Adelina Ismajli: Kam vendosur te merrem me politike
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Adelina Ismajli: Kam vendosur te merrem me politike
Ndërsa mbante dy fletëthirrje gjyqi në dorë, para se të kapërcejë
pragun e gjykatës, Adelina Ismajli sheh edhe njëherë orën. 08:55. Fiks
pesë minuta
para se të niste procesi gjyqësor ku ajo në rolin e paditëses ka
paditur një të përditshme, ka kaluar portën e gjykatës dhe është
drejtuar në zyrën e
gjyqtares së çështjes, shoqëruar nga avokati i saj shqiptar dhe
menaxheri kosovar. 10 minuta më vonë, pasi Ismajli ka dhënë
gjenealitetet në seancën
gjyqësore dhe pasi ka pranuar se do përfaqësohej në gjykim nga avokati
është mbyllur seanca gjyqësore, pas pretendimit të Ismaljlit që do i
qëndronte
kërkesë-padisë. Pak çaste më vonë, Ismajli pohoi se nuk kishte ndëmend
të prononcohej për mediat duke u larguar me të shpejtë nëpër shkallët e
gjykatës, ndërsa brenda pak minutash në një nga bar-kafet pranë
Gjykatës së Tiranës, ndërroi tërësisht qëndrimin për mediat duke u
prononcuar jo vetëm
për procesin gjyqësor por edhe për projektet e saj muzikore dhe planin
për t’u marrë me politikë. Natyrisht pa harruar të përmendte herë pas
here me
krenari të tepruar se ishte: Adelina Ismajli.
Ju keni disa përvoja të mëparshme gjyqësore me mediat në Kosovë, cili është raporti i humbjeve dhe fitoreve të tua në gjykatë?
Jam personi i parë që kam fituar procese gjyqësore ndaj dy mediave të fuqishme kosovare.
Të dalim pak nga tema e gjyqit, cilët janë zhvillimet e tua në fushën e muzikës por edhe më gjetkë?
Po punoj për një videoklip i cili del shumë shpejt. Kam ndërmend të merrem me politikë.
Me politikë? Mos po ndjek shembullin shqiptar të Çiljetës? Në cilin krah të politikës do angazhohesh?
Unë nuk kopjoj askënd. Nuk angazhohem në asnjë krah të politikës, qoftë
djathtas, qoftë majtas. Nuk ndjek as shembullin e Çiljetës që u përfshi
në
Partinë e Demoktarike Shqiptare dhe as Çiçolinës dikur, që e afroi në
politikë Berluskoni. Thashë që unë jam Adelina Ismajli dhe do bëj
partinë
time.
Pak kohë më parë u përfolët për imitimin e një tjetër këngëtareje në
veshjen tuaj te “Kënga Magjike”, si është e vërteta e kësaj?
Në youtube kanë bërë shumë komente fyese në adresën time në internet. U
detyrova të merrja një inxhinier informatike për të zbuluar IP (numrat
personalë) e kompjuterëve nga ishin shkruar. Doli që ishin adresat e
katër këngëtarëve pjesëmarrëse në të njëjtin eveniment të këngës.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: Adelina Ismajli: Kam vendosur te merrem me politike
Do ti qmend Adelina gjithe politikanet tan ahahahah
Vizitor- Vizitor
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: Adelina Ismajli: Kam vendosur te merrem me politike
pse qesh a nuk eshte ashtu,e di si rrotullohet ajo do i qmend politikanet ahahahahahGeri shkruajti:
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Adelina: Kurrë nuk do të përfshihem në politikë
» Adelina Ismajli nuk merret me mediat
» Genta Ismajli, kthehet në imazh mediatik
» Blero: Nuk merrem me njerëz që duan emër në shpinën time
» Jetmir i BB3: Në vjeshtë do angazhohem me politikë
» Adelina Ismajli nuk merret me mediat
» Genta Ismajli, kthehet në imazh mediatik
» Blero: Nuk merrem me njerëz që duan emër në shpinën time
» Jetmir i BB3: Në vjeshtë do angazhohem me politikë
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi