Bija e Ali Pashës, bartësja e misterit të gurëve të shahut
Faqja 1 e 1

Historia thotë shumë pak për të. Më së shumti është një figurë misterioze, e cila shëtit literaturës botërore. Më së fundi ka ngjallur interesin e shkrimtares amerikane, Katherine Neville, e cila e ka vënë Haidenë, vajzën e Ali Pashë Tepelenës, në qendër të romanit të saj “Zjarri” (The Fire). Pasi ka ngjallur interes të veçantë te lexuesi amerikan, “Zjarri” vjen edhe në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj”. Figura e Haidesë (të cilën e gjejmë gjithashtu edhe në romanin “Konti i Monte Kristos” të Aleksandër Dymasë), Ali Pashë Tepelenës, Bajronit, etj., që gjallojnë në këtë roman, nuk janë rastësisht aty. Ajo ka lexuar shumë për ta, madje ka kërkuar edhe nëpër arkivat e huaja për të gjetur sa më shumë materiale mbi personazhet, jeta reale e të cilëve është e veshur nga misteri. Në pjesën ku ngjarjet shtrihen në Shqipëri, ajo i referohet kohës së sundimit të Ali Pashës dhe qëndrimit të tij karshi Portës së Lartë. Një tjetër element shqiptar është pikërisht guri i shahut të Butrintit, për zbulimin e të cilit u fol shumë disa vite më parë. Pavarësisht nëse ishte, apo jo një gur shahu zbulimi i Butrintit, kaq mjaftoi që Neville, e pasionuar pas lojës inteligjente, të thurte historinë e saj dhe të vendoste kontaktet me Shqipërinë dhe më konkretisht ish-drejtorin e Parkut të Butrintit, Auron Tare. Ajo kishte nevojë të mësonte më shumë mbi zbulimin, Ali Pashën dhe sundimin e tij. Ideja fillestare parashikonte vetëm përfshirjen e Butrintit si vendngjarje në libër, por duke mësuar më shumë për Ali Pashën, lidhjet e tij me Lord Bajronin, letërkëmbimin mes tyre, si dhe një mundësinë e beftë që Haideja të jetë e bija e poetit të madh anglez, Neville i la një vend më të gjerë në librin e saj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Në kërkim të gurëve të shahut
“Zjarri” është vijim i romanit paraardhës të Neville “The Eight”, i cili është konsideruar një best seller. Ngjarjet e romanit zënë fill në Kolorado në vitin 2003, kur Aleksandra Solarinin e thërrasin për ditëlindjen e së ëmës, në shtëpinë e të parëve të saj, në një vend të thellë e të izoluar në Malin Shkëmbor. Tridhjetë vjet më parë, prindërit e saj, Ket Velisi dhe Aleksandër Solarini, besonin se i kishin shpërndarë gurët e takëmit të shahut Montglejn në të gjithë botën, duke varrosur bashkë me ta edhe sekretet e fuqisë që vinte nga zotërimi i atyre gurëve. Por, papritur, Aleksandra kupton se e ëma e saj është zhdukur dhe një sërë të dhënash të vendosura në mënyrë strategjike, të pasuara menjëherë nga mbërritja e papritur e një grupi mysafirësh misteriozë, tregojnë se po ndodh diçka ogurzezë. Rastësisht, ajo zbulon se guri më i fuqishëm ka dalë papritmas në skenë, loja është hapur sërish dhe Aleksandra përfshihet në një udhëtim që e shpie nga Koloradoja drejt zonave të largëta ruse dhe më në fund, në zemër të qytetit të saj të lindjes: Uashington D.C. Ngjarjet zbresin në kohë, në Shqipërinë e vitit 1822, tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, kur e gjithë Evropa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, zot i Janinës e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke. Kështu që ai dërgon në një mision sekret dhe të rrezikshëm, të vetmin person mbi të cilin mund të mbështetej, të bijën e tij të re, Haidenë. Ajo duhet të kalonte kontrabandë jashtë Shqipërisë një relikte të vjetër, përmes maleve dhe detit, për ta çuar në duart e një njeriu, i cili mund të ishte në gjendje ta ruante. Udhëtimi i Haidesë nga Shqipëria në Marok, Romë, Greqi dhe në zemër të vetë lojës, lidhet me zbulime që kanë të bëjnë me kompletin e fuqishëm të shahut dhe historinë e tij, që do ta çojë të paktën në vendin ku ai ishte krijuar më shumë se një mijë vjet më parë, në Bagdad. Libri është i mbushur me aventura dhe ngjarje misterioze, që të bëjnë të mos e lëshosh nga dora. Është si në një lojë shahu, ku një veprim i hap rrugën një tjetri, por edhe më të vështirë e me më shumë dilema. “Zjarri” i Neville është krahasuar me “Kodin e Da Vinçit” të Dan Brown për nga tërheqja dhe misteri që e rrethon, por është vlerësuar edhe si më i mirë se ai për nga mënyra e të shkruarit.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» “Gjueti” për trashëgiminë e kampionit të shahut
» Xhamia e Larme (Pashes)
» Përformanca e Juliana Pashës në Eurovizion, Dinjitoze.
» Si e ëma, ashtu edhe e bija
» Paris, nuk është e bija e Micheal

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi