Syzet, aksesorët më të rëndësishëm të verës
Syzet, aksesorët më të rëndësishëm të verës
Nëse ka një aksesor
pa të cilin nuk mund të bëjmë dot në këto ditë përvëluese ato janë
syzet.
Më tëpër sesa një tendecë ato
konsiderohen si mbrojtëse të syve nga dëmtimet që mund të shkaktojë
ndriçimi i fortë diellor. Elior Bilali, mjek okulist tregon rreth asaj
që ndodh me që mbrohet me anë të syzeve. “Kemi te bejme me nje
mbrojtje qe ne nje moshe te madhe te mos kemi keto probleme”, shprehet
ai.
Specialistët këmbëngulin në përdorimin e syzeve nga mëngjesi
deri në perëndim qoftë në verë apo dimër. Ardian Njehmena, një njohës i
mirë i industrisë së syzeve, e lidh nevojën për të mbajtur syze, me atë
që ofron mjedisi rreth nesh. “Rrezatimi eshte shume i madh dhe me
mungesen e lulishteve kemi nje rrezatim nga te gjitha anet”, pohon ai.
Por
kujdes! Cilësia e xhamit duhet të ketë përparësi. Okulistët këmbëngulin
në përdorimin e syzeve me xhama cilësorë për t’u mbrojtur nga rrezet e
dukshme dhe të padukshme si ato ultravioletë. Një material jo i
çertifikuar nxit rritjen e bebëzës së syrit që në këtë rast i ekspozohet
ndikimeve të dëmshme. Specialisti tregon se syzet që i gjejmë rëndom në
rrugët e Tiranës sjellin edhe pasoja në gjendjen psikologjike.
“Pjesa
e syzeve qe shohim ne tregje kane nje forme por me nje material shume
te dobet dhe nuk dihet me cfare materialesh jane prodhuar. Kane thjesht
ate ngjyren dhe nuk te mbrojne nga rrezet ultraviolete”, shton Ariani.
Pavarësisht
apleve të okulistëve për të ndalur prodhimet jo te kontrolluara bota e
syzeve, vazhdojne perpjekjet për të gjetur xhamin më të përshtatshëm për
sytë e njerëzve. Në 2010-ën spikasin ngjyrat dhe përmasat e mëdha deri
mbi vetulla. Nese një vit më parë skeletet ishin të zbukuruara me gurë
të çmueshëm, sivjet stilistët janë treguar më të kujdesshëm duke i dhënë
rëndesi formave. Vecanërisht këtë vit është menduar për dy kategori,
adoleshentët dhe drejtuesit e mjeteve.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Arta me album të ri gjatë verës
» 94-vjeçari: Seksi në çift, i rëndësishëm
» Zbulohet kantina e verës 6 mijë vjeçare
» Sa i rendesishem eshte virgjiniteti?
» Sa i rendësishem është opinioni për ju?
» 94-vjeçari: Seksi në çift, i rëndësishëm
» Zbulohet kantina e verës 6 mijë vjeçare
» Sa i rendesishem eshte virgjiniteti?
» Sa i rendësishem është opinioni për ju?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi