E qeshura shërron sëmundje!
E qeshura shërron sëmundje!
Që e qeshura bën mirë, tashmë është një fakt i ditur nga të gjithë. Por jo të gjithë e dinë që sot po ndërmerren studime të ndryshme klinike në mbështetje të të mirave që sjell e qeshura, të cilat kanë treguar që një sjellje e gëzuar mund të mposhtë edhe sëmundjet. Është dëshmuar që e qeshura ka ndihmuar që njerëzit të përballojnë më mirë edhe sëmundjen e kancerit, dhe në të njëjtën kohë kontribuon në rifitimin e besimit tek vetja. Studimet e para në këtë drejtim janë shënuar në SHBA në vitet ’60 e ’70. Gazetari shkencor Norman Cousin rivlerësoi studimet mbi efektet emocionale të së qeshurës në sistemin imunitar. Ky gazetar vuante nga spondiliti ankilosant, një sëmundje me origjinë në artikulacionet e kockave, që në mënyrë progresive çon në paralizë dhe më tej në vdekje. Ai vendosi të kurohej në një mënyrë të pazakontë: me terapinë e së qeshurës. Shihte tre-katër orë në ditë filma komedi dhe merrte rreth 25 gramë vitamina C. Në një vit të vetëm ai u shërua plotësisht. E qeshura ka qënë gjithmonë e rëndësishme në historinë e njerëzimit, sepse lidhet simbolikisht me jetën, kënaqësinë, gëzimin e jetës dhe seksualitetin. E qeshura relakson trupin dhe është kundërshtarja numër një e vdekjes. Një studim i kohëve të fundit në Kanada, tregon se humori i mirë riparon infeksionet, duke bërë që imunoglobina A të reduktohet sa më pak, pasi ajo është një antitrup që neutralizon trupat e huaj, bakteret dhe viruset. Tashmë ekziston një disiplinë e re që studion aktivitetin e qeshjes, të humorit të mirë dhe të mendimit pozitiv, si ilaçe për një sërë shqetësimesh dhe sëmundjesh psikofizike. Ajo quhet gelotologji dhe bazohet në studimet e psikoneuro-endokrinoimunoligjisë, që merret me ndikimin e drejtpërdrejtë të emocioneve në sistemin imunitar dhe anasjelltas.
Si arrihet homeostaza?
Sisteme të ndryshme si ai psikik, neurologjik, endokrin dhe imunitar, ndërveprojnë mes tyre për arritjen e homeostazës. Por nëse mendja dhe trupi janë në gjendje të ndërveprojnë, atëherë është e pranueshme ideja që humori i mirë mund të rregullojë ose të influencojë sistemin nervor qëndror, hormonal dhe imunitar. Falë qeshjes aktivizohen struktura nervore periferike që prodhojnë endorfinë, substancë kimike që ka aktivitet analgjezik eksitues dhe që ushtron në trup të njëjtin efekt si morfina dhe substanca të tjera opiate. Aspekti më interesant i tyre qëndron në aftësinë e rregullimit të humorit, relaksit dhe përballimit të dhimbjes fizike dhe psikologjike. E qeshura përfshin shumë pjesë të trupit. Zemra dhe frymëmarrja rrisin ritmin, shpërndahet presioni arterior dhe muskujt relaksohen. Modifikohet edhe kimia e gjakut. Sa më shumë qeshim, aq më shumë bie tensioni i përgjithshëm dhe manifestohet një ndjenjë çlirimi që bën të rregullohen organet dhe funksionet trupore. Turpi dhe mëndja nuk janë dy botë të ndara, por dy pjesë me influencë të vazhdueshme tek njëra-tjetra.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» E qeshura i bën mirë shëndetit
» E qeshura flet për karakterin tonë.
» Vetmia eshte nje semundje ngjitese
» 400 simptoma për 50 sëmundje në trupin tonë
» 400 simptoma për 50 sëmundje në trupin tonë
» E qeshura flet për karakterin tonë.
» Vetmia eshte nje semundje ngjitese
» 400 simptoma për 50 sëmundje në trupin tonë
» 400 simptoma për 50 sëmundje në trupin tonë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi