Kujdes nga buzekuqet dhe parfumet
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Kujdes nga buzekuqet dhe parfumet
Prej dekadash,
shtëpitë prodhuese të kozmetikës, nga locioni pas rrojës, te shkëlqyesi
i buzëve, testojnë sigurinë e produkteve të hedhura në treg dhe deri
tani qeveria ka pasur një rol të vogël mbi gjithë këtë. Me kalimin e
kohës kanë dalë në pah disa probleme sanitare apo sigurie që lidhen me
përdorimin e shumë produkteve të tualetit dhe kozmetikës në shitje.
Por,
ndërkohë, është shfaqur vëmendja kundrejt përbërësve kimikë të
produkteve, të cilët përdoren çdo ditë nga konsumatori. Bashkimi
Evropian dhe Kalifornia kanë qenë pararendës në vendosjen e normave të
reja për kontrollin e përbërësve të parfumeve, kremrave, shkëlqyesve
për thonjtë dhe llakun e flokëve që ndodhen sot në treg.
Ligjet
kaliforniane mbi sigurinë e produkteve kozmetike u kanë dhënë si detyrë
shtëpive prodhuese që t‘u komunikojnë autoriteteve sanitare të shteteve
nëse një produkt përmban një substancë kimike, e cila hyn në listat
qeveritare të agjentëve të mundshëm kancerogjenë, ose substanca shumë
të rrezikshme për sistemin riprodhues.
Industria kozmetike është
vënë në lëvizje për të rritur nivelin e kontrollit të brendshëm. Nuk
janë zhvilluar studime klinike të rrepta në shkallë të lartë, të cilat
tregojnë se produktet kozmetike janë shkaku kryesor i patologjive të
rënda te njerëzit. Mirëpo, disa raste klinike, të cilat janë publikuar
në disa revista mjekësore të kohës, tregojnë se disa substanca të
përdorura në kozmetikë mund të influencojnë mbi funksionet hormonale të
njeriut.
Interesi i kërkuesve përqendrohet mbi një grup
substancash kimike të emërtuara fatale, ku disa prej tyre kanë pasur
efekt mbi sistemin riprodhues të kafshëve të laboratorit dhe mund të
jenë thithëse dhe përjashtuese nga trupi i njeriut. Bëhet fjalë këtu
për substanca të përdorura në disa shkëlqyes për thonjtë, parfume,
përgatitje mjekësore dhe tenda dushi.
Kështu, industria
kozmetike po bën të pamundurën për t‘i eliminuar sa më shumë këta
përbërës të dëmshëm nga produktet e përdorshme. Disa shtëpi aktualisht
i kanë eliminuar vullnetarisht nga shkëlqyesit për thonjtë
“dibutilphtalate”, që Kalifornia e konsideron si krim për sistemin
riprodhues.
Përfaqësuesit e industrisë kozmetike pohojnë se
duhet të mbështeten te një rregull më efikas dhe jo në një supervizion
shtetëror. Në këtë kontekst, një asocim i sektorit “Cosmetic, Toyletry
and Fragrance Asocciation”, ka filluar t‘u sugjerojë kompanive
mbështetjen vullnetare nga një program i posaçëm.
Një doktoreshë
specialiste, e cila është përgjegjëse për projektet e kërkimit në
Qendrën Kombëtare të Shëndetit Ambiental të Qendrave të Kontrollit dhe
Parandalimit të Sëmundjeve, në Atalantë, thotë se thithja dhe largimi i
substancave kimike nga ana e trupit nuk tregon medoemos lidhjen e tyre
me shëndetin e njerëzve.
Gjithçka që mund të thuhet për momentin
është se qeniet njerëzore janë të ekspozuara ndaj këtyre substancave,
por prezenca e një substance kimike në trup nuk është medoemos një
efekt negativ. Është e nevojshme që të kryhen këto studime për të
kuptuar se vërtet këta komponentë kimikë janë të rrezikshëm për trupin
e njeriut. Ndaj, për të evituar këtë rrezikshmëri, kozmetika po përdor
gjithnjë e më shumë produkte dhe ekstrakte prej bimësh mjekësore. Për
shembull, shumë vende evropiane përdorin bimë mjekësore si: bliri,
kamomili, trëndafili i egër, hithra etj., sepse ato nuk janë të
shtrenjta dhe kanë cilësi si në përpunimin e tyre, ashtu edhe në
përdorimin e ekstrakteve. Mes bimëve më efikase janë: aloe vera, e
njohur si ruajtësja e bukurisë femërore, si dhe kamomili, i cili
qetëson lëkurën, e bën më të butë, parandalon proceset e infektimit,
forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës etj. Edhe kremrat, të cilët
përmbajnë ekstrakte mjalti, janë kurues dhe vitaminizues për lëkurën.
Në
disa nga produktet kozmetike me përbërje bimore ka kombinacione të
posaçme bimësh mjekësore, kështu që formohet një përzierje që forcon
ndikimin e tyre. Në krahasim me produktet kozmetike jobimore që ofrohen
në treg, ato bimoret janë dhjetëra herë më të pasura me komponentë
aktivë.
Një rol të rëndësishëm kanë edhe bimët e egra, të cilat
mblidhen në rajone të pastra, sepse përmbajnë shumë lëndë aktive,
vitamina, enzime, mikroelemente.
Burimi: Gazeta Shqip

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» I dua parfumet!
» Floku i gjatë do kujdes
» Kujdes me zgjedhjen e partnerit
» Kujdes gjatë ekspozimit në diell!
» Vitaminat, kujdes nga lageshtira dhe temperatura
» Floku i gjatë do kujdes
» Kujdes me zgjedhjen e partnerit
» Kujdes gjatë ekspozimit në diell!
» Vitaminat, kujdes nga lageshtira dhe temperatura
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi