Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anjeza: Ja pse terhiqem nga Top Fest

 :: Show Biz

Shko poshtë

Anjeza: Ja pse terhiqem nga Top Fest Empty Anjeza: Ja pse terhiqem nga Top Fest

Mesazh nga BeLti Fri 23 Apr 2010 - 23:17

Edhe pse me një këngë plot emocion, këngëtarja Anjeza Branka ka vendosur të tërhiqet nga gara e “Top Fest 7”, pak ditë para shpalljes së gjysmëfinalistëve të këtij edicioni të muzikës moderne shqiptare.

Anjeza konkurroi me këngën me titull “Tani e di”, të shkruar nga Stine dhe ka vendosur ta lërë garën në këtë moment kulminant të konkurrimit, që nuk është e zakontë për evenimentet shqiptare, pasi ndodh të tërhiqen pa u lançuar në publik.

Anjeza tregon arsyet pse nuk vazhdoi më tej konkurrimin, dhe ç’po ndodh me jetën e saj private, ndërkohë që shihet gjithnjë e më shumë në shoqërinë e menaxherit të saj


Anjeza, vendosni të tërhiqeni nga gara e “Top Fest 7” në prag të shpalljes së gjysmëfinalistëve. Cila ishte arsyeja?
E mora këtë vendim pasi nuk kam qenë në dijeni për fazën gjysmëfinale të këtij festivali, që prej edicionit të tretë nuk aplikohej si formulë. Mendoja se festivali do të kishte vetëm një natë finale më 15 maj, dhe ndaj planifikova koncerte në Gjermani, Zvicër, Itali në datat 15-23 prill. Në fillim isha në dilemë ç’të bëja, të braktisja festivalin apo të anulloja koncertet, por pastaj mendova që nuk ja vlente të lija koncertet për garën e “Top Fest-it”.


Të braktisësh një festival për koncerte, do të thotë që koncertet janë më të leverdisshme, apo jo?
T’ju them të drejtën më vjen keq, por dhe këtë edicion nuk ndieja ndonjë konkurrencë të tillë këngëtarësh që të më shtynte t’i anulloja këto koncerte, kështu që vendosa më mirë ta braktisja festivalin.


Po shumë prej këngëtarëve konkurrentë janë të rrymës rrock, është dhe kjo një arsye?
Po e vërtetë është që shumë këngëtarë janë të rinj dhe që këndojnë rock. Mbase dhe kjo mund të quhej një arsye, por jo kryesore.


“Top Fest-i” ndan shumë çmime, mund ta kishit fituar njërin prej tyre?
Besoj që pa ndonjë çmim nuk do dilja, por realisht nuk ishte çmimi synimi im, pasi deri tani çmimin e kam marrë gjithnjë nga publiku. Jam ndier e pëlqyer dhe e vlerësuar gjithmonë, dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne këngëtarët që qëllim kryesor kemi atë të mbërritjes te publiku.


Kënga juaj është një krijim me vargje e muzikë të ndier, keni menduar ta sillni në klip?
Po është këngë e ndier dhe është pritur mjaft mirë, ashtu si dhe këngët e tjera me të cilat kam konkurruar në festivale. Patjetër që jam duke punuar për një klip të kësaj kënge, që do ta publikoj në maj. Kam menduar një realizim shumë të veçantë, ku do vazhdoj të dal vetëm, si në gjthë klipet e fundit që kam publikuar.


Ndërkohë ju shohim gjithnjë e më shumë tek shoqëroheni me menaxherin tuaj. Ka diçka më shumë mes jush?
Nuk i dihet, gjithsesi për momentin nuk mund të flas më shumë për këtë. Koha do ta tregojë nëse ai do jetë më shumë se menaxheri im./
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi