“Gjueti” për trashëgiminë e kampionit të shahut
“Gjueti” për trashëgiminë e kampionit të shahut
Dy vjet nga vdekja e
ish kampionit të botës në shah, Bobby Fisher, vazhdon lufta për
trashëgiminë e tij që vlerësohet rreth 3 milionë dollarë.
Cështja ka arritur deri në
zhvarrosjen e trupit të tij nga ku do dalë ADN-ja që do krahasohet me
atë të një vajze 8 vjecare, e cila mendohet se ka lindur nga lidhja e
Fisher me një filipinase. Ficher, i lindur amerikan dhe i vdekur si
islandez është varrosur në Rejkjavik.
Zhvarrosjen e trupit e ka
kërkuar Marylin Young, e cila mendon se nga lidhja e saj me kampionin ka
lindur vogelushja, tashmë 8 vjecare. Në listën e njerëzve që ëndërrojnë
trashëgiminë janë edhe një grua bashkë me dy nipërit, Alexander e
Nicholas Targ. Shahistja japoneze Miyoko Watai, e cila e ftoi Ficher në
vitin 2000 në vilën e saj në Tokjo, këmbengul se u martua me të në vitin
2004, por gjykatësit islandezë nuk ia kanë njohur certifikatën e
martesës.
Fisher, i vlerësuar me koeficentin e inteligjencës
180, ishte i pari kampion i botës në shah jo sovjetik. Ai filloi të
luajë që në moshën 15 vjecare dhe shpesh herë deklaronte: “Idealet e
mija jane shahu dhe paratë. Dua të bëhem shumë i pasur”.
Në
vitin 1992 ai pranoi 3.5 milionë dollarë për t’u përballur me Spassky-n
në Serbi dhe kjo i kushtoi një mandat arresti nga SHBA, pasi në atë kohë
ekzistonte embargoja ndërkombëtare ndaj Beogradit. Pas asaj periudhe ai
u transferua në Japoni dhe Filipine ku mbylli edhe ditët e fundit të
jetës.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi