Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Vlores

Shko poshtë

Historia e Vlores Empty Historia e Vlores

Mesazh nga lela Sun 26 Apr 2009 - 18:19

Vlora në lashtësi quhej Aulona. Ajo përmendet nga
shumë udhëtarë dhe kronikanë të huaj, si
një nga qytetet - skelë kryesore të Ilirisë së
Jugut, që lulëzoi pas rënies së Apollonisë dhe
Orikut.
Emri i Vlorës është ndër të
paktët emra gjeografike të bregdetit lindor të
Adriatikut që i ka qëndruar kohës qysh nga
lashtësia. Në bregdetin e banuar sot nga popullsia shqiptare,
ky emër gjeografik del i një lashtësie pak a shumë
të përafërt me ato të Durrësit, Shkodrës,
Lezhës dhe Ulqinit. Këta emra gjeografik nuk do t'i kishin
rezistuar kohës në rast se vendbanimet e emërtuara prej
tyre nuk do të kishin pasur një vazhdimësi
përdorimi në radhë të shekujve… Një
pjesë e mirë e popullsisë së trevave të
banuara nga stërgjyshërit e shqiptarëve mundi t'i
rezistonte proçesit të romanizimit dhe më pas të
sllavizimit, që përfshiu pjesën më të madhe
të Gadishullit Ballkanik", nënvizon në studimet e veta
akademiku Prof. Shaban Demiraj.



Sipas materialeve
arkeologjike, dëshmohet se në bregdetin e Vlorës, ashtu
edhe në prapavijën e tij, për vendbanime parahistorike e
zhvillime ekonomike-kulturore të shumë qytezave e qendrave
urbane dallohej karakteri i tyre fortifikues-mbrojtës.

tilla janë ato të "Shpellave të Velçës",
"Shpellave të shkruara të Lepenicës" (nga më
të rrallat në Ballkan e Mesdhe), "Shpellat e Spilesë"
(Himarë) apo "Mozaikët e Mesaplikut", pasuri e rrallë
kombëtare. Vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit,
Mavrovës, "Pitosa" të Mallkeqit tregojnë për
autoktoninë dhe vazhdimesinë etno-kulturore të
ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit.
E
njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera
të lashtësisë që janë qytete-kala si Amantia,
Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj, Triporti dhe vet
Vlora (Aulona) etj.
Amantia, e themeluar në shek. V p.e s.,
është një nga qytetet e pakta të Ilirisë
jugore që ka pasur jetë 1000 vjeçare, ku spikat
më shumë ndërtimi në terren malor i stadiumit antik
madhështor, i ndërtuar me blloqe të mëdhenj
gurësh.
Në jug të qytetit të Vlorës gjendet
qyteti i Orikumit, i cili ka qenë një nga portet më
të lashte të bregdetit të Vlorës, i themeluar si
vendbanim në shek. VI-V p.e s.
Oriku u bë port i
fortifikuar, bazë e rëndësishme ushtarake në
Adriatik dhe në shek. II-I p.e.s ishte kantier i
rëndësishëm detar për ndërtim e riparim
anijesh, gjë që favorizohej nga prania e madhe e pyllit me
pisha të Llogarase dhe Sera e Selenicës. Në shek.I
p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të
kohës, arenë luftrash midis Romës, Maqedonisë dhe
Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e
Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime. Në
shek.II p.e.s., Oriku u godit nga një tërmet i fuqishëm
dhe u shkatërrua duke e humbur rëndësine e tij, pa
mundur të rimbëkëmbej më. Ishte pikërisht koha
kur në gjirin e Vlorës del në pah një tjetër
qytet-Skelë, që ishte "Aulona - Vlora e sotme". Dëshmi
arkeologjike e lashtësisë dhe autoktonisë
është edhe vetë simboli i saj - "Vajza aulonase",
një skulpturë "hyjnesh" 87 cm., e gdhendur nga mjeshtër
vendas me gurin gëlqeror të Kaninës, që simbolizon
veshjen e grave ilire.
Emrin e qytetit - Skelë të
Aulonës së lashtë e gjejmë të
përmëndur në shek.II e.s., nga shkrimtari Lukani dhe nga
gjeografi Aleksandrin Ptolemeu. Këto të dhëna burimore
përputhen me të dhënat e tjera të
përafërta, siç janë dëshmitë
arkeologjike për një kështjellë, port e
bankinë të madhe (kështjella e Jangjeçit,
Triport), që kanë ekzistuar ndoshta kur lumi Vjosa e kish
grykëderdhjen aty në Lagunën e Nartës. Por,ndoshta
kur Vjosa u largua në drejtimin verior,Triporti humbi
mundësinë dhe rëndësinë. Pikërisht
në këtë kohë duhet të ketë origjinën
Aulona port i spostuar në JL, e cila del si skelë -
qëndër tregëtare - dhe Kanina - qëndër
administrative - ushtarake në shek. VI e.s. Fakti që në
shek.V-VI e.s., ka pasur në Vlorë edhe një peshkop,varur
nga metropoliti i Durrësit, tregon se Aulona ka qenë
vendbanim me rëndësi. Këtë e mbështet edhe
zbulimi i viteve të fundit i traktatit të murit rrethues
mbrojtës, fortifikues në qëndër të qytetit
të sotëm të Vlorës (pranë monumentit të
Pavarësisë) si dhe zbulimi i disa dëshmive të reja
për ekzistencën e molit të vjetër, në
afërsi të stacionit të trenit.

Gërmimet e
fundit në Kaninë dhe Himarë kanë dhënë
dëshmitë e tjera për kulturën ilire të
antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme,
për autoktoninë dhe vazhdimesinë iliro-arbërore dhe
mesjetare shqiptare. Në shek. VI e.s., dhe vazhdimisht gjatë
mesjetës, Aulona përmëndet në listën e
qyteteve bregdetare si port i rëndësishëm, me detari
të zhvilluar, që tregëton vaj ulliri, kripë,
valanidh, lëndë drusore, ullinj si dhe panairet që
bëheshin në afërsitë e Vlorës, ashtu edhe
në vende të ndryshme të Europës. Edhe në
grykën e Vjosës ishte skela e Spinaricës, ku zhvillohej
tregti dhe aty ishin të pranishëm edhe konsuj tregtarë
të Raguzës, Venedikut etj.
Në mesjetë Vlora dhe
viset e saj ranë nën pushtimin normand më 1081, më
pas nën pushtimin e Venedikut më 1205 dhe atë të
sundimit të Hohenstaufenëve gjerman, siç e
përshkuan edhe Jireçeku në studimin e tij.
Si
një qëndër e zhvilluar dhe e kulturuar Vlora shfaqet
edhe në mbrëtërinë e Arbërisë më
1272, ku kronikat e kohës shënojnë lulëzimin e
zejtarisë, tregëtisë, blegtorisë dhe
pemtarisë, të përfshirë si despotat më vete.

Një
rol të madh në jetën politike, ushtarake e
shoqërore të Vlorës, ka lozur edhe familja e madhe
Arianitët, të cilët përmënden në shek.XI,
nëpërmjet të parit të tyre Arianit Komnen Golemi
Topisë, sidomos në shek. XV-XVI. Një nga figurat e
shquara të shek.XV është Gjergj Arianiti, i cili
organizoi qëndresën kundër pushtuesve osman më
1431-1432 e më pas në grykat e Labërisë. Me
bëmat e tij, Gjergj Arianiti mori përgëzimet e Fuqive
të Mëdha të Europës të asaj kohe. Edhe pse
ishte aleat me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe vjehrri i tij,
pasi Donika, e bija e tij u martua me Skënderbeun, Gjergj Arianiti
ishte i pavarur në zoterimet e tij në jug dhe në
Shqipërinë e Mesme. Në Kuvendin e Lezhës, më 2
Mars 1444, për t'i bërë ballë rrezikut të
pushtimit osman, Gjergj Arianiti u rradhit ndër të parët
krerë sundimtarë shqiptarë, në këtë
lidhje ushtarake mbarëkombëtare. Në shek.XV-XVI
pushtuesit osman e kthyen portin e Vlorës në një nyje
të rëndësishme të Adriatikut për pushtimin e
Italisë.
Në regjistrin turk të vitit 1520
shënohen 701 familje vendase dhe 531 familje çifute. Kjo
dëshmon për një klimë paqësore e
tolerancë ndaj çifutëve në qytet në një
kohë kur gjetke ata persekutoheshin egërsisht. Kështu
qyteti përmblidhte 6300-6500 banorë. Nga Vlora u nisën
fuqitë ushtarake osmane kundër Italisë së Jugut,
më 1480, kundër kryengritjes së himarjotëve më
1492 dhe shërbeu si bazë e sulltan Sulejmanit kundër
Korfuzit, më 1537. Po në këtë vit u ndërtua
kështjella e qytetit (aty ku sot ndodhet stadiumi "Flamurtari"),
gurët e së cilës u morën nga kështjella e
Jangjeçit në Zvërnec dhe nga muri rrethues i
Aulonës.

Në shek.XVII-XVIII Vlora ishte një nga
limanet më të rëndësishëm të
Shqipërisë së Jugut, pas Prevezës, pasi gjiri i saj
u siguronte anijeve mbrojtje nga stuhitë. Në skelën e
Vlorës ishin ndërtuar depo të mëdha për
grumbullimin e prodhimeve buqësore e blegtorale të
fshatarësisë, ku përfshiheshin zona e Beratit,
Gjirokastrës dhe Myzeqesë. Në eksportin e tij ky qytet
zhvillonte tregti më Triesten, Venedikun, Vjenën, Korfuzin,
Stambollin, Izmirin, Breshian, Barin, Manastirin, Janinën,
Maltën e Qipron. Në portin e Vlorës hynte rregullisht
çdo javë vapori austriak "Lloid" dhe ai italian "Pulja",
të cilët vetëm për vitin 1904 kishin kryer
respektivisht 224 dhe 181 hyrje-dalje. Vlora eksportonte: vaj ulliri -
20.000 fuçi, ullinj të vjelur - 11.000 barrë,
kripë - 1.5 milion kilogram, lesh të palarë - 15.000
okë, lëkurë qengji e lepuri - 20.000 copë, breshka
- 40.000 copë, shushunja, shpende, dele, kuaj, mish të
therur, peshk të kripur, vezë peshku, serë, asfalt,
misër, tërshërë, thekër, fasule, dru zjarri,
valanidh, mjaltë të bardhë Kanine, verë të
Nartës dhe verë "Vlosh" të Vlorës.

Një
artikull i kërkuar ishte edhe stralli i gurores së
Drashovicës, që përgatitej me blloqe dhe ashkla.
Për eksport, gëzofet prej lëkure, velenxat dhe brucat
labe ishin artikuj mjaft të preferuar për Istrien, Triesten
dhe vendet alpine...Ulliri i markës "Vlonjak", që ishte
më i lashtë se marka italiane dhe frënge, dallohej
për prodhueshmëri të lartë, vaji dhe regjie
lëkure. Në vitin 1900 Vlora regjistronte mbi 100.000
rrënjë ullinj.
Vlora njihet si një vatër e
rëndësishme e patriotizmit ndër shekuj, ku
përpjekjet për liri, pavarësi dhe prosperitet kanë
qenë në shpirtin e çdo vlonjati.
Luftrat
kundër pushtimeve të huaja dhe përpjekjet për
përhapjen e arsimit shqip bënë që në
Vlorë të krijoheshin shumë shoqëri patriotike.

vitet 1908-1912 klubi "Labëria" u bë një vatër e
ndezur e përpjekjeve për pavarësinë e vendit dhe
luftën kundër pushtuesve xhonturq. Kryetar nderi i këtij
klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. Çelja e shkollës shqipe
të Muradies (7 Gusht 1908) ishte një ngjarje e shënuar
në jetën arsimore të Vlorës.
Por ngjarja më
kulmore e qytetit të Vlorës ishte 28 nëntori 1912 kur
plaku i urtë e diplomati i shquar Ismail Qemali, së bashku me
delegatët e ardhur nga vise të ndryshme të vendit,
shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe
njëkohësisht ngriti flamurin kombëtar në
Vlorë. Kështu Vlora u bë kryeqyteti i parë i
Shqipërisë së pavarur.

Më 25 dhjetor 1914
Vlora u pushtua nga imperializmi italianë. Pas zgjerimit të
pushtimit italian nisi rezistenca kundër pushtuesve. Në vitin
1920, pas Kongresit të Lushnjes, u krijuan Komiteti "Mbrojtja
Kombëtare" me kryetar Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat
luftarake në Luftën e Vlorës. Lufta e Vlorës
është një nga epopetë më të lavdishme
të shqiptarëve. Vlora u kthye në "Termopilet" e
Shqipërisë, siç thoshte patrioti Halim Xhelo.

vitet 1920-1924 Vlora u përfshi në rrjedhën e
proçeseve të demokratizimit të jetës së
vendit. Këtu u krijua Federata "Atdheu" (1921) dhe dega e
shoqërisë "Bashkimi" (1922). Një rol të madh
në këto vite ka lozur edhe shtypi me gazetat "Politika",
"Mbrojtja Kombëtare", "Fjala e Lirë", "Shpresa
Kombëtare" etj që botoheshin në Vlorë.

Luftën e Dytë Botërore Vlora u bë një nga
vatrat e rëndësishme të Lëvizjes Antifashiste
Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashist. Ajo
mbajti një barrë të madhe të Luftës dhe
kontributi i saj ishte i shquar.

Historia e Vlores Vlora2
lela
lela
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 25
 <b>Piket</b> Piket : 46
Regjistruar : 26/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi