Naim Frasheri
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Naim Frasheri
Poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar,
mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.
Lindi më 25 maj 1846 në Frashër, ku bëri
mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten
pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u
shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë
më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea"
(1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si
nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po
iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë
të mirë. Në fillim ishte nëpunës të
dhjetash në Berat e më pas i doganës në
Sarandë (1372-77). Në këtë periudhë Naim
Frashëri. bëri prova të vjershërimit shqip,
nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit
persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një
përmbledhje lirika sh Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885).
Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e
së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe
të veprimtarisë kulturore patriotike të
Shoqërisë së Stambollit, në krye të së
cilës ishte Samiu, Naim Frashëri. braktisi vjershërimin
persisht dhe iu kushtua le tërsisë shqiptare. Poema e tij e
parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897),
që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll
Naim Frashëri. ka qenë ndër botuesit kryesorë
të revistës "Drita", më pas "Dituria"(1884-85), ku u
botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat
e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të
shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të
Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si
kryetar.
Më 1886 Naim Frashëri. botoi poemën e
tij të famshme Bagëti e bujqësia, atë greqisht
Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos
ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: "Vjersha për
mësonjtoret e para", "E këndimit të çunavet
këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime
të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe
një "Histori të përgjithshme". Më 1888 vijoi me
"Dituritë" (ribotuar më 1895 me titullin "Gjithësia", -
shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e
lirikave Lulet e verës, pastaj "Mësimet" (proza patriotike
dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894,
së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e
Skënderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj. Naim Frashëri.
vdiq në 20.10.1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku
dhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në
Shqipëri. Naim Frashëri. u shqua për lirikën e tij
patriotike me temë aktuale (vjershat "Gjuha shqipe",
"Korçës" 1887 etj.), u këndoi me pasion të
rrallë mallit dhe bukurive të atdheut ("Bagëti e
bujqësia") dhe bëri thirrje të fuqishme për
çlirimin e tij (krijime të ndryshme, "Dëshira e
vërtetë e shqiptarëve"), si dhe për begatimin e
vendit dhe një të ardhme demokratike të tij. Ai i
këndoi natyrës, dashurisë (poema "Bukuria", një
ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime
(me brengën për të afërmit që bori). Poema
"Historia e Skënderbeut"qe një kurorëzim i veprës
së tij, "testamenti i tij politik e poetik", me grishje të
hapëta për çlirim nga Turqia. Poema është
shkruar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat
epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të
Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu
kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me
shkarkirnin e dogmës fetare (në "Qerbelaja" dhe në
veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar
në lëvizjen kombëtare). Naim Frashëri. u shqua edhe
për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë
filozofike (vjersha "Perëndia"1890). Shkroi dhe proza për
të vegjlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore
fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në
thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për
racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve
francezë Volter, Ruso etj., me besimin e plotë në
shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri
(pranimi i teorisë Kant-Laplas dhe i darvinizmit, që i
propagandoi me guxim të madh për kohën), me
demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në
aftësitë e pashtershme të popullit të vet për
të qëndruar, për t'u çliruar, për të
vajtur përpara me hov, Naim Frashëri. u bë një
veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar,
njeri i mendimit, njeri politik. E gjithë veprimtaria e tij
letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin
dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe
ndriçimin e masave të popullit. Ai kishte besim të
plotë në aftësinë e mendjes për të njohur
realitetin e për të vënë në shërbim
të njeriut njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte
arsimim për të gjithë, emancipimin e gruas, qeverisjen
demokratike, të vendit (një " demokraci prej pleqet»,
pra të një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e
karakterit të shqiptarëve (besën, trimërinë,
bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia
pelazgjike. Bënte thirrje për miqësi me fqinjtë
në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në
gjithë popujt e racat, ngrihej me forcë kundër Megali
Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën
e popujve të tjerë (poezinë ,përparimtare lindore,
atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej
të cilave dhe u ndikua).
Naim Frashëri. luajti,
përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor
për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një
pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike,
duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e
shkroi të pastër dhe bëri një punë të
dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në
lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture.
Ndikimi
i Naim Frashëri., me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes,
jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës,
por edhe të periudhës së mëvonshme, ishte i madh.
Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan
gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të
krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme.
Ribotimet e veprave të tij janë të shumta;
përveç tyre janë bërë edhe disa botime
kritike shkencore të veprave të Naimit. Emrin e Naim
Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme.
Për merita kulturore në Shqipërinë jepet urdhri
që mban emrin e poetit kombëtar.
mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.
Lindi më 25 maj 1846 në Frashër, ku bëri
mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten
pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u
shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë
më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea"
(1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si
nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po
iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë
të mirë. Në fillim ishte nëpunës të
dhjetash në Berat e më pas i doganës në
Sarandë (1372-77). Në këtë periudhë Naim
Frashëri. bëri prova të vjershërimit shqip,
nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit
persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një
përmbledhje lirika sh Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885).
Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e
së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe
të veprimtarisë kulturore patriotike të
Shoqërisë së Stambollit, në krye të së
cilës ishte Samiu, Naim Frashëri. braktisi vjershërimin
persisht dhe iu kushtua le tërsisë shqiptare. Poema e tij e
parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897),
që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll
Naim Frashëri. ka qenë ndër botuesit kryesorë
të revistës "Drita", më pas "Dituria"(1884-85), ku u
botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat
e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të
shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të
Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si
kryetar.
Më 1886 Naim Frashëri. botoi poemën e
tij të famshme Bagëti e bujqësia, atë greqisht
Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos
ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: "Vjersha për
mësonjtoret e para", "E këndimit të çunavet
këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime
të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe
një "Histori të përgjithshme". Më 1888 vijoi me
"Dituritë" (ribotuar më 1895 me titullin "Gjithësia", -
shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e
lirikave Lulet e verës, pastaj "Mësimet" (proza patriotike
dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894,
së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e
Skënderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj. Naim Frashëri.
vdiq në 20.10.1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku
dhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në
Shqipëri. Naim Frashëri. u shqua për lirikën e tij
patriotike me temë aktuale (vjershat "Gjuha shqipe",
"Korçës" 1887 etj.), u këndoi me pasion të
rrallë mallit dhe bukurive të atdheut ("Bagëti e
bujqësia") dhe bëri thirrje të fuqishme për
çlirimin e tij (krijime të ndryshme, "Dëshira e
vërtetë e shqiptarëve"), si dhe për begatimin e
vendit dhe një të ardhme demokratike të tij. Ai i
këndoi natyrës, dashurisë (poema "Bukuria", një
ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime
(me brengën për të afërmit që bori). Poema
"Historia e Skënderbeut"qe një kurorëzim i veprës
së tij, "testamenti i tij politik e poetik", me grishje të
hapëta për çlirim nga Turqia. Poema është
shkruar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat
epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të
Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu
kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me
shkarkirnin e dogmës fetare (në "Qerbelaja" dhe në
veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar
në lëvizjen kombëtare). Naim Frashëri. u shqua edhe
për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë
filozofike (vjersha "Perëndia"1890). Shkroi dhe proza për
të vegjlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore
fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në
thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për
racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve
francezë Volter, Ruso etj., me besimin e plotë në
shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri
(pranimi i teorisë Kant-Laplas dhe i darvinizmit, që i
propagandoi me guxim të madh për kohën), me
demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në
aftësitë e pashtershme të popullit të vet për
të qëndruar, për t'u çliruar, për të
vajtur përpara me hov, Naim Frashëri. u bë një
veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar,
njeri i mendimit, njeri politik. E gjithë veprimtaria e tij
letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin
dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe
ndriçimin e masave të popullit. Ai kishte besim të
plotë në aftësinë e mendjes për të njohur
realitetin e për të vënë në shërbim
të njeriut njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte
arsimim për të gjithë, emancipimin e gruas, qeverisjen
demokratike, të vendit (një " demokraci prej pleqet»,
pra të një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e
karakterit të shqiptarëve (besën, trimërinë,
bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia
pelazgjike. Bënte thirrje për miqësi me fqinjtë
në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në
gjithë popujt e racat, ngrihej me forcë kundër Megali
Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën
e popujve të tjerë (poezinë ,përparimtare lindore,
atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej
të cilave dhe u ndikua).
Naim Frashëri. luajti,
përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor
për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një
pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike,
duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e
shkroi të pastër dhe bëri një punë të
dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në
lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture.
Ndikimi
i Naim Frashëri., me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes,
jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës,
por edhe të periudhës së mëvonshme, ishte i madh.
Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan
gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të
krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme.
Ribotimet e veprave të tij janë të shumta;
përveç tyre janë bërë edhe disa botime
kritike shkencore të veprave të Naimit. Emrin e Naim
Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme.
Për merita kulturore në Shqipërinë jepet urdhri
që mban emrin e poetit kombëtar.
Re: Naim Frasheri
Naim Frashëri
Naim Frasheri lindi ne 25 Maj
1846, ne Frasher te Permetit, ku beri mesimet fillore dhe nisi te
mesonte persishten prane teqese bektashiane. Me 1865, familja u
shperngul ne Janine ku bashke me vellane e vogel Samiun, mbaroi
gjimnazin grek Zosimea. Beri pastaj pak muaj ne Stamboll si nenpunes i
vogel ne zyren e shtypit (1870) por iu shfaq turbekulozi dhe u kthye ne
vendlindje per klime me te mire. Ne fillm ishte nenpunes "te dhjetash"
ne Berat dhe me pas i doganes ne Sarande. Ne kete periudhe beri prova
te shkruante vjersha nen ndikimin e bejtexhive e u dha pas vjersherimit
persisht, me sukses, duke botuar me vone edhe nje permbledhje lirikash
"Enderimet" (1885). Nen ndikimin e ngjarjeve historike sidomosh Lidhjes
Shqiptare te Prizerenit dhe te veprimtarise kulturore patriotike te
shoqerise se Stambollit Naim Frasheri braktisi vjersherimin persisht
dhe iu kushtua letersise shqiptare. Poema e tij e pare e re ishte
"Shqiperia" krijuar ne 1880 dhe botuar me 1897 ne Stamboll. Naim
Frasheri ka qene nder botuesit kryesor te revistes "Drita" e me pas
"Dituria". Me 1886 botoi poemen e famshme "Bageti e Bujqesia", "Deshira
E Vertete E Shqiptareve " (ne greqisht) dhe kater libra per shkollat
"Vjersha per Mesonjtoret e Para" , "E kendimit te cunave
kendonjetoreja". Me 1890 doli permbledhja e lirikave "Lulet e Veres"
pastaj "Mesimet" (proza patriotike dhe te moralit) dhe "Fjala
Fluturake" (vjerasha) me 1894. Se fundi, me 1898 botoi poemen e madhe
epike "Historia e Skenderbeut" dhe poemen fetare "Qer Belaja" etj. Naim
Frasheri vdiq ne 20 tetor 1900 ne Stamboll, ku dhe u varros. Eshtrat e
tij me vone jane sjell ne Shqiperi.
Naim Frasheri lindi ne 25 Maj
1846, ne Frasher te Permetit, ku beri mesimet fillore dhe nisi te
mesonte persishten prane teqese bektashiane. Me 1865, familja u
shperngul ne Janine ku bashke me vellane e vogel Samiun, mbaroi
gjimnazin grek Zosimea. Beri pastaj pak muaj ne Stamboll si nenpunes i
vogel ne zyren e shtypit (1870) por iu shfaq turbekulozi dhe u kthye ne
vendlindje per klime me te mire. Ne fillm ishte nenpunes "te dhjetash"
ne Berat dhe me pas i doganes ne Sarande. Ne kete periudhe beri prova
te shkruante vjersha nen ndikimin e bejtexhive e u dha pas vjersherimit
persisht, me sukses, duke botuar me vone edhe nje permbledhje lirikash
"Enderimet" (1885). Nen ndikimin e ngjarjeve historike sidomosh Lidhjes
Shqiptare te Prizerenit dhe te veprimtarise kulturore patriotike te
shoqerise se Stambollit Naim Frasheri braktisi vjersherimin persisht
dhe iu kushtua letersise shqiptare. Poema e tij e pare e re ishte
"Shqiperia" krijuar ne 1880 dhe botuar me 1897 ne Stamboll. Naim
Frasheri ka qene nder botuesit kryesor te revistes "Drita" e me pas
"Dituria". Me 1886 botoi poemen e famshme "Bageti e Bujqesia", "Deshira
E Vertete E Shqiptareve " (ne greqisht) dhe kater libra per shkollat
"Vjersha per Mesonjtoret e Para" , "E kendimit te cunave
kendonjetoreja". Me 1890 doli permbledhja e lirikave "Lulet e Veres"
pastaj "Mesimet" (proza patriotike dhe te moralit) dhe "Fjala
Fluturake" (vjerasha) me 1894. Se fundi, me 1898 botoi poemen e madhe
epike "Historia e Skenderbeut" dhe poemen fetare "Qer Belaja" etj. Naim
Frasheri vdiq ne 20 tetor 1900 ne Stamboll, ku dhe u varros. Eshtrat e
tij me vone jane sjell ne Shqiperi.
Re: Naim Frasheri
Shqipëri, o jetëgjatë!
Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e tëtëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.
...................................
Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.
Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e tëtëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.
...................................
Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.
Re: Naim Frasheri
Ti, Shqipëri, Më Jep Nder!
O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë,
fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.
Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar,
çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni...
Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar,
zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr!
O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë,
fushat e gjera me lule, që ju kam ndër mend ditë e natë.
Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar,
çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni...
Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar,
zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr!
Re: Naim Frasheri
Fjalët e Qiririt
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar
Që t'ju ap pakëz dritë,
Natënë t'jua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
të digjem, të përvëlohem,
Që t'ju ndrinj mir' e të shihni,
Njëri tjatërin ta njihni.
Për ju do të rri të tretem,
As një çikë të mos mbetëm,
Të digjem, të qanj me lot
Se dëshirën s'e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem më dëshirë,
Sa të mundt t'ju ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur
Mos pandehni se kam vdekur :
Jam i gjall' e jam në jetë,
Jam në dritët të vërtetë;
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj.
Më është falur durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Sa më kënda t'ju bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni, rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini
Në shpirtit kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë...
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë
Unë dua njerëzinë,
Mirësin'e urtësinë.
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si ju dua,
Njëri tjatrinë në doni
Të paudhë mos punoni...
Unë, duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar;
Kam qenë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë...
Dua shum fjalë t'ju them,
Po trembem mos ju bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë 'zjarrtë ?
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar
Që t'ju ap pakëz dritë,
Natënë t'jua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
të digjem, të përvëlohem,
Që t'ju ndrinj mir' e të shihni,
Njëri tjatërin ta njihni.
Për ju do të rri të tretem,
As një çikë të mos mbetëm,
Të digjem, të qanj me lot
Se dëshirën s'e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem më dëshirë,
Sa të mundt t'ju ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur
Mos pandehni se kam vdekur :
Jam i gjall' e jam në jetë,
Jam në dritët të vërtetë;
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj.
Më është falur durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Sa më kënda t'ju bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni, rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini
Në shpirtit kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë...
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë
Unë dua njerëzinë,
Mirësin'e urtësinë.
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si ju dua,
Njëri tjatrinë në doni
Të paudhë mos punoni...
Unë, duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar;
Kam qenë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë...
Dua shum fjalë t'ju them,
Po trembem mos ju bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë 'zjarrtë ?
Re: Naim Frasheri
Bukuria*
4
Kudo eshte Bukuria
ne qiej, ne dhe, ne hene
ne diell, ne shenje
nder lule, nder drure, nder pyje...
po ketu eshte e tere
dhe ajo, ti, eshte bere...
8
Mos i hap leshrat n'ere
te m'arratiç ti mendjen time
mos me shiko dhe njehere
se m'u zemra, therrime
Si thellez e bukur, mos shko
mos veshtro si pellumbeshe
shpirtin mos ma pervelo
mos u tund si mbretereshe
Me qepalla si shtijë
mos me vra, mos me plagos
me veshtrim porsi shkendije
mos me vdis e mos me sos
13
E pashe dje, tek shkonte
soje ndritte gjithe jeta
pa hodh' syte e me shikonte
duke kthyer si shigjeta
Posa pashe Bukurine
zemren e varfer ma piku
ndjeva ne te dashurine
qe me erdh' e me s'me iku
4
Kudo eshte Bukuria
ne qiej, ne dhe, ne hene
ne diell, ne shenje
nder lule, nder drure, nder pyje...
po ketu eshte e tere
dhe ajo, ti, eshte bere...
8
Mos i hap leshrat n'ere
te m'arratiç ti mendjen time
mos me shiko dhe njehere
se m'u zemra, therrime
Si thellez e bukur, mos shko
mos veshtro si pellumbeshe
shpirtin mos ma pervelo
mos u tund si mbretereshe
Me qepalla si shtijë
mos me vra, mos me plagos
me veshtrim porsi shkendije
mos me vdis e mos me sos
13
E pashe dje, tek shkonte
soje ndritte gjithe jeta
pa hodh' syte e me shikonte
duke kthyer si shigjeta
Posa pashe Bukurine
zemren e varfer ma piku
ndjeva ne te dashurine
qe me erdh' e me s'me iku
Re: Naim Frasheri
TE VEGJELIT
Lerini te gjithe te vijne
Te vegjelit prane meje
Ah, mos i beni te qajne
Kurre te mos mallengjehen
Syte ulur te mos mbajne
Dhe te meken e te ndehen
Por te qeshin, te nxitojne
Te bredhin e te gezojne
Te prehen e te kendojne
E kurre te mos mendohen.
Me vjen keq t'u mardhe dora
e faqja bukuroshe
Kur bie e shkreta debore
Dhe kembeza vogeloshe
Me k'ënda t'u mbaj ne duar....
N'ate sy kurre mos shtjere
Lotin e hidhur e te shkrete
Dhe mos e lere te bjere
Po falu ne buzet, gaz
Dhe ne sythit bukurine
E rriti caze nga caze
Duke u dhene urtesine.
Epu jetezen e gjate
Edhe mos i lere kurre
Pa memeze e pa ate
Dhe ne brenge e te semure
s'mund t'i shohe te mallengjyer
a te varfer a te mjere!
Dhe te grisur e te shqyer
kurre, kurre mos i lere!
Falu gjithe miresite
Te rrojen me nder ne jete
te mesojne diturite
Te behen te vertete
Te nderojne memedhene
Vlerat t'ja lartesojen
Mbi gjithe boten ta ngrene
Si lule ta zbukurojne!!
Lerini te gjithe te vijne
Te vegjelit prane meje
Ah, mos i beni te qajne
Kurre te mos mallengjehen
Syte ulur te mos mbajne
Dhe te meken e te ndehen
Por te qeshin, te nxitojne
Te bredhin e te gezojne
Te prehen e te kendojne
E kurre te mos mendohen.
Me vjen keq t'u mardhe dora
e faqja bukuroshe
Kur bie e shkreta debore
Dhe kembeza vogeloshe
Me k'ënda t'u mbaj ne duar....
N'ate sy kurre mos shtjere
Lotin e hidhur e te shkrete
Dhe mos e lere te bjere
Po falu ne buzet, gaz
Dhe ne sythit bukurine
E rriti caze nga caze
Duke u dhene urtesine.
Epu jetezen e gjate
Edhe mos i lere kurre
Pa memeze e pa ate
Dhe ne brenge e te semure
s'mund t'i shohe te mallengjyer
a te varfer a te mjere!
Dhe te grisur e te shqyer
kurre, kurre mos i lere!
Falu gjithe miresite
Te rrojen me nder ne jete
te mesojne diturite
Te behen te vertete
Te nderojne memedhene
Vlerat t'ja lartesojen
Mbi gjithe boten ta ngrene
Si lule ta zbukurojne!!
Re: Naim Frasheri
DISA FJALE TE URTA NE VJERSHA
Gjithe njerezit i duaj
Mos i pandeh per te huaj
Mos i bej njeriu ne jete
Gje qe s'do ta pesosh vete
Kusaria, ligesia
Dhe sa te keqija jane
Edhe gjithe marrezia
Padijen meme kane
Shiko faqebardhe te rrosh
E perpiqu te besh mire
Dhe me ç'do njeri te shkosh
I padem edhe i lire.
Mos e kthe fjalen kurre
Por qendro më nje si burre.
Kur te jesh i zemeruar
mendja eshte e turbulluar
bej durim sa te kullohet
Se njeriu pastaj pendohet.
Do te rrosh me nder mbi dhe?
Me te liq mos u perzje
Gjuha eshte thike e mprehte
Plage e saj nuk eshte e lehte
Shume njerez gjuha mundon
Ca te tjere i turperon.
Ai qe hiqet i madh edhe mbahet i rende
e ka mendjen te vogel e te lehte si pende.
Dhe te te falin kamjen e jetes
Mos thuaj kurre veç te verteten.
Gjithe njerezit i duaj
Mos i pandeh per te huaj
Mos i bej njeriu ne jete
Gje qe s'do ta pesosh vete
Kusaria, ligesia
Dhe sa te keqija jane
Edhe gjithe marrezia
Padijen meme kane
Shiko faqebardhe te rrosh
E perpiqu te besh mire
Dhe me ç'do njeri te shkosh
I padem edhe i lire.
Mos e kthe fjalen kurre
Por qendro më nje si burre.
Kur te jesh i zemeruar
mendja eshte e turbulluar
bej durim sa te kullohet
Se njeriu pastaj pendohet.
Do te rrosh me nder mbi dhe?
Me te liq mos u perzje
Gjuha eshte thike e mprehte
Plage e saj nuk eshte e lehte
Shume njerez gjuha mundon
Ca te tjere i turperon.
Ai qe hiqet i madh edhe mbahet i rende
e ka mendjen te vogel e te lehte si pende.
Dhe te te falin kamjen e jetes
Mos thuaj kurre veç te verteten.
Re: Naim Frasheri
Gjuha Jonë
Vëllezër Shqipëtarë,
të prekim urtësinë,
të zëm udhën e mbarë,
të ngjallim Shqipërinë.
Shqipëria ka qenë
dhe do të jetë,
po sot në ditët tona
të metë të mos ketë.
E ka nderuar Zoti
gjithënjë Shqipërinë
ish fort mirë qëmoti,
do bëhet dhe taninë.
Ajo ish koh’ e zjarrtë
dhe kish mundime tepër,
po sot pëndë dhe kartë
na duher, nuk tjetër.
O burra Shqipëtarë
të marim dituritë,
se s’ është koh’ e parë,
tani lipsetë dritë.
Të shkruajm gjuhën tonë
kombin të ndritojmë,
gjithë ç’ është e ka qenë
ngadalëzë ta mësojmë.
Pa shihni ç’gjuhë e mirë!
Sa shijë ka e hije,
ç’e bukur edh’ e lirë,
si gjuhë Perëdije.
Vëllezër Shqipëtarë,
të prekim urtësinë,
të zëm udhën e mbarë,
të ngjallim Shqipërinë.
Shqipëria ka qenë
dhe do të jetë,
po sot në ditët tona
të metë të mos ketë.
E ka nderuar Zoti
gjithënjë Shqipërinë
ish fort mirë qëmoti,
do bëhet dhe taninë.
Ajo ish koh’ e zjarrtë
dhe kish mundime tepër,
po sot pëndë dhe kartë
na duher, nuk tjetër.
O burra Shqipëtarë
të marim dituritë,
se s’ është koh’ e parë,
tani lipsetë dritë.
Të shkruajm gjuhën tonë
kombin të ndritojmë,
gjithë ç’ është e ka qenë
ngadalëzë ta mësojmë.
Pa shihni ç’gjuhë e mirë!
Sa shijë ka e hije,
ç’e bukur edh’ e lirë,
si gjuhë Perëdije.
Re: Naim Frasheri
Gjuha e zemres
Flet natyra ne çdo çast ne kete bote
Dhe te fshehten qe ka brenda, shkoqur thote.
Kush mund t’i thote keto te fshehta me gjuhen e thashethemeve?!
Sepse kush me fjal’ ato shpjegon
ose nga te trupezuarit eshte ose vetveten shpreh.
Kaq te fshehta i thote era trendafilit,
Keto thote dhe renkimi i bilbilit.
Gjithe sendet dhe ç’permban kjo gjithesi
Nxjerrin, shfaqin, kaq te fshehta dhe çudi.
Reja, era, lumi, deti i shkumbezuar,
Malet, fushat dhe livadhet e bleruar,
Qielli, yjet dhe te tjera nje nga nje,
Flasin qarte, flasin bukur sa s’ka me.
Prandaj zemres kjo gjuh’ i eshte dhene
Qe t’i thot’ asaj te fshehten e pathene.
Fjalet e kesaj gjuhe degjojini o dijetare,
O rrugenjohes te dijes, o zbulimtare.
Flet natyra ne çdo çast ne kete bote
Dhe te fshehten qe ka brenda, shkoqur thote.
Kush mund t’i thote keto te fshehta me gjuhen e thashethemeve?!
Sepse kush me fjal’ ato shpjegon
ose nga te trupezuarit eshte ose vetveten shpreh.
Kaq te fshehta i thote era trendafilit,
Keto thote dhe renkimi i bilbilit.
Gjithe sendet dhe ç’permban kjo gjithesi
Nxjerrin, shfaqin, kaq te fshehta dhe çudi.
Reja, era, lumi, deti i shkumbezuar,
Malet, fushat dhe livadhet e bleruar,
Qielli, yjet dhe te tjera nje nga nje,
Flasin qarte, flasin bukur sa s’ka me.
Prandaj zemres kjo gjuh’ i eshte dhene
Qe t’i thot’ asaj te fshehten e pathene.
Fjalet e kesaj gjuhe degjojini o dijetare,
O rrugenjohes te dijes, o zbulimtare.
Re: Naim Frasheri
Ujku dhe qëngji
Ujku pa fe
Erth në kope
Dhe, si s'pa qën,
U fut nër dhën,
Një qënq zuri
Zëmërguri.
Qëngji i tha:
"Ore vëlla?
E po përse?
As më rrëfe
Se ç'faj të kam?
I vogël jam."
Ujku i tha:
"Do të të ha!
A e mba mënt
Më këtë vënt
Kur më shave?
Më the xhave!"
Qëngj' i thotë:
"E ke kotë,
Unë sivjet
Jam përmbi dhet."
"Mase, i tha,
Qe yt vëlla."
"Vëlla, tha, s'kam,
I vetëm jam."
"Fort mir', i tha,
S'paske vëlla,
Po jot ëmë
Ç'pati prëmë
Që më qërtoi
E më kallëzoi?
Do më zinin,
Të më vrinin!"
Qëngji i tha:
"Dy muaj ka
Që s'më rron më,
Ah, ah, im më!"
Dhe s'duroi dot,
Po qau me lot.
"E yt atë,
Një brigjatë,
Më pat vrarë
Mon' e parë,"
Tha makuti,
Shpirtladuti,
Dhe më s'mënoi;
Më s'e mundoi,
Po posht' e vu
Edhe e zu
Nga lëfyti
Edh' e mbyti,
Se të ligut,
Zëmërshtrigut,
Nuk i vjen keq
Për një që heq.
Ujku pa fe
Erth në kope
Dhe, si s'pa qën,
U fut nër dhën,
Një qënq zuri
Zëmërguri.
Qëngji i tha:
"Ore vëlla?
E po përse?
As më rrëfe
Se ç'faj të kam?
I vogël jam."
Ujku i tha:
"Do të të ha!
A e mba mënt
Më këtë vënt
Kur më shave?
Më the xhave!"
Qëngj' i thotë:
"E ke kotë,
Unë sivjet
Jam përmbi dhet."
"Mase, i tha,
Qe yt vëlla."
"Vëlla, tha, s'kam,
I vetëm jam."
"Fort mir', i tha,
S'paske vëlla,
Po jot ëmë
Ç'pati prëmë
Që më qërtoi
E më kallëzoi?
Do më zinin,
Të më vrinin!"
Qëngji i tha:
"Dy muaj ka
Që s'më rron më,
Ah, ah, im më!"
Dhe s'duroi dot,
Po qau me lot.
"E yt atë,
Një brigjatë,
Më pat vrarë
Mon' e parë,"
Tha makuti,
Shpirtladuti,
Dhe më s'mënoi;
Më s'e mundoi,
Po posht' e vu
Edhe e zu
Nga lëfyti
Edh' e mbyti,
Se të ligut,
Zëmërshtrigut,
Nuk i vjen keq
Për një që heq.
Re: Naim Frasheri
Mejtimi
Rri mejtohem shumë herë
Tek perëndon yll'i zjarrtë,
Edhe hapetë një derë,
Soje rrjeth një drit' e artë.
Retë, nga pak' e nga pakë,
Marrën një tjatër fytyrë,
Bënenë të kuqe flakë,
E deti ndrin si pasqyrë.
Oh! sa të bukura janë
Fushatë që gjelbërojnë,
Qiejtë që s'kanë anë,
Luletë që lulëzojnë,
Zoqthitë që flasin belbër
E fluturojnë ndë erë,
Pyll'i veshur më të gjelbër,
Deti i qet' e i gjerë,
Lumi që nxjerr oshëtimë,
Që bubullin nëpër male
Dhe ikën me fishëllimë
Nëpër fusha me ngadale,
Brigjet' e veshurë me bar,
Me lule, me gjeth, me fletë,
Rrahurë n'ergjënt edhe n'ar,
Ahu me krye përpjetë!
Më çdo kënt edhe më çdo vis
E më çdo çuk' e çdo brinjë
Shoh një plep, një vith a lis,
Një qarr, një bush, një dëllinjë.
Hap sytë dhe përqark shikonj
Fushë, limë, brigje, male,
Edhe të shkuarat kujtonj
Një nga një, dalengadale.
Për ata që janë ndarë
Prej nesh, që rrinim gjithë tok
Edhe më s'i kemi parë,
Që i patmë shpirt edhe shok,
Zëmëra më përvëlohet
Edhe them vallë ç'u bënë,
Kur shoh që koha po ndrrohet
Dhe të mugëtit ka rënë,
Po rrjeth nëpër hapësirë
Edhe sa vete po shtohet,
Lint nata me errësirë,
Dheu e qielli ndryshohet.
Kështu rrotullohet moti,
Yjt' e hëna sytë hapin
Dhe pas nomit q'u vu Zoti
S'rrinë, po gjithënjë çapin.
Lumi me një psherëtimë
Ikën edhe vete në det,
Dëgjohet një bubullimë,
Që përhapetë përmbi dhet.
Duke shkuar dit' e net,
E duke ndërruarë moti,
Vemi si lumi në det,
Nga Zoti, prapë te Zoti
Rri mejtohem shumë herë
Tek perëndon yll'i zjarrtë,
Edhe hapetë një derë,
Soje rrjeth një drit' e artë.
Retë, nga pak' e nga pakë,
Marrën një tjatër fytyrë,
Bënenë të kuqe flakë,
E deti ndrin si pasqyrë.
Oh! sa të bukura janë
Fushatë që gjelbërojnë,
Qiejtë që s'kanë anë,
Luletë që lulëzojnë,
Zoqthitë që flasin belbër
E fluturojnë ndë erë,
Pyll'i veshur më të gjelbër,
Deti i qet' e i gjerë,
Lumi që nxjerr oshëtimë,
Që bubullin nëpër male
Dhe ikën me fishëllimë
Nëpër fusha me ngadale,
Brigjet' e veshurë me bar,
Me lule, me gjeth, me fletë,
Rrahurë n'ergjënt edhe n'ar,
Ahu me krye përpjetë!
Më çdo kënt edhe më çdo vis
E më çdo çuk' e çdo brinjë
Shoh një plep, një vith a lis,
Një qarr, një bush, një dëllinjë.
Hap sytë dhe përqark shikonj
Fushë, limë, brigje, male,
Edhe të shkuarat kujtonj
Një nga një, dalengadale.
Për ata që janë ndarë
Prej nesh, që rrinim gjithë tok
Edhe më s'i kemi parë,
Që i patmë shpirt edhe shok,
Zëmëra më përvëlohet
Edhe them vallë ç'u bënë,
Kur shoh që koha po ndrrohet
Dhe të mugëtit ka rënë,
Po rrjeth nëpër hapësirë
Edhe sa vete po shtohet,
Lint nata me errësirë,
Dheu e qielli ndryshohet.
Kështu rrotullohet moti,
Yjt' e hëna sytë hapin
Dhe pas nomit q'u vu Zoti
S'rrinë, po gjithënjë çapin.
Lumi me një psherëtimë
Ikën edhe vete në det,
Dëgjohet një bubullimë,
Që përhapetë përmbi dhet.
Duke shkuar dit' e net,
E duke ndërruarë moti,
Vemi si lumi në det,
Nga Zoti, prapë te Zoti
Re: Naim Frasheri
PARAJSA
O vëllezrë shqipëtarë!
Pa të zëm' udhën e mbarë,
T'i bijem pas urtësisë
Dhe dritës e diturisë,
Të mos rrimë n'errësirë,
Se nuk është pun' e mirë.
Neve që qemë njëherë
Në gjithë botët të ndjerë,
Dhe të par' e të lëvduar,
E të rënd' e të dëgjuar,
Trima të fort e të mirë,
Të rrimë sot n'errësirë.
. . . . . . . . . . . . .
Ishin trima prindit tanë,
Pa emrë përjetë lanë.
Aleksandr'i Math i ndjerë
Dhe shumë shokë të tjerë,
Që ishinë me të të parë,
Qenë gjithë shqipëtarë.
Muntnë së pari Greqinë,
Pasdaj muntnë dhe Persinë.
Zunë dhe Hind e Afrikë
Burratë trima pa frikë.
Faqen e dheut e fituan,
Më çdo anë mbretëruan.
Selefqinjtë, Ptolemenjtë,
Gjithë ç'qenë të mbëdhenjtë,
S'qen' as grekrë as bullgarë,
Ishin burra shqipëtarë.
Kombinë tën e nderuan
Dhe Evropën e shpëtuan
Nga kurt' i zi i Persisë,
Dh'i dhanë nder Shqipërisë
O vëllezrë shqipëtarë!
Pa të zëm' udhën e mbarë,
T'i bijem pas urtësisë
Dhe dritës e diturisë,
Të mos rrimë n'errësirë,
Se nuk është pun' e mirë.
Neve që qemë njëherë
Në gjithë botët të ndjerë,
Dhe të par' e të lëvduar,
E të rënd' e të dëgjuar,
Trima të fort e të mirë,
Të rrimë sot n'errësirë.
. . . . . . . . . . . . .
Ishin trima prindit tanë,
Pa emrë përjetë lanë.
Aleksandr'i Math i ndjerë
Dhe shumë shokë të tjerë,
Që ishinë me të të parë,
Qenë gjithë shqipëtarë.
Muntnë së pari Greqinë,
Pasdaj muntnë dhe Persinë.
Zunë dhe Hind e Afrikë
Burratë trima pa frikë.
Faqen e dheut e fituan,
Më çdo anë mbretëruan.
Selefqinjtë, Ptolemenjtë,
Gjithë ç'qenë të mbëdhenjtë,
S'qen' as grekrë as bullgarë,
Ishin burra shqipëtarë.
Kombinë tën e nderuan
Dhe Evropën e shpëtuan
Nga kurt' i zi i Persisë,
Dh'i dhanë nder Shqipërisë
Re: Naim Frasheri
Ujku dhe qengji
Dhentë në vathë po rrinin,
qentë ndënë hije po flinin,
bariu fyellit i binte,
e gjësendi re më s’vinte.
Ujku erdhi dhe nga vrima
e gardhit, si vetëtima
hyri në vathë laduti,
djalli e pru’ edhe e futi.
Një qengj që ishte i mitur
dhe fare i pastërvitur,
iu qas, nga fjala u zunë,
i tha: - Pse erdhe këtunë?
I tha: - Sheshi i lulëzuar
dhe ky përroi i kulluar
më prunë mua këtunë.
Ta dish fort mirë se unë,
me pak ujë e me dy fletë
rroj e kam rrojtur në jetë…
Qengji i varfër me të qetë
i tha: - Në është kjo e vërtetë
eja këtu, bashkë të rrojmë,
nëpër sheshe të kullosim
e zemrën ta zhbrengosim.
Me të thënë këtë fjalë
dhe nga vatha duke dalë,
qengjin ujku më s’e priti
po e zu e kollofiti!
Qysh mund të mbetet gjallë
ëngjëlli bashkë me djallë?
Botën mos e gjykoni
me fjalët q’u dëgjoni,
mos u shikoni ç’tregojnë
Dhentë në vathë po rrinin,
qentë ndënë hije po flinin,
bariu fyellit i binte,
e gjësendi re më s’vinte.
Ujku erdhi dhe nga vrima
e gardhit, si vetëtima
hyri në vathë laduti,
djalli e pru’ edhe e futi.
Një qengj që ishte i mitur
dhe fare i pastërvitur,
iu qas, nga fjala u zunë,
i tha: - Pse erdhe këtunë?
I tha: - Sheshi i lulëzuar
dhe ky përroi i kulluar
më prunë mua këtunë.
Ta dish fort mirë se unë,
me pak ujë e me dy fletë
rroj e kam rrojtur në jetë…
Qengji i varfër me të qetë
i tha: - Në është kjo e vërtetë
eja këtu, bashkë të rrojmë,
nëpër sheshe të kullosim
e zemrën ta zhbrengosim.
Me të thënë këtë fjalë
dhe nga vatha duke dalë,
qengjin ujku më s’e priti
po e zu e kollofiti!
Qysh mund të mbetet gjallë
ëngjëlli bashkë me djallë?
Botën mos e gjykoni
me fjalët q’u dëgjoni,
mos u shikoni ç’tregojnë
Re: Naim Frasheri
Korca
O vëllezër shqipëtarë,
Gëzohi që erth kjo ditë
Kaq' e mir'e kaq'e mbarë,
Që sjell gjithë mirësitë!
Kjo është një dit'e rezë,
Që bie vëllazërinë
E dëbon jetën e zezë
Dhe ndarjen e marrëzinë.
Ta lusimë këtë ditë,
Q'e bekoi zot'i vërtetë
Dh'e dërgoi me shumë dritë,
T'i mbes'emëri përjetë.
Sot e vumë gurr'e parë,
Sa'ësht'e bekuar kjo ditë!
Zot'i math e pruftë mbarë
E na dhëntë urtësinë!
Hapu, hapu, errësirë!
Pa jakë tëhu, o dritë!
Se arriti koh'e mirë,
U gdhi nata, u bë ditë.
Sot niset një tjatrë jetë,
Të rremenë posht'e shtije,
Mbretëron fjal'e vërtetë,
Dhe të mirat gjith'i bije.
Zot'i math qoft'i lëvduar,
Q'e nxjer në shesht të vërtetën,
Se ajo si ka buruar,
Pa e ndritur jetën.
Lumja ti, moj korç'o lule,
Q'i le pas shoqet' e tua!
Si trimi në ball'u sule,
Ta paçim përjetë hua!
Kushdo që është sot burrë
Dhe shqipëtar i vërtetë,
Emëri s'i shuhet kurrë
Dhe nderi i rron përjetë.
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmblë, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!
Kjo ë'shtë mëm' e mirësisë,
Që bije qytetërinë,
Gazthin e vëllazërisë,
Njerëzin' e miqësinë.
S'jemi grekër as bullgarë,
Asgjë tjetër nukë jemi,
Jemi vetëm shqipëtarë,
Ne kët'emër nder'e kemi.
Ky emr' është shum' i mirë,
Se më s'jemi të gënjyer,
Nukë jemi n'errësirë,
E njohëmë gjën' e vjyer.
Perëndia na e lëntë
Përjetë ta trashëgojmë,
Edhe kurrë mos e dhëntë
Ta humbim e ta harrojmë!
Të lemë mëmënë tënë
E të marimë një shtrigë!
Zoti mos e pastë thënë!
Pun'e keq'e shum'e ligë.
O, sa qenë të gënjyer
Ata që vuan për botë!
Turp të math kanë rrëfyer,
Punuanë fare kotë.
Pa mejtoni, o të gjorë,
Efialtin, Pafsaninë,
Që u bënë trathëtorë
Dh'e gjenë me perëndinë.
Nga gjithë ç'kemi kënduar
Për të njohur vetëhenë,
Kaqë gjë kemi mësuar,
Të nderojmë mëmëdhenë.
Se njerëstë gjithë vdesin,
Po jeta s'mbetet e shkretë,
Gjuha, mëmëdheu mbesin
Të patundurë përjetë.
Me zëmërë të gëzuar
Dhe me gjithë shpirt uroni!
Zotërinjt' e zotëruar,
Gjithë përnjëherë thoni:
Rroft' e qoftë Shqipëria
Dhe kombi e gjuha jonë!
Lulëzoftë dituria,
Edhe ndihmës paçim zonë.
O vëllezër shqipëtarë,
Gëzohi që erth kjo ditë
Kaq' e mir'e kaq'e mbarë,
Që sjell gjithë mirësitë!
Kjo është një dit'e rezë,
Që bie vëllazërinë
E dëbon jetën e zezë
Dhe ndarjen e marrëzinë.
Ta lusimë këtë ditë,
Q'e bekoi zot'i vërtetë
Dh'e dërgoi me shumë dritë,
T'i mbes'emëri përjetë.
Sot e vumë gurr'e parë,
Sa'ësht'e bekuar kjo ditë!
Zot'i math e pruftë mbarë
E na dhëntë urtësinë!
Hapu, hapu, errësirë!
Pa jakë tëhu, o dritë!
Se arriti koh'e mirë,
U gdhi nata, u bë ditë.
Sot niset një tjatrë jetë,
Të rremenë posht'e shtije,
Mbretëron fjal'e vërtetë,
Dhe të mirat gjith'i bije.
Zot'i math qoft'i lëvduar,
Q'e nxjer në shesht të vërtetën,
Se ajo si ka buruar,
Pa e ndritur jetën.
Lumja ti, moj korç'o lule,
Q'i le pas shoqet' e tua!
Si trimi në ball'u sule,
Ta paçim përjetë hua!
Kushdo që është sot burrë
Dhe shqipëtar i vërtetë,
Emëri s'i shuhet kurrë
Dhe nderi i rron përjetë.
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmblë, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!
Kjo ë'shtë mëm' e mirësisë,
Që bije qytetërinë,
Gazthin e vëllazërisë,
Njerëzin' e miqësinë.
S'jemi grekër as bullgarë,
Asgjë tjetër nukë jemi,
Jemi vetëm shqipëtarë,
Ne kët'emër nder'e kemi.
Ky emr' është shum' i mirë,
Se më s'jemi të gënjyer,
Nukë jemi n'errësirë,
E njohëmë gjën' e vjyer.
Perëndia na e lëntë
Përjetë ta trashëgojmë,
Edhe kurrë mos e dhëntë
Ta humbim e ta harrojmë!
Të lemë mëmënë tënë
E të marimë një shtrigë!
Zoti mos e pastë thënë!
Pun'e keq'e shum'e ligë.
O, sa qenë të gënjyer
Ata që vuan për botë!
Turp të math kanë rrëfyer,
Punuanë fare kotë.
Pa mejtoni, o të gjorë,
Efialtin, Pafsaninë,
Që u bënë trathëtorë
Dh'e gjenë me perëndinë.
Nga gjithë ç'kemi kënduar
Për të njohur vetëhenë,
Kaqë gjë kemi mësuar,
Të nderojmë mëmëdhenë.
Se njerëstë gjithë vdesin,
Po jeta s'mbetet e shkretë,
Gjuha, mëmëdheu mbesin
Të patundurë përjetë.
Me zëmërë të gëzuar
Dhe me gjithë shpirt uroni!
Zotërinjt' e zotëruar,
Gjithë përnjëherë thoni:
Rroft' e qoftë Shqipëria
Dhe kombi e gjuha jonë!
Lulëzoftë dituria,
Edhe ndihmës paçim zonë.
Re: Naim Frasheri
TRADHETORET
Shokë, kemi në mest tënë
Shum' armik' e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s'kanë gjë në dorë.
Harruanë mëmëdhenë
Dh' e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një kurvë shtrigë,
Të ndyr' e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.
Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!
Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën!
Buk' e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!
Miqt' armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç'është kjo e madhe punë!
Fajn' e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?
Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,
Se mbretëron e vërteta,
S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjë e vërtetë.
Ata turpinë fitojnë,
Nder' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin.
Nuk është kurrë haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretë,
Të gjitha janë paguar,
S'ka mbeturë gjë në jetë.
Lerini, pa do ta gjejnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s'e dinë ç'bëjnë,
Janë të verbër e s'shohin.
O, popo ç'turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s'janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.
Me të huajnë u bënë,
Me armikn' e Shqipërisë,
S'duanë gjuhënë tënë
Armikët' e Perëndisë!
Ndjej, o Zot, se nukë dinë
Se ç'bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun' e lig' edh' e mërzitur.
Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s'e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënttë do t'u vinë.
Vëllazërin' e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s'dinë se ku venë.
Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt' e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.
Shokë, kemi në mest tënë
Shum' armik' e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s'kanë gjë në dorë.
Harruanë mëmëdhenë
Dh' e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një kurvë shtrigë,
Të ndyr' e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.
Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!
Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën!
Buk' e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!
Miqt' armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç'është kjo e madhe punë!
Fajn' e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?
Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,
Se mbretëron e vërteta,
S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjë e vërtetë.
Ata turpinë fitojnë,
Nder' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin.
Nuk është kurrë haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretë,
Të gjitha janë paguar,
S'ka mbeturë gjë në jetë.
Lerini, pa do ta gjejnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s'e dinë ç'bëjnë,
Janë të verbër e s'shohin.
O, popo ç'turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s'janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.
Me të huajnë u bënë,
Me armikn' e Shqipërisë,
S'duanë gjuhënë tënë
Armikët' e Perëndisë!
Ndjej, o Zot, se nukë dinë
Se ç'bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun' e lig' edh' e mërzitur.
Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s'e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënttë do t'u vinë.
Vëllazërin' e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s'dinë se ku venë.
Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt' e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.
Re: Naim Frasheri
EMRI I ZOTIT
Zot i vërtetë,
Bota e tërë
Gjithë ç'ke bërë
E ç'ka në jetë
Të gjitha ç'janë
Yje dhe diej,
E dhé e qiej,
Një gjuhë kanë,
Që thotë emrin tënt!
Ngado që shikonj,
Atë emër dëgjonj.
E shoh më ç'do vënt.
Dheu, që rrimë ne,
Duke mbleruar,
E kam dëgjuar,
Që thotë se ç'je.
Yjtë me dritë,
Duke kërcyer,
E duke kthyer,
Nat' edhe ditë,
Re me gjëmim
Zoqtë me fjalë,
Deti me valë,
Lumi me rrëmbim
Lulja me erë,
Dhe me bukuri,
E me mituri,
Kur çel në verë,
Emrin tënt thonë,
Ty të tregojnë
E të lëvdojnë,
Ty gjithë monë!
Po njeriu, o Zot!
S'ta di emrin tënt,
Se s'gjendet me mënt.
Ah! S'e thotë dot;
Njeriu nukë munt,
Se gjuhë s'i dhe
Që të thotë ç'je,
O fuqi pa funt!
Dielli kur del,
A tek perëndon,
Zogu kur këndon,
E gjethi tek çel,
Bukur tregojnë,
Emrin që ke,
Rrëfejnë ç'gjë je,
Dhe më gëzojnë.
Në gjithë botë
Vetëm njeriu s'di
Rri si çilimi
E s'mundet ta thotë!
Me zë të zjartë,
Donja të flisnja,
Edhe t'i grisnja,
Retë si kartë,
Si vetëtima;
Apo si lumi,
Që s'e zë gjumi,
Me oshëtima!
Falmë nga togu
Q'është e ç'shohëm
Nga gjithë ç'njohëm,
Zën' e një zogu,
Të rri më një vënt,
Edhe më lerë,
Të them një herë,
Një herë emrin tënt
Zot i vërtetë,
Bota e tërë
Gjithë ç'ke bërë
E ç'ka në jetë
Të gjitha ç'janë
Yje dhe diej,
E dhé e qiej,
Një gjuhë kanë,
Që thotë emrin tënt!
Ngado që shikonj,
Atë emër dëgjonj.
E shoh më ç'do vënt.
Dheu, që rrimë ne,
Duke mbleruar,
E kam dëgjuar,
Që thotë se ç'je.
Yjtë me dritë,
Duke kërcyer,
E duke kthyer,
Nat' edhe ditë,
Re me gjëmim
Zoqtë me fjalë,
Deti me valë,
Lumi me rrëmbim
Lulja me erë,
Dhe me bukuri,
E me mituri,
Kur çel në verë,
Emrin tënt thonë,
Ty të tregojnë
E të lëvdojnë,
Ty gjithë monë!
Po njeriu, o Zot!
S'ta di emrin tënt,
Se s'gjendet me mënt.
Ah! S'e thotë dot;
Njeriu nukë munt,
Se gjuhë s'i dhe
Që të thotë ç'je,
O fuqi pa funt!
Dielli kur del,
A tek perëndon,
Zogu kur këndon,
E gjethi tek çel,
Bukur tregojnë,
Emrin që ke,
Rrëfejnë ç'gjë je,
Dhe më gëzojnë.
Në gjithë botë
Vetëm njeriu s'di
Rri si çilimi
E s'mundet ta thotë!
Me zë të zjartë,
Donja të flisnja,
Edhe t'i grisnja,
Retë si kartë,
Si vetëtima;
Apo si lumi,
Që s'e zë gjumi,
Me oshëtima!
Falmë nga togu
Q'është e ç'shohëm
Nga gjithë ç'njohëm,
Zën' e një zogu,
Të rri më një vënt,
Edhe më lerë,
Të them një herë,
Një herë emrin tënt
Re: Naim Frasheri
ZONJE E FATIT
O moj plaka lozonjare,
Që ndjek fatn' e njerëzisë
Dhe mas' e peshë s'ke fare,
Po me shkop të marrëzisë.
Moj po me ç'sy e me ç'faqe
Më qasesh prap' e më çfaqe?
Të shoh që vjen posi hije
Ngadalë si qën i qetë
Edhe hi syvet më shtije,
T'u thaft' ajo dor' e shkretë!
Ata sy të zgurdulluar
T'i shoh, o e mallëkuar!
S'je e verbërë, si thonë,
Që s'sheh, s'di se ç'bën në jetë,
S'je e shurdhër, pasha Zonë!
Dëgjon posi djalli vetë.
Po je e keqe dhe shtrigë,
E pabes' e zëmërligë.
Ti fjalëtë i ke kthyer,
Prandaj na ke përvëluar,
A, popo, ç'na ke gënjyer!
Njeri s'të ka trashëguar.
Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
Prandaj s'të ka qëndrim fati.
Jakë, se jam dëshëruar
E më s'e duronj dot vrerë,
Qesh, mos rri e zëmëruar,
Makar për një copë herë.
Qesh një herë, o leshrakrënde,
Me të qarë nuk u dënde?
O moj plaka lozonjare,
Që ndjek fatn' e njerëzisë
Dhe mas' e peshë s'ke fare,
Po me shkop të marrëzisë.
Moj po me ç'sy e me ç'faqe
Më qasesh prap' e më çfaqe?
Të shoh që vjen posi hije
Ngadalë si qën i qetë
Edhe hi syvet më shtije,
T'u thaft' ajo dor' e shkretë!
Ata sy të zgurdulluar
T'i shoh, o e mallëkuar!
S'je e verbërë, si thonë,
Që s'sheh, s'di se ç'bën në jetë,
S'je e shurdhër, pasha Zonë!
Dëgjon posi djalli vetë.
Po je e keqe dhe shtrigë,
E pabes' e zëmërligë.
Ti fjalëtë i ke kthyer,
Prandaj na ke përvëluar,
A, popo, ç'na ke gënjyer!
Njeri s'të ka trashëguar.
Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
Prandaj s'të ka qëndrim fati.
Jakë, se jam dëshëruar
E më s'e duronj dot vrerë,
Qesh, mos rri e zëmëruar,
Makar për një copë herë.
Qesh një herë, o leshrakrënde,
Me të qarë nuk u dënde?
Re: Naim Frasheri
pe llazget
Ishte një ditë
Që pellasgjitë
Posi një dritë
Mbuluan dhenë
Duall ng' Asia
Si mizëria
Dhe me ania
E hodhë denë.
Pas pakë herë,
Duke përzjerë
Ca me të tjerë,
Bënë elinët,
Dhe duke ndarë
Syresh një farë,
Si ka të ngjarë,
Bëri llatinët.
Edhe të tjerët
E më të ndjerët,
Të papërzjerët,
Pellasgjinj mbenë
Maqedhoninjtë
E ilirinjtë
E mollosinjtë,
Gjith' ata qenë.
Dhe ata janë
Prindërtë tanë,
Pastaj na thanë
Na shqipëtarë
Mundim të themi
Ne ata jemi,
Atë gjak kemi,
Si dhe shtyparë.
Thot' Herodoti,
Në Tomor zoti
Shtëpi qëmoti
Kishte Dhodhonë
Eshtë m'e vjetër
Ngaha çdo tjetër,
Shumë më tepër,
Kjo gjuha jonë.
Ne kurdoherë
Burra të ndjerë
Edhe të vlerë
Jemi treguar;
Me grekërinë
Dhe me Persinë,
Me gjith' Asinë
Kemi lëftuar.
Me Lekën vamë,
Muntmë Daranë,
Datën i dhamë
Gjithë Asisë
Burr' u dëftyem,
Të gjith' i thyem,
Përmbys e kthyem
Fron' e Persisë.
Të tërë dhenë,
Den' e sterenë,
Sa kombe qenë
Në këmb i vumë
Dhe mbretëruam
Kudo që shkuam,
Tekdo lëftuam,
Vëndin e zumë.
Me Pirron vamë
Romës i ramë,
Llatint' i vramë
E i tmeruam;
Me Skënderbenë
Tyrqve sa qenë
U dhamë dhenë
Dhe i dëbuam.
Kush i goditi
Posi petriti
E i cfiliti
Tyrqit, barbarët?
Bota s'kuxonte
Që t'u qëndronte,
Po kush lëftonte?
Ne shqipëtarët.
Pastaj u ndruam,
Se s'kupëtuam
Dhe nuk e çquam
Të mirën tënë
Gjaknë për botë
E derthmë kotë,
Njeri ç'të thotë?
Nuk ishte thënë!
Mbajtmë Tyrqinë,
Ngjallmë Greqinë,
Ndihm' Italinë.
Po Shqipërinë?
Pse s'u munduam?
Për kë lëftuam?
Neve ç'fituam?
Ç'kemi taninë?
Ishte një ditë
Që pellasgjitë
Posi një dritë
Mbuluan dhenë
Duall ng' Asia
Si mizëria
Dhe me ania
E hodhë denë.
Pas pakë herë,
Duke përzjerë
Ca me të tjerë,
Bënë elinët,
Dhe duke ndarë
Syresh një farë,
Si ka të ngjarë,
Bëri llatinët.
Edhe të tjerët
E më të ndjerët,
Të papërzjerët,
Pellasgjinj mbenë
Maqedhoninjtë
E ilirinjtë
E mollosinjtë,
Gjith' ata qenë.
Dhe ata janë
Prindërtë tanë,
Pastaj na thanë
Na shqipëtarë
Mundim të themi
Ne ata jemi,
Atë gjak kemi,
Si dhe shtyparë.
Thot' Herodoti,
Në Tomor zoti
Shtëpi qëmoti
Kishte Dhodhonë
Eshtë m'e vjetër
Ngaha çdo tjetër,
Shumë më tepër,
Kjo gjuha jonë.
Ne kurdoherë
Burra të ndjerë
Edhe të vlerë
Jemi treguar;
Me grekërinë
Dhe me Persinë,
Me gjith' Asinë
Kemi lëftuar.
Me Lekën vamë,
Muntmë Daranë,
Datën i dhamë
Gjithë Asisë
Burr' u dëftyem,
Të gjith' i thyem,
Përmbys e kthyem
Fron' e Persisë.
Të tërë dhenë,
Den' e sterenë,
Sa kombe qenë
Në këmb i vumë
Dhe mbretëruam
Kudo që shkuam,
Tekdo lëftuam,
Vëndin e zumë.
Me Pirron vamë
Romës i ramë,
Llatint' i vramë
E i tmeruam;
Me Skënderbenë
Tyrqve sa qenë
U dhamë dhenë
Dhe i dëbuam.
Kush i goditi
Posi petriti
E i cfiliti
Tyrqit, barbarët?
Bota s'kuxonte
Që t'u qëndronte,
Po kush lëftonte?
Ne shqipëtarët.
Pastaj u ndruam,
Se s'kupëtuam
Dhe nuk e çquam
Të mirën tënë
Gjaknë për botë
E derthmë kotë,
Njeri ç'të thotë?
Nuk ishte thënë!
Mbajtmë Tyrqinë,
Ngjallmë Greqinë,
Ndihm' Italinë.
Po Shqipërinë?
Pse s'u munduam?
Për kë lëftuam?
Neve ç'fituam?
Ç'kemi taninë?
Re: Naim Frasheri
Qerbelaja ( Naim Frasheri )
Urdhero , Zot i vertet.
E me dergo tatepjete
Engjellin krahezjarrte
Fjaleembel' e kembearte.
Do te kendoj urtesine,
E do te rrefej Aline,
Edhe femijen' e tija,
T'i mesonje njerezija,
Te nxjerr nje pike nga deti,
Nje drutheze nga rremeti
E te tregoj trimerine
Dhe durimin' e njerezine,
Pa te them dhe Qerbelane,
Edhe zoterinjte tane.
Jake, jak , o e vertet
Ulu pak tatepejte!
O engejll i uruar,
Andaj te kane derguar,
Qe te nditosh njerezine
E tu rrefesh urtesine.
Ti me gojet time fole ,
Se pa ty po s'hap dot goje.
Pa eja , me embelsire
Na rrefe bukur e mire
C'hoqen zoterinjte tane
Edhe c'na lane' e na thane
Komb' e arabit njehere
Ish i qete ' e i pandjere,
Edhe i dobet' e i shkrete
Sikur s'ish fare ne jete.
Edhe kishte marrezite,
Po me pastaj erth nje dite,
Zoti dergoj urtesine,
Qe e nalteson njerine,
Pa qendroj ne mest te tyre
Ishte njeri prej fytyre,
Ai ishte Muhameti
Po se besonte rremeti.
Edhe zune ta mundonin,
Zemeren tia pervelonin
Si e benin kurdohere
Per shoket e tij te tjere,
Q'i munduan e i vrane
Dhe gje pa bere s'u lane
I mberthyen e i varre,
I ther' , i cane me sharre,
Kete me gure e zune,
E me shigjete i shtune,
I bene shume mundime,
Te keqija hidherime.
Ebu-Zhehti dhe Lehepi
Ta patundure si plepi
Shume me qafe i rane,
Ndonje kursim nuke i lane
Sa mundim e te keqija
Hoqi Zoteri e tija!
Urdhero , Zot i vertet.
E me dergo tatepjete
Engjellin krahezjarrte
Fjaleembel' e kembearte.
Do te kendoj urtesine,
E do te rrefej Aline,
Edhe femijen' e tija,
T'i mesonje njerezija,
Te nxjerr nje pike nga deti,
Nje drutheze nga rremeti
E te tregoj trimerine
Dhe durimin' e njerezine,
Pa te them dhe Qerbelane,
Edhe zoterinjte tane.
Jake, jak , o e vertet
Ulu pak tatepejte!
O engejll i uruar,
Andaj te kane derguar,
Qe te nditosh njerezine
E tu rrefesh urtesine.
Ti me gojet time fole ,
Se pa ty po s'hap dot goje.
Pa eja , me embelsire
Na rrefe bukur e mire
C'hoqen zoterinjte tane
Edhe c'na lane' e na thane
Komb' e arabit njehere
Ish i qete ' e i pandjere,
Edhe i dobet' e i shkrete
Sikur s'ish fare ne jete.
Edhe kishte marrezite,
Po me pastaj erth nje dite,
Zoti dergoj urtesine,
Qe e nalteson njerine,
Pa qendroj ne mest te tyre
Ishte njeri prej fytyre,
Ai ishte Muhameti
Po se besonte rremeti.
Edhe zune ta mundonin,
Zemeren tia pervelonin
Si e benin kurdohere
Per shoket e tij te tjere,
Q'i munduan e i vrane
Dhe gje pa bere s'u lane
I mberthyen e i varre,
I ther' , i cane me sharre,
Kete me gure e zune,
E me shigjete i shtune,
I bene shume mundime,
Te keqija hidherime.
Ebu-Zhehti dhe Lehepi
Ta patundure si plepi
Shume me qafe i rane,
Ndonje kursim nuke i lane
Sa mundim e te keqija
Hoqi Zoteri e tija!
Re: Naim Frasheri
NE BREG TE DETIT
O ti det,qe t'ep flladitje e gezim !
Te ti gzin ma gjen zemra, shpirti im.
Pika jote eshte-e ujvaret moria
Ato-Krishti, kurse ti je Shemeria
Ajo qe si zog mbi male ka qendruar,
- Qe me duket si fanitje-e avulluar :
Pjella jote eshte ujite lart atje,
Qe ta mori dielli e ta beri re.
Ne cdo hap nje ngjyre tjeter merr ai,
Her' i bardhe , her' i kuq e her' i zi.
Zjarr' i diellit e terheq drejt lartesish,
Po shpejte koha ty ta kthen ate serish.
te mos ishte uji, shiu yt si gurre,
te mos ishte hiri yt qe qe s'shterret kurre.
te mos ish ai veshtrim plot zjarr e drite,
Ku t'i gjente tika gazin dhe stolite.
C'me sheh zemra e degjoj ne tenden vale,
Te shof ty dhe nyjen time zgjidh ngadale.
Prane teje vjen te lumit keta uje,
Me nxitim , me ligjerime dhe me burbuje.
Kaqe drure gjithe veshur me blerim
Anes tij radhitur jane me nderim.
Kryet gjer ne qiell ka ngitur njeri sish,
Tjetri s'eshte ec nje bisk celur serisht.
Krejt ligjerima e te shpejtit lume .
te livadhi po kullosin bagetia,
prapa blegerin e shqerravet moria.
Poshte drunjvet, permes kopshtesh duke care,
Rreshqet kroi me te qeshur, me te qare.
Gjithe zogjte lart ne ajer vijn'e shkojne,
Enden,sillen rreth e rrotull e kendojne.
Ngritur koken bagetia neper pllaja,
Plot me fjale druret me te lartat kmaja.
Deri,qielli, edhe shpeset dhe blerimi,
Gjithe druret , gjithe gjethet dhe burimi
Po vallzojn' e ligjerojne sot nga zjarri.
Thua se jane Mensuri te litari.
Thurur ka cdonjeri syresh nje perralle,
mbushur bota dashuri e zjarr e vale.
Qielli i bruzet dhe te tijat fshehtesi,
Toka jone dhe te sajat begati,
Kjo pranvere. keta zogj, keto kullota,
Druret,krojet e livadhet,gjithe bota :
Qe te gjitha valet e nje deti jane,
Keto pike ,ai det pa fund e ane....
Qelqi vere-e vera qelq u be tashti,
Shpirti trup dhe trupi shpirt u be, u shkri ;
Shega shark e sharku shege na u be,
E veshtire te dallohet tashtime
O ti det,qe t'ep flladitje e gezim !
Te ti gzin ma gjen zemra, shpirti im.
Pika jote eshte-e ujvaret moria
Ato-Krishti, kurse ti je Shemeria
Ajo qe si zog mbi male ka qendruar,
- Qe me duket si fanitje-e avulluar :
Pjella jote eshte ujite lart atje,
Qe ta mori dielli e ta beri re.
Ne cdo hap nje ngjyre tjeter merr ai,
Her' i bardhe , her' i kuq e her' i zi.
Zjarr' i diellit e terheq drejt lartesish,
Po shpejte koha ty ta kthen ate serish.
te mos ishte uji, shiu yt si gurre,
te mos ishte hiri yt qe qe s'shterret kurre.
te mos ish ai veshtrim plot zjarr e drite,
Ku t'i gjente tika gazin dhe stolite.
C'me sheh zemra e degjoj ne tenden vale,
Te shof ty dhe nyjen time zgjidh ngadale.
Prane teje vjen te lumit keta uje,
Me nxitim , me ligjerime dhe me burbuje.
Kaqe drure gjithe veshur me blerim
Anes tij radhitur jane me nderim.
Kryet gjer ne qiell ka ngitur njeri sish,
Tjetri s'eshte ec nje bisk celur serisht.
Krejt ligjerima e te shpejtit lume .
te livadhi po kullosin bagetia,
prapa blegerin e shqerravet moria.
Poshte drunjvet, permes kopshtesh duke care,
Rreshqet kroi me te qeshur, me te qare.
Gjithe zogjte lart ne ajer vijn'e shkojne,
Enden,sillen rreth e rrotull e kendojne.
Ngritur koken bagetia neper pllaja,
Plot me fjale druret me te lartat kmaja.
Deri,qielli, edhe shpeset dhe blerimi,
Gjithe druret , gjithe gjethet dhe burimi
Po vallzojn' e ligjerojne sot nga zjarri.
Thua se jane Mensuri te litari.
Thurur ka cdonjeri syresh nje perralle,
mbushur bota dashuri e zjarr e vale.
Qielli i bruzet dhe te tijat fshehtesi,
Toka jone dhe te sajat begati,
Kjo pranvere. keta zogj, keto kullota,
Druret,krojet e livadhet,gjithe bota :
Qe te gjitha valet e nje deti jane,
Keto pike ,ai det pa fund e ane....
Qelqi vere-e vera qelq u be tashti,
Shpirti trup dhe trupi shpirt u be, u shkri ;
Shega shark e sharku shege na u be,
E veshtire te dallohet tashtime
Re: Naim Frasheri
Shkendij e diellit ndaj manushaqes
Manushaqe bukuroshe,
pse s'ngre kryete perpjete ,
po rri e mpit' edhe e qete,
pse s'bukuroh' e s'shendoshe ?
Pa shiko lulet e tjera,
q'u ce;' e u lulezuan,
shih pa shih c'u zbukuruan,
i ngjalli perseri vera.
O lulez e Perendise
qe te mbolli vete Zoti
zgjohu tani q'u ngroh moti
erdhi koh' e gjallerise.
Se dheu anembane bleroi,
e te vdekurit u ngriten,
gjithe c'jan' u perteriten,
Zoti nga gjumi i rend' i zgjoi.
Prej qiellit bukurise,
edhe nga paraja ere,
te kam prure kete here,
po hape, po hape gjine.
Hap syt' e qesh dhe gezohu
se gaz te madh te kam prure,
mos me rri si e semure,
po celu e zbukurohu.
Shpendera, hithera, ferra
persiper te kane rene,
ditene ta kane zene,
me flete shume te gjera.
Te kane kallure gjemba,
qe te shpojn' e te rendojne,
edhe gjakne ta helmojne,
qe te levrin neper rremba.
Dhe ca nga fletet e tua
me te huaja perziere,
secila do te bjere,
demn' e vdekjene pothua !
Oh, fletete qe i rrite,
duke i nxjerr nga gjiri yt,
t'u bene si hale ne syt,
pa m'u fishk' e m'u drobite !
Dimer' i madh me debore,
me te ftoht' e me te ngrite,
e me gjithe ligesite,
te la te mjer' e te gjore.
Ah, ta zbriti bukurine
dhe gjellimn' e gjithe c'kishe,
vdiqe, u trete u prishe,
te thate te shoh tanine !
Po mos u tremb, behu trime,
edhe ki durim e shprese,
e pa silli Zoti bese,
dhe kesaj fjales sime.
Manushaqe bukuroshe,
pse s'ngre kryete perpjete ,
po rri e mpit' edhe e qete,
pse s'bukuroh' e s'shendoshe ?
Pa shiko lulet e tjera,
q'u ce;' e u lulezuan,
shih pa shih c'u zbukuruan,
i ngjalli perseri vera.
O lulez e Perendise
qe te mbolli vete Zoti
zgjohu tani q'u ngroh moti
erdhi koh' e gjallerise.
Se dheu anembane bleroi,
e te vdekurit u ngriten,
gjithe c'jan' u perteriten,
Zoti nga gjumi i rend' i zgjoi.
Prej qiellit bukurise,
edhe nga paraja ere,
te kam prure kete here,
po hape, po hape gjine.
Hap syt' e qesh dhe gezohu
se gaz te madh te kam prure,
mos me rri si e semure,
po celu e zbukurohu.
Shpendera, hithera, ferra
persiper te kane rene,
ditene ta kane zene,
me flete shume te gjera.
Te kane kallure gjemba,
qe te shpojn' e te rendojne,
edhe gjakne ta helmojne,
qe te levrin neper rremba.
Dhe ca nga fletet e tua
me te huaja perziere,
secila do te bjere,
demn' e vdekjene pothua !
Oh, fletete qe i rrite,
duke i nxjerr nga gjiri yt,
t'u bene si hale ne syt,
pa m'u fishk' e m'u drobite !
Dimer' i madh me debore,
me te ftoht' e me te ngrite,
e me gjithe ligesite,
te la te mjer' e te gjore.
Ah, ta zbriti bukurine
dhe gjellimn' e gjithe c'kishe,
vdiqe, u trete u prishe,
te thate te shoh tanine !
Po mos u tremb, behu trime,
edhe ki durim e shprese,
e pa silli Zoti bese,
dhe kesaj fjales sime.
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi