Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fundjava futbollistike (03-04 prill)- Parashikimet

Shko poshtë

Fundjava futbollistike (03-04 prill)- Parashikimet Empty Fundjava futbollistike (03-04 prill)- Parashikimet

Mesazh nga Vizitor Sat 3 Apr 2010 - 0:09

Fundjava futbollistike (03-04 prill)- Parashikimet
Fundjava futbollistike (03-04 prill)- Parashikimet Chelsea-vs-manutd-3-300x226Në Premier Ligën angleze, këtë fundjavë do të kemi derbin e
sezonit. Të shtunën në ora 13:45, Çelzi udhëton në Mançester ku do të ndeshet me
skuadrën e Junajtedit. Junajted në këtë ndeshje do të luaj pa liderin e
skuadrës, Uejn Runin e dëmtuar. Pos Runit, vendasit do të luajnë edhe pa Ouenin,
Braunin, O’Shian, Andersonin, dhe Uellbekun. Edhe mysafirët kanë mungesa në
mbrojtje. Mungojnë Koll, Karvalo, Bosingva, Ivanoviç, e Esien. Vlen të theksohet
se Çelzi, nuk po arrin të fitoj në Olld Traford, që nga viti 2005, kur në krye
të skuadrës ishte Hoze Murinjo. Më presion do të ketë mbi Çelzin se sa mbi
Mançesterin në këtë ndeshje, për arsye se Çelzi ka një orar shumë të vështirë në
udhetime. Kjo është ndeshja e parë në serinë e ndeshjeve të vështira pasi më pas
ata do të jenë mysafirë të Totenhem, dhe në fund të Liverpulit. Pra, nëse Çelzi
dëshiron të dëshmoj se është skuadra më e mirë në Premier Ligë, atëherë duhet të
fitojë.

Arsenali do ta ketë shumë më lehtë. Ai përballet me Uolvs, në Emirejts.
Arsenali ka shumë mungesa, e fundit është ajo e kapitenit, Fabregas i cili ka
mbyllur sezonin pas lëndimit në ndeshjen e Ligës së Kampionve. Të tjerët që
mungojnë janë, Van Persi, Xhuru, Gallas, Gibs, dhe Ramzi. Uolvs, mund të
shpresoj të nxjerrë një pikë nga udhëtimi, që do ta largonte edhe më shumë nga
zona e rrezikshme. Megjithatë edhe humbja nuk do të përkeqësonte gjërat, pasi
Arsenal është skuadra e fundit në Top 10, që do të takohen me Uolvs këtë
sezon.

Për pozitën e katërt vazhdon të jetë nxehtë. Këtë javë Totenhem takohet me
Sanderlendi, si mysafire. Është një ndeshje që duhet ta fitoj, pasi më pas
takohet me tri skuadrat e para në Premier Ligë. Më thjesht, Totenhem mund të
jetë skuadra që do të përcaktojë edhe kampionin këtë vit. Mançester Siti, formën
e tij të mirë pret ta vazhdojë edhe në udhëtim ndaj Burnlit, një skuadër që
kohëve të fundit po kalon në një formë tepër të dobët, formë qe e ka vendosur në
pozitën e parafundit, me shumë mundësi të largohet nga liga. Liverpul, është
mysafire e Birmingemit. Tani e kompletuar, skuadra e Benitez, nuk mund të lëshoj
pikë lehtë. Mirëpo, Birmingem ka barazuar në dy ndeshjet e fundit si vendas,
ndaj Evertonit, dhe Arsenalit. Ndoshta një barazim do të ishte rezultat i
pritur.

Shalke ka mundësinë më të mirë të sezonit që të afrohet tek titulli. Ata
presin skuadrën e Bajernit, e cila në mesjavë nuk tregoi një ndeshje shumë
dominante edhe pse arriti ta mposht Mançesterin në fund. Në anën tjetër, Shalke
ka pasur disa rezultatet shumë të mira në kampionat. Ata kanë mposhtur
Shtutgartin, pastaj kanë barazuar me Hamburgun, dhe kanë fituar si mysafir të
Leverkuzenit. Kjo i jep kurajo skuadrën së Shalkes, që të mposht Bajernin, si
vendase pas 5 viteve.

Konkurrenti tjetër për titull, Leverkuzen udhëton në Frankfurt, ku ndeshet me
Ajntrahtin, që është në formë pas dy fitoreve radhazi, ndaj Bajernit dhe
Bohumit. Një ndeshje interesante pritet të jetë ajo në mes të Dortmundit dhe
Bremenit. Të dy skuadrat shpresojnë në gabimet e Leverkuzenit, që të arrijnë në
pozitën e tretë që shpie në Ligën e Kampionve. Hamburgu pret Hanoverin, ndërsa
Shtutgarti, pret Mënshengladbahun. Kampioni aktual, Uolfsburgu, do të ndeshet me
Hofenhajmin të dielën.

Në Itali, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen të shtunën, për shkak të festës
së Pashkëve. Interi nuk pritet të ketë shumë punë ndaj Bolonjas. Edhe pse
ndoshta do të ruaj disa nga lojtarët për ndeshjen çerekfinale të Ligës së
Kampionve, Inter besoj se do të shënoj fitore. Roma në anën tjetër është
mysafire e Barit. Bari u ka prishur punë shumë skuadrave kur ka luajtur si
vendas, duke humbur vetëm dy herë nga Kaljari, dhe Milan. Roma nuk do ta ketë të
lehtë të fitoj si mysafire, mirëpo fitorja ndaj Interit, javën e kaluar i ka
motivuar për titull, dhe kjo mund të jetë një arsye pse Roma, duhet të fitoj
patjetër në Bari. Milan është mysafir i Kaljarit. Rosonerët, në tri ndeshjet e
fundit kanë fituar vetëm tri pikë, duke lëshuar mundësinë e artë nga dora,
ndoshta për shkak të lëndimeve dhe suspendimeve të lojtarëve. Mysafirët do të
vazhdojnë me probleme në mbrojtje, ndërsa kthehen Pirlo dhe Ronaldinjo.

Ndeshje interesante në fund të renditjes është ajo ndërmjet Atalantas dhe
Sienas. Me fitore Atalanta mund të shtyente Sienën drejt fundit duke u ngjitur
vet afër zonës së mbijetesës.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi