Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E qeshura i bën mirë shëndetit

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

E qeshura i bën mirë shëndetit Empty E qeshura i bën mirë shëndetit

Mesazh nga Geri Wed 28 Apr 2010 - 4:30

E qeshura i bën mirë shëndetit Buzeqeshje
Një e qeshur në ditë
i bën mirë shëndetit, madje mund të krahasohet me efektet që jep
sporti tek trupi i njeriut.

Presioni dhe stresi janë “armiqtë” e
të qeshurës, madje shpesh here, buza në gaz stimulon oreksin dhe forcon
sistemin imunitar. Këtë e ka vënë re që në vitet ’70 Norman Cousins,
historia e të cilit ka bërë xhiron e botës.

Kur mjeku i tha se
vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër, ai shikonte përditë filmin e
vëllezërve Marx. “10 minuta të qeshura më bënin të flija pa dhimbje për
disa orë. Kur efekti mbaronte rindizja televizorin”, theksonte Cousins.
Në vitin 1971 ai mori medaljen e artë nga Kombet e Bashkuara, por më
shumë se medalja ai kujtohet si babai i qeshje-terapisë.

Por
nëse Cousins arriti në këtë përfundim vetëm me anë të intuitës, mjekët e
“Loma Linda University” në Kaliforni kanë aplikuar një metodë shkencore
për të kuptuar efektet pozitive të të qeshurës. Ata u kanë vendosur të
sëmurëve klinikë filma të zgjedhur nga vetë të sëmurët.

Eksperimenti
zgjati për tre javë rresht dhe para e pas filmave ata kontrollonin
presionin e gjakut dhe kanë vënë re se ai ishte në nivele jo shumë të
kënaqshme kur të sëmurët shihnin filma dramatikë dhe e kundërta për ata
që shihnin filma komikë. Efekti i filmave komikë ka ndikuar edhe në
nivelin e kolesterolit pasi ekipi kalifornian ka vënë re më pak në
gjakun e të sëmurëve.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi