Flamuri Shqiptare
Faqja 1 e 1
Flamuri Shqiptare
Flamuri Shqiptare
Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me
fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes. Flamuri
shqiptar e ka
prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot
Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të
përbashkët në
shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare
pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë
e
emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë
bizantine.
Shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet
se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u
bë
traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu,
për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është
rrjedha
historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i
përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke
i
konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Shqiponja është
konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe
luani janë
konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve,
për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në
heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti,
guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak,
prandaj
është dhe në heraldikat e shumë vendeve.
Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para
erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur
si
simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor
edhe nga kisha katolike.
Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me
origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i
Kostandinopojës, duke
i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe
Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë
sundimit të
perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy
kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare,
prandaj
gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit.
Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me
krahë
gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.
Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet
sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt,
Topiajt,
Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur
shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje
kanë qenë
funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.
Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim që nga
Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë
donte të tregonte
se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime
qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e
Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj
është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me
8
rreze.
Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin
monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me
8 cepa dhe mbi
krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole
Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i
Madh, gjë që e
kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në
Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga
sundimtarët si
simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine.
Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve
punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i
standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me
kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të
shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili
ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të
Shqipërisë. Ky
flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në
Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe
janë
përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të
ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që
i janë
bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur
diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Cfare Kuptimi Ka Flamuri Yne?
» Përdhoset flamuri shqiptar në një ndeshje basketbolli në Shkup
» Largohet flamuri kombëtar me urdhër të ambasadës amerikane
» Naziskinët shqiptarë
» Çudira shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi