Per te fituar 8 cm gjatesi, thyen kembet
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Per te fituar 8 cm gjatesi, thyen kembet
Hajnal Ban
Nente muaj sakrificia dhe vuajte te jashtezakonshme per te fituar tete centimetra gjatesi.
Ky eshte cmimi qe ka paguar Hajnal Ban, 31-vjecarja, keshilltare
komunale e Logan City, qyteze ne Queensland te Australise, e cila
rrefen se i eshte
nenshtruar nje operacioni per zgjatjen e gjymtyreve te poshtme ne Rusi.
Nderhyrja ndodhi tete vite me pare, po vetem tani Ban ka vendosur qe
t'i tregoje te kaluaren e saj njerezve te qytezes ku jeton.
Operacioni ishte shume i dhimbshem. Fillimisht u thyen kembet ne kater
pika dhe vajza qendroi ne spital per muaj te tere, ndersa kembet e saj
zgjateshin nje milimeter ne dite.
Ne fund te trajtimit politikania e ardhshme australiane ishte 1.62 cm nga 1.54 qe ishte para operacionit.
Nderhyrja
Operacioni u krye ne kliniken ortopedike "Ilizarov" ne Kurgen te Rusise dhe kushtoi 40 mije dollare australiane (21 mije euro).
Ban eshte me origjine hungareze, ka lindur ne Izrael dhe qe e vogel ka
jetuar ne Australi. Ne 2006 tregoi sekretin e saj, ne nje liber qe
mbante
pseudonimin Sara Vornamen, i cili titullohej "God Made Me Small,
Surgery Made Me Tall" (Zoti me beri te shkurter, por nderhyrja
kirurgjikale me beri
te gjate).
Gjate diteve te fundit nje rrjet social australian zbuloi identitetin e
vertete te autores dhe keshtu Ban u detyrua te hiqte masken dhe te
publikonte
ate qe kishte ndodhur vertete me jeten e saj.
Qe kur ishte e vogel per shkak te gjatesise ajo kishte komplekse. Ne
shkolle e therrisnin 'xhuxhe' dhe epiteti e shqetesonte jo rralle here.
"Shume vajza vuajne per shkak te peshes se tyre ose per shkak te hundes
se madhe. Une ndihesha keq per shkak te shtatit tim te shkurter",
deklaron ajo
per "Times".
E lumtur
Pasi u mendua dhe studioi per shume vite, Ban vendosi te beje hapin e
saj te madh dhe shkoi ne Rusi. "Nga nderhyrja kirurgjikale deri ne
rehabilitimin
e plote m'u desh rreth nje vit, ndersa per nente muaj kam vuajtur shume
per shkak te dhimbjeve te jashtezakonshme qe ndjeja", tregon Ban.
31-vjecarja tregon se ne kliniken ku qendroi, vetem pak persona
ndodheshin atje per motive estetike, shumica ishin njerez qe kishin
probleme nga
deformimi i kockave ose probleme serioze me rritjen e tyre.
Pasi kane kaluar shume vite, Ban nuk eshte penduar aspak per vendimin
qe ka marre, pavaresisht shqetesimeve dhe dhimbjeve qe ka kaluar.
"Nuk qahem per zgjedhjen time; ishte nje vendim qe e mora bashke me
familjen. Isha e pergatitur, kisha lexuar shume rreth asaj qe me priste
dhe jam
shume e lumtur qe shkoi cdo gje mire", tregon Ban.
Megjithate nuk ndihet gati per t'ua keshilluar te njejten gje vajzave qe kane probleme me gjatesine.
Nderkohe ajo parapelqen qe njerezit te mos e etiketojne me, si vajza qe
zgjati kembet, por si nje person qe kontribuon ne jeten politike te
qytezes
australiane ku ajo jeton.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Ia fut dy këmbët në një këpucë
» “Gati për të fituar”
» Bota nen kembet e mia
» U2 ka fituar 109 milionë dollarë
» Duhanpirësit më të prirur për të fituar kile
» “Gati për të fituar”
» Bota nen kembet e mia
» U2 ka fituar 109 milionë dollarë
» Duhanpirësit më të prirur për të fituar kile
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi