Një zë nga Tirana
Një zë nga Tirana
Eshtë ora 17.00, ndërsa populli i madh kinez po bëhet gati të kalojë një natë të qetë
vere, mijëra kilometra larg, një zë njeriu po përcjell buletinin e
fundit të informacionit nga një tokë e huaj për ta.
Gazmend Agai është korespondent i
seksionit shqip të Radios së Jashtme të Kinës. Ai është zëri radiofonik i
Shqipërisë në tokën shumëmiliardëshe dhe është i pranishëm në shtëpitë
kineze në cdo ditë të javës. Puna e Gazmendit është sistematike.
Në ndryshim nga mediat e tjera globale që operojnë në Shqipëri, Radio e
Jashtme e Kinës është tejet selektive në llojin e lajmit që pëlqen.
“Përgjithësisht lajmet që kinezët pëlqejnë janë ato që kanë të bëjnë me
vetë popullin e tyre. Duan lajme nga komuniteti kinez në Shqipëri,
personazhe shqiptare që njihen në Kinë, astistë të vjetër etj”, shprehet
ai. Historia e mediave apo agjencive të huaja telegrafike që operojnë
në Shqipëri është më e hershme se zhvillimet demokratike në vend.
Llazar Semini shërben prej shumë vitesh si korespondent i Shqipërisë në
agjencinë e mirënjohur të lajmeve Asociated Press. Ashtu si çdo gazetar
tjetër i mediave që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri edhe puna e
korespondentëve që punojnë për mediat e huaja, përveç punës hulumtuese,
është e lidhur pashmangshmërisht edhe me zhvillimet ditore në vend.
Gama e mediave të huaja që raportojnë lajme nga Shqipëria është e gjerë.
Armand Mero është korespondent i Shqipërisë për Zërin e
Amerikës, punë të cilën ai e bën prej shumë vitesh. Puna e
korespondentëve në dukje mund të duket e lehtë, por ajo krahas
kënaqësive që të dhuron ka edhe vështirësitë e veta. Të heshtur apo të
pranishëm nëpërmjet stand-up-ve, këta janë korespondentët e mediave të
huaja në Shqipëri, njerëz të cilët me punën e tyre, informojnë
peridikisht botën nga ajo që ndodh në një vend të vogël, të largët por
shpesh, të zhurmshëm.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Tirana sot.
» Tirana shpallet kampione e Superliges
» Rock in Tirana, nata e dytë
» Tirana-Vllaznia, finalja e 10-të midis tyre...
» Kryeqendra e Shqiptareve - Shkupi, Tirana apo Prishtina?
» Tirana shpallet kampione e Superliges
» Rock in Tirana, nata e dytë
» Tirana-Vllaznia, finalja e 10-të midis tyre...
» Kryeqendra e Shqiptareve - Shkupi, Tirana apo Prishtina?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi