Femrat tifoze
Femrat tifoze
Janë të bukura, të
famshme dhe kanë me qindra adhurues që, cfarë nuk do të jepnin të ishin
me to.
Por, ja që kanë edhe ato kanë idhujt e
tyre. S’bëhet fjalë as për yje të muzikës, kinematografisë apo ndonjë
fushë tjetër arti, por për futbollin. E meqënëse jemi në valën e
entuziazmit për evenimentin më të madh të futbollit në botë Afrika e
Jugut 2010, ato na zbulojnë të fshehtat e skuadrave të zemrës.
Çiljeta,
bombastike edhe në shijet e saj për sportin më popullor në botë, e ka
për krenari të shfaqë simpatinë e saj për vendin e sambas, futbollistëve
me ngjyrë dhe spektaklit. “Futbolli më pëlqen si sport, më emocionon.
Personalisht jam me Brazilin”, shprehet ajo. Jo vetëm për shkak të
profesionit, por edhe preferencave të saj, Ilda Bejleri, gazetare
sportive pranë SuperSport, thotë se po e përjeton me shumë emocion
nisjen e sfidave.
“Përvec punës e ndjek dhe jam shumë e
emocionuar. Personalisht jam rritur me një frymë. Gjithmonë kam bërë
tifo për Gjermaninë. E kam nga lagjia dhe familja”, pohon Ilda. Më tej
takojmë motrat bukuroshe, tashmë ikona televizive, Marinën dhe Luanën.
Megjithëse të pandara dhe strehë për njëra-tjetrën, ato të dyja kanë
vetëm një pikë e cila i ndan në ekstrem, futbolli. “Eshtë nga të paktat
gjera që jam kundërshtare me Marinën. Unë bëj tifo për Italinë. Është
interesante që për atë që bëj tifo unë, fiton. Të shpresojmë të jetë
keshtu edhe sivjet”, shprehet Luana.
Edhe Marina na tregon për
skuadrën e saj të preferuar: “Gjithmonë kam bërë tifo për Brazilin. Jam
nxitur nga familja dhe jam një tifoze e zjarrtë. Shpresoj të jemi ne ata
që e fitojmë këtë sfidë”. E si drejtuese e mirëinformuar e emisionit
“Procesi Sportiv”, bukuroshja e platintë nuk heziton të na japë disa
lajme të gëzueshme, në këndvështrimin e saj, për skuadrën kombëtare të
Brazilit. “E para, është pretendentja kryesore për trofeun këtë vit dhe e
dyta, kanë trajner Dungën, i cili e ka izoluar ekipin në një hotel ku
nuk ka as femra dhe as gazetarë. Kjo më pëlqen shumë, është pak si mua”,
shton Marina.
Të katërta bukuroshët, janë një cast e denjë që
përfaqësojnë githë tifozerinë femërore, e cila më shumë se një pasion i
fortë për futbollin është bërë si një modë që zbukuron stadiumet. “Jam e
lumtur që po rritet numri i femrave tifoze. Plus është një arsye e mirë
për të ndenjur me të dashurin. Kështu do të ndjekim edhe këto sfida”,
thekson Ilda. Për këngëtaren Çiljeta Xhilaga ka një arsye tjetër që e
përqafon me kaq dashuri ekipin e Brazilit. “Kam qenë në Brazil ku kam
përfaqësuar Shqipërinë në një miss de më ka pëlqyer shumë si vend.
Traditat, janë kaliente”, thotë ajo. Teksa pjesa më e madhe e këtyre
femrave nuk kanë hezituar të sigurojnë bluzat e skuadrave të zemrës,
Ilda gjithsesi është më tradicionale. Ajo ruan në cantën e saj së bashku
me një dëshirë, bluzën kuq e zi. “Kam një ëndërr ta shoh Shqipërinë në
botëror”, perfundon ajo.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Si joshin femrat VIP?
» Fakte për femrat…
» Modele flokesh per femrat.
» A e falin femrat tradhtinë?
» Femrat e plota më tërheqëse
» Fakte për femrat…
» Modele flokesh per femrat.
» A e falin femrat tradhtinë?
» Femrat e plota më tërheqëse
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi