty Re: NGA HAMZA HALABAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 24 Sep 2010 - 4:29

ÇUPËZAT E MIA


Vlora, Arta, Albana dhe Burbuqja
të gjitha janë lule të pranverës,
secila u lind vetëm dy ditë para verës,
E para ka gjithnjë librin në dorë,
e dyta merr pesa në fletore,
e treta shoqërohet me një kukull,
e katërta pi qumësht me ''cucull''.

Kush do ta shohë këtë mrekulli,
le të vijë te çupëzat tona në shtëpi,
adresa është fare e lehtë-
Ulpiana-soliter i tetë,

Vlora ka faqet me pika,
Arta ka gërsheta si ari,
Albana ka sytë si rrushi,
Buqja faqet si qerëshi -
Lagjja është e bukur me këta fëmijë.

Ca molla piqen
edhe në Çamëri,
por një e pikëlluar
rri në kufi.

Edhe kur në dasma
Mblidhemi për gëzime
Gjithnjë Mollë e Kuqe
Është në mëndjen time
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA HAMZA HALABAKU Empty Re: NGA HAMZA HALABAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 24 Sep 2010 - 4:30

KËSHTJELLA KAFKASH


Me kafkat tona ngritni kështjella
Korridoreve të tyre krijoni mozaiqe
Me eshtrat e gishtrinjve tanë

Në gropëzat e syve tanë
Shikoni matanë
Vdekjes

Pavdekesinë e hijeve tona
Në s´mund t´i merrni vesh shenjat
Mos u habitni
Shkëlqimi i tyre ju lëbyr
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA HAMZA HALABAKU Empty Re: NGA HAMZA HALABAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 24 Sep 2010 - 4:30

MREKULLITË


I eturi i këndoi ujit
Ra shi
I verbëri i këndoi dritës
Lindi dielli
I shurdhi lakmoi zërin
U dëgjua kënga
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA HAMZA HALABAKU Empty Re: NGA HAMZA HALABAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 24 Sep 2010 - 4:30

ULPIANË


Në atë fytyrë pashë vetëveten
Ulpianë

Të kujtohet
Kur ma shkele synë e shkruar
Atë ditë e sot të lashë shenjë
Në faqen e majtë
Ty, Ulpianë

Ulpianë
Heq më rëndë
Dashuria apo urrejtja

Ti hyre në vargun tim
Unë në kraharorin tënd

Pastaj një ditë
E hetova
Kur e shkele hijen time
E unë vetëm të buzëqesha
I çali i këndoi këmbës
Eci me kukëza
Dhe uji i kristaltë
Rrodhi natë e ditë
Këngët i mësuan përmendsh
Edhe memecët këndonin më vete
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA HAMZA HALABAKU Empty Re: NGA HAMZA HALABAKU

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 24 Sep 2010 - 4:31

Hamza Halabaku
Hamza Nazif Halabaku u lind në fshatin Pozharan në vitin 1947. U shkollua në Pozharan, Gjilan, dhe në Prizren. Mbaroi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Një kohë punoi mësues në fshatin Ballancë të Vitisë, pastaj në Gjykatën Komunale në Viti.
Prej vitit 1973 punoi në Sekretariatin Kraninor për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kosovës.
Në qershor të vitit 1982 është emëruar ndihmës i sekretarit të Kuvendit të Kosovës.
Mori pjesë në mbledhjen historike të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, në rolin e sekretarit të Kuvendit të Kosovës pasi që atë kohë ishte në funksionin e ndihmëssekretarit të Kuvendit të Kosovës.
Që në shkollën fillore filloi të botoj punimet e veta në revistën e shkollës “Ideali” si dhe në atë të shkollës së mesme “Shprehja e të rinjëve”.
Është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Ka marre pjese ne “Takimet e vendlidjes” në Gjilan pastaj në “Takimet e Don Mikel Tarabulluzit” në Stubëll të Vitisë, në “Karvanin e Shkrimtarëve për fëmijë” nëpër Kosovë etj.
Është prezantuar në “Libri që po shkruhet”, panoramë letrare e Luginës së Moravës së Kosovës , 1979, në “Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001”, të Hasan Hasanit, në “Orët e duartrokitjeve”, të Agim Devës e Xhevat Sylës, 2001, në “Antologji e poezisë moderne shqipe – Antologie der modernen albanischen Lyrik” të autorit Ferdinand Laholli në Gjermani etj. Pjesë nga krijimtaria e tij letrare janë pëkthyer në gjuhën gjermane, arabe, serbokroate etj. Aktualisht punon mësues në shkollën e mësimit plotësues shqip, në Bavari të Gjermanisë.
Krijimet letrare të Hamza Halabakut i gjejmë të botuara në gazetat dhe revistat e ndryshme në Prishtinë, Shkup dhe në diasporë, si në: “Rilindja”, “Bujku”, “Gëzimi”, Bota sot”, “Pionieri”, “Doruntina” etj.

Deri tash ka botuar:

1. „A ka zot“, poezi, 1993, “Asdreni”, Shkup;
2. „Testamenti“ , 1997, tregime për të rritur, “Shkëndija”, Prishtinë;
3. “Kosovën e kemi në zemër”, 2000, tregime për fëmijë, “Iliriku” Prishtinë;
4. “Vrunduj Kujtimesh”, monografi e shkollës shqipe në Bavarinë Veriore, 2003.
5. Është bashkëautorë me Tahir z. Berishen dhe Çerkin Bytyçin i Monografisë “Emra që nuk harrohen – arsimtarë shqiptarë në diasporë VI” 2006.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA HAMZA HALABAKU Empty Re: NGA HAMZA HALABAKU

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi