Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres

3 posters

Shko poshtë

Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres Empty Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres

Mesazh nga Geri Sat 26 Jun 2010 - 6:12

Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres Thumbnail.php?file=ksamil_797873625

Te rinj nga Britania, Italia apo Greqia fqinje, shprehen te impresionuar me Rivieren shqiptare

Riviera shqiptare eshte shnderruar kete vit
ne nje nga zonat bregdetare me te populluara nga pushuesit vendas dhe
te huaj. Bregdeti i jugut mbetet padyshim destinacioni me i lakmuar
turistik per shqiptaret brenda dhe jashte vendit, por vitet e fundit
edhe per turistet e huaj. Menjehere pas ngjitjes ne Qafen e Llogarase,
panorama qe shfaqet eshte magjepese. Rruga qe gjarperon mes nje terreni
te thepisur zbret fillimisht ne plazhin e Dhermiut. Fshati me ndertimet
karakteristike ruan ende fizionomine e koheve te vjetra dhe po ashtu
edhe rruga 1.5 kilometra e gjate qe te con fare afer bregut. Megjithate,
vizitoret jane te shumte, nje pjese e te cileve besnike nder vite.
Turiste vendas shprehen se natyra eshte shume e bukur, vendi, gjithcka
eshte e paster. Kam 6 vite qe vij ketu dhe me pelqen plazhi si edhe
organizimi. Nderkohe qe per ata qe duan te jene afer bregut, nje nate ne
hotel mund te kushtoje nga 30 deri ne 60 euro, ndersa per fanatiket e
tradites, shtepite perdhese abonohen per 300 deri ne 400 euro ne 15
dite. Risi e kesaj vere jane edhe turistet e huaj. Te rinj nga Britania,
Italia apo Greqia fqinje, shprehen te impresionuar me Rivieren
shqiptare. Pavaresisht kesaj nuk mungojne sugjerimet per t'u rikthyer
serish vitin tjeter. Pak kilometra me tej, shtrihet plazhi i Jales.
Bashke me ujin e kristalte dhe natyren clodhese, ka nga ata qe mundohen
te shfrytezojne ne maksimum diellin e nxehte te kesaj vere. Per tipat me
alpine, cadrat kushtojne me pak dhe jane nje zgjidhje e mire ne rast se
nuk gjen dhome per t'u akomoduar. Ka dhe nga ata qe e shohin kete si
nje menyre per t'iu kthyer kujtimeve te rinise. Plazhet e Himares,
Borshit apo Lukoves, qe ndodhen pak kilometra me tutje, jane nje tjeter
alternative per te pushuar ne brigjet e Jonit. Udhetimi drejt Sarandes
dhe Ksamilit i jep fund kesaj perle te turizmit shqiptar qe jo me kot,
klasifikohet si elitar, dhe terheq cdo dite e me shume interesin e
pushuesve, por edhe te investitoreve.

Mrekullia ne
plazhin e Dhermiut

Plazhi i Dhermiut eshte nder me te
frekuentuarit. Rruga nacionale e ndan fshatin nga plazhi. Fshati ndodhet
ne shpat te malit, ne terren te thyer dhe duke qene nder fshatrat me te
vjeter te zones ka ndertime karakteristike, ku dallohet dhe ai i stilit
kulle. Interes per vizitoret qe pelqejne ndertimet e vjetra eshte kisha
e Shen Stefanit, ne te cilen gjenden gjurme te periudhes bizantine. Mbi
fshat gjendet manastiri dhe kisha e Shen Merise, te cilat kane nje
pamje te vecante. Pergjate perroit te fshatit jane edhe disa shpella
karstike me interes per t'u vizituar. Plazhi i Dhermiut eshte nder me te
medhenjte e plazhit Jonian. Qetesi, bregdet te paster, por edhe
gjelberimi ne disa pjese te tij i bejne te vecanta pushimet ne te. Kur
zbret ne plazhin e Dhermiut nuk mund t'i rezistosh nje rikthimi te dyte.
Ne zone ka shume bare, restorante, apo edhe pika akomoduese. Bregdeti
preferohet per pushime ditore dhe kryesisht qendrim disaditor, ku mund
te shijosh rrezet e paradites dhe ujin e kristalte, por edhe magjine e
perendimit ne det. Eksploratoret e botes nenujore, apo te apasionuarit
per te, mund te shijojne zhytjet ne ujin e paster, ku thellesia joniane
fillon qe ne breg. Shkembinjte qe mbyllin plazhin jane labirinte te
verteta natyrore. Vijimi i shetitjes pergjate bregdetit shkembor, masive
qe bien thike mbi det fshehin edhe shpella mjaft interesante per t'u
vizituar. E tille eshte shpella e Pirateve, e cila gjendet ne kodren e
Shen Todrit. Emrin i saj rrjedh nga piratet qe strehoheshin me mjetet e
tyre ne vendin e fshehte. Nje bllok shkembor ne formen e nje kolone
ndodhet ne hyrjen e saj, duke e ndare ne dy pjese. Shpella rreth 30 m e
gjate ka vlera historike dhe turistike.

Plazhi Palases
Fshati
Palase eshte i vendosur ne faqen e Malit te Cikes dhe njekohesisht
fshati i pare i bregut, pasi kalon Qafen e Llogarase. Ne qender te tij
gjendet rrapi shekullor. Ky fshat dallohet per rruget e ngushta me
kalldrem, qe te cojne ne shtepite e bardha me oborre plot me pjerrgulla e
vazo me karafila. Pjese e tij eshte, Plazhi i Palases me nje shtrirje
mjaft te gjate mbi 1.5 km. Ai sherben si vend pritjeje per te
apasionuarit pas sporteve te ajrit, te cilet hidhen me parashute nga
Qafa e Llogarase dhe bien pikerisht ne Plazhin e Palases.
Shpella e
Pirateve
Gjendet ne kodrinen ku eshte vendosur Manastiri i Shen
Todrit, ne fshatin e Dhermiut. Eshte nje shpelle karstike. Emrin e ka
marre sepse ne te, kohe me pare strehoheshin piratet e detit me anijet e
tyre. Kur deti eshte i qete ajo mund te vizitohet me lehtesi, duke
ofruar nje pamje te mrekullueshme per vizitorin.

Qeparo

Menjehere
pas gjirit te Panorames (Palermos) shfaqet nje pamje tjeter e
mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelber dhe fshati i
ri Qeparo fushe, me lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe ne thellesi
fshati Kudhes. Emri i fshatit Qeparo vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i
Skalomes, i vecante per reren e holle dhe detin e ceket te shfaqet
perpara. Ne gjirin e vogel gjendet moli i lashte, nje bankine prej
blloqesh guri, shpella e Frengut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale
permes ullishtave te con ne qender te fshatit, permbi te cilin ngrihet
manastiri i Shen Mitrit i ndertuar ne 1881, Kisha e Shen Mitrit eshte e
stilit bizantin e ndertuar ne vitin 1760 dhe ka vlera te medha per
ikonostaset e saj prej druri.

Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres
Te rinj nga Britania, Italia apo Greqia
fqinje, shprehen te impresionuar me Rivieren shqiptare
Riviera
shqiptare eshte shnderruar kete vit ne nje nga zonat bregdetare me te
populluara nga pushuesit vendas dhe te huaj. Bregdeti i jugut mbetet
padyshim destinacioni me i lakmuar turistik per shqiptaret brenda dhe
jashte vendit, por vitet e fundit edhe per turistet e huaj. Menjehere
pas ngjitjes ne Qafen e Llogarase, panorama qe shfaqet eshte magjepese.
Rruga qe gjarperon mes nje terreni te thepisur zbret fillimisht ne
plazhin e Dhermiut. Fshati me ndertimet karakteristike ruan ende
fizionomine e koheve te vjetra dhe po ashtu edhe rruga 1.5 kilometra e
gjate qe te con fare afer bregut. Megjithate, vizitoret jane te shumte,
nje pjese e te cileve besnike nder vite. Turiste vendas shprehen se
natyra eshte shume e bukur, vendi, gjithcka eshte e paster. Kam 6 vite
qe vij ketu dhe me pelqen plazhi si edhe organizimi. Nderkohe qe per ata
qe duan te jene afer bregut, nje nate ne hotel mund te kushtoje nga 30
deri ne 60 euro, ndersa per fanatiket e tradites, shtepite perdhese
abonohen per 300 deri ne 400 euro ne 15 dite. Risi e kesaj vere jane
edhe turistet e huaj. Te rinj nga Britania, Italia apo Greqia fqinje,
shprehen te impresionuar me Rivieren shqiptare. Pavaresisht kesaj nuk
mungojne sugjerimet per t'u rikthyer serish vitin tjeter. Pak kilometra
me tej, shtrihet plazhi i Jales. Bashke me ujin e kristalte dhe natyren
clodhese, ka nga ata qe mundohen te shfrytezojne ne maksimum diellin e
nxehte te kesaj vere. Per tipat me alpine, cadrat kushtojne me pak dhe
jane nje zgjidhje e mire ne rast se nuk gjen dhome per t'u akomoduar. Ka
dhe nga ata qe e shohin kete si nje menyre per t'iu kthyer kujtimeve te
rinise. Plazhet e Himares, Borshit apo Lukoves, qe ndodhen pak
kilometra me tutje, jane nje tjeter alternative per te pushuar ne
brigjet e Jonit. Udhetimi drejt Sarandes dhe Ksamilit i jep fund kesaj
perle te turizmit shqiptar qe jo me kot, klasifikohet si elitar, dhe
terheq cdo dite e me shume interesin e pushuesve, por edhe te
investitoreve.

Mrekullia ne plazhin e Dhermiut
Plazhi i Dhermiut eshte nder me te frekuentuarit. Rruga nacionale e ndan
fshatin nga plazhi. Fshati ndodhet ne shpat te malit, ne terren te thyer
dhe duke qene nder fshatrat me te vjeter te zones ka ndertime
karakteristike, ku dallohet dhe ai i stilit kulle. Interes per vizitoret
qe pelqejne ndertimet e vjetra eshte kisha e Shen Stefanit, ne te cilen
gjenden gjurme te periudhes bizantine. Mbi fshat gjendet manastiri dhe
kisha e Shen Merise, te cilat kane nje pamje te vecante. Pergjate
perroit te fshatit jane edhe disa shpella karstike me interes per t'u
vizituar. Plazhi i Dhermiut eshte nder me te medhenjte e plazhit Jonian.
Qetesi, bregdet te paster, por edhe gjelberimi ne disa pjese te tij i
bejne te vecanta pushimet ne te. Kur zbret ne plazhin e Dhermiut nuk
mund t'i rezistosh nje rikthimi te dyte. Ne zone ka shume bare,
restorante, apo edhe pika akomoduese. Bregdeti preferohet per pushime
ditore dhe kryesisht qendrim disaditor, ku mund te shijosh rrezet e
paradites dhe ujin e kristalte, por edhe magjine e perendimit ne det.
Eksploratoret e botes nenujore, apo te apasionuarit per te, mund te
shijojne zhytjet ne ujin e paster, ku thellesia joniane fillon qe ne
breg. Shkembinjte qe mbyllin plazhin jane labirinte te verteta natyrore.
Vijimi i shetitjes pergjate bregdetit shkembor, masive qe bien thike
mbi det fshehin edhe shpella mjaft interesante per t'u vizituar. E tille
eshte shpella e Pirateve, e cila gjendet ne kodren e Shen Todrit. Emrin
i saj rrjedh nga piratet qe strehoheshin me mjetet e tyre ne vendin e
fshehte. Nje bllok shkembor ne formen e nje kolone ndodhet ne hyrjen e
saj, duke e ndare ne dy pjese. Shpella rreth 30 m e gjate ka vlera
historike dhe turistike.

Plazhi Palases

Fshati Palase eshte i vendosur ne faqen e Malit te Cikes dhe njekohesisht
fshati i pare i bregut, pasi kalon Qafen e Llogarase. Ne qender te tij
gjendet rrapi shekullor. Ky fshat dallohet per rruget e ngushta me
kalldrem, qe te cojne ne shtepite e bardha me oborre plot me pjerrgulla e
vazo me karafila. Pjese e tij eshte, Plazhi i Palases me nje shtrirje
mjaft te gjate mbi 1.5 km. Ai sherben si vend pritjeje per te
apasionuarit pas sporteve te ajrit, te cilet hidhen me parashute nga
Qafa e Llogarase dhe bien pikerisht ne Plazhin e Palases.

Shpella e Pirateve
Gjendet ne kodrinen ku eshte vendosur Manastiri i
Shen Todrit, ne fshatin e Dhermiut. Eshte nje shpelle karstike. Emrin e
ka marre sepse ne te, kohe me pare strehoheshin piratet e detit me
anijet e tyre. Kur deti eshte i qete ajo mund te vizitohet me lehtesi,
duke ofruar nje pamje te mrekullueshme per vizitorin.
Menjehere pas
gjirit te Panorames (Palermos) shfaqet nje pamje tjeter e mrekullueshme,
lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelber dhe fshati i ri Qeparo
fushe, me lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe ne thellesi fshati Kudhes.
Emri i fshatit Qeparo vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i Skalomes, i
vecante per reren e holle dhe detin e ceket te shfaqet perpara. Ne
gjirin e vogel gjendet moli i lashte, nje bankine prej blloqesh guri,
shpella e Frengut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale permes ullishtave
te con ne qender te fshatit, permbi te cilin ngrihet manastiri i Shen
Mitrit i ndertuar ne 1881, Kisha e Shen Mitrit eshte e stilit bizantin e
ndertuar ne vitin 1760 dhe ka vlera te medha per ikonostaset e saj prej
druri.

Borshi
Rreth 2 km larg fshatit
Qeparo, takojme fshatin Borsh qe ne lashtesi quhej Meandria, nje
siperfaqe e gjelber, plazh e det pa fund, qiell i kalter. Ky fshat eshte
i vendosur ne nje grope te ngushte siper buzes se detit, ku derdhet
perroi i Borshit (Buronja e Malit). Ky perrua shperthen nga shkembi ne
mes te fshatit. Mbi kete fshat ne maje te shkembit ngrihet Kalaja e
Borshit, qe i perket shekullit te IV B.C. Rruga permes ullishteve te con
ne plazhin e Borshit me i gjati i krahines. Duke udhetuar midis
gjelberimit mberrijme ne shkallen e Stenoit, lagje e bukur e Borshit me
shtepi te shperndara midis gjelberimit dhe ujerave te bollshme.

Lukova
Nga Buneci permes parajses se taracave mberrijme ne Komunen e Lukoves.
Banesat e kesaj komune lidhen me rruge me plazhet e bukura dhe intime si
dhe shpellat. Rruget karakteristike te cojne ne oborret plot pjerrgulla
e lule te banesave te larta te fshatit. Ne qender te fshatit mund te
vizitoni kishen e Shen Thanasit.

Kakome

Prane rruges kryesore ne luginen e Krekezes degezohet rruga drejt Kakomese,
nje gji mjaft piktoresk. Ne te gjendet manastiri i permendur i rrethuar
me mure te larte. Ne qender te tij ndodhet Kisha e Shenmerise e ndertuar
mbi themelet e vjetra bizantine, qe ka formen e nje kryqi. Plazhi i
Kakomese me rere e zhavor te holle midis variacioneve te kaltersise dhe
gjelberimit eshte nje parajse e vertete. Nga Kakomeja nepermjet detit
mberrin ne 2 plazhet e Krorezit, ku pamja arrin bukurine e endrrave.
Rera e paster, brigjet shkembore, si dhe burimet e ftohta joshin
turistet e ndryshem.

Ksamili
Keta ishuj ndodhen rreth 7.5 m deri ne 15 m mbi nivelin e detit. Per te shkuar tek
ky monument merret rruga automobilistike Sarande-Ksamil. Ne keto ishuj
shkohet me lundrim. Keta jane ishuj te vegjel shkembore te vendosur
prane njeri-tjetrit te mbuluar me nje vegjetacion tipik mesdhetar mjaft
te zhvilluar. Fshati i Ksamilit perfaqeson nje pike te rendesishme per
turizmin familjar. Aktiviteti ekonomik i fshatit mbeshtetet pikerisht
tek turizmi veror, kur gjate stines se veres me qindra familjare marrin
me qera apartamente per periudha nje ose dy javore per te kaluar
pushimet.

Burimi i Syrit te Kalter
Shkohet pas nje devijimi nga rruga nacionale per ne drejtim te Gjirokastres.
Pasi kalohet hidrocentrali Bistrica I, merret rruga majtas dhe pas rreth
2 km do te shfaqet gjelberimi ne mes te se cilit ndodhet burimi i Syrit
te Kalter. Ai eshte nje burim karstik, 18 km nga Saranda dhe perben nje
nga bukurite natyrore me terheqese te zones per ujin e kristalte,
ngjyren e vecante qe ia japin guret nga thellesia e tij dhe freskine e
pyllit te larte qe e rrethon. Ai ka nje prurje mesatare 6 m3 uje ne
sekonde. Burimi del ne rreze te kodrave qe te ngjisin ne Qafe Muzine.

Vuno

Karakteristike ne Vuno jane shtepite e
ngjeshura me njera-tjetren, shtepite ne faqen e malit jane te gurta.
Rruge me kalldrem dhe terren teper i thyer eshte ajo qe bie ne sy. Sapo
kalon Vunoin, relievi fillon e zgjerohet. Nder me te vecantat eshte
Kanioni i Gjipese, i cili ndodhet ne pjesen fundore te perroit me te
njejtin emer dhe ka nje gjatesi rreth 800 m. Zbritja ne det prezanton me
plazhin e Gjipese, nje nder plazhet me te bukur, me rere e uje te
paster dhe nje bregdet ne vijim teresisht shkembor.

Jala
Rruga ku futesh per te zona bregdetare, ne degezimin e rruges nacionale qe
shkon per ne Himare, ndoshta ne veshtrimin e pare nuk duket shume
"mikpritese" ne nje tabele te vendosur shkujdesur mbi rruge, por
nepermjet gureve qe zbresin tatepjeten, fshihet mrekullia. Vetem disa
metra pas kesaj shtrihet nje pyll si ne perralle, sidomos ne pjesen e
djathte kur udheton drejt Jales ka pamje magjepse, ndoshta per
adhuruesit e natyres mund te ngjasoje si nje bote cudirash. Gjelberimi
permes pemeve te shoqeron ne nje pjese te mire rruge dhe pas kesaj nje
kthese e forte dhe panorama shfaqet shume me ndryshe. Rruga vijon ne
shpatin e malit dhe ne pjesen tjeter kaltersia eshte pafund. Nje plazh
gati gati ekzotik, ku guret e brezit te dyte zevendesohen me pas me
zhavorrin e imte. Piklat shkelqejne nen prekjen e valeve te lehta ne
breg.

Himara
Eshte nje nderthurje peizazhesh nga me interesantet. Rruga qe con ne qyteze eshte teresisht malore. Nje
pjese e mire e saj nuk ka asnje kontakt me detin dhe sa afrohesh ne
Himare rishfaqet serish pamja e bluse se Jonit. Prezantimi i pare eshte
me Himaren e vjeter dhe pas ashpersise se relievit, ku nuk mungojne
agrumet dhe ullinjte, zbret ne qender te saj. Gjithsesi, lashtesia e
vendit identifikohet me pjesen e vjeter te qytetit, qe shtrihet ne
kodren ne te djathte te qytetit ekzistues. Ruhen gjurme te mureve te
kalase se vjeter qe daton ne shekujt IV-XVI dhe eshte personifikim
qendrese i banoreve. Brenda mureve gjendet kisha, nje monument me vlera
te vecanta. Plazhi i Himares eshte nje tjeter pike ku mund te shijosh
banjat e diellit ne bregdetin e paster, zhytjet ne blune e detit, apo
edhe shetitjet me varka. Ne vere, mbipopullimi ne zone eshte i dukshem.
Per shkak te kapaciteteve te mira akomoduese, te cilat jane hotele, por
edhe shtepi banimi te dhena me qira ne zonen e veres, vizitoret jane te
shumte. Prenotimet per banesat nisin edhe nje sezon me pare, kohe gjate
se ciles plazhistet, teksa shijojne pushimet ne kete bregdet, negociojne
me banoret edhe per nje 10 ose 15 ditesh te dyte ne sezonin e ardhshem.
Po keshtu, sezoni i veres mbledh edhe vete banore te zones, te cilet
vijne nga emigracioni per pushime, por edhe shume pushues nga rrethet,
pjesen me te madhe e perbejne kryeqytetasit(bota sot).
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres Empty Re: Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres

Mesazh nga Erisa1 Sat 26 Jun 2010 - 11:07

Jan vende magjepese dhe nje mrekulli.
Kemi nje perl qe shum shtete me te fuqishem dhe me te mbedhenj si ne qe do ta kishin enderr nje natyr te tille.
Por jemi fatkeq per njerezit qe drejtojn kete shtet.

Shtetet me te ngritura ekonomikisht jan ato ku te ardhurat i marin nga turizmi. Shqiperia i ka pafund zonat turistike te saja duke Filluar nga Shkodra, Tropoja, Kuksi duke vazhduar ne Korc, Pogradec, e duke vazhduar me te gjith Bregdetin tone. Durres, Vlor e Saranda.

Te pershkruash me automjet rrugen Skel Vlore e deri ne Sarand e Ksamil nuk ka gje me te bukur.
Ju premtoj qe kete Vere do bej nje Album Fotografik te kesaj zone Turistike dhe do e postoj ne Forumin tone.
Erisa1
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres Empty Re: Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres

Mesazh nga visi09 Wed 8 Sep 2010 - 2:33

isha samer depo tashi nuk edi si quhet se ja kan nderruar emrin


Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres DSC00266
visi09
visi09
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 18
 <b>Piket</b> Piket : 22
Regjistruar : 31/05/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres Empty Re: Turistet, te mahnitur me plazhet e Rivieres

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi