Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkruan shprehje vulgare? Kompjuteri "të dënon"

Shko poshtë

Shkruan shprehje vulgare? Kompjuteri "të dënon"  Empty Shkruan shprehje vulgare? Kompjuteri "të dënon"

Mesazh nga Dewil Tue 20 Jul 2010 - 9:50

Shkruan shprehje vulgare? Kompjuteri "të dënon"  Pepper-mouth Quhet Pepper Mouth (goja e piperit), dhe është një pajisje teknologjike
e projektuar nga Ultra Modern Life, ideuar nga një student që
dëshironte të krijonë një metaforë teknologjike të gjyshes së tij, e
cila, kur e dëgjon që flet keq, përdor shprehjen "do të fus piper në
gojë". Studenti amerikan i quajtur Ozge Kirimlioglu me projektin e tij,
dëshiron të bëjë një kthesë morali vulgaritetit që përdoret në rrjetet
sociale.


Mjafton të lidhësh kutinë e Ozfe me kompjuterin nëpërmjet një USB-je,
dhe sa herë që përdoruesi i kompjuterit përdor shprehje vulgare do të
ndizet një dritë e kuqe si paralajmërim. Dhe nëse sinjali nuk merret,
aparatura, e mbushur me bombula me erë të keqe, do të nisë të
'bombardojë' përdoruesin e kompjuterit, për ti hequr atij dëshirën të
përdorë sërish shprehje vulgare.

Qëllimi i Pepper Mouth është që të luftojë fjalorin e të rinjve, që
shumë shpesh braktisin elokuencën dhe po humbasin kapacitetet për të
përdorur pikërisht gjuhën e tyre. Por pyetja është se kush do ketë
interes të përdore një aparaturë të tillë? Sipas Telegraph, kjo mund të
blihet nga prindërit, për fëmijët e tyre, apo nga biznesmenët për
punonjësit e tyre, për të përdorur një gjuhë më të denjë. Dhe në fund të
fundit, pse jo, dhe nga vetë të rinjtë në mënyrë vullnetare që
ndërgjegjësohen të shkruajnë në mënyrë të denjë.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi