Xheladin Hamza
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 2
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Xheladin Hamza
Semazen enderrova të bëhem(Poezi e poetit Xh.Hamza)
Tërë jetën dëshirova të bëhem semazen
Allahut të Madhërishëm t'i shërbej shpirtërisht
kërcimtar i pa epshëm i semasë në shpirt të jem
të ikja nga kjo botë-në qetësi hyjnore
përtej shtatë horizonteve qiellore-në vetmi.
Rërës dhe shkumës së detit pafund
në erërat e humbura të kërkoj veten time
me sy të lodhur ylberit t'i ngjitem majës së tij
në mjegull të shikoj botën e turbulluar.
T'i lutem të Madhit Zot t'më drejtojë
udhëtar në rrugën e shpirtbardhësisë të jem
Tani
Dhe
Përjetësisht!
Tërë jetën dëshirova të bëhem semazen
Allahut të Madhërishëm t'i shërbej shpirtërisht
kërcimtar i pa epshëm i semasë në shpirt të jem
të ikja nga kjo botë-në qetësi hyjnore
përtej shtatë horizonteve qiellore-në vetmi.
Rërës dhe shkumës së detit pafund
në erërat e humbura të kërkoj veten time
me sy të lodhur ylberit t'i ngjitem majës së tij
në mjegull të shikoj botën e turbulluar.
T'i lutem të Madhit Zot t'më drejtojë
udhëtar në rrugën e shpirtbardhësisë të jem
Tani
Dhe
Përjetësisht!
Re: Xheladin Hamza
Ngjyrat e Shkëlqimit...
Fillimin dhe mbarimin e jetës
i përputha në një pikë,
porsi një semazem
Si në heshtje
kalova udhëtimin
nëpër kohën tretur
Pastaj dola nga qetësia
që me mua flinte
Ta ngulfasë zërin që del
nga thellësia e shpirtit
e heshtshim të dëgjoj
Muzikën e Semasë!?
U mbështolla me vellon e stolisur
nga ngjyrat e shkëlqimit
Dhe dënes...
këndshëm dënes!
Fillimin dhe mbarimin e jetës
i përputha në një pikë,
porsi një semazem
Si në heshtje
kalova udhëtimin
nëpër kohën tretur
Pastaj dola nga qetësia
që me mua flinte
Ta ngulfasë zërin që del
nga thellësia e shpirtit
e heshtshim të dëgjoj
Muzikën e Semasë!?
U mbështolla me vellon e stolisur
nga ngjyrat e shkëlqimit
Dhe dënes...
këndshëm dënes!
Re: Xheladin Hamza
Zot i Madh
Në fytin e tharë
copëzat e fjalëve
më mbetën pa i thënë
Lumturinë e shpirtit
m'a vodhi dikush
Zot i Madh
pash madhërinë
Që ke Ti
ndjenjat e mia shpirtërore
vendosi në Hapësirën Hyjnore
aty ku engjëjt pa ndërprerë
zeshëm këndojnë
TEKBIRIN!
Në fytin e tharë
copëzat e fjalëve
më mbetën pa i thënë
Lumturinë e shpirtit
m'a vodhi dikush
Zot i Madh
pash madhërinë
Që ke Ti
ndjenjat e mia shpirtërore
vendosi në Hapësirën Hyjnore
aty ku engjëjt pa ndërprerë
zeshëm këndojnë
TEKBIRIN!
Re: Xheladin Hamza
Vdekja
Me gjuhën e heshtjes
vdekja përjetësisht na flet
e ne fare nuk e kuptojmë.
Pa dallim ngjyre e gjinie
njësoj me vete merr shpirtëra
të zinj e të bardhë
Shpirtzinjtë i merr në dhimbje e mundime
dhe i vendos nën pemën e Zakumit
e shoqëri u bëjnë djajtë me brirë.
Shpirtbardhët i merr me lehtësi
të përcjellur me muzikën hyjnore të semas
e të mbështjellur me aromë lulesh
të këputura nga kopshti i Edenit.
Lindja dhe vdekja shkruhen
me shkronja të arta e të zeza
nga vet dora e të Madhit Zot
që krijojnë mes tyre
harkun e fillimit
dhe mbarimit jetësor
E vdekja ecën gjithmonë
Në heshtje në qetësi
Me gjuhën e heshtjes
vdekja përjetësisht na flet
e ne fare nuk e kuptojmë.
Pa dallim ngjyre e gjinie
njësoj me vete merr shpirtëra
të zinj e të bardhë
Shpirtzinjtë i merr në dhimbje e mundime
dhe i vendos nën pemën e Zakumit
e shoqëri u bëjnë djajtë me brirë.
Shpirtbardhët i merr me lehtësi
të përcjellur me muzikën hyjnore të semas
e të mbështjellur me aromë lulesh
të këputura nga kopshti i Edenit.
Lindja dhe vdekja shkruhen
me shkronja të arta e të zeza
nga vet dora e të Madhit Zot
që krijojnë mes tyre
harkun e fillimit
dhe mbarimit jetësor
E vdekja ecën gjithmonë
Në heshtje në qetësi
Re: Xheladin Hamza
Udhetare Te Amshimit
E ndrydhur mes ëndrrave të prishura
aty ku lindja vdekjen duar hapur pret
ngadalë fiket jeta
Herë herë e këndshme
herë gënjeshtare e mashtruese
është e prekshme vdekja
Ndoshta ka frikë
sy më sy kur takohemi
s'do të pështyjmë njëri-tjetrin
butësisht si fëmijë do kapemi për dore
në sexhde bijmë para të Madhit Zot
se jemi udhëtarë të amshimit.
E ndrydhur mes ëndrrave të prishura
aty ku lindja vdekjen duar hapur pret
ngadalë fiket jeta
Herë herë e këndshme
herë gënjeshtare e mashtruese
është e prekshme vdekja
Ndoshta ka frikë
sy më sy kur takohemi
s'do të pështyjmë njëri-tjetrin
butësisht si fëmijë do kapemi për dore
në sexhde bijmë para të Madhit Zot
se jemi udhëtarë të amshimit.
Re: Xheladin Hamza
Piketakimi
Bota është pikëtakimi
Ku takohen shpirtrat
Të dashuruar,
të humbur,
të zbrazëta,
shëndetplotë,
të plagosur,
të.......
E jeta është humnerë
Që çdo gjë gëlltit.
Bota është pikëtakimi
Ku takohen shpirtrat
Të dashuruar,
të humbur,
të zbrazëta,
shëndetplotë,
të plagosur,
të.......
E jeta është humnerë
Që çdo gjë gëlltit.
Re: Xheladin Hamza
Kape Shpirtin Tim
Buzët si akulli më janë të ngrira
zemra më është shkretëtirë pa mbarim
shkëlqimi nga sytë më është zhdukur
shpirti i humbur në rrugë pranë xhenetit
Në natën me errësirë të mbështjellur
përtej horizonteve shtrihet dora me dritë
trupi më është varur si peshë e rëndë
dashuria që më takojë lëshojë krahët e saja
Jam udhëtar në rrugën e ëndrrave të mia
dhe ngadalë po ngjitem brigjeve të thepisura
zgjate dorën kape shpirtin tim të mos fiket
KURRE!
Buzët si akulli më janë të ngrira
zemra më është shkretëtirë pa mbarim
shkëlqimi nga sytë më është zhdukur
shpirti i humbur në rrugë pranë xhenetit
Në natën me errësirë të mbështjellur
përtej horizonteve shtrihet dora me dritë
trupi më është varur si peshë e rëndë
dashuria që më takojë lëshojë krahët e saja
Jam udhëtar në rrugën e ëndrrave të mia
dhe ngadalë po ngjitem brigjeve të thepisura
zgjate dorën kape shpirtin tim të mos fiket
KURRE!
Re: Xheladin Hamza
Këmishë pa xhepa
Mora brushën lehtas
fillova qiellin ta bojatis
me ngjyrat e ditëve të mia
Sytë mallëngjyeshëm shikojnë
fenomene të përlotura
Amanet,qetsohu ti o shpirt
se trupi vesh këmishë të bardhë
pa xhepa hiç!
Mora brushën lehtas
fillova qiellin ta bojatis
me ngjyrat e ditëve të mia
Sytë mallëngjyeshëm shikojnë
fenomene të përlotura
Amanet,qetsohu ti o shpirt
se trupi vesh këmishë të bardhë
pa xhepa hiç!
Re: Xheladin Hamza
Hëna nusja jonë
Nëpër ëndrra të pashkëputura
ulem për pushim të shpirtit
Nëpër shtigjet e ardhmërisë
kërkoj harkun e kohës
i bindur në brishtësinë e saj
të virgjër
Sonte hëna le të bëhet nusja
ku krushqit dikur janë ngrirë
e unë do të pres ty.
Nëpër ëndrra të pashkëputura
ulem për pushim të shpirtit
Nëpër shtigjet e ardhmërisë
kërkoj harkun e kohës
i bindur në brishtësinë e saj
të virgjër
Sonte hëna le të bëhet nusja
ku krushqit dikur janë ngrirë
e unë do të pres ty.
Re: Xheladin Hamza
Zog pëllumbi
U shkëput nga foleja
një zog pëllumbi me këngën e tij
fluturoi e fluturoi
nëpër kaltërsi
Hej zog, pëllumb zogu hej
veç ti dhembjen e shpirtit ma di
Atë nuk mund ta përballoj dot
E Ti,fluturo
fluturo
fluturo e ik
Hej
Hej
Hejjjj...
Ani...
Ik e fluturo
Zogoooo..
Pëllumboooo....!
U shkëput nga foleja
një zog pëllumbi me këngën e tij
fluturoi e fluturoi
nëpër kaltërsi
Hej zog, pëllumb zogu hej
veç ti dhembjen e shpirtit ma di
Atë nuk mund ta përballoj dot
E Ti,fluturo
fluturo
fluturo e ik
Hej
Hej
Hejjjj...
Ani...
Ik e fluturo
Zogoooo..
Pëllumboooo....!
Re: Xheladin Hamza
Falma zërin bilbil.
Bilbil!
Pash të Madhin Zot
ma fal zërin tënd
rërën e Saharës
me zë dhëmbjeje ta përgjoj.
Ma fal të lutem
një ditë të vetme
që zëri im të dëgjohej
prej nga lind deri ku perëndon
Dielli-o Bilbilooo.....
Bilbil!
Pash të Madhin Zot
ma fal zërin tënd
rërën e Saharës
me zë dhëmbjeje ta përgjoj.
Ma fal të lutem
një ditë të vetme
që zëri im të dëgjohej
prej nga lind deri ku perëndon
Dielli-o Bilbilooo.....
Re: Xheladin Hamza
Nëpër shpirtin tim
Nëpër shpirtin tim
lundro si detari
që humb orientimin
Mos ki frikë
asnjë valë deti
nuk do të përmbysin
As erërat më të forta
as uraganet
nuk mund të të shkarkojnë
Bëhu e lirë
dhe lundro kah do
se shpirtin e kam
det të hapur
vetëm për ty
E zemra ime le të jetë
Foleja
ku Ti me ëndje
ZBRET
Nëpër shpirtin tim
lundro si detari
që humb orientimin
Mos ki frikë
asnjë valë deti
nuk do të përmbysin
As erërat më të forta
as uraganet
nuk mund të të shkarkojnë
Bëhu e lirë
dhe lundro kah do
se shpirtin e kam
det të hapur
vetëm për ty
E zemra ime le të jetë
Foleja
ku Ti me ëndje
ZBRET
Re: Xheladin Hamza
Petalet me vesë në sy....
Petalet me vesë në sy
të kaluarën rikujtojnë.
Akulli ngadalë e në heshtje
copëtohet si zemra ime
Nën këmbët e tua
lule të vyshkura zvarriten
Në harkun e qiellit
bilbilit iu këput peri i zërit
Loti tatëpjetë rrëshqiti
nga petalet me vesë në sy
Petalet me vesë në sy
të kaluarën rikujtojnë.
Akulli ngadalë e në heshtje
copëtohet si zemra ime
Nën këmbët e tua
lule të vyshkura zvarriten
Në harkun e qiellit
bilbilit iu këput peri i zërit
Loti tatëpjetë rrëshqiti
nga petalet me vesë në sy
Re: Xheladin Hamza
Zgjati duart
Zgjati duart....
hapi drejt meje
t'i gatiten një përqafimi
M'i shtrij flokët
që lakmia e gishtërinjve
t'a zbeh urinë
Dhe buzët...
veç pakëz ofroi
t'a shuaj etjen
Zemrën nuk ta kërkoj,jo
se t'është tretur
drithërimeve të dashurisë
Zgjati duart....
hapi drejt meje
t'i gatiten një përqafimi
M'i shtrij flokët
që lakmia e gishtërinjve
t'a zbeh urinë
Dhe buzët...
veç pakëz ofroi
t'a shuaj etjen
Zemrën nuk ta kërkoj,jo
se t'është tretur
drithërimeve të dashurisë
Re: Xheladin Hamza
Enderra
Kur dielli në gjumë
të fle shkon
e hëna me flekse të saja
herëshon
Ty të prita
Në kopshtin qiellor
prore të kërkoj
e s'të gjej Ty dot
Engjëllushë!
nëpër dallgët e gjumnajes
që s'u takuam kurrë
do të ëndërroj vetëm për Ty
Kur dielli në gjumë
të fle shkon
e hëna me flekse të saja
herëshon
Ty të prita
Në kopshtin qiellor
prore të kërkoj
e s'të gjej Ty dot
Engjëllushë!
nëpër dallgët e gjumnajes
që s'u takuam kurrë
do të ëndërroj vetëm për Ty
Re: Xheladin Hamza
Hija
Nëse kusarët lajkatar
t'a rrëmbejnë dashurinë.....
Nëse pulseve të zemrës
iu pëlcet dënesja e vetmisë....
Nëse tejzat e shpirtit
t'i kaplon djersë e ftohtë e vdekjes....
atëhere më kujto mua
hija e shpirtit tim do jetë aty
në Ty
për TY!
Nëse kusarët lajkatar
t'a rrëmbejnë dashurinë.....
Nëse pulseve të zemrës
iu pëlcet dënesja e vetmisë....
Nëse tejzat e shpirtit
t'i kaplon djersë e ftohtë e vdekjes....
atëhere më kujto mua
hija e shpirtit tim do jetë aty
në Ty
për TY!
Re: Xheladin Hamza
Në satenin blu
Endrrat hidhen në humnerë
shkëlqimi zhduket
sytë mjegullohen
Sonte mendimet
do t'i mbështjellë
veç me Ty
Shndërrohesh në erë
flokët m'i ledhaton
balli më rrudhet
mëndja tek ti më shkon
Sytë e mi
det do të bëhen
të lahesh Ti
Përqafimin tënd
do ta mbështjellë
me yje që shkëlqejnë
në satenin blu
Endrrat hidhen në humnerë
shkëlqimi zhduket
sytë mjegullohen
Sonte mendimet
do t'i mbështjellë
veç me Ty
Shndërrohesh në erë
flokët m'i ledhaton
balli më rrudhet
mëndja tek ti më shkon
Sytë e mi
det do të bëhen
të lahesh Ti
Përqafimin tënd
do ta mbështjellë
me yje që shkëlqejnë
në satenin blu
Re: Xheladin Hamza
Yjet të shkëlqejnë
Në qetsinë e natës
kur i mbylli sytë
dhe bëhem kënga
e erërave të shkretëtirës
Ti prehu në përqafimin tim
Nga puthjet tona të prushta
mbi qerpikët e syve
yjet të shkëlqejnë kristalshëm
Në qetsinë e natës
kur i mbylli sytë
dhe bëhem kënga
e erërave të shkretëtirës
Ti prehu në përqafimin tim
Nga puthjet tona të prushta
mbi qerpikët e syve
yjet të shkëlqejnë kristalshëm
Re: Xheladin Hamza
Mbi gjoksin tënd
I strukur nënë hijen
e së kaluarës
emri yt rrëshqet
nëpër damarët e shpirtit tim
Aty në horizont
kur njëherazi
takohet e puthitet ditënata
ëndrra e rinisë sonë
syhapur fle
Aty bilbili këngën e tij
e shndërron në vaj
mbi gjoksin tënd si dikur
përmallshëm edhe njëherë
dua të
I strukur nënë hijen
e së kaluarës
emri yt rrëshqet
nëpër damarët e shpirtit tim
Aty në horizont
kur njëherazi
takohet e puthitet ditënata
ëndrra e rinisë sonë
syhapur fle
Aty bilbili këngën e tij
e shndërron në vaj
mbi gjoksin tënd si dikur
përmallshëm edhe njëherë
dua të
Re: Xheladin Hamza
Nëse
Nëse sonte
do të shkruaj
poezinë e ëndrrës
atëhere do të shkruaj
për buzëqeshjen e syve të tu
që rob shpirti
e bëra përjetësisht
Nëse ndonjëherë
do të shkruaj
poezinë për ylberin
atëhere do të shkruaj
për ngrohtësinë e përqafimit tënd
që më mban pa ndërprerë
mbështjellur me iluzione
apo...në pritje të ndodhisë
Nëse sonte
do të shkruaj
poezinë e ëndrrës
atëhere do të shkruaj
për buzëqeshjen e syve të tu
që rob shpirti
e bëra përjetësisht
Nëse ndonjëherë
do të shkruaj
poezinë për ylberin
atëhere do të shkruaj
për ngrohtësinë e përqafimit tënd
që më mban pa ndërprerë
mbështjellur me iluzione
apo...në pritje të ndodhisë
Re: Xheladin Hamza
Pas çdo ndarje
Si në ëndërr kërkoj veten time
që më rreshqet mbi kujtimet e humbura
në greminën e dashurisë.
Sa e tharë më duket kjo jetë
kur mbi buzët e mia të çara
vajton si foshnjë e etur.
Yllëza me vellon e virgjërisë
në heshtje këmbëzbathur shikon
ranishtës n' meditim
Mëngjesi agon me kërkim të një ure
që lidh zemrat e plagosura
pas çdo ndarje të natës së heshtur
Si në ëndërr kërkoj veten time
që më rreshqet mbi kujtimet e humbura
në greminën e dashurisë.
Sa e tharë më duket kjo jetë
kur mbi buzët e mia të çara
vajton si foshnjë e etur.
Yllëza me vellon e virgjërisë
në heshtje këmbëzbathur shikon
ranishtës n' meditim
Mëngjesi agon me kërkim të një ure
që lidh zemrat e plagosura
pas çdo ndarje të natës së heshtur
Re: Xheladin Hamza
Mburojë shpirti
E lëpij kohën e shkuar në qetësi-pa ty
yjendezur engjëllushë mbi kokë më rri
Lulet vyshken nga dhimbja që lëngon
ankthi gjoksin pa mëshirshëm shtërngon
Valë deti kujtimet për ty mi shpërlajnë
mburojë të madhe në shpirt për ty kam
E lëpij kohën e shkuar në qetësi-pa ty
yjendezur engjëllushë mbi kokë më rri
Lulet vyshken nga dhimbja që lëngon
ankthi gjoksin pa mëshirshëm shtërngon
Valë deti kujtimet për ty mi shpërlajnë
mburojë të madhe në shpirt për ty kam
Re: Xheladin Hamza
Do të dëshiroja
Do të dëshiroja të jem liqe
i pastër si loti i syve të mi
e ti hënë me vello nusërie
me endje të lahesh në thellësinë e tij
Do të dëshiroja të jem
burimi i Drinit të Bardhë
e ti lulja që rritesh aty pranë
që lëshon aromë anë e mbanë
Do të dëshiroja të bëhem
sythë trëndafili i kuq
e ti sqep zogu që më mban n'fluturim
në ëndrrën e gjatë pa mbarim
Do të dëshiroja të jem liqe
i pastër si loti i syve të mi
e ti hënë me vello nusërie
me endje të lahesh në thellësinë e tij
Do të dëshiroja të jem
burimi i Drinit të Bardhë
e ti lulja që rritesh aty pranë
që lëshon aromë anë e mbanë
Do të dëshiroja të bëhem
sythë trëndafili i kuq
e ti sqep zogu që më mban n'fluturim
në ëndrrën e gjatë pa mbarim
Re: Xheladin Hamza
Malli
Pa ty
e gjatë,shumë e gjatë
më duket kjo natë
Mos nguro
sonte të lutem eja
njëherë,vetëm dhe njëherë
Le të jetë kjo natë
e fundit natë
Yjet sonte le të ndriçojnë
për Mua,për Ty
veç për Ne
Në agun e mëngjesit
i shtrëngojmë zemrat
E di se shpirti po të rënkon këputur
por lamtumirë....
Jo,nuk të them dot
Pa ty
e gjatë,shumë e gjatë
më duket kjo natë
Mos nguro
sonte të lutem eja
njëherë,vetëm dhe njëherë
Le të jetë kjo natë
e fundit natë
Yjet sonte le të ndriçojnë
për Mua,për Ty
veç për Ne
Në agun e mëngjesit
i shtrëngojmë zemrat
E di se shpirti po të rënkon këputur
por lamtumirë....
Jo,nuk të them dot
Re: Xheladin Hamza
Endrrat e mia
Të thella si luginat biblike
të gjera si shkretëtira pa mbarim
të zbehta si fytyra pas vdekjes
të zbrazura si sytë e shtjerrur
Lëri në qetësinë e shpirtit tim
se janë vetëm ëndrrat e mia
pjesë e jetës sime
Të thella si luginat biblike
të gjera si shkretëtira pa mbarim
të zbehta si fytyra pas vdekjes
të zbrazura si sytë e shtjerrur
Lëri në qetësinë e shpirtit tim
se janë vetëm ëndrrat e mia
pjesë e jetës sime
Faqja 1 e 2 • 1, 2
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi