Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Manastirit

Shko poshtë

Historia e Manastirit Empty Historia e Manastirit

Mesazh nga Geri Tue 4 May 2010 - 5:04

100-vjetori
i ABC-se, Manastiri *hap krahet*
Manastiri
ka veshur petkun e festes. Vetem pas pak ditesh ketu do te festohet me
madheshti 100-vjetori i alfabetit shqip. Qendroj perpara nderteses
historike ne oborrin e gurte te saj para kesaj porte historike, ndersa
pyes veten *Vertet ketu lindi alfabeti yne?!* …Ate 14 nentor te vitit
1908 kur delegatet nga tere trevat shqiptare kaluan kete prag, frynte
ere dhe binte debore, e cila i kishte veshur kesulen e bardhe Pelisterit
piktoresk duke i dhene nje hijeshi te vecante ate dite Manastirit. Te
gjitha trevat shqiptare e ndjene se kishte filluar nje kohe e re, koha e
te mesuarit te gjuhes meme me shkronjat e saj, qe shqiptaret e kishin
ruajtur ne shekuj si gjuhe qe flitej, por nuk shkruhej. Te moshuarit ua
kishin transmetuar me te rinjve brez pas brezi, ndersa ato dite te
jashtezakonshme hodhen themelet e endrrave te shqiptareve per gjuhen e
tyre. Ne oret e para te mengjesit, para kesaj ndertese historike ishin
grumbulluar mijera shqiptare qe te ftohtin e madh e peballonin mes
kengeve dhe valleve kombetare. Kostumet shumengjyreshe nga te gjitha
trevat shqiptare dhe hareja te jepnin idene se aty zhvillohej nje dasme e
madhe. Para nderteses, ne te dyja anet e lumit Draguar, pervec
qytetareve, ishin rreth 100 nxenes shqiptare, te cilet mesonin ne
shkollat e mesme te Manastirit. Ne keto gjimnaze kishte edhe 4-5
profesore shqiptare, midis tyre edhe Bajo Topulli, zv.drejtor i njerit
nga gjimnazet turke te Manastirit. Kenga dhe vallja pushoi duke u kthyer
ne ovacione te zjarrta kur filluan te vijne delegatet prane nderteses.
Ne sallen e Kongresit, rruga drejt bashkimit Ne
sallen e madhe u futen delegatet pjesemarres te ardhur nga te gjitha
trevat e Shqiperise, si dhe nga komuniteti shqiptar ne Rumani, Itali,
Greqi, Turqi, Amerike etj. Ne Kongres moren pjese pjesemarres te cdo
feje, njerez te ditur qe erdhen ne kete Kongres per nje qellim te madh
kombetar. Kryetar i Kongresit u zgjodh me vota te fshehta Mithat
Frasheri, nenkryetar Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qiriazi. Diten e trete
te punimeve u krijua Komisioni i Alfabetit te Gjuhes Shqipe dhe kryetar i
ketij komisioni u zgjodh poeti Gjergj Fishta me anetare te tjere Ndre
Mjeden, Luigj Gurakuqin, Sotir Pecin, Bajo Topullin etj. Kongresi i
Manastirit u nda ne kater grupe dhe tri dite rresht punuan vecmas.
Grupet paten diskutime te gjata dhe te ashpra per te zgjedhur variantin e
secilit grup, madje debati zgjati saqe u rrezikua edhe kompromisi. Por
kembengulja e Ndre Mjedes coi ne arritjen e nje kompromisi te madh
historik. Ne procesverbalin origjinal te Kongresit lexojme: *Te
nesermen, para se te fillonte punimet kongresi Dom Ndre Mjeda shkoi tek
Mithat Frasheri dhe i paraqiti dy alfabete. Zoti Frasheri, pas nje
diskutimi te shkurter ngeli i kenaqur dhe i tha Mjedes qe keto dy
variante ti paraqiteshin komisionit. Shfletojme
dokumentacionin e Kongresit, flete te zverdhura nga koha, por qe
shndritin nga idete. Aty ndodhet edhe kumtesa e Gjergj Fishtes qe njihej
si Homeri shqiptar. Fjale zemre qe prekin zemrat e te gjithe
delegateve: *Vellezer nuk kam ardhur ketu qe te mbroj asnje alfabet, por
qe te gjithe se bashku te krijojme nje alfabet te perbashket. Jemi ketu
jo per tu percare, por per tu bashkuar...* dhe ne fund te fjaleve, nje
perqafim ngrohtesor ne foltore me lot ne sy nga kleriku mysliman, Ibrahim
Efendiu… Mjeda, teper i emocionuar e ndez sallen
kur ngrihet dhe reciton vargjet e tij, te skalitura mjeshterisht:
*Permbi za qe leshon bilbili/ Gjuha shqipe mshungullon/ Permbi ere qi
nep zymbyli/ Pa da zemren ma ngushellon… Aty jane
kujtimet e Mihal Gramenos, i cili kete moment historik e pershkruan
keshtu: *Ah, me sa gezim e pritem kete dite te Kongresit tone te ABC-se,
sepse ky kongres nuk ishte thjesht nje kongres gjuhetaresh, por nje
kongres kombetar per ceshtje te rendesishme te levizjes sone kombetare*.
Cfare ka mbetur sot nga Manastiri i Kongresit?
Qyteti historik i Manastirit, ashtu si 100 vjet me pare, pret
shume miq dhe te ftuar per te festuar kete ngjarje te madhe historike
per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne. Shume njerez kane sjelle ne
dhomen-muze te kongresit relike. Kryetari i Shoqates se Historianeve
Shqiptare ne Maqedoni, prof. Nebi Dervishi, ka sjelle ne muze foto te
rralla te 11 anetareve te komisionit te Kongresit te Manastirit te
papublikuara me pare, nje abetare e vitit 1909, qe mban firmen e
Parashqevi Qirjazit, nje fjalor te Sami Frasherit, i botuar ne vitin
1901. Por, tek shetit neper Manastir, kete qytet i cili ka mbartur shume
ngjarje historike per shqiptaret, eshte e veshtire te gjesh gjurmet e
kohes se shkuar. Nga shtypshkronja Universale qe shtypi abetaret dhe
librat shqip, nuk ka mbetur as nam, as nishan. Edhe pse familja Qirjazi
me pese anetaret e saj kane dhene kontribut te jashtezakonshem per kete
ngjarje historike ku u ngrit shtypshkronja dhe mbajti delegatet ne
hotelin e saj te Germenjeve, nuk ka asnje rruge me emrin e kesaj
familjeje ne Manastir. Ndertesa historike e Kongresit te Manastirit
ishte ne gjendje te mjerueshme dhe gati drejt rrenimit. Nje nderhyrje e
para disa koheve me pare shpetoi rrenimin e saj. Kati i pare i nderteses
historike i eshte shitur per biznes ish-prefektit te pare te
Manastirit! Ajo qe ka mbetur si gjurme ne Manastir dhe qe nuk mund te
zhduket, eshte vetem fusha e Pellagonise qe na kujton te paret tane,
pellazget. ABC-ja e Manastirit e 14 Nentorit 1908 do te mbetet ne
qiellin e gjuhes dhe kultures shqiptare si ylli i mengjesit. Skica
e Poradecit Poeti i mirenjohur Lasgush Poradeci,
atehere nxenes ne vitin e pare te kolegjit rumun ne Manastir, ne nje
skice te tijen (qe mund te jete krijimi i tij i pare), e pershkroi
keshtu kete moment: *Ishte nje i ftohte i madh me debore dhe ne prisnim
ne te dyja anet e lumit Draguar qe nanuriste me qetesi perendie. Pas pak
castesh filluan te vijne delegatet. Vijne me radhe llandonet me nga
kater kuaj secili, te zbukuruar me flamuj kombetare dhe kuajve iu kishin
lidhur fjongo kuqezi neper kembe. Siper mbi nje karroce fluturonte nje
korb. Ndalon karroca dhe prej saj del Cerciz Topulli. Me pas ai mori ne
shenje korbin, duke share ashtu sic shajne burrat kur korbi ra para
kembeve te Mihal Gramenos. *Te lumte Cerciz, - i thote Mihali. -
Kongresi i ABC-se do te na veje mbare*



Historia e Manastirit Dokumentiimanastirit3zy
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Manastirit Empty Re: Historia e Manastirit

Mesazh nga Geri Tue 4 May 2010 - 5:05

Artikulli kryesor

Manastiri
ka qenë kryeqendër gravituese e Vilajetit të Manastirit, i cili ka
përfshirë një sipërfaqe prej 22.000 km katorë dhe, në të cilin bënin
pjesë tokat shqiptare të Iliridës gjër në Elbasan.



Manastiri është qytet i hershëm mesjetar i banuar nga popullsia
arbërore. Ky qytet është ngërthyer në arteriet më të rëndësishme të
Ballkanit mesjetar. Në këtë qytet janë të njohura karavanet tregtare, të
cilat ekspozonin mallrat dhe produktet nga Lindja dhe Përëndimi.Duke
qenë se Manastiri ka paraqitur një pozitë tejet strategjike në Ballkan,
pushtuesit otomanë pas betejës së Savrës (Lusnjë) kundër Balshës II, iu
sulën Manastirit dhe Kosturit si qytete, ku do të mund ta përqëndronin
ushtrinë e tyre për pushtime të mëtutjeshme.Manastiri si një nga qytetet
më të rëndësishme të Ballkanit Jugor dhe në veçanti të Shqipërisë,
është pushtuar kopaskohe nga pushtues të ndryshëm të huaj: Perandoria e
Nikesë (Azi e Vogël), Perandoria Bizantine (formacion pasues i
Perandorisë Bizantine të hershme), Perandoria Bullgare e mbretit Asen
dhe nga Perandoria e Car Dushanit.



Manastiri është qyteti i dytë për nga madhësia në Republikën e
Maqedonisë. Shtrihet në pjesën jugpërëndimore të këtij vendi.Në Manastir
gjendet potenciali më i madh ekonomik pas qytetit të Shkupit. Manastiri
është qendër e industrisë së materialit ndërtimor, e industrisë
metalpërpunuese. tekstilit, lëkurës, ushqimit, etj.





DEMOGRAFI


Shqiptarë ka kryesisht në rrethinë të Manastirit, pra në fshatra
është përqëndruar pjesa më e madhe e shqiptarëve. Ndërkaq, popullata
shqiptare brenda qytetit të Manastirit, ka pësuar paksa rënie për arsye
që tashmë dihen. Manastirin vetëm gjatë decenies e kanë lëshuar një
numër i madh shqiptarësh të cilët emigruan në Turqi, Rumani, Bullgari
dhe në vende përëndimore të Evropës. Duke u nisur nga ky fakt, në
deceniet e fundit është rritur popullata sllavo maqedonase, jo si
rrjedhojë e shtimit të lartë, por ardhjes nga viset e tjera të
Maqedonisë Lindore për në Manastir ku kanë siguruar punësim solid dhe të
mira materiale


KULTUR


Gjatë fillim shekullit XIX, Manastiri ka qenë një nga vatrat
kryesore të klubeve shqiptare, të cilat aspironin përhapjen e arsimit
shqip kudo ndër shqiptarë. Pas revolucionit xhonturk (1908), duke
përfituar nga koncesionet e vogla që i bënë në fillim xhonturqit,
Manastiri bëhet çerdhe e vërtetë e klubeve shqiptare, patriotëve
shqiptarë dhe shtypshkronjave të librave në gjuhën shqipe. Në këtë qytet
shqiptar u mbajt Kongresi i Manastirit (1909) i cili vendosi për një
alfabet të njësuar të gjuhës shqipe. Mbas Luftërave të përgjakshme
ballkanike, Manastiri u pushtua nga hordhitë serbe të cilat bënë mizori
të papapara mbi popullsinë shqiptare të Manastirit. Manastiri poashtu
njihet edhe si një nga qytetet shqiptare, i cili e ka mbështetur
Kryengritjen e Ilindenit (Ilirdës) (1903) e cila i siguroi Republikës së
Krushevës një autonomi të shkurtër. Në këtë qytet janë takuar
shpeshherë përfaqësuesit patriotë shqiptarë si Çerçiz Topulli, Bajo
Topulli, Mihal Grameno, Nazmi Bej Resnja me krerët e rezistenëcs
maqedonase


Kongresi i
Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe


Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të
ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll.
Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin
aspak të pranueshme për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës
kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste
"Bashkimi" në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për
diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte
fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 Nëntor 1908 në
Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.Në këtë
kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e
Shqipnisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi,
Turqi, Egjypt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat
Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mithat Frashëri ishte në atë kohë
redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria.
Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës
së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe
11 antarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fese
moslemane, katolike, ortodoksë, protestant, njerës të ditur dhe te
gjithë erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të madh
kombëtar.Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga
Shkodra, preku të gjithë pjesmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte
para të gjithëve. Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha jonë
Shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por
me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj otomanëve
qoftë ndaj grekërve. Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë
alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me
alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona.
Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në
Janinë për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për
të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë
të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha
shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatiet e
tyre, vendosmëria e delegatë vepër t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte
haptazi një shpallje kulturore e panvarësisë, gjë që nuk kaloi pa u vënë
re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatët e
tyre sllavë.


Ndre Mjeda,
një studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës
shqipe në atë kohë:


Përmbi za, që lëshon bylbyli,

Gjuha shqipe m'shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundë e majë nji asht Shqipnia,
e nji gjuhë t'gjith na bashkon.


Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një
grup tregëtarësh atdhetar moslemanë shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit
shpejtë u bë e njohur në të gjithë Shqipninë si shpërndarëse e librave
dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17
vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në
lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavëshme Bashkimi i Kombit
si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.Ndërkohë çështja e gjuhës
shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin
pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe. Babë Dudë Karbunara (1842-1917) i
lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin.
Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës të lexonte
ungjullin në gjuhën shqipe dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga
eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërrë
shtëpinë. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip
në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipninë e jugut për
përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e At Stath
Melanit ra në sy të autoriteteve turke. Tri herë turku ja dogji
shtëpinë dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Më 24 Dhjetor 1917
At Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, të
cilët e vranë duke i prerë kokën At Stath Melanit.



Petro Nini Luarasi (1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar
që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i
shkollës së djemëve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati në
fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 Shtator 1892, peshkopi i
Kosturit Fillaterri nxorri një lajmërim me titull "Mallkimi i shkronjave
shqipe". Më 1909, qeveria turke mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe
dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjitha librat, dokumentat dhe
letërsia shqipe. Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për
të marrë flakë nga çasti në çast. Për atdhetarët shqiptarë u bë më se
nuk do t'i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më
parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia
shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura
nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatë, gjatë punës për
krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptar u ndeshën me
tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e
të hollave dhe mungesa e mësuesve të shkolluar.Shuma të vogla por të
dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më
të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e
tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të shkolluar të gjuhës shqipe. Për
të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër
Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipnis, nga data 20 deri 27 Gusht të
1909. Në këtë Kongres tetëditore, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes
arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube
shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet "Shkolla Normale në
Elbasan" një shkollë gjashtëvjeçare për pregatitjen e mësuesve të rinjë.
Njerës të mësuar në Universitetet e huaja Evropjane u gjetën dhe u
caktuan për të formuar trupin pedagogjik.


Klubi
i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve
Shqiptare në Shqipni dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte pëhapja e
gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politik. Klubi korçar
"Përparimi" u caktua si qëndra financiare, që do të adimistronte ndihmat
dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore
dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit.
Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe
në shkollat e huaja, të përhapura anemban Shqipnis. Më 18 Nëntor 1909 u
bë thirrja haptazi, "Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen,
para, para e më shumë para". Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli
i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo,
me ose pa mjetet e përshtatëshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të
pregatiste pionierët e arsimit për Shqipnin që po rilindëte. Drejtori i
parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi që vite më vonë kjo shkollë u
pagëzua me këtë emër. Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143
nxënës.


Shpërthimi i
shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqëve të gjuhës
shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe,
që botoheshin në Shqipni dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit.
Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky
shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar
shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlonë atdhetarët e ndershëm
arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse
drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipnia, nga frika e vrasjes. Në
Gjinokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në
kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë
shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Zhonturqit i kishin vënë detyrë
vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që
punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.



Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi
mosleimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu
si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e
atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perendimore ishte një përçmim
për fenë moslemane. Njerës të paditur dhe injorantë formuan me
mbështetjen edhe të Qeverisë së Zhonturqëve në Stamboll shoqërinë
Mahfeli me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në
shqip. Në fundë të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës
shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anemban vendit.
Gjithashtu, nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të
shkruhet vetëm me shkronja arabe. Shoqëria reaksionare "Mahfeti" me
mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me
gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një
miting proteste, ku 7000 njerës protestuan kundra përdorimit të
shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat
vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 mijë vetë dogjën në qendër të
qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe, të dërguara nga
Stambolli.Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut,
Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në
Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim
në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60000
katolikë dhe mysliman të ndershëm shqiptar, nga Malësia e Madhe,
organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të
shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë,
Tepelenë, Frashërë, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t'ia dinin.
Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u
vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronjua latine
dhe protestat kundër vendimit të padrejt të Qeverisë Turke.


Gazeta
atdhetare "Shkreptina" e Kajros botoi një momerandum të hartuar nga
kryengritësit që luftonin në malet e Shqipnis. Në të theksohej se
qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të
luftuar për ‘'lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin
kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga
qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e
gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte
me mesazhin: “E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e
perandorisë Otomane le ta dijë mirë se t ë gjithë shqiptarët, gegë e
toskë, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri
kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri”.


Edhe
në këtë luftë, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues,
por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis
pengimeve, nga armiqtë e afërmt dhe të largët, shkolla shqipe fitoi nga
veriu e deri në jug të Shqipnis dhe pregatiti breza të rinjë
atdhedashës. Megjithëse ky zhvillim kulturor ishte përfytyruar si jo i
dhunshëm, shpejt ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm. Që
shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal
Vlona, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësinë e Shqipnisë më 28
nëntor të 1912 në Vlorë. Mbas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe
Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara nga shumica
popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavët. Të gjitha dyqanet dhe librat
shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët,
disa u burgosën. Popullata moslemane shqiptare u detyrua të braktiste
qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare që
mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u nënshtruan duke humbur
dinjitetin e tyre shqiptar.


Historia e Manastirit Kongresi-i-manastirit
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Manastirit Empty Re: Historia e Manastirit

Mesazh nga Geri Tue 4 May 2010 - 5:06

Kongresi
i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar


Veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore
dhe gjithë proçeset që shkojnë në favor të çështjes kombëtare kanë patur
momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të domosdoshme për
kohën dhe rrethanat ku edhe ishin të krijuara ose të inicuara, dhe, ka
patur momente kur kanë patur rrënie, rrënie jo nga vet koha, por zhdukje
me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e idealeve. Në periudhën
para 1908, dimë se në çfarë kushte kanë punur atdhetarët tanë, sidomos
ata që merej me aktivitete letrare ose kulturore. Duke marrë parasysh se
territori shqiptar ka qenë i ndarë në 4 vilajete, ai i Kosovës, i
Shkodrës, Janinës dhe i Manastirit, secili vilajet ka patur nga ndonjë
ose nga pak më shum figura me të cilët ne sot mburremi dhe do të
mburremi edhe më tepër sikur ta dimë saktësisht mënyrën të veprimitarisë
së tyre. Dua të them, që të gjithë në mënyr të vet kanë punuar duke iu
përshtatur kushteve dhe rrethanave. Atdhetarët e Shkodrës e përdornin
alfabetin e “Agimit”, gjithashtu edhe ata të Kosovës ose gegët me një
fjal shërbeheshin me alfabetin e lartpërmendur. Toskët ose banorët të
vilajeteve dy që na mbetën shërbeheshin me atë latin dhe ai i Samiut ose
i “Stambollit”. Ishte vështirësi për botuesit të librave, sepse ishte
rëndë për t’u gjetur shtypshkronjë e cila i përmban këto germa, përveç
ajo e alfabetit latin, për të cilin alfabet ka patur shtypshkronja në
tërë Evropën. Dallimi që ka ekzistuar ndërmjet alfabeteve të ndryshme e
bëri që të sillet vendim për krijimin e një alfabeti, një për të gjithë
dhe i pranishëm nga të gjithë. Fjala vjen, kur erdhi momenti që të tre
alfabetet të bashkohen në një, sepse, sipas planit të Kongresit, duhej
që të formohej një alfabet, një kombinim nga ata që ekzistonin dhe
alfabetet ekzistues të liren mënjanë, kjo solli pra edhe mosmarëveshjet
ndërmjet përfaqësuesve ose themeluesve të alfabeteve në fjalë, sepse
secili e mbronte të vetin. Ka qen tepër vështirë që të sillej vendim i
cili do t’ia plotësonte dëshirat të gjithëve. Edhe vet themeluesit të
alfabeteve të ndryshëm nuk ishin më faj që pa bashkëpunim krijonjin
vepra individuale, sepse të rihej dhe të pritej kaq kohë d.m.th. deri më
1908-ën ishte mëkat dhe dobësi e madhe për letërsinë shqipe, sepse,
rrethanat ishin të tilla që ishte patjetër për të botuar libra dhe
punime të ngjajshme. Ishte medoemos, sepse gjuha nuk përparonte, shkolla
nuk ecte përpara, punimet nuk do të kishin vlerën e tyre pa një alfabet
të vetëm. Ky pra ishte hapi i parë drejt bashkimit etnik duke parë nga
një aspekt. Nëse vazhdohej në këtë mënyrë dhe të mos ish krijuar një
alfabet i ri si që ishte ose si që është ky i Manastirit ose alfabeti i
“Bashkimit”, a vall sot ne shqiptarët do të ishim në këtë gjendje? Është
realitet kur themi se alfabeti ne bashkoi. (na bashkoi si komb e jo
teritorialisht) Në atë periudhë ishte rëndë dhe e palogjikshme që një
njeri të mund të paramendojë se çfar mund të ndodhte me botën shqiptare
sot, ose mbas 100 vjetëve. Ose kemi patur fat që u soll vendim për
përdorim të alfabetit latin, ose ata të cilët e përmbanin kishin patur
vizione të zhvilluara dhe burrërisht qendruan prapa interesave
mbarkombëtare. Me vetë themelimin të Alfabetit të Manastirit, shqiptarët
treguan se janë popull i civilizuar, po i afrohen botës së qytetërimit,
një alfabet i njësuar ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Duke
lexuar mjaft vepra dhe fejtone lidhur me këtë temë, si nga autori Reshat
Nexhipi, Tomor Osmani, etj., konstatova se meritat më të mëdha për
bashkimin të tre alfabeteve pa tjetër që i ka patur dhe i ka klubi
“Bashkimi”, por ai që e nxiti edhe më tepër punën del se është Gjergj
Fishta. Kjo vërehet kur ai paraqitet në foltore dhe drejtohet para të
gjithëve me fjalët: “S’kam ardhur që të mbroj asnjë alfabet, por, të
mbroj një alfabet të përbashkët”. Me fjalët e tij, në punimet e këtij
Kongresi, tregoi që nuk kish ardhur për të përçarë por për të bashkuar.
Dhe ai që e kuptoi dhe që e ndjeu vlerën të këtyre fjalë sma mer mendja
që se ka përmbajtur një alfabet të përbashkët. Nuk ishte gjë e rastit
kur një nga të pranishimit, fjala vjen, kleriku musliman Ibrahim Efendiu
del në foltore dhe me lot në sy e përqafon Gjergj Fishtën duke e
kuptuar rëndësinë të fjalëve të tij. Por, kishte të tillë që e mbronin
të veten, dhe ishte e logjikshme që ta mbrojnë, sepse, ende nuk kuptonin
se çfar do të fitohet me alfabetin latin, ndërsa këta që ishin
organizator, ose ideologëve që iu kujtua nuk mundnin të shprehen haptas
për shkak të prezentës të mjaft “jabanxhinjëve”, si që ishte valiu i
Manastirit, etj. Rymat sundonin rreptë duke i mbrojtur alfabetet
vendase. Përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për të zgjidhur çështjen e
një alfabeti të vetëm u dendësuan shumë. Por, në mënyrë direkte ose
indirekte u pajtuan pothuajse të gjithë dhe fund i fundit, shqiptari kur
është në pyetje interesi kombëtar nuk e kursen as veten. Shkurt,
vendosmëria e delagatëve, synimi kah perëndimi i intelektualëve shqiptar
ishte aq i fuqishëm sa që si dilte për ball as propaganda greke, sllave
dhe as ajo turke. Dhe në fund delegatët nuk u dëshpëruan, përkundrazi
atë zgjidhje që i dha Kongresi i Manastirit, mësimin e alfabetit të
shqipes, e konsideronin si një fitore të madhe që arriti që t’i bashkoj
shqiptarët dhe kështu t’u japë një shtyllë të fuqishme gjuhës dhe
shkollës. Bashkim i Gegërisë dhe Toskërisë. Theksova pra më sipër ce ka
patur edhe momente të rënies, këto ishin pra ato momente të rënies,
diçka që e ke kriuar vet, me sakrifica të mëdha, duke menduar se ajo
është e vërteta, duhet në një moment ta hedhësh ose ta lësh prapa në
histori. Politika e armikut e cila i perngjante tepër asaj “përça dhe
sundo” u zhduk nga atdhetarët të cilët pa rezervë dhan kontribut për
bashkimin e popullit. Pra, ka patur metëvërtet momente të rënda të
papërshkruara, dhe mos themi edhe njëher se çfar bën shqiptari kur është
në pyetje interesei kombëtar. Tani do të këthehem prapa. Çfar do të
ndodhte me shqiptarët nëse Kongresi mbaronte pa efekt? Çfar mendimi do
të kishte për ne bota sot nëse e përdornin alfabetin arab, ose Amerika
dhe Evropa, të jem më i qartë? A vall nuk e përforcojmë tezën për
lashtësinë e gjuhës shqipe me përdorimin e alfabetit latin, e cila tezë
është vërtetuar në institutin e gjuhëve në Zvicër, ku në mënyrë
figurative në formë të një druri, gjuha shqipe e ka vendin ose e mban
vendin e rrënjës? Dhe më në fund thjesht të them, a vall do të
egzistonim si komb? Kongresi i Manastirit nuk e përqëndroi vëmendjen
vetëm në problemin e zgjidhjes së alfabetit të të gjuhës, por edhe në
çështje të rëndësishme politike. U vendos që të shpallej si klub qendror
klubi “Bashkimi“ i Manastirit, ngase luajti një rol të rëndësishëm për
shkrimin dhe shkollën shqipe, i shërbeu ngritjes së ndërgjegjes
kombëtare të popullit shqiptar dhe unitetit të tij. Kongresi i
Manastirit, me atë që e bëri, që krioi një alfabet të ri, jo vetëm që u
mundësoi shqiptarëve të ken një alfabet të përbashkët, por njer për çdo
her u krye problemi rreth shqiptarizmit anemban botës. Një komb, një
gjuhë, një abece. Abece manastirase e cila ndriti historinë dhe ne
gjeneratave të rea nai hoqi atë problem nga koka, rreth asaj çështje
është kryer puna, na mbetet vetëm që ta kryejmë edhe një akt, për të
cilën rilindasit tanë të bekuar ose nuk patën kohë ose nuk mundën,
sidoqoftë ne na mbeti, dhe nuk duhet theksuar, duke menduar se e dinë të
gjithë se për çfar bëhet fjalë, gjë që e mundon çdo shqiptar të
Ballkanit dhe të diasporës. Tani un prap do ta ndëroj temën, ajo nuk
është e ndëruar por do të shkoj disa vjet më pas, në Luftërat Botërore.
Paramendoni sikur gjith shqiptarët t’i bashkoheshin çetave të Xhem
Hasës, ose Ballistëve trima, a vall sot nuk do të kryhej problemi rreth
asaj që duhet ne ta bëjmë? “Një komb, një gjuhë, një flamur, një abece,
një.....” Të fundit, të pambaruarën, i lë lexuesit ta gjejnë.




Kontributi i Skënderbeut dhe Ali Pashe Tepelenës për
shëndrimin e Manastirit në qendër vilajeti dhe në vendlindje të
Alfabetit Shqiptar




Për Kongresin e Manastirit kam shkruar disa herë, madje edhe një
fejton relativisht të gjatë, para disa vjet, prandaj, për të mos u bërë
i mërzitshëm dhe i bezdisshëm, vendosa kësaj rradhe të përqëndrohem
vetëm në rrugën e cila solli këtë Kongres. Gjeneza ose fillimi i kësaj
rruge është mjaft e gjatë, por unë do të filloj nga koha e Skënderbeut e
këtej. Jam i vetëdishëm që titulli i këti shkrimi, shumë lexuesëve, në
shikim të parë, do t’iu duket si apsurd, por nëse kanë durim dhe e
lexojnë me kujdes deri në fund këtë shkrim, do binden në të kundërtën.
Ja pse. Po filloj me Skënderbenë. Kongresi i parë i Manastirit nuk do të
ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendër vilajeti, e, për këtë, në
mënyrë indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarëve, duke
filluar nga koha e Skënderbeut. Pushtuesët osmanë, me të shkelur në
Manastir, shqetsime të mëdha patën pikërisht nga rezistenca në fjalë, në
krye me heroin ynë kombëtar. Ky, përveç asaj që ka dashur Manastiri,
themeluar nga stërgjyshët e tij – Linkestët, mos mbetet në duart e
osmanëve, deshte të hakmeret edhe për helmimin e vëllezërve të vet nga
ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetëdishëm që me forcë nuk do mund të
përballojë dot Skënderbenë, trimërinë e të cilit e kishte njohur derisa e
kishte peng, vendosi ta qetsojë përmes islamizimit të shqiptarëve. Për
ta kryer këtë, patjetër duhej të ngrihen objekte fetare islame në
Manastir. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që xhamia e parë në Ballkan u
ngrit pikërisht në këtë qytet dhe atë, me iniciativën e një komandanti
të shquar turk i cili posa ishte kthyer nga një betejë e pasuksesshme me
shqiptarët e Skënderbeut, vetëm disa vjet pas vdekjes të këtij të
fundit. Pas xhamisë të parë, filluan të ngrihen edhe të tjera, numri i
të cilave, në fund, mbriu në 72, gjë që e shëndroi Manastirin në qendër
më të rëndësishme dhe më atraktive fetare në Ballkan. Për këtë pra, në
mënyrë indirekte, ka kontribuar edhe Skënderbeu dhe rezistenca shqiptare
nëpërgjithësi. Nga kjo që theksova më sipër del përfundimi se
shqiptarët pushtetin osman e rrezistonin më tepër se çdo popull tjetër
që jetonte në Manastir. Me të drejtë, ndonjë nga lexuesit do të dojë të
dijë shkaqet për këtë. Përgjigja ime do të ishte kjo. Historia ka
dëshmuar se ai që rruan pragun e shtëpisë së tij, reziston më tepër nga
mysafiri. Nëse këtë shtëpi rastësisht e përfshin zjarri, mysafiri do
dalë prej saj, për të shpëtuar jetën, kurse i zoti qendron deri në fund
dhe bën çmos për ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetën. Ose, për ta
elaboruar më mirë këtë, do shërbehem me një shembull mjaft të thjeshtë,
por me plot kuptim. Nëse një fëmijë mban në dorë para të veta, vështirë
është që t’ia marrish, e nëse ato para i ka të vjedhura, menjëherë ti
jep dhe ia mbath këmbëve, sepse si ka fituar me djersë. Besoj se u
kuptuam. Por, ti kthehemi Skënderbeut. Manastiri, përveç qendër fetare,
më vonë, u bë edhe qendër ushtarake. Rezistenca e Skënderbeut dhe e
shqiptarëve pas vdekjes së tij, kontrobuoi tepër në këtë drejtim sepse,
edhe pse një pjesë e madhe e shqiptarëve, për ti shpëtuar asimilimit të
egër sllav, përqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman,
kështu që, rezistenca shqiptare nuk u ndërpre. Kjo e detyroi sulltanin
të sjellë forca të mëdha ushtarake, për nevojat e të cilëve u ngritën
objekte të ndryshme ekonomike etj, në Manastir, të cilat këtij qyteti ia
ndryshuan krejtësisht tiparet ose fizionominë, duke e shëndruar në
qendër vilajeti dhe në qytet konsujsh, gjë që, mundësoi që Manastiri të
shëndrohet edhe në Qendër të Lëvizjes Mbarëkombëtare Shqiptare, me vepra
të shumta atdhetare, siç është edhe Kongresi i Alfabetit. Në këtë
drejtim, ka kontribuar edhe Ali Pashë Tepelena. Ky, si kundër
Skënderbeu, përveç që ka dashur Manastiri, si vatër e vjetër ilire, mos
mbetet nën turqit, hakmerrej edhe për vrrasjen e vjehërit të tij,
Kapllan Pashës, të cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenë kokën dhe e
lanë në atë gjendje të mjerueshme disa ditë me rradhë në një shesh të
Manastirit. Kontributi i Ali Pashë Tepelenës për afirmimin e Manastirit,
ka të bëjë edhe me vllehët. Ai, siç dihet, dogji Voskopojën dhe disa
vende të tjera, jo për ti plaçkitur, siç thonë kundërshtarët e tij, por
për t’ia shkulur rrënjët e propagandës greke. Kjo djegie bëri që shumë
familje vllehe nga ato vende, të shpërngulen në Maqedoni, pra edhe në
Manastir. Këta vllehë, njihnin nga disa gjuhë dhe zanate dhe si të tillë
i dhanë impuls të veçantë zhvillimit ekonomik, gjegjësisht tregëtisë
dhe zejtarisë, gjë që edhe më tepër i hapi rrugën Manastirit për t’u
shëndruar në qendër vilajeti, pa të cilin nuk do të mbahej dot Kongresi i
Alfabetit. Ja pse. Manastiri si qendër e rëndësishme ekonomike, u
mundësoi disa familjeve shqiptare, të pasurohen dhe një pjesë të
pasurisë ta shfrytëzojnë në dobi të veprave kombëtare, siç ishte edhe
Kongresi i Manastirit. E them këtë, sepse ky kongres zgjati rreth 10
ditë dhe kërkonte shpenzime të mëdha, të cilat rranë kryesisht në kurriz
të familjeve të pasura, siç ishin ajo e Gërmenjëve, në hotelin e të
cilëve – “Liria”, u mbajt kongresi në fjalë, si dhe ajo e Qiriazëve,
familja më patriotike në mbarë kombin shqiptar dhe në të gjitha epokat
pas asaj të Frashëllinjëve, prej të cilës fitoi frymëzimin e saj
kombëtar dhe atdhetar. Kësaj familje, gjegjësisht, rolit të saj në
Kongresin e Alfabetit, unë i kam kushtuar edhe një fejton të veçantë.
Prandaj, në këtë rast, do theksoj vetëm disa momente më kryesore. Kjo
familje përbëhej prej 5 antarëve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili më
patriot se tjetri. Për këtë ka kontribuar, siç thamë, familja e
Frashëllinjëve, posaçërisht bilbili i gjuhës shqipe – Naim Frashëri. Ky,
veç tjerash, i ka mundësuar Sevasti Qiriazit, të kryejë me sukses dhe
në kohë fakultetin e mësusisë në Stamboll dhe gjatë ceremonisë së
diplomimit, i dha porosi të tilla kombëtare, të cilat ajo i respektoi
dhe i realizoi në maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin
nga 8 gjuhë dhe si të tilla ishin femrat më të emancipuara në Ballkan,
kurse e dyta ishte e vetmja femër në botë, në Konferencën e Paqes në
Paris, më 1919-1920. Librat e Naim Frashërit ishin pasuria më e madhe e
familjes Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymëzuar sidomos Gjerasim
Qiriazi, gjë që shihet edhe në vjershat e tij, siç ishte edhe strofa në
vijim: Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të roj, do t’i zgjoj edhe
ata që flenë, kështu jetën ta mbaroj. Patriotizmi i Naim Frashërit
kishte frymëzuar edhe nënën e Qiriazëve, e cila, edhe pse e pashkolluar,
kontribuoi tepër në shkollimin e fëmijëve të saj dhe e cila nuk lejonte
që në shtëpinë e saj të flitet gjuhë tjetër përveç shqipes, kështu që
aty hynin e dilnin vetëm patriotë të shquar, posaçërisht para, gjatë dhe
pas Kongresit të Manastirit. Në shtëpinë e saj mbaheshin mbledhjet e
fshehta që kishin të bëjnë, jo vetëm me Alfabetin, por edhe me çështjen e
çlirimit të vendit nga sundimi pesë shekullor osman. Për Qiriazët, e
zgjata njëçikë më tepër për të konstatuar se pa këtë familje Manastiri
nuk do të bëhej dot qendra e Lëvizjes Kombëtare, pra, as edhe vendlindje
e Alfabetit shqiptar. Në oborrin e kësaj familje, u ngrit edhe
Shtypshkronja Universale Shqiptare. Për ngritjen e saj u vendos në
Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjë dollën 300 tituj të
shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve të ndryshme shkencore e
tj., në 13 gjuhë të botës të cilat disperzoheshin në të katër anët e
rruzullit tokësor, gjë që çështjen shqiptare e afirmoi tepër në tërë
anët e Globit dhe hapi rrugën drejt Pavarësisë së Shqipërisë. Pikërisht
këtu qendron roli i familjes Qiriaze dhe i Kongresit të Alfabetit, në të
cilin, siç thashë, ra vendimi për ngritjen e Institucionit në fjalë.
Përndryshe, Kongresi i Manastirit ishte urrë midis Lidhjes së Prizrenit
dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Sepse, në Lidhjen e Prizrenit të v. 1878 u
aktualizua nevoja e aprovimit të Alfabetit të përbashkët. Prandaj, jo
rastësisht, vetëm disa muaj pas kësaj, gjegjësisht gjatë vitit 1879, u
krijua Alfabeti i Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami
Frashërit, sepse ky me duart e veta i krijoi gërmat e atij Alfabeti, i
cili u vlerësua lart në Kongresin e Manastirit. Ndërsa, lidhja e
Kongresit me Pavarësinë e Shqipërisë qëndron në faktin që para këtij
kongresi, shqiptarët përdornin alfabete të ndryshme, të cilat, jo vetëm
që pengonin komunikimin normal midis tyre, përmes letrave, por
shkakëtonin edhe grindje, sepse bihej nën ndikim të vendeve nga të cilat
fitohej alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit të Manastirit, pengesat në
fjalë si dhe grindjet, morën fund, gjë që hapi rrugën e trasuar nga
Lidhja e Prizrenit drejt Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u realizua në
të njëjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit, më 28 nëndor,
1912. Me siguri, lexuesve do t’iu interesojë se si ishte atmosfera para
objektit të Alfabetit ditën e fillimit. Ishte 14 nëntori 1908. Dëbora
kishte mbuluar Pelisterin piktoresk dhe kulmet e shtëpive të Manastirit.
Megjithatë, qysh në orët e para të mëngjezit, para objektit ishin
grumbulluar qindra shqiptarë e të tjerë, të cilët të ftohtin e
përballonin përmes këngëve dhe valleve kombëtare, gjë që krijonte
përshtypjen sikur aty bëhet ndonjë dasmë e madhe shqiptare. Para
objektit, në të dy anët e Dragorit, ishin mbledhur edhe më tepër se 100
nxënës shqiptarë të cilët mësonin në shkollat e mesme, sidomos në
Gjimnazin turk të Manastirit që ndodhej pranë objektit të Kongresit. Në
atë gjimnaz kishte edhe 4-5 profesorë shqiptarë, midis të cilëve edhe
Bajo Topulli, zavëndës drejtor i atij institucioni arsimor. Këngët dhe
vallet pushuan në momentin kur filluan të vijnë kongresmenët të cilët
ishin ajka e kombit të atëhershëm shqiptar, siç ishin: Mitat Frashëri –
kryetar i kongresit, kurse më vonë edhe i Ballit Kombëtar, Gjergj Fishta
– “Homeri shqiptar”, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja – dhëndër i Naim
Frashërit, etj. Përqafimet dhe lotët nga gëzimi nuk kishin fund.
Interesant ishte fakti që midis kongresmenëve kishte myslimanë, të
krishterë, synitë, bektashinj, ortodoksë, katolikë, prtotestantë, toskë,
gegë, çamër, labër, etj. Prandaj edhe para objektit ishin të pranishëm
njerëz pothuajse të tëra konfesioneve në fjalë. Pas kësaj ceremonie
madhështore, njerëzit u kthyen nëpër shtëpitë e veta duke pritur padurim
epilogun, kurse pjesëmarrësit e Kongresit hynë në sallën e madhe, e
cila sot nuk ekziston më dhe pas disa mbledhjeve të njëpasnjëshme,
aprovuan Alfabetin. Kështu që, kongresmenët, të shprehem në mënyrë
figurative, lojtën rolin e krushqëve të cilët nga ky objekt, gjegjësisht
nga Manastiri, morën “nusen” më të mirë e cila rreth një shekull po i
shërben dhe sa të jetë bota do t’i shërbejë tërë shqiptarëve kudo që
kanë jetuar dhe do jetojnë paskëtaj. Siç dihet, Kongresi i Manastirit
nuk do të ndodhte pa Hyrijetin. Shtrohet pyetja: Pse këtë ngjarje e
përfituan më tepër shqiptarët, e jo edhe popujt e tjerë. Përgjigja është
kjo. Revolucionin xhonturk që solli Hyrijetin, e filloi dr. Ibrahim
Temo nga Struga në Stamboll, kurse e realizoi bashkatdhetari i tij –
Nijazi Be Resnja më 1908 në Manastir. Pra, pa shqiptarët, nuk do të
ndodhte Hyrijeti. Xhonturqit të cilët u kapardisën në krye të shtetit,
ishin të vetëdishëm për këtë, prandaj s’kishin guxim as edhe fytyrë që
të pengonin Kongresin e Alfabetit, edhepse ky ishte në dëm të
Perandorisë osmane, sepse zavendësoi alfabetin e mëparshëm, turko-arab,
dhe krijoi kushte për Pavarësinë e Shqipërisë, gjegjësisht për ndarjen e
këtij shteti nga Turqia. Nga kjo që thashë gjer tani, del përfundimi se
historia e Manastirit është e pasur me plot ngjarje të lavdishme për
popullin shqiptar. Por, çka mbetur sot nga kjo histori në këtë qytet?
Asgjë. Nga Shtypshkronja Universale s’ka as nam as nishan, edhe pse ajo
ka afirmuar tepër emrin e këtij qyteti dhe sikur të ishte vepër e ndonjë
maqedonasi, kushedi se çfarë përmendore do të vendosej aty. Madje, as
emrin e ndonjërit nga 5 antarët e familjes Qiriaze ku u ngrit ajo
shtypshkronjë nuk e ka marrë, të paktën ndonjë rrugicë e qytetit.
Objekti ku u mbajt Kongresi është në ditë të hallit, gabim ky që duhet
të korigjohet, sidomos tani kur po bëhen përgatitje për manifestimin e
100-vjetorit. Ajo që ka mbetur si gjurmë, të cilën autoritetet
albanofobe s’kanë mundur ta zhdukin, është emri i fushës së Pellagonisë,
që kujton Pellazgët e para 12.000 viteve të kaluara, Heraklea
Linkesits, që kujton fiset ilire – Linkestët dhe Bardhylin, emri i lumit
Dragor, që ka të bëjë me fjalën shqipe dragua, si dhe emri sllav i
Manastirit – Bitolla, që ka të bëjë me fjalën shqipe i butë. Sikur këto
sqarime t’i dinin autoritetet serbe dhe komuniste maqedone, me siguri do
tua ndëronin emrin.
v\:* {behavior:url(#default#VML);} o\:* {behavior:url(#default#VML);} w\:* {behavior:url(#default#VML);} .shape {behavior:url(#default#VML);} v\:* {behavior:url(#default#VML);} o\:* {behavior:url(#default#VML);} w\:* {behavior:url(#default#VML);} .shape {behavior:url(#default#VML);}
Kongresi
i parë i Manastirit

Historia e Manastirit D4_bitola-manastir1908
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Manastirit Empty Re: Historia e Manastirit

Mesazh nga Geri Tue 4 May 2010 - 5:07

Parasqevi Qiriazi

Për në
Kongresin e Parë të Manastirit komisioni pregatitor ftoi edhe motrën
time Sevasti të përfaqësonte shkollën shqipe të vajzavet në Korçë.
Vjeshtën e motit 1908 për shkak të rrethanave politike të krijuara me
shpalljen. e regjimit konstitucional në Turqi, shkolla jonë u çel me një
numër shumë më të madh nxënësish se sa në vjetët e mëparshëm.


Puna e shumtë
për të zmadhuar shkollën dhe internatin e penguan drejtoreshën të
largohet, prandaj ajo më delegoi mua me të drejtën, për të përfaqësuar
shkollën e vajzave të Korçës në këtë Kongres të parë kombëtar, sikundër u
quajt atëhere prej shqiptarëvet.


Siç dihet,
inisiativën e mori klubi i Manastirit *Bashkimi+, i cili u themelua fill
pas Hyrietit, dhe vëllai im Gjergj Qiriazi pati luajtur një rol
kryesor. Klubi i Korçës në këtë mbledhje të shënuar dërgoi përfa-qësues
Mihal Gramenon, Gligor Cilkën, Sami Pojanin dhe Thoma Avramin. Si grua
që isha nuk munda të udhëtoja vetëm, prandaj mora shoqen time Fillomena
A. Bonati të më shoqëronte në atë mision interesant.


Nuk do të
flas këtu mbi vështirësitë që patën hasur im vëlla Gje-rasim Qiriazi me
motrën Sevasti, për të çelur shkollën shqipe të vaj-zavet e për ta
mbajtur hapur njëzet vjet me radhë gjatë sundimit tiranik të sulltan
Hamitit.


Por dua të them
se vetë ne mësueset e shkollës kur dëlnim nga shkolla, Mitropoliti grek
porositte rrugaçët të na shanin "Masonka, Protestante, Papistë" -
megjithëse nuk ishim as gjë tjetër veçse shqiptare patriote. Në një kohë
të këtillë pra kur sundonin kushte barbare për femrat, pa të drejta
politike për ato, dhe gratë muhamedane në rrugë s'mund të delnin pa
ferexhe, do të ishte e parmindur dhe e padëgjuar që një .grua të delte
sheshit në një kon-gnes burrash.


Im vëlla
Gjergji më këshilloi të mos ekspozohesha në kongres e të mos dilja në
tribunë. Megjithatë mua prapë m'u dha një rast i mirë të shërbej në
komisionin që zgjodhi Kongresi për të caktuar abecenë. Ky komision i
bënte mbledhjet në shtëpi të Gjergj Qiriazit.


Nëna jonë,
Maria ishte e pamundur, por unë ndihmoja zonjën e Gjergjit për të pritur
e përcjellë të tetë anëtarët e komisionit, të cilët punonin me ditë të
tëra, të veçuar, për të shikuar çështjen e alfabetit, por edhe dhashë
dorë duke mbajtur shënime për komisionin.


Por kjo puna ime
gjatë kongresit qe e rëndësishme. Ajo që mbeti në formë koirkrete dhe e
dobishme prej dorës sime, punë e frymëzuar prej kongresit të parë të
Manastirit, është botimi i abetares sime të hartuar sipas rregullavet që
vendosi kongresi vetë. Kjo abetare, e para e llojit të saj, doli pas
disa muajve dhe u lajmua prej shtypit kombëtar si një pimë e vlefshme.


"Bashkimi
kombëtar" më 5 të vjeshtës së tretë 1909 shkruante: *Kjo Oibër e vogël
me 32 faqe dhe me 18 fytyra është radhitur bukur e pas methodhës së re
me abecenë që vendosi Kongresi i Manastirit". Abetarja vërtet mbante
çminnin 20 para copa, por e vërteta është se ajo 01 shpërnda gratis jo
vetëm tek të vobektit por edhe në gjithë nxënësit e shkollavet shqipe të
atëhershme.


Që në Kongresin e Manastirit turqit
dhe grekërit treguan planet e tyre ndaj shqiptarëvet. Bënë çmos që të
merret alfabeti arab edhe grek 'për të shkruar gjuhën shqipe.


Për të luftuar
punën e vlefshme të Kongresit të parë të Manastirit dhe për të penguar
mbrodhësinë e popullit shqiptar e të arësimit me gjuhën amtare,
xhonturqit nisën fushatën kundër abecesë shqipe duke botuar një abetare
të tyren me shkronja arabe. E zemëruar ruga kjo punë e keqe e
xhonturqvet kundra abecesë aty për aty shkrova hymnin e alfabetit
kombëtar, i cili u këndua në katër anët e Shqipërisë më 1909.



Alfabeti

1. Sot është
dita, shqiptarë, të ipërpiqemi,

Alfabetin ton' ta mprojmë,
Shpejt o burrani;
Shkronjat tona jan' të arta,
Këto duamë

---------------

Udhëtimin nga Korça në Manastir e bëmë atë kohë në dy
dite Nuk më del nga mendja nata që ngrysëm në han të Stenjas. Katër
burra dhe dy gra në një kthinë trualli pa tavan e pa oxhak. Me rrobat e
udhës e me pallton e madhe krahëvet u mblodhëm të gjithë rreth zjarrit
të ndezur në mes të vatrës me tymin që ntrashej sa më shumë, se s'kish
nga të delte.


Natën e gdhimë me
biseda kombëtare dhe rreth çështjes së abecesë dhe herë herë duke
dëgjuar ndonjë shaka prej Xha Mihalit, i cili ndërsa derdhnim lotë prej
tymit, përpiqej të na bënte të qeshnim. Kur arritëm në Manastir një ditë
para se të çelej Kongresi qemë pa gjumë e të lodhur prej udhës.


Edhe ky
udhëtim edhe kongresi vetë më shtynë të mendohem se ç'duhej bërë për ta
shpëtuar gruan nga gjendja në të cilën kredhej. Përveç abetares dhe
hymnit të alfabetit, vendosa ashtu e heshtur, që kur të kthehesba në
Korçë të ftoja shoqet e mija të qytetit dhe së bashku të fillonim
organizimin të një shoqërie kombëtare për gruan.


Brenda vjetit e
themeluam me emrin *Yll'i Mëngjezit” me qendër në Korçë.


Kjo shoqëri
bëri punë të mirë për të mbrojtur të drejtat e gruas duke mbajtur
konferenca kulturore patriotike dhe duke çelur kurse për të rejat që nuk
vinin dot në shkollë.


Kjo shoqëri nuk u themelua -pa
vështirësi, më thirën dhe në gjyq disa herë. Kundërshtarët e çështjes
shqipe e shpiegonin këtë thirrjen time në gjyq si një turp, sikur të
kisha bërë ndonjë punë të keqe, - "një grua ta bënje veten sa të shpien
në gjyq", - thoshin turkomanët dhe grekomanët. Por unë do ta kisha për
nder sikur të më shpinin edhe hë litar për çështjen shqipe.


Kurrë nuk më
shkonte ndër mend se do të rroja të shoh ëndrrat e mia të realizuara.
Nuk jam më e zonja të marr pjesë në punën e madhe që bëhet për gruan dhe
prej gravet, në këtë zhvillim madhështor të qytetërimit e të kulturës
në Shqipëri, më mbetet të pakën e drejta natyrale të gëzohem edhe unë
për këtë punë të mbarë...

(Marrë nga libri "Alfabeti i gjuhës
shqipe dhe Kongresi i Manastirit", Tiranë 1972)


Kongresi i Dytë i Manastirit (2-3 prill 1910)
Në këtë gjendje të acaruar të marrëdhënieve
shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit për çështjet e kulturës
shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetarët shqiptarë mblodhën një
kuvend tjetër kombëtar, Kongresin e Dytë të Manastirit. Ky tubim u
thirr me nismën e klubit “Bashkimi” të Manastirit dhe i zhvilloi punimet
nga 2-3 prill të vitit 1910.
Në Kongres morën pjesë 20 delegatë, që
përfaqësonin 34 klube e shoqëri të vilajeteve të Shkodrës, të Kosovës,
të Manastirit e të Janinës, si edhe klubet shqiptare të Stambollit, të
Selanikut e të qendrave të tjera. Kongresit i erdhën telegrame
përshëndetjeje nga anë të ndryshme të Shqipërisë dhe nga shoqëritë
atdhetare të mërgimit.
Ndryshe nga kongreset e mëparshme kombëtare,
në këtë kuvend pati një numër mjaft të madh delegatësh nga qytetet e
vilajeteve të Kosovës dhe të Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani,
Mitrovica, Vuçiterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis
delegatëve ishin Dervish Hima, Fehim Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni
Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah
Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti, Hajdar Blloshmi,
Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica,
Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani, ndërsa
sekretarë Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.
Sikurse dëshmon
“Zëdhënia” që klubi “Bashkimi” i Manastirit shpërndau me këtë rast,
qëllimi i këtij Kongresi ishte të diskutonte çështjet që kishin të bënin
me mbrojtjen e shkollës, të shkrimit e të kulturës kombëtare kundër
reaksionit xhonturk dhe kundër politikës asimiluese të xhonturqve.
Kongresi do të merrte masa të mëtejshme për zgjerimin e rrjetit të
shkollave shqipe dhe për zhvillimin e kulturës shqiptare në tërësi.
Kongresi
i Dytë i Manastirit ishte një manifestim politik e kombëtar shqiptar.
Si në fjalimet e delegatëve, ashtu edhe në vendimet e Kongresit u shpreh
protesta kundër përndjekjeve që po u bëheshin shkollës e alfabetit
shqip nga Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” dhe nga qeveria turke.
Dervish
Hima, që mbajti edhe fjalën e hapjes në Kongres, foli “për nevojat e
zhvillimit të arsimit, të përhapjes së diturisë dhe të përparimit të
kombit shqiptar”. Ai dhe delegatët e tjerë, si Ferit Ypi, Tefik Panariti
etj., kritikuan Komitetin Qendror “Bashkim e Përparim”, i cili, në
kundërshtim me premtimet që u kishte bërë shqiptarëve, po u mohonte të
drejtën e arsimit kombëtar dhe të përdorimit të lirë të gjuhës shqipe,
ndërhynte egërsisht në çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, që ishte
një e drejtë e natyrshme e njerëzore si për çdo popull. Ky qëndrim i
xhonturqve u cilësua nga delegatët si një përpjekje për të përçarë
shqiptarët sipas dasive fetare, për të osmanizuar myslimanët shqiptarë
dhe për të penguar përparimin kulturor dhe emancipimin politik të kombit
shqiptar. “Na kanë shpallur luftë në fushën e shkronjave”, theksoi
Dervish Hima në Kongres, prandaj “ne që jemi mbledhur këtu, bashkë me
gjithë atdhetarët shqiptarë, do t’i mbrojmë me çdo mjet shkronjat tona
kombëtare…”.
Kongresi tërhoqi vëmendjen e gjithë atdhetarëve
shqiptarë për rrezikun e shkombëtarizimit dhe të aneksimit të
territoreve të Shqipërisë nga shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e
Bullgaria. Serbia, u tha në Kongres, duke ndjekur një politikë
shoviniste, synon të pushtojë Kosovën, të cilën e ka pagëzuar me emrin
“Stara Serbia”, ndërsa qarqet politike të Greqisë po përpiqen me të
gjitha mjetet, duke përdorur klerikët ortodoksë konservatorë e progrekë,
shkollat e mësuesit grekomanë, të asimilojnë shqiptarët e krishterë dhe
të aneksojnë territoret e Shqipërisë së Jugut. Petro N. Luarasi theksoi
në fjalën e tij se këta klerikë fanatikë e grekomanë, të nxitur nga
Greqia, mallkojnë e shkishërojnë banorët e fshatrave Progër, Negovan e
Bellkamen sepse çojnë fëmijët në shkollat shqipe, ndërsa bandat e
andartëve grekë, të paguar nga Athina, vrasin atdhetarët më të dalluar
që përhapin mësimin e shkrimin shqip. Gjatë 5 vjetëve të fundit ishin
vrarë në Negovan nga bandat greke 45 shqiptarë. Për të paralizuar këtë
veprimtari Petro Nini Luarasi, përveç të tjerave, i propozoi Kongresit
që të kërkonte që kisha shqiptare të ndahej nga Patrikana greke.
Aktet
kryesore të Kongresit të Dytë të Manastirit ishin Programi prej 10
pikash dhe një Promemorje prej 4 pikash, që iu dërgua qeverisë turke. Në
këto dokumente parashikoheshin masa të rëndësishme për zhvillimin e
arsimit kombëtar, për mbrojtjen e alfabetit të shqipes, për botimin e
librave dhe të teksteve shkollore shqipe. Për këtë qëllim do të ngrihej
pranë klubit qendror një komision arsimor-kulturor, që në program quhej
Akademi, i cili do të merrej me botimin e teksteve shkollore, të veprave
letrare dhe të një fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej
të hapej në Shkup një shkollë normale me konvikt, e ngjashme me atë të
Elbasanit, dhe të themelohej këtu një gazetë e re në shqip dhe në
turqisht, me anën e së cilës do të informoheshin shqiptarët dhe opinioni
publik evropian për ngjarjet e rëndësishme që po zhvilloheshin në këtë
vilajet. Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithë atdhetarët shqiptarë që të
punonin për zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të shkollave shqipe, për
sigurimin e lokaleve shkollore, të mësuesve dhe të mjeteve të nevojshme
financiare.
Në Promemorjen prej katër pikash, që iu dërgua Portës së
Lartë, parashtroheshin këto kërkesa: të jepej liri e plotë për mësimin e
gjuhës shqipe, në përputhje me të drejtat kushtetuese; të mënjanoheshin
të gjitha pengesat që nxirrnin autoritetet shtetërore për zhvillimin e
lirë të kombit shqiptar dhe veçanërisht të mos lejohej asnjë lloj
ndërhyrjeje në mënyrën e mësimit të gjuhës kombëtare (shqipe), duke ua
lënë të drejtën e zgjedhjes së alfabetit të shqipes, siç qe vendosur në
Kongresin e Dibrës, mësuesve (shqiptarë); të caktohej nga qeveria një
subvencion për shkollat e të krishterëve shqiptarë, për t’i shkëputur
ato nga ndikimi i Greqisë dhe t’i kërkohej Patrikanës nga qeveria që të
lejonte përdorimin e gjuhës shqipe gjatë predikimit në kisha. Promemorja
ngarkonte klubin qendror shqiptar që të këshillohej me Shejhylislamin
rreth “dëmit” që gjoja i shkaktohej fesë myslimane nga përdorimi i
alfabetit latin për mësimin e shqipes.
Kongresi mori masa edhe për
forcimin e lidhjeve organizative ndërmjet klubeve shqiptare dhe për
bashkërendimin e veprimtarisë së tyre. U vendos që klubet shqiptare të
kishin një rregullore të njëjtë dhe të detyrueshme për të gjithë. Kjo
rregullore a kanonizëm e përgjithshme do të njihej zyrtarisht edhe prej
qeverisë turke. Një vendim i tillë ishte marrë edhe në Kongresin e
Elbasanit, por nuk ishte vënë në zbatim. Të gjitha klubet do të
drejtoheshin nga klubi qendror shqiptar, atributet e të cilit tani,
ndryshe nga vendimet që ishin marrë në kongreset e mëparshme, do t’i
kishte klubi i Stambollit. Kongresi mendoi se duke e shpërngulur qendrën
udhëheqëse të klubeve nga Manastiri në Stamboll do të krijohej një
udhëheqje e vetme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ku të bashkoheshin
drejtuesit e klubeve dhe deputetët atdhetarë shqiptarë të parlamentit,
si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja etj. Këta deputetë
parashikohej të përfshiheshin edhe në kryesinë qendrore të klubit të
Stambollit.
Megjithatë, vendimi i Kongresit të Dytë të Manastirit,
për të caktuar si klub qendror atë të Stambollit, nuk u pëlqye nga
rrethet e gjera atdhetare të vendit. Edhe ngjarjet e mëvonshme, sidomos
qëndrimi i udhëheqjes së këtij klubi ndaj kryengritjes shqiptare të
vitit 1910, kur ajo mori hapur në mbrojtje xhonturqit, provuan se ky
vendim ishte i gabuar.
Po kështu u vendos që të thirrej në korrik të
vitit 1910 një kongres më i gjerë në Janinë, i cili, krahas problemeve
të tjera, do të zgjidhte përfundimisht problemin e alfabetit, duke
zgjedhur njërën prej dy abëcëve latine, të miratuara nga Kongresi i Parë
i Manastirit.
Në Kongresin e Dytë të Manastirit, ashtu si në ato të
mëparshmet, u mbajtën edhe mbledhje të fshehta, në të cilat u diskutuan
çështje të tilla politike, siç ishin forcimi i komiteteve të fshehta
dhe masat që duheshin marrë për përgatitjen e një kryengritjeje të
përgjithshme. Por, ndërsa për komitetet e fshehta u mor vendim që të
zgjeroheshin e forcoheshin më tej, për përgatitjen e kryengritjes së
përgjithshme nuk u mor ndonjë masë. Kjo çështje u la të diskutohej e të
vendosej në kongresin e ardhshëm. Sipas të dhënave të bashkëkohësve, në
mbledhjet e fshehta u hartua edhe një program politik, të cilin ata e
quanin platformë “të autonomisë së Shqipërisë”, ku, përveç të tjerave,
parashikohej njohja zyrtare e kombit shqiptar, mësimi i gjuhës shqipe në
të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe njohja e saj si gjuhë zyrtare.
Megjithatë, ky program nuk u përfshi në asnjërin nga dy aktet e
shpallura botërisht të Kongresit.
Kongresi i Dytë i Manastirit,
ashtu si mitingjet, protestat dhe manifestimet e tjera që u zhvilluan në
Shqipëri në pragun e këtij kuvendi, në shkurt-mars të vitit 1910,
shprehën vendosmërinë e shqiptarëve për mbrojtjen e shkrimit shqip, të
shkollës dhe të kulturës kombëtare në tërërsi. Ato ishin, njëherazi, një
paralajmërim për kryengritjen e armatosur që do të shpërthente në
pranverën e vitit 1910.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Manastirit Empty Re: Historia e Manastirit

Mesazh nga Geri Tue 4 May 2010 - 5:07

95 vjetori i Kongresit të Alfabetit në Manastir
Dy caqe të gjuhës Shqipe
Dorëshkrimi i Teodor
Shkodranit (1210)

I gjetur në Vatikan, ai është
botimi më i vjetër i njohur deri tani i gjuhës Shqipe. I tëri është në
pergamen dhe ka 208 faqe. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me
shkronja latine dhe i tëri në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut.
Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në faqet 1r-97r mbi teologjinë; faqet
98r-146r mbi filozofinë dhe faqet 147r-208r mbi historinë. Ndërsa në
fund, autori ka firmosur vetë duke shkruar: Mee nihemmen zze dessirnnee e
phorte t' Lummnummitt ZOT e mbaronjj n'Vitte MCCX dittn ee IX t'
Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE. Rëndësia e këtij libri (që nuk
është abetare) është se
tregon që ka patur shkrues,
botues dhe lexues te shkolluar te Shqipes në vitin 1210.

Alfabetet
origjinale shqiptare (1761-1844
)

Dorëshkrimi Elbasanas i
Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) është teksti më i hershëm
Shqip i shkruar me një alfabet origjinal. Autor është Gregori i
Durrësit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojës, i cili qëndroi
pesëmbëdhjetë vjet në Elbasan para hartimit të dorëshkrimit. Ai u përpoq
të shkruante në një gjuhë të përbashkët që ta kuptojnë shqiptarët nga
krahinat e ndryshme. Një gjë bie në sy në Dorëshkrimin Elbasanas: Ka
shumë pak fjalë të huaja, vetëm tri fjalë latine dhe shtatë fjalë turke.
59 faqet e përkthimeve biblike në Dorëshkrimin Elbasanas përmbajnë 6113
fjalë të shkruara në një alfabet prej 40 gërmash: 35 gërma të zakonshme
dhe 5 gërma të rralla. Shumica e gërmave të këtij alfabetit janë
krijime të reja pa ndikim të gjuhëve dhe të alfabeteve të popujve
fqinjë.

Në kapakun e Dorëshkrimit
Elbasanas të Ungjijve gjëndet një vizatim dhe afër dymbëdhjetë fjalë të
shkruar me një alfabet i cili ndryshon krejtësisht nga alfabeti i
dorëshkrimit; por i pa zbërthyer akoma.

Alfabeti i Todri
Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, i cili është një sistem grafik i
ndërlikuar prej 52 gërmash që u përdor në mënyrë sporadike në Elbasan
nga fundi i shekullit XVIII.

Alfabeti i Kodeksit të Beratit
(1764-1798), një dorëshkrim prej 154 faqesh. Në faqen 104 gjejmë dy
radhë Shqip të shkruara me një alfabet origjinal prej 37 gërmash të
ndikuara nga glagolishtja.

Nga Gjirokastra kemi një
alfabet tjetër nga fundi i shekullit XVIII ose nga fillimi i shekullit
XIX, i cili është një sistem grafik prej 22 gërmash, por pak i përhapur.

Një
alfabet tjetër i shpikur në jugun e Shqipërisë është ai i Jani
Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shënimeve gramatikore
greqisht-shqip të vitit 1801 për t'i mësuar shqip grekërve. Gjuhën
shqipe e shkroi me një alfabet origjinal prej 30 gërmash në bazë të
latinishtes dhe të greqishtes.

Alfabeti i Naum Veqilharxhit
(1797-1846) nga Korça prej 33 gërmash të botuarai në abetare e tij
Shqipe në vitin 1844. Jehona e këtij alfabeti, i cili i ngjan një lloj
armenishtje kursive, ishte e pakët.

Kjo periudhë
njëqindvjeçare 1750-1850 ishte një kohë shumëllojshmërie shkrimesh të
habitshme në Shqipëri. Me të gjithë, gjuha shqipe u shkrua me dhjetë alfabete: shtatë alfabetet
origjinale të lartëpërmendur si dhe përshtatjet pas vitit 1850 të
alfabeteve latin, grek dhe arab. Është për t’u çuditur që kultura
shqiptare arriti ta dallonte veten dhe të mbijetonte me një madhështi të
tillë letrare. Egzistenca e tyre çjerr poshtërsinë me të cilën u ndesh
delegacioni Shqiptar në Kongresin e Berlinit më 1878 ku iu tha në vend
të JO-së për shtetin Shqiptar se: nuk mund të ketë komb pa gjuhë të
shkruar. Ndërkohë që kishte jo një, por 10 alfabete që mund të
përzgjidheshin e zbatoheshin.

Kongresi i Manastirit ose ndryshe
Kongresi i Alfabetit (14 Nëntor 1908)
Historia e Manastirit Festimi%20i%2028%20nentori%20ne%20Manastir

Atdhetarët që përpiqeshin të
bashkonin popullin kishin përpara një përçarje në popull që shkatohej
nga: 1- politika ‘përça e sundo’ e qeverise osmane; 2- struktura
shoqërore feudale-fisnore në Shqipëri; 3- drejtimet e huaja të grupeve
të ndryshme fetare, të cilat përdornin turqishten, greqishten,
italishten e gjermanishten në vend të Shqipes. Në ato kushte, shoqëria
Bashkimi e Manastirit thirri më 14 Nëntor 1908 kongresin e parë të
përgjithshëm për diskutimin dhe miratimin e nje alfabeti të njësuar.

Aty ishin të
pranishëm 150 delegatë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe nga
bashkësitë shqiptare në Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikë e gjetkë.
Ata zgjodhën si kryetar Mithat Frasherin, të birin e të shquarit Abdyl
që kishte kryesuar mbledhjen në Prizren. Përfaqësuesi i Shoqërisë
Biblike Gjergji Qiriazi u zgjodh nënkryetar, kurse prifti protestant nga
Korça Grigor Cilka mori pjesë bashkë me të në Komisionin e Alfabetit të
përbërë prej 11 vetësh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollës së Vajzave në
Korçë, shërbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua
delegate në Manastir dhe e para grua në histori që mori pjesë në një
forum gjithëshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, një misionare amerikane në
Korçë, e pranishme aty si vezhguese, shkruante për poetin Gjergj Fishta:
Kumtesa më e mirë u mbajt nga një prift katolik nga Shkodra, fjalët e
të cilit bënë që dëgjuesve t'u rridhnin lotë; një hoxhë u prek aq shumë,
saqë rendi ta përqafonte para gjithë të pranishmeve.

Kongresi
nëntëditor vendosi me votë të plotë që shqiptarët të linin mënjanë
alfabetin e Stambollit me dhjetë shenjat e tij të veçanta dhe ta
shkruanin gjuhën e tyre vetëm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar në
Manastir përmbante 36 shkronja e ndërthurje shkronjash latine. Duke qenë
se para kësaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe,
greke e sllave apo përshtatje të tyre, vendosmëria e këtyre delegatëve
për t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi nje shpallje kulturore e
pavarësisë, gjë që shkaktoi kundërveprime të ashpra nga qeveria osmane,
sllavët dhe kisha ortodokse e grekërve.

Një pjesëmarrës i
shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari
nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u
miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja
dhe mësoi të fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën Shqipe ai nuk vinte gjë
tjeter.


Historia e Manastirit Clip_image001
Ndër
komb' tjera, ndër dhena tjera


ku e
shkoj jetën tash sa mot,


veç per ty rreh zemra e mjera


e prej
mallit derdhi lot.


Nji kto gjuhë, qi jam tue ndie

janë të
bukra me temel

por
prep’ këjo, si diell pa hije,

për mue t’tanave ju del.
Kongresi
vendosi gjithashtu ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën
drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit
si shpërndarëse e librave dhe gazetave Shqipe. Por shpejt qeveria
osmane i mbylli të gjitha shtypshkronjat shqipe. Më 1911, Hoxhson,
përfaqesuesi i Shoqërisë Biblike të Kostandinopojës, raportonte: Të
gjitha shkollat shqipe janë mbyllur pa pikë mëshire, kurse përpjekjet
ngulmuese për ndalimin e gjuhës dhe zhdukjen e letërsisë Shqipe nuk kanë
rreshtur kurrë. Gjendja e rëndë politike mund të marrë flakë nga çasti
në çast. Tashmë shqiptarizmi kishte shpërthyer dhe nuk do ndalej më!


Shkrimi është bështetur edhe në botime përkatëse të
mëparshme.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Manastirit Empty Re: Historia e Manastirit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi