Plazhet e Himarës, perlat e Rivierës shqiptare
Faqja 1 e 1
Plazhet e Himarës, perlat e Rivierës shqiptare
"Shqipëria, Perla e fshehtë e Ballkanit". Kështu është cilësuar vendi ynë nga mediat e huaja dhe kjo jo pa arsye. Për këdo që dëshiron të kalojë pushimet ne det apo në mal, Riviera shqiptare ofrohet me bukuritë e saj magjepsëse duke gërshetuar më së miri klimën malore me atë detare. Himara. Bukuria e detit, pastërtia dhe ambjenti relaksues, janë nga elementet që e bëjnë plazhin e saj akoma më tërheqës. Këtë vit, pushuesit do të kenë tashmë mundësinë të frekuentojnë lirshëm këtë zonë të mrekullueshme, me gjiret dhe plazhe ku uji i kristaltë mer të gjitha nuancat e ngjyrës së gjelbër, sepse të gjitha rrugët janë të asfaltuara. Nëse deri dje infrastuktura problematike paraqiste pengesa të shumta për zhvilimin e turizmit në këto vende, tashmë rrugët që lidhin aksin kombëtar me bregdetin, janë përmirësuar tërësisht. Himara është kthyer tashmë në një destinacion të preferuar edhe për pushuesit kosovarë, të cilët deri dje zgjidhnin kryesisht plazhet e Durrësit, Shëngjinit e Velipojës. Të huajt gjithashtu e kanë bërë Himarën, ndalesën kryesore të pushimeve në Shqipëri. Përsa u përket çmimeve, për pushuesit shqiptare e ata nga Kosova, mbeten pak të kripura. Tradicionalisht Himara i ndryshon çmimet në datën 1 korrik të çdo viti, ku një dhomë hoteli, varjon nga 50 deri në 80 euro, në varësi të komoditetit, vendodhjes, pamjes dhe kohës kur do të pushosh. Ndërsa në bare, restorante e disko buzë detit, nuk kanë ndryshuar, në krahasim me vitin e kaluar.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres
» SORKADHJA SHQIPTARE
» Flamuri Shqiptare
» Arkitektura Shqiptare
» Gruaja Shqiptare
» SORKADHJA SHQIPTARE
» Flamuri Shqiptare
» Arkitektura Shqiptare
» Gruaja Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi