Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astronomet Britanike zbulojne yllin me te madh te Universit

Shko poshtë

Astronomet Britanike zbulojne yllin me te madh te Universit Empty Astronomet Britanike zbulojne yllin me te madh te Universit

Mesazh nga Geri Wed 21 Jul 2010 - 9:13

Astronomet Britanike zbulojne yllin me te madh te Universit Thumbnail.php?file=r136a1_407207084
Shkencetaret ne universitetin e Sheffiled
zbuluan gjgandin stelar R136a1, duke perdorur Teleskopin shume te madh
te Observatorit te Europes Jugore ne Kili dhe te dhenat nga teleskopi ne
hapesire Hubble, ne Tarantula Nebula ne Large Magellanic Cloud, nje
galaktike satelite te vogel qe orbiton Rrugen e Qumeshtit.

Me pare yjet me te rende te nohur ishin
rreth 150 here masen e diellit dhe kjo mendohej qe ishte shume afer
limitit te madhessise se kozmosit.

Nderkohe qe madhesia e yjeve rritet, sasia e
energjise se krijuar ne koret e tyre rritet me shpejt se forca e
gravitetit qe i mban ato te bashkuar.

Energjia i ben me te shndritshem. Nen nje
shndritshmeri te caktuar, energjia eshte aq e madhe sa qe fillon ta
ndaje yllin.

Ky fenomen eshte i njohur si 'Eddington
Limit', sipas fizikantit Britanik Arthur Eddington, i cili ne vitin 1919
duke provuar teorine e relativitetit te Einstein-it tregoi qe drita
perthyhet nga relativiteti
. Besohej qe Eddington Limit
arrihej tek rreth 150 masa solare. Por R136a1 eshte matur si 265 masa
solare.

Meqenese yjet e renda humbin mase me
shpejtesi nderkohe qe ''plaken duke e kthyer ate ne energji, R136a1 e ka
humbur tashme 20% te mases se tij.

Mendohet qe fillimisht ai ka patur nje mase
rreth 320 masa solare. Ne krahasim me te, Dielli eshte djegur per rreth
4,57 bilion vjet dhe ka konvertuar vetem 0.03% te mases se tij ne
energji.

Drejtuesi i kerkimit, Paul Crowther, tha
per Astronomy Now: Per shkak te eddington Limit, ato humbasin mase shume
shpejt. Kjo do te thote qe ato jane jashtezakonisht te shndritshem dhe
te nxehte; R136a1 besohet se ka nje temperature te siperfaqes me te
madhe se 40,000 grade Celcius, dhe eshte 10 milion here me i shndritshem
se Dielli.

Nder yjet me te medha te njohur me pare,
ishin Pistol Star, ndermjet 80 dhe 150 masave solare, dhe Eta Carinae,
rreth 100 masa solare. Pistol Star leshon ne 20 sekonda me shume energji
nga sa leshon Dielli ne 1 vit. Megjithate, te dy keto yje duken shume
te vegjel ne krahasim me zbulimin e ri.

Sipas Astronomy Now, R136a1 jep me shume
energji se te gjithe yjet ne Orion Nebula dhe se po te ishte ne sistemin
tone diellor, do te ishte po aq i shndritshem ndaj Diellit, sa eshte
Dielli ndaj Henes.

Ndodhen 4 yje ne RCM 136a, ku ndodhet
R136a1, me masen me te madhe se 150 here masen e Diellit.

Ato 4 yje te vetem nxjerrin gjysmen e
energjise te te gjithe atij sistemi qe permban gjithsej 100,000 yje.

Yjet si R136a1 besohet se jane formuar nga
disa yje te rinj qe shkrihen bashke. Profesor Crowther dyshon qe kjo
eshte madhesia me e madhe qe mund te arrije nje yll.

Ai tha: 'Duke pare sa te rralle jane keto,
mendoj se do te ishte gati e pamundur qe ky rekord i ri do te mund te
thyhet tani shpejt.'
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi