Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Zaimina tek Skandinada, ja cilët joshin me foto seksi

Shko poshtë

Nga Zaimina tek Skandinada, ja cilët joshin me foto seksi Empty Nga Zaimina tek Skandinada, ja cilët joshin me foto seksi

Mesazh nga Geri Fri 24 Apr 2009 - 22:58

Nga Zaimina tek Skandinada, ja cilët joshin me foto seksi 2v2fryu

Nuk është verë dhe mbi të gjitha bën aq ftohtë, saqë ideja për të pasur në gazetë foto seksi dhe të zhveshura, duket gati-gati absurde. I ndjejmë të largëta tashmë ato muaj vere kur “Panorama plus” kishte në kopertinat e saj vajza superseksi të cilat demonstronin linjat e tyre në bregdetin tonë. Madje për to ishte një moment i mirë për të treguar gati si padashje se krahas profesionit me të cilat u bënë të famshme, ato kanë linja perfekte të cilat bëjnë të kthejnë kokat edhe njerëzit më indiferentë. Por loja nuk mbaron me mbarimin e verës. Duket e çuditshme por është e vërtetë. Këtë imazh vajzat por edhe djemtë e njohur, kërkojnë që të mos e kalojnë në harresën tonë, vetëm e vetëm se tani kemi veshur pallto. Kjo është dhe arsyeja pse ata në albumet e tyre fotografike në faqet personale, kanë shtuar foto të reja ndër të cilat nuk mungojnë edhe ato të zhveshurat. Vajza e cila u zgjodh “Mis Globe”, Almeda Abazi ka shumë më tepër foto na albumet e saj si kushdo tjetër. Normale pasi një miss nuk ka sesi të mos jetë tejet e pajisur me shërbime fotografike. Megjithëse një vajzë e bukur, ajo nuk ka harruar të vendosë në album foto nga plazhi, me rroba banjo, duke na bërë të kujtojmë edhe një herë jo vetëm verën, por edhe faktin se ajo me të vërtetë i meritonte ato çmime.


Skandinada Lala është një nga më të justifikuarat në këtë rast. Me profesion modele, ajo në faqen e saj në Face Book ka shumë foto sfilatash, por edhe foto vere si kjo që ne po publikojmë. Vajza tregon pa frikë linjat e saj tejet elegante, shumë të domosdoshme për një modele. Padyshim shumë seksi.

Nga Zaimina tek Skandinada, ja cilët joshin me foto seksi SL1

Klajdi Musabelliu djali që u bë i njohur falë programit “Ethet”, pëlqen që të ketë imazhin e playboyt. Ai shpesh ka preferuar të fotografohet në shoqërinë e femrave paçka se komentet mund të ishin nga më të ndryshmet. Nuk kanë munguar edhe foto në momente puthjeje me të dashurën e momentit. Ndërkohë në albumin e tij ai ka vendosur edhe këtë foto që ne kemi publikuar. Klajdi është në plazh dhe në shoqërinë e dy vajzave bjonde shumë seksi. Me këtë rast nuk kanë munguar dhe komentet e fansave të tij për këtë foto duke shprehur edhe mjaft zili.

Nga Zaimina tek Skandinada, ja cilët joshin me foto seksi KM1

E kemi fjalën për djemtë natyrisht. Ina Hoxha, vajza e cila u bë e njohur falë programit “Big Brother”, krahas fotove me djemtë e vajzat pjesmarrës të këtij programi dhe natyrisht edhe fotove me ish të dashurin e saj, Polin, ka vendosur edhe këtë foto. Është në fakt koha kur ajo ishte akoma bjonde, bëhet fjalë për verën që lamë pas dhe natyrisht në atë kohë ishte akoma e lidhur me Polin. Në foto ajo është me një djalë tjetër në fakt, të cilin nëse nuk e ka kushuri, mund ta ketë me siguri diçka më shumë sesa mik.

Nga Zaimina tek Skandinada, ja cilët joshin me foto seksi IB1

Ilir Shaqiri, balerini i njohur shqiptar shumë i sukseshëm në Itali, krahas fotove ku tregon momente nga spektaklet e ndryshme si balerin, në albumin e tij në Face Book ka vendosur edhe foto plazhi. Një nga më të lezetçmet është edhe kjo që ne po publikojmë. Nuk e dimë nëse e ka zënë vetë këtë peshk kaq të madh Iliri apo e ka marrë borxh sa për të bërë këtë foto. Natyrisht si balerin, në foto duken qartë linjat e tij perfekte.

Nga Zaimina tek Skandinada, ja cilët joshin me foto seksi Ilir

Me siguri që Buqe Qitakun nuk e njohin shumë këtu në Shqipëri ndërkohë që në Kosovë është një modele shumë e njohur. Në shërbimet e saj fotografike bie në sy fakti që ajo është shumë e bukur dhe mbi të gjitha shumë seksi. Fotot i ka njërën më të bukur se tjetrën. Ndërkohë ne publikuan njërën prej tyre për kënaqësinë tuaj.

Nga Zaimina tek Skandinada, ja cilët joshin me foto seksi Q

Dhe në fund Zajmina. Meqenëse vajza e njohur e këngës ndryshon vazhdimisht look, lehtësisht mund ta kuptoni se fotoja që ne po publikojmë nuk është fare e re. Madje ekzaktësisht mund të ketë rreth një vit që është bërë, në shërbimin fotografik për një klip ku ne të gjithë e kemi parë Zaiminën me këtë pamje. Por kjo foto është ndryshe nga të tjerat. Aty ,dy rripat transparente nuk lënë shumë vend për imagjinatë, pasi gjoksi i Zaiminës duket pothuajse i tëri.

Nga Zaimina tek Skandinada, ja cilët joshin me foto seksi Z1
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi