Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jetmir i BB3: Në vjeshtë do angazhohem me politikë

 :: Show Biz

Shko poshtë

Jetmir i BB3: Në vjeshtë do angazhohem me politikë Empty Jetmir i BB3: Në vjeshtë do angazhohem me politikë

Mesazh nga Dewil Sun 22 Aug 2010 - 2:14


Jetmir Salaj, djali nga Vlora që fitoi edicionin e tretë të spektaklit “Big
Brother” në “Top Channel”, duket se i ka idetë të qarta për mënyrën se
si ka vendosur ta vazhdojë jetën tani që ka përfunduuar loja dhe ka hyrë
në realitet. Ai e pohoi vendosmërinë e tij duke deklaruar se kishte
hyrë në “Big Brother” për të fituar, dhe fitoi jo pak por 100 mijë euro.
Por më shumë se sa fitorja e tij me daljen e tij nga “Big Brother” u
diskutua lidhja me vajzën nga Kosova, Rezartën. Ishte një çift që u pa
me dyshim nga disa banorë të shtëpisë, apo dhe nga skeptikët jashtë. Por
në këtë intervistë Jetmiri tregon pas kaq muajsh rreth bashkëjetesës me
Rezin, jetën e re që do të nisin në shtator në Tiranë dhe planin e tij
për t’i hyrë politikës:
Jetmir, ju jetoni në Vlorë dhe jeni nga ata
banorë të BB3 që u qëndroni larg, syve të publikut. Cila është jeta që
po bëni në këto momente, si po shkon lidhja juaj me Rrezin?
Jemi
mirë, kemi një shtëpi tonën dhe në shtator do të jemi pjesë e jetës në
Tiranë. Rezi do të vazhdojë masterin në degën Ekonomi në një nga
universitetet e Tiranës, ndërsa unë do të angazhohem me politikë. Më
duhet ta them që jemi të rritur dhe dimë se si të çojmë përpara një
lidhje, ne dimë ezigjencat e njëri-tjetrit dhe kemi vendosur të luftojmë
së bashku për të ndërtuar një familje. Shpresojmë t’ia arrijmë më së
miri.E keni fjalën për martesën, a keni një plan të tillë?
(qesh)Martesa ka kohë. Si fillim duhet të organizojmë një herë jetën,
shtëpinë, punën e të tjerat, pastaj pse jo…Martesa është thjesht një akt
zyrtar, pasi ne bashkjëtojmë dhe ndihemi njësoj sikur të ishim të
martuar. Keni ftuar për pushime në Vlorë dhe Enxhin, çfarë miqësie ekziston mes juve të dyve? Ndodh që Rezi të bëhet xheloze?
Jemi miq të mirë. Enxhi kaloi një fundjave me mua e Rezin, u kënaqëm pa masë
dhe u ndiem mirë. Njerëzit e rritur dinë të mbeten miq, dinë të
gëzojnë, jetojnë e frekuentohen. Do thoja që xhelozia nuk ekziston pasi
ato flasin, komunikojnë dhe ndihen mirë me njëra-tjetrën. Në jetë të
kesh një shok është i barabartë me 1000 të dashur, dhe unë ju siguroj që
Enxhin e kam një shoqe të mirë.
A vazhdon miqësia me çiftin Bertina-Erion, çfarë ju lidh me ata të dy tani që loja ka mbaruar?
Ne jemi miq, dëgjohemi në telefon shpesh. U bë ca kohë që nuk takohemi,
por ata gëzojnë respektin tim si dy njerëz të qytetëruar e të kulturuar.
Ne jemi shokë të mirë dhe shpresoj ta ruajmë miqësinë, pasi njeriu ka
nevojë për miq e shokë në jetë.
Pasi keni shijuar kënaqësinë e fitores së BB3, keni marrë ndonjë ofertë për të qenë pjesë e televizionit?

Nuk dua të bëhem modest, pasi ofertat nuk më kanë munguar. Të them të
drejtën unë gëzoj popullaritet të madh mbarëkombëtar. Kudo takoj njerëz,
ata më përsërisin me forcë që u mungojnë batutat e mia, mënyra e të
sjellurit tim dhe fakti që qëndrova për katër muaj në ekran më thonë
gjithmonë: “Na je bërësi i shtëpisë”.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi