Vetmia eshte nje semundje ngjitese
Faqja 1 e 1
Vetmia eshte nje semundje ngjitese
Vetmia përhapet mes njerëzve pikërisht si
gripi, pra është ngjitëse dhe femrat infektohen më shpejt se meshkujt.
Ky është përfundimi i një studimi të
kryer nga psikologët e Universitetit të Çikagos, Kalifornisë, San
Diegos dhe Harvardit, të cilët kanë botuar edhe një artikull me të
njëjtën temë në
revistën shkencore “Journal of Personality and Social Psychology”.
Personat e vetmuar janë të prirur t‘ua transmetojnë trishtimin e tyre
njerëzve që i rrethojnë, pikërisht siç ndodh me një virus, gjë që në
fund i bën
të izolohen nga shoqëria. “Skema e infektimit i bën individët të jenë
të mënjanuar nga shoqëria kur infektohen”, shpjegon John Cacioppo,
psikolog i
Universitetit të Çikagos, ekspert i vetmisë dhe koordinator i studimit.
Në fakt, për vetminë flitet shumë, sidomos tani gjatë ditëve të festave
dhe dihet që gjatë kësaj periudhe më të vetmuara e më të stresuara janë
femrat. Takimet e sforcuara të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, si
edhe përgatitjet për drekat e darkat familjare, nuk bëjnë gjë tjetër
veçse e
thellojnë më shumë ndjesinë e melankolisë dhe ankthit që ndiejnë
personat e vetmuar. Kjo gjë bën që t‘i kalojnë të stresuar ditët e
festave.
Por le t‘i rikthehemi sërish studimit amerikan të vetmisë. Sipas tij,
para se të humbasin miqtë, personat e vetmuar u transmetojnë vetmi edhe
atyre
pak miqve që u kanë mbetur, që edhe këta të fundit ka gjasa të
infektohen nga vetmia. “Kemi vënë re një skemë shumë interesante
infektimi, që i bën
njerëzit të spostohen drejt cepave të rrjetit social kur janë të
vetmuar”, thotë psikologu. “Në periferi njerëzit kanë më pak miq dhe
vetmia i bën ta
humbasin pak nga pak edhe atë shoqëri që u kish mbetur. Kjo gjë i bën
të kenë më pak besim te të tjerët, e si pasojë krijohet një rreth
vicioz që e
bën më të vështirë krijimin e lidhjeve të reja”. Ajo që nevojitet në
këto raste është ndihma. Është shumë e rëndësishme ta njohim këtë gjë
te njerëzit
që duam, të cilët janë prekur nga vetmia dhe t‘u qëndrojmë pranë për ta
kapërcyer këtë gjendje.
“Sekreti për të luftuar vetminë është të kuptojmë se nuk është gjë
tjetër veçse një sinjal biologjik i trupit tonë. Të gjithë njerëzit
ndihen të
vetmuar të paktën një herë në jetë, ashtu siç ndiejnë që kanë uri ose
etje. Nëse eksperimentohet ndjenja e izolimit, nuk duhet nënvlerësuar,
por duhet
të përpiqemi ta kapërcejmë”, shpjegon psikologu.
Studiuesit janë nisur nga të dhënat e “Framingham Heart Study” (FHS),
projektuar fillimisht për të monitoruar sëmundjet e zemrës. Studimi
nisi në
vitin 1948 me 5209 persona, më pas është përhapur te 12 persona, mes të
cilëve janë edhe fëmijët e nipërit e grupit fillestar. Testet e sotme
përfshijnë edhe treguesit e depresionit dhe vetmisë. Objekt i studimit
aktual kanë qenë edhe 5124 persona të brezit të dytë të FHS. Edhe për
këta të
fundit tema e studimit ka qenë problemi i vetmisë. Studiuesit duan të
dinë me saktësi gjendjen emocionale të subjekteve të përfshirë në
studim, me
pyetësorë dhe intervista që mbulojnë edhe listat e miqve e të personave
me të cilët janë të lidhur më shumë.
Duke ndërtuar grafikët që tregojnë historinë e miqësive të subjekteve
të ndryshëm dhe duke nxjerrë informacione nga intervistat e vazhdueshme
mbi
vetminë, studiuesit kanë arritur të krijojnë një skemë mbi izolimin që
përhapet, forcohet dhe pak nga pak personat kanë më pak miq. Pra, në
një farë
mënyre personat e vetmuar “infektojnë” ata që kanë përreth. Studimi ka
treguar gjithashtu se personat e vetmuar nuk kanë besim te njerëzit,
gjë që e
bën më të vështirë formimin e miqësive të reja.
“Shoqëria do të kishte shumë përfitime duke e përballuar në mënyrë
vendimtare problemin e personave të vetmuar, duke i ndihmuar të
krijojnë rrjetin e
tyre social dhe të krijojnë kufi mbrojtës kundër vetmisë. Studimet e
mëparshme kanë treguar se vetmia dhe mungesa e kontaktit ka një efekt
negativ
mjaft domethënës mbi shëndetin në përgjithësi dhe mirëqenien e
personave më të moshuar”, është shprehur drejtori i divizionit të
kërkimit
komportamental dhe social, i cili ka financuar studimin.
Gjithsesi, të gjithë duhet të përpiqemi të rrëzojmë murin e kësaj
sëmundjeje të vërtetë. Por edhe nëse “virusi” është i ri, fatmirësisht
vaksina është
gjetur prej kohësh.
“Përpiqu të gjesh kohën për të qenë mik: është rruga e vërtetë e lumturisë”, thoshte dikur Nënë Tereza.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Si mendoni është mirë të harrosh dikë, është vështirtë, është mëkat apo ...?
» Vetmia dhemb...
» Mallkuar qoftë vetmia!
» E qeshura shërron sëmundje!
» 400 simptoma për 50 sëmundje në trupin tonë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi