Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR";NAIM KELMENDI

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR";NAIM KELMENDI - Faqe 2 Empty SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR";NAIM KELMENDI

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 27 May 2010 - 6:47

First topic message reminder :

NAIM KELMENDI





SHQIPTARI VDES

DUKE KËNDUAR

(Poemë kushtuar Adem Jasharit,

legjendës së trimërisë shqiptare)










1.

Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe

vdekjes i jep kuptim përjetësisë rrënjë

mbi imazhin e sakatosur të Dhe Atdheut

po kënga në momentet e vdekjes hijezezë

a s’është idealizëm shqiptar i shpirtdhembjes

së madhe shqiptare vurratave të historisë

aty ku dhemb Kosova a nuk derdhet gjaku

aty ku vritet Kosova a s’është gjasë e vjetër

vetëvdekja, dënimi me vdekje për veten

për hir të dritares në ardhmëri bardhësish

po vdekja shqiptarçe aty ku vdesin burrat

a s’është e vetmja fije e hollë që s’këputet

kur e kafshojmë dhembjen e dashurinë

me Kosovë të përcëlluar n’melodi vajtimi

dhe s’vajtojmë kur marrim vendim mbi veten

të biem flijim përmbi kthetrat e natës lubi
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë


SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR";NAIM KELMENDI - Faqe 2 Empty Re: SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR";NAIM KELMENDI

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 27 May 2010 - 6:57

Poema Shqiptari vdes duke kënduar është botuar në numrat e 15.3.1999 dhe 31.3.1999 të gazetës së përditshme “Bota Sot”.Më vonë janë bërë disa plotësime dhe është përfunduar.

Nga Skender Buçpapaj

POEMË NË GUR

Nuk është e rastit që një letërsi tëq ketë një roman në gur(kujtoni “Kronikë në gur) dhe një poemë në gur,këtë që i kushtohet Adem Jasharit,legjendes moderne të trimërisë shqiptare.

Në kuadrin e lirive poetike, dihet, ka poetë që kanë parapëlqyer dhe ka plot të tillë që edhe më tej parapëlqejnë të mos përdorin fare shenja pikësimi.Kështu ata mëtojnë që vetë lexuesi të gëzojë po ato liri të cilat vetes ia ka dhënë poeti.Pra, të jetë ai që vendos sesi ta lexojë krijimin poetic,duke vënë aty qoftë përvojën e tij si lexues, qoftë ndjenjat apo fantazinë, ashtu duke plotësuar, sekush për vete, atë që poeti e ka hedhur në letër. Autori i poemës në gur “Shqiptari vdes duke kënduar” është rigoroz në pikësim dhe shkrim. Është rigoroz dhe madje në përjashtimin e shenjave të tilla si pikëpyetja apo pikëçuditësja (pikëthirrësja-siç cilësohet në disa gjuhë).Është pra një liri poetike, e cila, në dukje të parë, ngjan se e kufizon lexuesin, në vend që t’i krijojë edhe atij, bashkudhëtarit të poezisë privilegjet e lirisë së lëximit të poezisë.

Ky kufizim, megjithatë, bëhet në emër të lexuesit si një gjest i mirëfilltë njerëzor. Poeti nuk do që dhimbja, të cilën e transmeton në çdo ind tëb saj, të jetë çmobilizuese, përkundrazi, ajo të jetë e tillë që dhimbjen ta transmetojë me atë gradualitet që t’i shërbejë kujtesës kombëtare, pra të jetë po ajo dhimbje për t’u ndjerë sesa dhimbje për të mos u harruar.

Kështu, pra, dhimbja merr formën e statujës, të statujës që sa herë poema lexohet, ajo del nga shkëmbi prej nga është marrë dhe sa herë poema kthehet në rrafshin e librave, ajo përsëri kthehet në shkëmbin prej nga ka dalë. Në këtë rrafsh zbulohen marrëdhëniet e magjishme që poeti ka vendosur me bashkëkrijuesin e tij, pra me lexuesin, marrëdhënie të krijuara në heshtje, në mirëkuptim, si dhe të gurit me gurin, të cilat së bashku krijojnë edhe kështjellën, edhe bjeshkën, madje edhe Bjeshkët e Nemuna, ku i vendos një pjesë të ngjarjeve krijimtaria e librit të ri të Naim Kelmendit. Ato krijojnë edhe kullën legjendare të Jasharajve të Drenicës, ku u përsërit nga Adem Jashari, epopeja e Oso Kukës, por edhe Kosharen po aq legjendare, ku ngriti epopenë moderne Agim Ramadani, i cili ishte po aq sa luftëtar edhe poet, poet i ngjyrave dhe i fjalës.

Naim Kelmendi ka përjashtuar nga pikësimi i poemës shenjat emocionale, duke vënë frymëzimin brenda piketave të tre- katër shenjave racionale, të cilat përmbyllin leximin vetëm në arsyetimin, vetëm në të arsyetuarit, duke e lënë për në fund a duke abstrahuar krejtësisht dhimbjen si kulm tëb ndjenjës dhe ndiesisë.

Dhe pra ai këtë e bën në një poemë ku dhimbja pulson në çdo strukturë të brendshme sa pak ta gërvishtësh secilën prej tyre.

Duke lënë jashtë shenjat emocionale, pra, poeti e udhëheq leximin drejt thelbit racional, ndërsa dhimbjen e vë në shtratin e poemës, e cila, do ta shoqërojë lexuesin nga fillimi në fund, po gjithsesi, pa u përfshirë në asnjërën nga shtresat kuptimore të poezisë. E them këtë, sepse në poemë nuk mungojnë as mjetet emocionale të poezisë. Autori shtron pyetje pa fund por që nuk ua do përgjigjen jashtë tekstit të poezisë, prandaj nuk i kufizon ato me pikëpyetje. Autori përdor pasthirrma, përdor strukturën thirrëse, të cilat shndërrohen mes tyre shpesh nga vargu në varg, por lejon që grafikisht ato të shfaqin theksin e tyre emocional, sepse, thashë, aty i intereson theksi racional.

Ne shqiptarët e kemi shprehjen “Fol gur”. Këtë ne e përdorim në raste kur dikush ka plot për të thënë por që i mban për vete. Poeti, në rastin tonë, të folurit e kufizon mes vetes dhe lexuesit. Prandaj struktura e poemës është në natyrën e një shprehjeje të ngurosur metaforike, ku pozicioni i çdo fjale, i çdo shenje, është paracaktuar. Në gramatikë kjo kuptohet edhe si trajtë e ngurosur e kuptimit, pra e strukturës së leximit. Poema ka strukturën e një proverbi, të një proverbi më fabulë, pra është një krijim ku poeti ka vetëm rolin e firmës, ndërsa autorësia i përket përvojës njerëzore të përfituar në trojet liridashëse të Kosovës mijëra e mijëra vjet nga të gjithë bardët, nga të gjithë mendimtarët, nga të gjithë pleqnarët e Kosovës, prandaj ajo ka vërtet strukturën e poemës në gur.

Naim Kelmendi është reporter i Luftës së Kosovës. Nga vija e parë e frontit, në epopenë e madhërishme të Koshares, ai ishte krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në ditën e shumëpritur të lirisë. Edhe reportazhet e para nga Kosova e lirë i përkasin penës së tij. Prandaj frymëzimet e tij për heroikën moderne shqiptare janë nga më autentiket.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi