Si joshin femrat VIP?
Si joshin femrat VIP?
Kanë reputacion dhe
emri i artit i shoqëron kudo. Janë të bukura e cfarë nuk bëjnë që hiret e
tyre femërore të sigurojnë vëmendje.
Joshëse me feminilitetin e tyre dhe
mbi të gjitha të njohura, ja qe kanë edhe ato dobësitë e tyre femërore,
si shumë të tjera që nuk gëzojnë faktin e të qenurit VIP. Do të tregojnë
për ne armët e tyre me të cilat joshin, pavarësisht suksesit televiziv,
disa bukuroshe të njohura.
“Ze një vend të rëndësishëm fakti që
je i njohur. Kur shkon diku, kur ecën rrugës, njerezit kthejnë kokën.
Por ndonjëherë bëhet dhe e bezdisshme”, shprehet Orinda Huta.
Shijen
e suksesit pas të bërit person publik në Spektaklin BB3, Pamela Zyferi
ka pak qe po e përjeton. Megjithatë, jo keq për një vajzë modeste si
ajo. “Me ka ndihmuar për punën. Njerëzit afrohen me përshtypje pozitive
pa më njohur. Jam deri diku në qendër të vëmendjes dhe kjo më pëlqen”,
thote Pamela.
Çfarë ndodh me këngëtaren dhe aktoren Rozana
Radi,? Në kërkim të përhershëm të suksesit, por edhe një mashkulli të
rëndësishëm në jetën e saj, artistja thotë se të dyja është vështirë t’i
kesh. “Me meshkujt, një person publik e ka të vështirë. Sepse mendojnë
që është e vështirë të lidhen me një person publik. Momentin që jeton me
një mashkull të tillë, nuk kanë dëshirë të jesh më një person publik.
Ndaj ato që e kanë bërë karrierën vetëm, me shpatullat e tyre, janë
vetëm, femrat e zgjuara sidomos”, pohon ajo.
Investojnë së
tepërmi në pamjen e tyre, ndonëse për të tërhequr vëmendje, u besojnë
ndonjëherë edhe taktikave të kahershme femërore. Ja se si josh
bukuroshja Pamelë. “Nëse është një mashkull që më pëlqen, bëj dhe unë
pjesën time. Me shumë tek gjestet, fjalët vijnë më vonë. Më shumë me
shikim, ajo është arma ime më e forte”, shton Pamela.
Ajo që
lodhet më pak për të joshur, duket se është Orinda Huta. “Unë kam një
djalë në jetën time, nuk kam nevojë të kem të tjerë. Shumicën e miqve e
kam cuna dhe e kam kaluar këtë pjesën e të dukurit bukur tek të tjerët”,
nenvizon ajo. Për këngëtaren sykaltër nuk ka ndonje armë të jashme
shumë të fortë që tërheq vëmendje, ose, të paktën keshtu e konsideron
ajo. “Ndoshta tipi im. Jam e hapur, e qeshur, vetvetja. Kjo e bën për
vete cdo mashkull. Thjesht tipi im, nuk është as paraqitja. Mjafton ta
shprehësh veten tënde dhe mjafton ta bësh për vete njeriun. Nuk është as
paraqitja e jashtme”, shton Orinda.
E vështirë ndonjëherë të
tëheqësh rreth vetes atë që do. Rozana Radi, më shumë sesa një armë të
fortë, ka një strategji të sajën që thotë se funksionon për të lidhur
pas vetes dikë. “E qeshura është e para që mund të joshë një njeri. Të
ironizosh batutën e tjetrit, të jesh e fshehtë”, rrefen Rozana. Të
ndryshme në atë cfarë përfaqësojnë, këto femra përvec famës, kanë
mënyrat e individuale që i bëjnë të suksesshme edhe me ata, seksin e
kundërt.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Nga Zaimina tek Skandinada, ja cilët joshin me foto seksi
» Fakte për femrat…
» Femrat tifoze
» Femrat e plota më tërheqëse
» “Bilbil” edhe për femrat
» Fakte për femrat…
» Femrat tifoze
» Femrat e plota më tërheqëse
» “Bilbil” edhe për femrat
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi