Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujdes gjatë ekspozimit në diell!

Shko poshtë

Kujdes gjatë ekspozimit në diell! Empty Kujdes gjatë ekspozimit në diell!

Mesazh nga Geri Fri 26 Jun 2009 - 3:11

Kujdes gjatë ekspozimit në diell! I8612_Kujdesgjateekspozimitnediell


Rrezitja në plazh është e mirë, por a e dini rrezikun që ju pret?

Prof. Dr. Mehmet Harman nga Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit
të Dixhles thotë se tek njerëzit me sy të kaltër, lëkurë të bardhë dhe
flokë
kuqë, janë vërejtur djegiet që në shumë raste shndërrohen në kancer të
lëkurës, për shkak të djegieve nga dielli.

Në deklaratën e bërë me shkrim, Prof. Dr. Harman shkruan se personat që
i ekspozohen diellit, bashkë me rrezet e dobishme marrin edhe ato të
dëmshme,
dhe për këtë arsye, posaçërisht gjatë muajve të verës, duhet të mbrohen
nga rrezet e dëmshme të diellit.

Njerëzit që stinën e dimrit e kalojnë në ambiente të mbyllura,
drejtohen nga vendet e hapura me diell, në këtë rast, për shkak të
qëndrimit të gjatë
nën rrezet e diellit shkaktojnë djegien e lëkurës.

Prof. Dr. Harman tha se rrezitja në mënyrë të shëndetshme është e mundur nëse bëhet në mënyrë të kontrolluar.

"Ditën e parë në diell duhet të qëndrojmë jo më shumë se gjysmë ore,
ditën e dytë 45 minuta dhe ditën e tretë 1 orë. Në këtë mënyrë ngjyrën
e fitojmë
më ngadalë, por në mënyrë më të shëndoshë" -thekson Prof. Harman.

Bëhet e ditur se rastet e kancerit të lëkurës më së shumti vërehen në Angli, Evropën Perëndimore, SHBA dhe Australi.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi