Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sinan Tafaj, avokati që sfidoi errësirën

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Sinan Tafaj, avokati që sfidoi errësirën Empty Sinan Tafaj, avokati që sfidoi errësirën

Mesazh nga Geri Fri 26 Mar 2010 - 8:50

Sinan Tafaj, avokati që sfidoi errësirën Sinan-tafaj
Nuk janë të
zakonshme shëtitjet nëpër Tiranë për këtë njeri. Ecën për pak
minuta,sikundër ka bërë 32 vjet më parë, kur u be i pari i verbër që
fitoi të drejtën për të vazhduar Universitetin për Juridik në ‘78-ën,
gjë që s’kishte ndodhur asnjeherë më parë, me njerëzit e këtij
komuniteti.


Sinan Tafaj kujton që natën dilte me
shkop, ndërsa ditën pa këtë të fundit për t’u bërë i zoti i vehtes, sic
është sot. Dëshira e tij ishte të bëhej matematikan, por rastësia i dha
këtë drejtim të cilin e vazhdon edhe sot.

Me profesion avokat,
në salla ai mbron klientët e tij në procese gjyqësore për cështje civile
apo penale. Tregon se seancën e radhës e ka në 3 prill dhe takimet me
gjyqtarët janë pjesë e kësaj pune. Përvec kësaj, ai drejton edhe
Shoqatën e Personave që nuk Shikojnë. Fatmir Disho, sekretar i kësaj
shoqate thotë se e përjeton me shpirt shërbimin ndaj tij dhe kësaj
kategorie. Erudicionin e tij ka mundur t’ja përcjelle edhe më të
vegjëlve.


Ermal Kapedani, thotë se ka qënë nxënesi i tij në
Institutin e të Verbërve, ish-nxënësi, sot baba i dy femijëve, kujton
se Sinani ishte ndryshe nga mësuesit e tjerë. “Në fëmijërine time të
hershme e kemi patur idhull. Ai është njeri që di të komunikojë dhe të
afrojë”, shprehet Ermali. “Doktor i Shkencave Juridike”, Sinani tregon
se ka nje jetë familjare normale.

Me qetesinë e komunikimit,
vajzat i tregojnë të atit për rrjedhën e ditës. Sinani ka mundur të
fitojë në perceptimin e tyre të qënit shok-baba. Pa mundur të njohë
fizikisht njerëzit e tij më të dashur, mënyra e vetme e tij per t`i bërë
të ditur vehtes se si është kjo botë që e rrethon, është të prekë dhe
të pyesë. Dhe kështu, dalëngadalë, me durim dhe pjesëz pas pjesëze, ai
krijon perceptimin e tij për boten. Për një botë, ku e thëne nga ata që
shohin, ndoshta mungesa e shikimit nuk është ndonjë humbje e madhe.


Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi