Bota nen kembet e mia
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Bota nen kembet e mia
http://www.studentet.info/uploads/photos/1605.jpg " />
Te behesh e fameshme sa hap e mbyll syte. Nje histori qe perseritet nga
nje bukuroshe tek tjetra. Tani rradhen e ka Xhemi Shehu. Nga nje veline e
zakonshme u shnderrua ne nje ikone televizive. Jo vetem si imazh
reklamash por edhe si prezantuese e nje spektakli te perjavshem. Tani
rrefen sekretet si e ndolli fatin e saj te mbare
Zefina Hasani
Afro tri vjet me pare, fshihej cdo dite nen nje uniforme jo dhe aq te
kendshme. Ndersa mikeshat e saj benin qejf neper gjimnaze, ajo studionte
ne nje kolegj turk dhe as qe i behej vone fare per c'ka ndodhte jashte
atij rrethimi kangjellash. Ajo zbatonte me perpikmeri rregullat e
shkolles se saj.
Fundi i gjate e me kuadrata, qe ia mbulonte edhe
kycin e kembes, nuk e bezdiste aspak. Ndaj dhe nuk i shkonte ndonjehere
ne mendje te imitonte shoqet e klases, ta paloste edhe ajo fshehurazi
qemerin, derisa te mberrinte ne gjatesine e pelqyeshme, sa te
zbuloheshin gjunjet. Ajo ndjehej rehat edhe me ate gjatesine e diktuar.
Edhe jaken e kemishes e mberthente ne kopsen e fundit, pa qene nevoja
t'ia kujtonin here pas here rregulloren. Nxenese e zellshme dhe e urte
ishte atehere. Pse jo, perderisa thelle thelle e ndjente se ajo lloj
uniforme "si gjithe te tjeret" dhe ato lloj rregullash, qe e vinin ne
rradhe me te tjerat, nuk i prishnin ndonje pune te madhe. Edhe ashtu,
ajo asnjehere nuk kalonte ne rruge pa u vene re. Madje behej edhe me
interesante. Syte kureshtare te te tjereve, perpiqeshin te zhbirilonin
fundin e gjate e te gjere, per te imagjinuar kembet, qe zvarriteshin nen
te.
Atehere, asnjeri prej atyre djelmoshave, qe ia kishin vene
syrin bukuroshes me syte e medhenj jeshile, nuk kishte si ta merrte me
mend, se vetem pak kohe me pas nuk do te kishin me pse te lodheshin aq
shume. Se vajza do te zhvishej vete. Do te zbulonte pa pritur e pa
pandehur jo vetem gjunjet por shume me shume se kaq. E kujt do t'ia
merrte mendja se ajo vajza e ndrojtur, qe ecte me koken ulur e duke
shtrenguar fort pas gjoksit te mbuluar nen jelekun e uniformes, canten e
saj te shkolles, do te behej nje dite njera prej velinave te emisionit
Fiks- Fare. E kush do ta besonte se ajo do te shperthente kaq fort ne
nje imazh krejt ndryshe, qe nuk kishte me asnje pike takimi me figuren
prej vajze te mire? Askush. As babai i saj nuk u ka besuar dot vesheve
kur nje dite te bukur bija e tij, e urte dhe e bindur, ngriti krye dhe i
tha se deshironte shume te shkonte tek "Fiks fare". Kjo kryengritje e
ka cuditur pa mase. Por ja qe gjithcka mund te ndodhe. Per babain ndodhi
gjema, ndersa per Xhemi Shehun ndodhi vertet nje mrekulli. Vetem keshtu
mund te quhet metamorfoza e saj e menjehershme, te cilen ne fakt ajo
nuk e kerkoi vete. Fillimisht ajo thjesht u bind, si gjithmone, per te
bere sa me mire ate qe i kerkuan. Nese do pyesnim babain e saj, ai me
siguri do te thoshte se ajo cfare i kerkuan do ta shtinte ne mekat te
bijen e tij. Ndersa Xhemi vete tashme eshte e bindur kur thote se
fustani i bardhe, qe i dhane te vishte, ne nje reklame per nje firme
ndertimi, do t'i sillte shume fat. Se ajo "po"-ja qe tha menjehere,
ishte fjalekalimi me i sakte per te hyre, pa ndjere asnje gjemb nen
kembe, ne boten e televizionit. Ate qe e synojne te gjitha bukuroshet ne
moshen e saj, duke u stermunduar neper konkurse bukurie apo neper
audicione te ndryshme. Ndersa ajo s'ia ka pasur nevojen asnjeres prej
tyre. Te jete ceshtje fati?
Ajo vetem me fatin e lidh gjithcka i
ka ndodhur ne keto kohe, ndonese zileqaret, qe ka rreth e rrotull, nuk
kane lene koment pa bere, per gjithe kete mbaresi te sajen: pas mbarimit
te edicionit Fiks- Fare ku ishte veline, e rikthyen serish, per te mos e
lene me vetem ne rrolin pa ze te nje veline. E bene edhe imazhin e
digitalb-it. E se fundmi i kane besuar dhe nje mision me te madh, ate te
prezantimit te nje spektakli te perjavshem veror, "Shtojzavallet". E te
mendosh qe gjithcka ka ndodhur ne fare pak kohe, nuk u ve shume faj
zileqareve, qe flasin. Por tek e fundit, ato ate pune kane. Xhemi duket
qe nuk ua ve me shume veshin. Ne fillim merzitej ca, por tani e ka
kuptuar se ka pune shume me te rendesishme per te bere, e se asnje
sekond nuk duhet humbur kot. E ka kuptuar, se nese arrin te besh dicka
ne boten qe e synojne te gjithe, nese hedh hapat ne nje terren te
minuar, sigurisht qe do ta pesosh ne nje fare menyre. Asaj i ka qelluar
rreziku me i vogel: ai i thashethemeve, qe gjithsesi nuk kane qene me te
hidhura se ato qe thuhen zakonisht per gjithkend, qe behet VIP sa hap e
mbyll syte. Ndersa gjithcka tjeter i ka ecur shume mire dhe ajo e di
vete pse: "Une jam shume supersticioze si natyre, ndaj dhe me eshte
krijuar bindja se gjithcka ka ecur mire pas asaj dites, kur e veshur si
nuse, hyra ne nje kishe, per te realizuar nje prej momenteve te reklames
sime te pare, per firmen "Teuta construcion". Sigurisht qe po me
pelqente ajo eksperience e re, ndaj ndoshta krejt pa e kuptuar, aty ne
kishe
kam shprehur deshiren, qe te mos kishte fund ajo kenaqesi,
qe po provoja". Ishte nje cast i vetem, kur ndoshta shkopi magjik i ka
qelluar mbi koke, pikerisht atehere kur duhej, per t'i dhene shenjen se
mrekullia do te ndodhte shume shpejt. Ndodhi vetem pak dite pas shfaqjes
neper ekrane te asaj reklame, qe u realizua nga stafi i Top Channel.
Ndodhi ne diten e fundit te pregatitjeve per nisjen e trasmetimit te
edicionit te ri te Fiks -Fare. "E mbaj mend shume mire ate dite. Ishte e
diele, data 31 gushti i 2003-shit. Te nesermen do te fillonte emisioni.
Ishin provuar shume e shume vajza e ne fund me thane se do te isha une
njera prej velinave". Brune me te mire se Xhemi nuk kishte. Ata qe e
kishin zgjedhur per reklamen ishin te bindur per kete dhe te tjeret nuk
ua ben me dysh zgjedhjen. Keshtu Xhemi se bashku me bjonden Manjola
Hasanin, do te shfaqeshin ne ekran, si dy velinat e reja, pasardheset e
Edes dhe Aides. Sigurisht qe Xhemi e dinte fare mire sa te famshme ishin
bere dy velinat e para dhe nuk kishte pse te mos shpresonte se po aq e
njohur do te behej dhe ajo. Ne fakt ajo cfare do te ndodhte me te, i
kaperceu te gjithe kufijte e parashikimeve te saj. Me kot ishte trembur
ne ditet e para. "Une nuk e dija se cfare isha e zonja te beja.
Sigurisht qe kisha frike sepse ne krah tim ishte nje balerine
profesioniste, ndersa une nuk kisha kercyer asgjekundi pervecse ne
aktivitetet e shkolles." Por ia doli mbane. Fillimisht sepse ishte
vertet shume e bukur, me kembe te bukura, me vithe te harkuara, me syte
jeshile e te medhenj e me buze qe binin jo pak ne sy. Pra i kishte te
tera ato qe i duheshin nje veline. Por pastaj e preferuan edhe pse mesoi
shpejt te kercente si ajo profesionistja, madje edhe me lezetshem se
ajo. Ndoshta kjo ka qene arsyeja pse e rimoren serish, kur u kishte
mbaruar afati e kur ne fakt ne ekran u shfaqen velina te reja. "Brunia
duhej te ikte ndaj u desh te krijohej shpejt e shpejt nje dyshe e re.
Per brunen me zgjodhen mua". Ishte ky rikthim ne prill- majin e 2004-es,
pas se cilit Xhemi do te gjente perfundimisht udhen e saj, ate qe do te
kishte te bente perfundimisht me televizionin.
Nje rikthim i
rastesishem, sic ishte dhe fillimi. Sepse fati vazhdonte te ishte i
nderur ende ne deren e saj. "Ndryshe jam e bindur qe nuk do te kishte
ndodhur asgje nga keto". Asnjehere dhe askush nuk do ta kishte bindur
dot qe te konkuronte ne ndonje konkurs bukurie, per te synuar me pas
ndonje pozicion te tille ne ekran. Nese nuk do te kishin qene ofertat e
bera ne rrethe te ngushta, mes miqsh, nuk do te ishte shfaqur askund.
Nuk eshte e veshtire ta besosh, se kane qene te tjeret ata qe ia kane
ndjelle deshiren per te bere dicka me bukurine qe ka, nese i referohesh
kohes kur nuk ishte me veline. Pasi mbaroi afati qe i kishin caktuar,
ajo nuk ishte me asgje. Nisi ta ndjeje pak e nga pak boshllekun qe i la
mbarimi i asaj eksperience te bukur por kjo nuk do te thoshte se ajo do
te vijonte perpjekjet per te mbetur ne ekran. Ndaj nisi normalisht jeten
e zakonshme. Jo me me ate uniformen e te kolegjit, por gjithsesi e
veshur me xhinse e me bluza pa teprime ne dekoltete e tyre. "Iu kushtova
shume shkolles. Pas mbarimit te kolegjit nisa studimet ne fakultetin e
gjuheve te huaja por nje vit e kisha lene pas dore, pasi angazhimi me
emisionin Fiks- Fare ma mori mendjen fare". Sipas saj, te ishe nje
veline, ishte shume me e rendesishme se te ishte nje nder studentet e
rregullta te Gjuheve te Huaja. Xhemi ishte rritur e nuk kishte pse te
mendonte si nje here e nje kohe ne kolegj. S'kishte me rregulla,
s'kishte me brazda ku duhej te ecte detyrimisht. Mirepo "lajthitja"
ishte vetem per aq kohe sa quhej veline e njihej si e tille. Me pas?
Kthim ne identitet. Qe do te thote se Xhemi nuk donte t'ia dinte me se
cfare behej me boten e televizionit. Te pakten keshtu thote: "Kisha disa
oferta te tjera, nga televizione te tjera, por nuk doja vertet te
ngaterrohesha me me ekranin, ndoshta dhe pse ishin oferta qe nuk me
ngjisnin. Kam shkuar ne takimet e kerkuara dhe ne fund kam thene "jo". E
ne fakt ca kohe me pas do kuptoja se kisha bere shume mire". Sepse do
t'i mberrinte nje oferte shume e mire. "Me thirren per te drejtuar
"Portokalline" me Agron Llakajn dhe me Amarden, por ikja e papritur e
njeres prej velinave te rradhes, beri qe une te shihesha si rasti me i
mire per te bere zevendesimin". Nuk i erdhi aspak keq, qe i iku
"Portokallia" nga duart, sepse me Fiksin, ishte fiks fare. "Nje vit ne
Fiks Fare nuk me kishte mjaftuar qe te kenaqesha deri ne fund me ate
lloj emisioni ndaj rikthimi me interesonte". Ndoshta edhe pse do te
kishte me shume mundesi te tregonte se cfare dinte te bente. Ndaj nuk
vonoi shume dita kur fytyren dhe trupin e bukur te Xhemit do ta shikonim
non stop ne ekran, tashme si ikone e digitalb-it. Vajze vertet me fat.
Fat qe i ka sjelle edhe ca shanse te tjera.
Edhe nje
spektakel te perjavshem, ku ajo nuk eshte me thjeshte nje veline por
prezantuesja, tek e cila, vajzat konkurente qe shpresojne te behen
velina, mund te shohin te ardhmen e tyre. Xhemi tashme mund te quhet nje
shembull i mire per t'u ndjekur. Aq me shume pas kesaj eksperiences se
fundit, te cilen duket qe po e kalon me sukses. "Kameren nuk e kisha
aspak problem sepse isha mesuar me te gjate Fiks- Fare. Ajo qe me trembi
ne shfaqjen e pare ishte prezenca ime perballe me publikun. Por vetem
ne dy- tre minutat e pare ishte ky siklet, pastaj ua mora doren edhe
njerezve". Ia ka marre doren ne fakt gjithckaje. Ndaj vajzat e vogla
mund te besojne se gjithcka mund te ndodhe, se nje dite ne vend te
Xhemit mund te jete ndonjera prej tyre. Ndersa Xhemi vete kushedi se ku
do ta kete instaluar imazhin e saj te bukur. Sepse sigurisht, qe ajo nuk
ka me pse te heqi dore nga bota e televizionit. Ne mos ne
"Portokalline" e ketij viti, ne mos ne reklamat e ardhshme te
digitalb-it do te shfaqet ndoshta ne ndonje ekran tjeter. Nuk do te
humbase. Tashme nje imzh i tille eshte i pranueshem per te gjitha
televizionet. E nese nuk do te kete ndonje oferte te tille, dicka e ka
te siguruar tashme... te qenurit nje prej modeleve me te mira te
"Geraldina sposa". Xhemi ka kohe qe ia ka marre doren edhe ketij lloj
profesioni... te cilin e pati fat po nga ajo dita kur hyri ne kishe, per
reklamen e saj te pare, me vellon qe mbante pikerisht kete firme:
"Geralina sposa". Kane kaluar pak kohe nga ajo dite fatlume qe mbi te
gjitha do te shenjonte mbarimin e nje epoke: ate te nxeneses se
kolegjit, mbuluar nga uniforma dhe nisjen e nje revolucioni te vogel
"alla Xhemi". Ai sapo ka filluar, e nuk dihet se kur dhe si do te
perfundoje. Xhemi shpreson se do te ndodhin te tjera mrekulli. Koha
eshte e gjitha ne favor te saj.
Ca sekrete te vogla
Qe nga
dita kur hyri ne boten e televizionit, vec kenaqesise se fames ka
ndjere dhe ate lloj kenaqesie, qe te jep firmosja e nje rroge te
permuajshme. Nuk e tregon kurrsesi shumen qe ka marre, por te siguron se
tashme ka te ardhura shume te mira. Dhe ia arrin ta menaxhoje shume
mire veten: duke mos shpenzuar shume per garderoben. "Por ama nuk di te
kursej kur eshte fjala per akullore e cokollata". Nje vajze e vetme si
ajo, e rritur me pekule, nuk e ka te lehte te shkeputet nga keto
kenaqesite e vogla. Te pakten tani ka buxhetin e saj, te cilin nuk ka
pse ta ndaje aspak me familjen. "Ata nuk kane nevoje per mua. Nese do te
kishin do t'i ndihmoja padiskutim". Jane para, qe i ka te gjitha per
vete, aq me shume ne keto kohe qe eshte single. Xhemi vetem!? Askush nuk
do ta besonte. Ajo kembengul dhe me gjysem zeri thote: "Jam e dashuruar
por jo e lidhur". Ajo e di shume mire qe te tjeret jane kurioze te
dijne se me ke eshte e lidhur ne keto kohe. Kjo lloj kureshtje e pafre
ka nisur ta bezidise tashme. "Ndaj keto kohe jam ndjere shume mire ne
rrethet ku kemi shkuar per "Shtojzavallet". Jashte Tiranes njerezit te
shohin me qejf, te takojne, te pershendesin pa dashur te hyjne ne jeten
tende private. Ndersa ketu..." Ketu njerezit i duken dashakeqe, aq sa
nuk besojne se ajo gjithcka e ka arritur fale fatit dhe aftesive te saj.
Ikona ne levizje
Rruga
per te kaluar nga njeri ekran ne tjetrin nuk eshte aspak e gjate. As e
veshtire. Figura te ndryshme televizive, e kane treguar qarte kete, ne
levizjet e tyre te herepashereshme. Alketa Vejsiu, qe ne keto kohe
shfaqet vetem ne ekranin e Klanit, nje here e nje kohe njihej si vajza e
Top Albania Radios. Enkel Demi qe identifikohej ca kohe me Top
Channelin, sot njihet si Enkeli i Klanit. Balerines se njohur te Klanit,
Amardes, i mjaftoi vetem nje hap ne ajer per te kapercyer ca metra me
tutje, tek studiot e piramides, per t'u shnderruar ne nje showgirl e
"Portokallise". E nuk do te jete aspak cudi qe ne kete sezon te ri, te
rikthehet serish ne vatren e saj, pra ne grupin e baletit, ne Klan. Ne
kete levizje ka hyre edhe djaloshi qe tashme shfaqet pothuajse cdo dite
ne ekranin e Klanit, ANDY DJ. Nje here e nje kohe ishte i Top Albanias,
tani i perket vetem Radio Energy-se dhe kompanise Klan. Ka dhe te tjere,
ne rrjedhen e ketyre lloj levizjeve, ku hyn dhe regjisori Petri Bozo.
Dikur me studiot e tij te punes ne Klan, sot i lidhur me stafin e Top
Channel. E ndoshta kesaj levizjeje sa andej kendej, do t'i shtohen dhe
figura te tjera... edhe Xhemi ndoshta. Vorbulla mund ta perfshoje dhe
ate.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Ia fut dy këmbët në një këpucë
» Per te fituar 8 cm gjatesi, thyen kembet
» SHBA, Kagan kritikohet per kembet e hapura
» Fierze, demtohen kembet e ures poshte diges
» Per te fituar 8 cm gjatesi, thyen kembet
» SHBA, Kagan kritikohet per kembet e hapura
» Fierze, demtohen kembet e ures poshte diges
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi