Sinan Hoxha: Dërgova 1000 SMS për Domin
3 posters
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Sinan Hoxha: Dërgova 1000 SMS për Domin
‘Telenovela’ Seldi dhe Sinan Hoxha kundër Domenikës duket larg
mbarimit, pasi që tani në skenë ka dalur vetë i akuzuari si homoseksual
nga Domenika, Sinan Hoxha, i cili në një intervistë për Panorama ka
hedhur kategorikisht poshtë pohimet e ish-të dashurës së mikut të tij,
Seldit.Këngëtari Sinan Hoxha pohon se gjithë zhurma e
krijuar nga Domenika ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes për shkak se
ai është i famshëm. Për fotot e publikuara nga Domenika ai thotë se janë montime të thjeshta.
“Dërgova 1000 SMS që të nxirrja fituese Domenikën në Big Brother,
mund ta verifikoni tek AMC. Unë vetë nuk kam dhënë asnjëherë detaje për
jetën time private. Nuk më ka pëlqyer kurrë ta hedh atë në treg. Më ka
mjaftuar fama si këngëtar, por mbase sot është momenti t'iu rrëfej se
unë nuk do ndihesha asnjëherë mirë, nëse unë do të bëja një jetë të
mirë dhe familjarët e mi jo. Unë kam ndihmuar gjithkënd të fisit tim
kur ka pasur nevojë. Ndërsa ata kushërinj që si Seldi kanë pasur talent
në muzikë, iu kam qëndruar afër, pasi e di çfarë do të thotë të kërkosh
të futesh në botën e artit, është shumë e vështirë”, theksoi Sinan Hoxha.
Këngëtari shtoi se ka pasur mbështetjen e shumë këngëtarëve të cilat
kanë dashur që të dalin publikisht për t’i mohuar akuzat e Domenikës.
Në fund, këngëtari u shpreh të jetë tejet i zhgënjyer nga sjellja e
Domit, pasi atë e ka mbështetur brenda shtëpisë, por sjellja jashtë BBA
3 për Sinanin ishte skandaloze.
Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
Re: Sinan Hoxha: Dërgova 1000 SMS për Domin
Sinan, si u ndjeve kur lexove intervistën e Domenikës të shtunën e kaluar tek gazeta "Panorama", ku ajo akuzonte të dashurin e saj Seldin si homoseksual dhe që kishte lidhje intime me ty?
Unë di që njerëzit çfarë nuk bëjnë për të fituar pak vëmendje dhe popullaritet dhe në rastin e Domit mendoj se po të merrej thjesht me Seldin, edhe duke thënë se është homoseksual, nuk do t'ia dilte të kishte aq vëmendje. Në momentin që në këtë histori përfshin një njeri të famshëm siç jam unë, zhurma bëhet e madhe, siç ndodhi në të vërtetë.
Domi na vuri në dispozicion edhe disa foto komprometuese, ku shfaqeni ju me Sedin. Çfarë janë ato foto, ku keni dalë?
E vërteta është se ato foto janë montazhe. Janë marrë foto të Seldit duke pozuar për revista dhe foto të mia në "pub"-e. Po ta shikoni me vëmendje, unë jam aty me veshje dimërore, ndërkohë që fotot e Seldit janë bërë në verë.
Re: Sinan Hoxha: Dërgova 1000 SMS për Domin
Une per vete personalisht nuk ju besoj ktyre qe shkujn , tani dhe cfar nuk ndodh ama , por besoj se jan thjesht thashetheme per te mush Revistat
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: Sinan Hoxha: Dërgova 1000 SMS për Domin
Eshte shum e vertet ajo qe thoni Geri Pasi une vet Sinanin e njoh personalish dhe sme thot dot njeri se cfar ai eshte keto jan pergenjeshtrat e shtypit qe te terheqi kureshtjen e popullit.
Re: Sinan Hoxha: Dërgova 1000 SMS për Domin
Dihet ajo , Domenika kur Seldi desh me bo keng ajo kish bo foto gjasme pse rri ne ato pozicione dhe filloj ky muhabet,ne deri me sot vetem fjal te mira kemi degju per Sinanin dhe qe me pelqen shum si kengetar dhe kam shum keng te atij ne PC time, keshtu qe s'ja vlen ta ulin kaq posht Sinan Hoxhen.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Sinan Hoxha: Le te plasin nga inati
» Sinan Hoxha argëtohet me një femër në Spanjë
» Sinan Hoxha shanë shikuesin kah motra
» Seldi tregon ne media te verteten e ndarjes me Domin
» Olta iu shit për 500 euro Sinan Hoxhës
» Sinan Hoxha argëtohet me një femër në Spanjë
» Sinan Hoxha shanë shikuesin kah motra
» Seldi tregon ne media te verteten e ndarjes me Domin
» Olta iu shit për 500 euro Sinan Hoxhës
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi