Komiteti i Helsinkit dënon dhunën ndaj Maks Velos. Hetohet biznesmeni, Dema
:: Zone e Lire :: Aktualitete
Faqja 1 e 1

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e ka cilësuar brutal aktin e dhunës
ndaj arkitektit dhe artistit të njohur Maks Velo. “Veprimet përbëjnë një
sjellje të kundraligjshme, së pari, sepse cenojnë integritetin fizik të
një shtetasi dhe së dyti, janë një
tentativë për të ndalur ushtrimin e të drejtës së lirisë së shprehjes”,
thuhet në një komunikatë për shtyp të shpërndarë sot nga KSHH.
Përfaqësues të kësaj organizate takuar z. Velo dhe i kanë sugjeruar
ndjekjen e çështjes në rrugë ligjore, duke i ofruar dhe asistencën e
tyre, por ai hezitoi per shkak të mosbesimit të tij ndaj organeve të
drejtësisë.
“Me keqardhje konstatojmë se raste të tilla ngurimi nga shtetasit, kohët
e fundit, nuk janë të pakta. KSHH i bën thirrje gjithë opinionit
shoqëror për t’u bashkuar me reagimet e shumta ndaj një sjellje të
tillë, e cila nuk i shkon për shtat synimeve tona, mbarë kombëtare, për
një shoqëri demokratike e me të drejta njerëzore. Heshtja është me
pasoja për të gjithë, për sot dhe për të ardhmen tonë”, citojmë nga
deklarata.
ora 08:00
Ndalohet biznesmeni
Drejtoria e Policisë së Tiranës ka bërë të ditur se është shoqeruar
biznesmeni Shtëpim Dema 50 vjeç nga Tirana pasi disa ditë më parë sulmoi
fizikisht arkitektin dhe artistin Maks Velo. Që nga mbrëmja e djeshme
ku shtetas gjendet i ndaluar në Komisariatin Nr. 1, për të sqaruar
rrethanat e incidentit me Velon.
Përmes një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Policisë sqaron se për
këtë ngjarje nuk ka patur dijeni më pare dhe se hetimet i ka nisur pas
shkrimit të djeshëm në gazetën “Shekulli” me titull, “Goditet dhe
sulmohet artisti Maks Velo”.
“Menjëherë, pas marrjes së informacionit nga media e shkruar, është
marrë kontakt për të sqaruar rrethanat e ngjarjes me shtetasin Maks
Velo, të cilit iu mor kallëzimi rreth orës 21:30. Velo, në kallzimin e
tij ka deklaruar se është fyer, kanosur dhe goditur për shkak të
publikimit të një artikulli më datë 11 Mars të këtij viti”, thuhet në
njoftim.
Më tej citojmë se “nga veprimet hetimore u identifikua autori i
dyshuar i cili është shtetasi Shpëtim Dama, 50 vjeç, me banim në Tiranë,
me profesion biznesmen. Ky shtetas, aktualisht ndodhet i shoqëruar në
Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë, ndërkohë materialet hetimore do t’i
kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të
“Kanosjes” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 84
dhe 90 të Kodit Penal”.
____________
27 Maj
Goditet dhe sulmohet fizikisht publicisti, arkitekti dhe piktori i
njohur Maks Velo, pas denoncimit të një ndërtimi në qendër të
kryeqytetit, për të cilin ai kishte shprehur rezervat e veta se ishte
një ndërtim që prishte pamjen sheshit ku ishte nisur të ndërtohej.
Ngjarja ndodhi dje paradite në rrugën që del nga parku i kodrave të
artificial, në sheshin pranë stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”. Arkitekti
dhe piktori i njohur, Maks Velo, denoncoi dhunën e ushtruar ndaj tij,
nga një person të cilin ai pohoi se e mbante mend mirë dhe se ka lidhje
me shkrimin e botuar prej tij në gazetën “Shekulli”, ku ngre shqetësimin
për ndërtesën që i shëmton pamjen kryeqytetit.
Velo pohoi dje për “Shekullin’, se sapo zbriste pas xhiros që kishte
realizuar pranë kodrave të liqenit artificial, një person e kishte
thirrur me emër dhe pasi ishte afruar e kishte goditur me grushte dhe
duke e çjerrë në fyt. “Maksi?,- më thirri ai nga pas në një mënyrë që
dukej se më njihte. Po urdhëro i thashë. Sapo m’u afrua nisi të më
kërcënonte dhe të më shante. Përse më ke përmendur emrin në gazetë,- më
tha. Sipas publicistit të njohur, agresori goditi në drejtim të tij disa
herë me grushte dhe duke derdhur të gjithë fuqinë që kishte dhe e
kishte shtrënguar duke i futur thonjtë në fyt. Arkitekti dhe piktori,
nuk nguroi të akuzojë autorin e krimit, që sipas tij kishte lidhje
pikërisht me shkrimin e botuar prej tij në gazetën “Shekulli” rreth dy
muaj e gjysëm më parë.
Në qafë dhe në grykë shenjat e dhunës së ushtruar ndaj tij janë ende
të freskëta, ku duket qartë lëkura e gërvishur dhe fyti i nxirë. Ndërsa
në dorë mban dy foto të cilat përcjellin dhunën e ushtruar ndaj tij, ku
qafa e gjakosur e tij.
Agresori sipas piktorit, nuk u mjaftua vetëm me dhunën e ushtruar
ndaj tij, por sipas të dëmtuarit ai e kërcënoi me jetë. “Do të të vras
fare,- më tha, dhe jo vetëm kaq, tregon artisti. Ai shton se njerëz të
tillë që kërcënojnë dhe të sulmojnë vetëm për atë që ke thënë mund të
bëjnë gjithçka. “Unë kam shkruar në gazetë një gjë të cilën e shohin të
gjithë. Të dhënat që unë kamë hedhur në shkrim janë të publikuara në
tabelën përkatëse”,- tregon artisti i dhunuar. Ai e përshkroi autorin e
krimit, një person rreth 1.70 cm i gjatë, i veshur ne menyre sportive.
Letër solidarizimi me Maks Velon
Ne miq dhe kolegë të Maks Velos jemi tej mase të indinjuar për sulmin
që i është bërë dje këtij arkitekti, artisti dhe shkrimtari nga një
ndërtues biznesmen në Tiranë. Maks Velo është nga të paktët arkitektë,
mos i vetmi që ngre zërin sot për ruajtjen e kujtesës historike dhe të
gjelbërimit në Tiranë e gjetiu, kundër shëmtimit urbanistik dhe kundër
sulmit të antikulturës mbi kryeqytetin tonë. Ai ka botuar disa herë, me
fotografi, shembuj negativë e pozitivë nga zhvillimi arkitekturor jo
vetëm i Tiranës, por edhe i Korçës dhe vendeve të tjera të Shqipërisë.
Mirëpo angazhimi i tij qytetar e pruri dje nën brutalitetin e një
njeriu, i cili i ka ngulur thonjtë në fyt dhe e ka kërcënuar me vrasje
vetëm pse kujton që pasuria e tij dhe lidhje të caktuara që mund të ketë
me politikanë e sjell në pozitë sunduese në shoqërinë tonë, nga ku mund
të mbysë edhe zërin publik.Edhe më i rëndë dhe fyes bëhet ky akt, kur
mendon që është ushtruar dhunë mbi një njeri të moshuar që për lirinë e
shprehjes ka vuajtur vite të tëra burgu dhe dhune. Ia drejtojmë këtë
letër të hapur instancave qendrore të shtetit tonë, që të marrin masa
ndaj personave të tillë agresivë dhe në përgjithësi të tregojnë shumë më
tepër vëmendje për mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Ne jemi të gjithë
njerëz që shkruajmë dhe flasim në radhë të parë në emër të një pasurie
edhe në emër të një prone publike. Ndihemi të pambrojtjur, në qoftë se
kushdo që ka para, që merr leje ndërtimi ose hap biznese të mëdha, mund
të na kërcënojë hapur ashtu sikurse i ndodhi sot Maks Velos. Shkrimet
dhe prononcimet tona nuk janë akte ligjore, ato janë shprehje mendimesh
të lira që nuk mund të pengohen prej askujt (edhe sikur të ishin akte
ligjore, ato mund të kundërshtoheshin vetëm në gjykata, por jo me
brutalitet në rrugë të hapur, në një vend publik, sikur i ndodhi dje
para hotel Sheratonit Maks Velos). Vërejmë me shqetësim se njerëz të
caktuar që janë në një masë të madhe përgjegjës, bashkë me politikën,
për shëmtimin e Tiranës, të rrethinave të saj, për ngushtimin e
hapësirave tona të jetesës, kërkojnë ta ngushtojnë edhe lirinë tonë të
botimit. Bashkisë së Tiranës, bashkive dhe komunave të tjera u bëjmë
thirrje që t’i kenë në vëmendje shkrime të angazhuara si të Maksit sepse
ato shprehin në fund të fundit opinionin publik dhe njëherëshi atë të
profesionistit, kundër lakmisë për fitim dhe betonim që shumë shpesh po
ngadhnjen mbi estetikën, mbi një zhvillim të qëndrueshëm e të
shëndetshëm të qyteteve tona.
Nënshkruesit
Ardian Klosi, Aleksandër Çipa, Andrea Stefani, Arben Kumbaro, Artan
Lame, Gëzim Qëndro, Kujtim Çashku, Piro Misha, Mustafa Nano, Xhemal
Mato.(Shekulli)

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Biznesmeni indian me tatuazhe promovon paqen në botë
» Pse njërzit e pelqejnë dhunen, dhe c´fare i shtynë drejtë sajë?
» Shkruan fjalë të pista? Kompjuteri të dënon
» Shkruan shprehje vulgare? Kompjuteri "të dënon"
» Si të reagojmë ndaj tradhtisë?
» Pse njërzit e pelqejnë dhunen, dhe c´fare i shtynë drejtë sajë?
» Shkruan fjalë të pista? Kompjuteri të dënon
» Shkruan shprehje vulgare? Kompjuteri "të dënon"
» Si të reagojmë ndaj tradhtisë?
:: Zone e Lire :: Aktualitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi