Anjeza Branka, skenat hot me të dashurin në plazh
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Anjeza Branka, skenat hot me të dashurin në plazh
Ajo nuk ka hezituar asnjëherë të bëjë dhe pranojë gjëra që koleget e saj do
t’i fshihnin dhe mbanin sekret sa më shumë të mundeshin. Këtë e ka bërë
qëkurse u kthye nga Gjermania dhe nisi karrierën muzikore dhe vazhdon
me po të njëjtën mënyrë edhe sot. Nuk e fsheh aspak se pasi i dha fund
bashkëjetesës me babain e djalit të saj, ka nisur një lidhje të fortë
dashurie, të cilën po e jeton me intensitet të plotë. Si shumë këngëtarë
të tjerë, edhe këtë sezon veror Anjeza Branka ka nisur turin e saj të
koncerteve në plazhet e Shqipërisë. Fotot që ju sjellim sot janë
pikërisht ajo pjesë e padukshme e eventeve ku ajo merr pjesë. Pikërisht
në hapësirën mes tyre, gjatë ditës deti është magneti që e ka thithur
atë me të dashurin e saj. Plazh, diell, përqafime dhe poza të nxehta e
shfaqin Anjezën në vende si Saranda, Himara Dhërmiu dhe Vlora, ku ajo ka
kënduar së fundmi. Kjo tablo verore shoqërohet edhe me një moment para
nisjes së një prej koncerteve, ku pasi është bërë gati për të dalë në
skenë, i dashuri i saj i jep një të puthur në mes të gjoksit në shenjë
bekimi. Ndërsa nuk mungojnë edhe momente si me shoqërinë, apo edhe një
pozë me aktorin e humorit, Ceke beratin. Ajo që bie në sy është edhe
kolori që ka marrë Anjeza në ditët e saj të plazhit, por edhe forma e
mirë trupore që ajo gëzon si gjithmonë. Siç kemi mësuar ne të
“Bluetooth”, historia e dashurisë për Anjeza Brankën ka disa kohë që ka
nisur dhe djaloshi që jetonte jashtë Shqipërisë, tashmë që është lidhur
me këngëtaren, duket se ka në plan të jetojë në Shqipëri përfundimisht.
Aktualisht këngëtarja shfaqet në ekranet muzikore me këngën e saj të
fundit, “Tani e di”, ndërsa po përgatit edhe një të re, që do ta
publikojë së shpejti.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Anjeza Shahini e dehur?
» Anjeza: Ja pse terhiqem nga Top Fest
» Anjeza feston Shën Valentinin në Londër
» Nje dite plazh ne kine
» Poni xhiron klipin e ri në plazh
» Anjeza: Ja pse terhiqem nga Top Fest
» Anjeza feston Shën Valentinin në Londër
» Nje dite plazh ne kine
» Poni xhiron klipin e ri në plazh
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi