Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sytë dhe shpirti dhe lidhja e tyre me depresionin

Shko poshtë

Sytë dhe shpirti dhe lidhja e tyre me depresionin  Empty Sytë dhe shpirti dhe lidhja e tyre me depresionin

Mesazh nga Jerenim Sat 18 May 2013 - 4:53

Sytë dhe shpirti dhe lidhja e tyre me depresionin  IRIS
Shumë shpesh në Kuranin Kerim janë përmendur shqisat të cilat i janë dhënë njeriut, ndër ta janë edhe dy dritat të cilat janë tepër të vlefshme për jetën njeriut. Nuk dua të them se janë ndër ato shqisa të patjetërsueshme pasi secila shqisë dhe secili organ në trupin e njeriut Ai i Lartëmadhëruari i ka krijuar pa të meta dhe me qëllimin e vet të mrekullueshëm. Secili organ është i nevojshëm për trupin pasi ashtu edhe e kriijoi I Përsosuri për një funksion të rregulluar.

Por prej kohësh thuhet se sytë janë pasqyrë e shpirtit dhe se aftësia personale e njohjes se një personi mund të përkufizohet mjaft lehtë, vetëm duke parë ngjyrën e syve.

Allahu e ka bërë syrin pasqyrë të zemrës dhe shpirtit.

Dhe na ka urdhëruar në Kur’an që t’a ulim shikimin dhe ta ruajmë atë nga harami. Ka thënë Allahu i Madhëruar (kuptimi i ajetit) :

( Thuaju besimtarëve që t’a ulin shikimin dhe të ruajnë vendet e tyre të turpshme. Kjo është më e pastër për ta). Sure En-Nur 30.

Nga Kurani Fisnik i përkthyer shqip nëse kërkohet fjala: „ sytë, syri, syve, shikoni, shiheni“ përmendet 47 herë në ajete të ndryshme, kurse vetëm fjala „shihni“ përmendet 44 herë, por Allahu e din se sa herë është saktësisht pasi se jam bazuar vetëm në përkthimin dhe jo në origjinalin e Kuranit Fisnik në arabisht.

Poashtu transmetohet nga Enesi r.a. që thotë se e ka dëgjuar te Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: All-llahu xh.sh. thotë: “Nëse robin tim e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bën durim, do t’ia kompenzoj me xhennet”.

Njeriu shumë gjëra mund t’i fshehi me sjelljet e veta, deklarimet, pamjen e vet, por asnjëherë nuk mund të fshehi reflektimin e dritës të syve së tij/saj. Bebëzat e syve zgjerohen kur dikush na pëlqen, ndonjëhere mblidhen. Shkëlqimi në sy tregon gjendjen tonë emocionale dhe atë psiqike. Dridhërimet, fokusimi i koncentruar i shikimit janë shprehje të gjendjes sonë të brendshme por në të njëjtën kohë edhe reaksion në ngacmimet nga jashtë apo në personin që e vështrojmë. Në sytë tanë shihet gjithçka – gjendja emotive, shëndetësore, disponimi, etj.

Edhe Pejgamberi s.a.v.s. ka përmendur hadithin se çka është e drejta e rrugës:

“Ulja e shikimit. Mos mundimi i njerëzve. Kthimi i selamit. Urdhëri për të mira dhe ndalimi nga të këqiat”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Studiuesit thonë se më pak kontakt me sy nënkupton më pak miqësi. Ata gjithashtu sugjerojnë se intimiteti është edhe funksion i sasisë së vështrimit të syve, proksimitetit fizik, intimitetit të temës së bisedës, dhe të buzëqeshjes. Nga ana tjetër kontakti i syve ka kuptim social, sepse shpreh dëshirën për komunikim, ndjenjat e bashkëbiseduesit, madje edhe veçoritë e personalitetit. Thjesht e thënë sytë e hapin ose e mbyllin komunikimin.

Në fakt sytë në shumë raste shprehin gjëra në aspekte të ndryshme më shumë se sa fjalët. Një person i kujdesshëm dhe intuitiv percepton më shumë gjëra duke “lexuar”sytë e tjetrit. Bashkëbiseduesit që përdorin kontaktin përmes syve zmadhojnë edhe pëlqimin midis tyre.

Nga kjo mund të konkludojmë se njeriu shumë gjëra mund t’i fsheh me sjelljet e veta, deklarimet, pamjen e vet, por asnjëherë nuk mund të fsheh reflektimin e shpirtit në sytë e vet. Andaj në islam nuk është e lejuar për gruan apo për femrën të shiqojë në sy personat e gjinisë së kundërt përveç atyre që nuk i lejohet martesa dhe burrit të saj, por edhe në të kundërtën edhe burrit nuk i lejohet të shiqojë në sy gratë e huaja të cilat i lejohen për martesë.

Sytë janë një prej gjërave shumë të nevojshme për secilin prej nesh dhe nëse njëherë sytë e tanë sëmuren atëherë edhe shpirti jonë vuan sa që të gjithë themi se atëherë vuajmë nga labiliteti psiqik por edhe nga depresioni. Kjo vetëm nga ajo se të pamurit lidhet ngushtë pra me gjendjen psiqike, sa që ne shtytemi me atë që shohim për të qetsuar apo edhe stresuar gjendjen tonë.

Edhe në Medicinë sytë janë tregues të sëmundjeve të ndryshem dhe në bazë të ndryshimeve mundet edhe të jepet diagnoza e duhur. Medicina alternative që meret me studimin dhe diagnostifikimin në bazë të syrit quhet Diagnostifikimi IRIS, është në perëndim mjaft i përhapur dhe me rezultate mjaft të mira në shërimin sëmundjeve të ndryshme. Kjo metodë e shërimit bazohet në diagnostifikimn e sëmundjeve të ndryshme me anë të mikroskopit dhe analizës së syve, nga ajo shihet se cili organ ka një dëmtim apo nevojë për shërim.

Shih foton më poshtë ku qartë secili organ ka një pjesë në syrin e njeriut, aty ku sme anë mikroskopit shihet çrregullim apo malformacion, ai organ është i prekur nga sëmundja dhe ashtu edhe veprohet me anë të terapisë fillon kurimi i organit në fjalë.
Jerenim
Jerenim
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 166
 <b>Piket</b> Piket : 208
Regjistruar : 13/05/2013
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : As un nuk edi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi