Historia e parfumit
2 posters
Faqja 1 e 1
Historia e parfumit
Erën në shishe
sigurisht e kanë robëruar egjiptianët e vjetër, por
shikuar gjuhëtarisht, deri tek ne parfumi erdhi përmes tymit
të ‘per fumum’ latin. Pallati i kujt ishte i
parfumosur dhe kur filluan ta ‘shfrytëzojnë’
masat parfumin?
Kush e zbuloi parfumin e parë? Kush do të dinte. Por
besimtarët do të thoshin se hundën dhe erërat i ka
krijuar Zoti. Por pavarësisht nga feja, njerëzit kaherë
e përdorin parfumin.
Konsiderohet se përpunimi primitiv i parfumit filloi me djegien e
rrëshirës së bimëve për tu fituar
njëfarë mase që përdorej në ritualet fetare.
Andaj është interesant se fjala parfum rrjedh nga latinishtja
per fumum që do të thotë përmes tymit.
Njëri prej shënimeve të para për përdorimin e
parfumit rrjedh nga Egjipti. Kur është hapur varreza e
faraonit Tutankhamon, në të janë gjetur më
shumë se 3000 shishe me parfum, era e të cilëve nuk ka
humbur as pas më shumë se 3000 vjet.
1500 vjet para erës së re, priftërinjtë
izraelitë përdornin vajin e shenjtë për lyerje
që krijohej nga ‘erërat më të mira’ dhe
në kuadër të rregullave të dhëna nga Zoti.
Hebrenjtë përdornin vajra me erë në
çështje mjekësore dhe kozmetike si dhe për
përgatitjen e trupit për varrim- ku përdorej si mjet
për dezinfektim dhe heqjen e erës së keqe. Për
shembull, gratë që kanë shkuar nga varreza e Jezusit
morën vajrat me erë dhe përbërjet e tjera aromatike
për ta lyer trupin e vetë me të.
Në shtëpitë izraelite, mikpritja mes tjerash tregohej
ashtu që mysafirit këmbët i lyheshin me vaj aromatik.
Thuhet se në shekullin I në Romë në vit
shpenzoheshin 2,800 tonë temjan.
Përbërjet e tilla aromatike u sollën si dhuratë
për Jezusin sa ishte fëmijë. Në vitin 54 të
erës së re, perandori romak, Neon, shpenzoi paratë
në vlerë prej 100,000 dollarëve të sotëm
për të blerë erëra që përdoreshin në
një aheng të tij.
Nga gypat e fshehur të vendosur në dhomat ku ushqeheshin
mysafirët dilte pluhuri aromatik. Në shekullin e VII të
erës së re, kinezët filluan t’i përdornin
përbërjet aromatike në forma të ndryshme, mes
tjerash parfumi përdorej edhe në kulturën islamike, ku
preferoheshin aromat e trëndafilit.
Në shekullin e XVII në Francë prodhimi i parfumit aq
shumë ka marrë hov saqë pallati i mbretit Louis XV quhej
pallati i parfumosur. Erërat nuk hidheshin vetëm mbi
lëkurë por edhe në rroba, dorëza dhe mobile. Uji i
kolonjës është zbuluar në shekullin XVIII.
Ai vendosët në vaska me ujë, i shtohej verës,
merrej me një kokërr sheqer për freskimin e gojës
dhe përdorej për çështje mjekësore. Në
shekullin XIX janë prodhuar erërat e para sintetike.
Kështu për herë të parë në treg u
gjetën parfumet që nuk përdoreshin për
çështje mjekësore. Sot prodhimi i parfumeve
është biznes ku fitohet miliarda dollarë.

Similar topics
» Historia e Vlores
» Historia e Korçës
» HISTORIA E SHQIPETAREVE
» Historia e Lezhes
» Historia e Tiranes
» Historia e Korçës
» HISTORIA E SHQIPETAREVE
» Historia e Lezhes
» Historia e Tiranes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi