Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100 vjetori i Nënë Terezës, konferencë përkujtimore

Shko poshtë

100 vjetori i Nënë Terezës, konferencë përkujtimore Empty 100 vjetori i Nënë Terezës, konferencë përkujtimore

Mesazh nga Geri Sat 5 Jun 2010 - 11:09

100 vjetori i Nënë Terezës, konferencë përkujtimore Nenetereza
Në kuadër të
festimeve për 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, Ministria e
Kulturës, nën kujdesin e kryeministrit Berisha, ka organizuar një
konferencë përkujtimore për të nderuar figurën e humanistes, ku morën
pjesë autoritete shtetërore, përfaqësues të komuniteteve fetare,
studiues e personalitete të kulturës.

“Gonxhe Bojaxhi është njeriu i
humanizmit në një shekull me intolerancë humane. Misioni i saj ka qenë
mendja dhe zemra njerëzore”, tha ministri i Kulturës, Ferdinand
Xhaferri. Mes te tjerësh folën edhe krypeshkopi Anastas Janullatos dhe
në harmoninë e bashkëjetesës së besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri,
nuk munguan edhe perfaqesues të komunitetit mysliman, si kryetari i tij
Sali Muca dhe i dërguari, përfaqesues i Kryegjyshit Botëror të
Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi.

Gjate konferences folen
edhe studiues, mes te tjeresh Prof. Anton Berisha, u recituan vargje dhe
citate nga Nene Tereza, ndersa ne hollin e TKOB, ku u zhvillua
aktiviteti, u cel ekspozita “Nene Tereza ne shtypin shqiptar” pergatitur
nga Mehemt Gezhilli. Ne 100 vjetorin e lindjes se humanistes, MTKRS e
ka shpallur 2010-en si Viti Nene Terezes, gjate te cilit do t’i
dedikohen nje sere aktivitetesh te tjera.

Info T.ch
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi