Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIP Shpija me 1 Prill 2010

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

VIP Shpija me 1 Prill 2010 Empty VIP Shpija me 1 Prill 2010

Mesazh nga Vizitor Fri 19 Mar 2010 - 21:34

VIP
Shpija me 1 Prill 2010





Çka ndodhë kur show më i madh Kosovarë bashkohet me fytyrat më të
njohura Shqiptare



Për herë të parë në mediat shqiptare, për 30 ditë, 10 VIP do të
mbyllen me 1 shpi



BIG MAMA + STUPCAT + AGIM GËRGURI + FATOS
KRYEZIU




Me 1 prill zbulohen edhe 6 VIP të cilët do të futen në
Shpi

Pjesëmarrësit kanë hqur dorë nga
shpërblimi

Shpërblimi i madh do të jetë 1 shpi për 1 familje në
nevojë

Ndash besoni ndash mos besoni, me 1 prill
fillon



VIP Shpinë mund ta përciellni 24 orë ekskluvizisht në
kujtesa dhe www.vipshpija.tk

Komenti Juaj

Leonora
Jakupi në VIP Shpija





VIP Shpija me 1 Prill 2010 Leonora-jakupi-021-500

Leonora
Jakupi


Përveç yllit të estradës shqiptare Big Mama, që deri më tani është
konkurentja e vetme femër që publikisht ka pranuar ftesën për VIP Shpija, flitet
se ftesën për hyrje në VIP Shpija e ka pranuar edhe këngëtarja Leonora Jakupi, e
dashur nga publiku dhe shumë e kërkuar në vipshpija.tk

Por këtë do ta mësojmë shumë shpejtë, tani mbetën edhe 15 ditë
para fillimit të shtëpisë së madhe të vip-ave shqiptarë. Do të jenë nën
vëzhgimin e kamerave për 1 muaj.

Bertan
Asllani pranon ftesen per Vip Shpija






Bertan
Asllani


I lindur me 3 Korrik 1990 në Shkup
të Maqedonisë. Shkollën elementare e ka përfunduar në Kolegjin Amerikan, ku edhe
tani vazhdon shkollën e lartë.


Muzika është pjesë e jetës së tij,
është diçka që gjithmonë ka dashur ta bëjë.


Hera e parë që ka kënduar ishte
rreth 14 vite më parë me “Turkish Band” në vitin 1996. Më vonë vendosi të marr
pjesë në festivalin e fëmijëve të quajtur “Diarrhoea Pumpkins” pastaj në “Shall
Boll” ku edhe fitoj çmimin e parë në 1999 dhe 2000. Në vitin 2000 filloj të
punoj në radion “Super FM” si folës (speaker), kryesisht për programe të
fëmijëve.


I pëlqen Piano dhe Gitara. Kënga e
parë profesionale që kompozoi ishte në vitin 2003, e gjitha në gjuhën turke. Më
vonë morri pjesë në festivalet si “Nota Fest” në vitin 2004, ku në një mënyrë
ishte fundi i karierës së tij si fëmijë dhe fillimi i karierës e të kënduarit
profesional.




Duke u bërë kështu ndër fytyrat më
publike të shqiptarëve, një ndër këngëtarët më të njohur
shqiptarë.

Bertani ishte i ftuar në shumë
emisione por tani në VIP Shpija show do të kemi mundësinë ta shikojmë Bertanin
se si është ai në jetën reale.


Bertani është ndër banorët e parë
që pranoj ftesën për të marrë pjesë në VIP
Shpija.






Gërguri:
Në ?VIP shpija e Kosovës? për dy arsye






Muaji prill do të mbledhë në një
shtëpi të vetme disa nga fytyrat e njohura të artit
kosovar.



Të izoluar për një muaj duke ndarë
mes veti momentet e mira dhe të këqija, ata theksojnë se do të “luajnë” për një
arsye të vetme, që përmblidhet me një
fjalë-humanizëm.

Paratë e grumbulluara nga ky shou
do të shkojnë në një familje skamnore.


“Është humanitare kjo iniciativë, e
normal qe nuk refuzohet një gjë e tillë”, ka thënë për Infopress vokalisti i
grupit “Fisnikët”, Agim Gërguri.


Ndërsa Gërguri ka thënë se arsyeja
e dytë e pjesëmarrjes në këtë spektakël janë edhe njerëzit e zgjedhur që do të
marrin pjesë në këtë lojë, e cila ne fund do të sjellë një ndihmë për një
familje nevojtare. /Telegrafi/





VIP
Shpija fillon ne muajin Prill





VIP Shpija do të filloj në muajin Prill 2010. Pjesëmarrës do jenë
fytyra publike dhe të dashura për të gjithë kosovarët dhe shqiptarët në
përgjithësi. Këta pjesëmarrës do jenë të vëzhguar 24 orë nga kamerat dhe do kemi
mundësi të kënaqemi me ta për gjithsej 1 muaj sa do jetë VIP Shpija – Shtëpia e
madhe e VIP-ave shqiptarë.


Në natën finale të “Shpija e Kosoves” u bënë publik dhe u
vertetësua pjesëmarrja e disa nga banorët që do jenë pjesëmarrës në Reality
Show: VIP Shpija.


VIP-at shqiptarë që pranuan ftesën deri tani dhe do jenë
pjesëmarrës në VIP Shpija për çmimin e madh të 50,000 € (50 mijë eurove)
janë:



Stupcat

Big Mama

Agim Gerguri

Fatos Kryeziu

Shuma e fituar e 50,000 € do të shkoj për bamirësi familjeve me
nevojë të madhe sociale.


Show televiziv në RTV21 do jetë një herë në dy javë ku edhe do
bëhet eliminimi i banorëve.


Ashtu siq tha sonte Shuki, VIP Shpija do te filloj brenda muajit
Prill 100% por daten e sakte nuk e din as ai vet se bashku me
organizatoret.


Shuki premton spektatel, sepse ata qe do te futen aty edhe e
garantojne ate gje. Ai gjithashtu tregoi se mbremjet e “shenuara” kur do te
eleminohen vip-at tane (sa lezet do te kete ti shohim teksa eleminohen ) do te
jene 2 here brenda javes. Pra kemi cfare te presim brenda muajit prill. Po ju
cfare mendoni?






Kush
Do te jet Moderator i VIP SHPIS





Fisnik Vesaj : Emisioni do te udhëheqet nga Genti dhe Shuki , dhe
do të jenë dy befasit ndihmëset e tyre. Kurse , asistentet e tyre do te jen
vajzat e “Shpisë” si Psh : Jehona , Arjeta , Albulena,Saranda etj

..: Kush do te jen Ndihmset e Vip Shpija
Edhe
6 Banor Per ne VIP Shpija kush deshironi qe te jene





VIP-at,
çmimi kryesor PËR BAMIRËSI





VIP Shpija me 1 Prill 2010 Shpijavip
Intervistë me Fisnik Vejsën Organizator i reality show: “VIP
Shpija”



“Do të marrin pjesë “Stupcat”, “Big Mama”, aktori i serisë
“Kafeneja jonë”, Fatos Kryeziu, Bertani nga Mqedonia, Agimi i grupit “Fisnikët”,
kurse emrat e tjerë do t’i mësoni shumë shpejt.

Po ashtu, edhe lexuesit tuaj do të jenë të parët që do t’i
mësojnë emrat e pjesëmarrësve të tjerë”, shprehet Fisnik
Vejsa.



B. Zymberi: Fillimisht, na tregoni si lindi ideja për të bërë një
reality shou me vip?

Fisnik Vejsa: Kemi ndenjur një natë në një kafe të Prishtinës me
Vedatin e “Stupcave”. Atij ia kam bërë pyetjen, a do të hyje në “Shpi” me vipa,
kurse ai më është përgjigjur më le të mendohem 24 orë. Të nesërmen më ka thirrur
në telefon dhe më tha: Shumë kam dëshirë të provoj veten të mbyllur”, sepse
dihet se “Stupcat” kanë shumë aktivitete në Gjermani, Zvicër, Amerikë etj.
Pastaj jemi takuar sërish me Vedatin e “Stupcave”, i cili a ka konfirmuar
pjesëmarrjen, por unë i thashë se do ta organizoj vetëm nëse hyni si grup, pra
Vedati, Mensuri dhe Osmani. Pra, kështu nisi ky shou me vipa, nga një bisedë me
Vedatin e “Stupcave”. Për këtë projekt jemi duke punuar prej një muaji dhe po
kaq kohë ka mbetur derisa të nisë shou. Ideja e organizimit të këtij shou është
që publiku të shohë se çka bën një i famshëm në jetën e tij apo të saj të
përditshme dhe këtë gjë shikuesit kanë mundësi ta shohin në “VIP
Shpija”.



Pesë javë janë të mbyllur

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi