Nënë e bijë, të famshme
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Nënë e bijë, të famshme
Është vetëm në fillimet e karrierës muzikore, por ia ka dalë të ketë një prezantim të denjë, e madje të tërheqë shumë shpejt vëmendjen e publikut.Anxhelina është vajza e një personazhi shumë të njohur, që dashur pa dashur ka pasur çfarë të fitojë nga gjenet e së ëmës, e po ashtu edhe jeta e saj artistike.Bëhet fjalë për Albërie Hadërgjonaj, këngëtarja kosovare që karrierën e saj e ka ndërtuar më së shumti në Shqipëri, tashmë po stërvit pranë krahut të saj, Anxhelinën, të bijën e cila sapo ka mbushur 18 vjeç.“Që e vogël kam adhuruar mamin. Gjithmonë kam dashur të bëhem këngëtare. Muzikën e kam shumë pasion”, shprehet Anxhelina.E përveç pasionit dhe prirjeve të shfaqura prej vajzës që në vogëli, një dozë injektimi për muzikën dhe skenën nuk i është mohuar Anxhelinës.“Me punën që bëj, ajo ka qenë gjithmonë nëpër këmbët e mia. Ka ndikuar edhe kjo pjesë, por Anxhelina është fëmijë i talentuar. Edhe pak e kam imponuar, por duke parë që ka talent”, thotë Albëria.“Ka ndikuar shumë teksa shihja mamin që bën prova dhe duke e pasur pranë më është shtuar dëshira”, shprehet Anxhelina.Të kesh talent e për më tepër të jesh e bukur, janë dy arsye që të bëjnë të mirëpritur në ekrane dhe skena, por të jesh vajza e një personazhi të mirënjohur është favori më i madh që mund t’i sjellë fati një këngëtareje në hapat e saj të parë.“Është e thjeshtë kur je vajza e një personazhi të njohur. Mund të ketë vajza shumë të talentuara, por emri im ia ka hapur dyert edhe pse është e talentuar”, thekson Albëria.Në të tilla rastesh është pak e vështirë t’ju shpëtosh ndikimeve dhe modelimit.“Më kritikon, më jep këshilla që unë të dalë mirë”, shprehet Anxhelina.“Ndonjëherë dhe acarohem se, dua t’i bëjë gjërat sipas mënyrës sime. Por ne i përkasim ‘old school’, e ndërsa këta janë ‘new school’”, thekson Albëria.E dashur padashur, kur jeton në gjirin e një artisti, e kur mësimet e para nisin prej andej, ambicia e së resë kthehet në një sfidë familjare.“Do bëj më të mirën e mundshme për ta çuar para, e ta nderojë mamin”, thotë Albëria.Në këtë dyzim të përfaqësimit mbiemëror, mes nënë e bijë, ekziston edhe një vijë paralele që, edhe pse ndoshta jashtë vullnetit të tyre ndez një lloj rivaliteti.“Ngaqë mami është shumë në formë, na thonë më mirë e ëma se e bija. Më vjen mirë”, shprehet Anxhelina.“Fëmijën e do më shumë se gjithçka. Jo e xhelozoj, por dua që të jetë më e mira në botë. Do hiqja dorë nga karriera ime për të”, pohon Albëria.Por a do të mundet Anxhelina e re që të krijojë një profil të sajin autentik dhe të ndryshëm nga ai i së të ëmës me të cilën ende e identifikojnë sot shumë dashamirës të muzikës? Për këtë ndoshta është ende shumë herët. /Top-Channel/
Vizitor- Vizitor
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi