Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teuta.....

Shko poshtë

Teuta..... Empty Teuta.....

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 11:02

Teuta ishte princeshë ilire, ajo mëkëmbësoi
të shoqin, Agronin, në vitin 231 p.e.s.. Duke qënë
gruaja e parë dhe tutore (kujdestare),njerka e Pinit,birit të
rritur te Agronit (që e kishte me gruan e dytë),ajo u vu
në krye të shtetit ilir e të ushtrisë,duke
mbretëruar e komanduar në vitet 230-228 p.e.s.
Teuta
ishte një personalitet me zë në historinë e
Ilirisë,pas Bardhylit e Glaukias, Klitit e Agronit.Janë
vetëm tre vjet sundimi,por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka
triumfuar në shekuj.Për kohën që udhëhoqi ajo
rivalizoi perandorinë dhe perandorët e mëdhenj
romakë. Vërtete Teuta e mori drejtimin e shtetit në
një periudhe te lulezuar,por do te duhej edhe mendja dhe dora e
saj e sigurt per ta ruajtur dhe per ta cuar me perpara kete zhvillim.
Ajo vijoi me planet dhe synimet e Agronit.Perforcoi me tej rendin
shteteror,duke i dhene perparesi pushtetit qendror.U dha impuls te ri
zhvillimit ekonomiko-kulturor te qyteteve,si baze themelore per nje
stabilitet dhe fuqizim ne fushen ushtarake.U be kujdes qe te mos
cenoheshin kufijte e meparshem te mbreterise (qe shtriheshin nga Vjosa
ne Naron,pervec Durresit,Apollonise dhe Lezhes, qe ende mbaheshin si
koloni nga romaket).
Vemendjen kryesore ia kushtroi ushtrise dhe, sidomos, flotes se
fuqishme detare,jo me te vogel sesa ajo para saj.Dhe per kete Teuta
urdheroi: "Prijesit ta quanin si armike gjithe
anedetjen".Keshtu,liburnet e flotes ilire benin ligjin ne Adriatik.Nje
shtet i qendrueshem dhe me pretendimet e veta te drejta,me nje fuqi
detare qe sfidonte deri ne hyrje te Mesdheut,nuk mund te pranohej,qofte
edhe ne heshtje,nga shtetet qe e kufizonin Ilirine. Teuta,si nje grua e
zgjuar qe nuhaste se c'ngjiste rreth e qark,i parandjente
rreziqet.Prandaj,ndermori dhe realizoi nje veprimtari te gjithaneshme
politike,ushtarake e diplomatike.Ajo u perpoq per te afruar aleate (sic
ishte formimi i marredhenieve me Maqedonine) per te perballuar opoziten
e brendshme dhe kercenimet e jashtme.Nderkohe edhe strategjikisht,ajo
punoi per te zbutur armiqesite e mbreterve te vecuar
dhe,pergjithesisht, per te shuar rivalitetet e grupeve shoqerore te
aramatosura brenda mbreterise.Me kete vije dinamike dhe
elastike,mbreteresha-stratege e rriti prestigjin,shendoshi pozita ne
gadishull e Adriatik dhe pergatiti terrenin e opinionin per hapa dhe
aksione te reja. Per te ndaluar marrjen e territoreve te Ilirise dhe
tkurrjen e shtetit ilit ne nje hapesire te cunguar,Teuta e shkallezoi
fushaten ushtarake.Me shpine te sigurte dhe krahun lindor aleat,ajo u
vu ne krye te ekspedites se dyte ushtarake ilire (230 p.e.s.) kunder
Lidhjes Epirote ne jug si rreziku me imediat.Ajo frymezoi dhe komandoi
me sukses ushtrine e floten.Kryeqyteti epirot,Foinika (Finiqi i
sotem),qe dallohej si me i pasuri midis qyteteve te Epirit,ra ne duart
e ushtrise ilire.Republika e Epirit u mund politikisht dhe
ushtarakisht,sepse nga pikepamja strategjike u izolua dhe u mbajt e
shkeputur nga Maqedonia.Epiri,me pas,braktisi aleatet,etolet dhe u lidh
me mbreterine e Teutes. Pasi theu frontin kryesor,mbreteresha i
shpernguli forcat dhe zmbrapsi mesymjen e ushtrise dardane nga
Lindja,aleatit te dyte te Epirit,te cilet llogarisnin me egoizem se
mund te mashtronin "gruan-stratege",duke e futur ne gogtije ne dy
fronte.Mirepo,Teuta u tregua me e shkathet.Ajo perfundoi armepushimin
me epirotet,ku siguroi njeheresh nje aleance me ta kunder ahejve dhe
etoleve,duke zbutur rrezikun dardan.Me keto fitore ushtarake te
rendesishme dhe disa aleanca ushtarake te njekoheshme,si psh. edhe me
Lidhjen Arkanane,ajo e shtriu sundimin ne trojet etnike, duke vendosur
nje kufi te drejteperdrejte te shtetit te saj me ate te botes greke.
I ktheu vemendjen dhe fuqite ne Perendim,drejt qyteteve bregdetare qe
te largonte kercenimin me te madh (pranine romake).Keshtu,ne pranveren
e vitit 229 ndertoi anije te tjera dhe i dergoi ne viset e Hellades
(Greqise).Pjesa me e madhe u nisen per ne Korkyre,kurse te tjerat
qendruan ne limanin e Epidamnit gjoja per furnizim,por ne fakt,per ta
marre ate me dredhi. Banoret e besuan,vecse kur pane kapjen e mureve te
qytetit vrapuan dhe luftuan derisa i debuan detaret e
Teutes.Atehere,kjo priti derisa erdhi ne ndihme flota e Etolise dhe e
Akaise,te cilat,se bashku,i dolen perpara flotes ilire.Beteja u
zhvillua ne afersi te ishullit Paksos.Ketu detaret ilire u versulen me
anijet e tyre te lidhura nga kater dhe u perleshen me
armiqte.Kundershtaret,te futur ne mes te sqepave te anijeve te lidhura
bashke mezi leviznin,derisa ne saje te shpejtesise ne te lundruar dhe
te nje ere te favorshme,u larguan.Pra,grupimi detar grek u
shpartallua.Ishulli me rendesi strategjike ne detin Jon (qe mbyllte
hyrje-daljet ne Mesdhe-Adriatik e anasjelltas),ra ne zoterimin e Teutes
se Ilirise. Ne planin diplomatik e ne fushen ushtarake, Teuta u be
shpejt objekt interesimi dhe diskutimi ne shtetet perreth,posacerisht
ne Rome,ambicia e se ciles tashme ishte hedhur ne Lindje.A mund ta
duronte perandoria e re dhe e madhe mesdhetare rivalitetin e
diplomacise se nje gruaje?Kjo do te ishte nje fyerje per superfuqine e
asaj kohe.Qe te thyente epersine e flotes ilire,te fuste ne kontroll
Adriatikun dhe te dobesonte Mbreterine Ilire,senati romak nisi nje
aksion te bashkerenduar politiko-diplomatik,te shoqeruar me provokime
ushtarake.Keshtu,kur disa anije romake u sulmuan ne Adriatik nga anije
ilire dhe disa tregtare italike u preken nga iliret ne Foinike,Roma
nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) ne Shkoder, te cilet i kerkuan
Teutes te nderpriste sulmet ne det.Si diplomate,ajo premtoi se do te
kujdesej qe romaket te mos pesonin ndonje padrejtesi ne detin e
perbashket,por nuk mund te ndalonte lundrimin privat te nenshtetasve
jashte Ilirise.Delegati me i ri,qe s'i pershtatej kohes,guxoi:
"Romaket,o Teute kane nje zakon shume te mire qe padrejtesite private i
ndjekin publikisht dhe i ndihmojne atyre qe demtohen padrejtesisht.Dhe
do te perpiqemi qe per se shpejti te te detyrojme qe te ndreqesh
zakonet mbreterore te ilireve".Teuta u fye dhe u ndez aq shume,sa coi
qe ta vrisnin delegatin kercenues.Duke mos qene te mesuar ne ate epoke
me pranine e grave si mbreteruese dhe per rolin e strategut (sic ishte
rasti me Teutes e Ilirise),ate e portretizojne nje sundimtare krenare
nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet,por me dobesi (frike dhe
paqendrueshmeri) posa merrte vesh kercenimet romake per
lufte.Por,ta,shtojne se po ajo grua,porsa shihte se rreziku ende nuk
ishte afruar,i perbuzte dhe dergonte ushtri atje ku donte.Atehere del
se kjo mbretereshe-stratege ilire qendronte ne lartesine e strategeve
te kohes,te cilet dine te cmojne situata e te shfrytezojne
rrethanat.Atehere,Romes i duhej nje shkak.Ky u "gjet" shpejt te
"pirateria",e posacerisht te "vrasja" nga Teuta e ambasadorit romak,qe
kthehej ne Rome.Teuta perdoi mjaft taktika kundervenie dhe njeheresh
toleruese per ta perkedhelur senatin e Romes,qe te menjanonte nje
konflikt te armatosur me te.Ajo paralel mori masa te rendesishme per
t'i paraprire cdo mundesie,duke angazhuar ushtrine dhe floten per
mbrojtjen e vijes bregdetare duke bllokuar bregdetin.
Romaket, me rreth 20 mije veta dhe 200 anije,lundruan ne dy drejtime
dhe zbarkuan ne tre rajone: ne Korfuz,ne Apoloni dhe ne Durres. Flota
ilire u ndesh me kundershtarin epersor,realizoi beteja te vogla dhe u
shkaktoi humbje te cilat romaket nuk i prisnin.Por fati i Luftes se
Pare iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u percaktua nga veprimet
luftarake,sic ndosh rregullisht,por nga disa shkaqe te prejardhura. Tre
qytetet bregdetare ilire te permendura me sundimtare romake ishin thike
ne shpine per te.Komandanti i saj ne Korfuz, Dhimiter Fari,i
predispozuar per t'i zene frontin Teutes,ua dorezoi vete floten ilire
dhe ishullin romakeve.Ushtria romake ndeshi ne rezistence kryesisht ne
viset e ardianeve,sodomos ne qytetin Nutria (qytet ilir ne qytetin e
Dalmatise),ku pesoi humbje te renda .Kjo ndeshje e pjeshsme nuk mund ta
permbyste situaten e pergjithshme luftarake,qe po anonte nga romaket.
Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrine ne lufte per afro 6 muaj, por duke
qene objektive se ishte dobesuar nga tradhetite e brendshme, e mbetur
pa fuqine ushtarako-detare dhe pa perkrahje nga fqinji lindor,u terhoq
me forcat e pakta ne qytetin e fortifikuar te Ruzonit. Ne pranveren e
vitit 228, mbreteresha ilire dergoi perfaqesuesit e saj ne Rome.Gjate
bisedimeve u manovrua me disa leshime,por ne fund nuk iu shmang
shtrengates se nenshtrimit me senatin,te nje paqeje me kushte shume te
renda.Sipas saj "Mbreteria e Ilirise u detyrua te hiqte dore nga viset
jugore,te mos prekte me tre qytetet bregdetare
(Lezhen,Durresin,Apolonine),t'i paguante Romes nje tribut vjetor,te
njihte sundimtar ne viset veriore Dhimiter Farin dhe mos i lejonte te
lundronin ne Adriatikun e poshtem,ne jug te Lezhes,me teper se dy anije
te armatosura se bashku".Ne historine e marredhenieve
shteterore-ushtarake iliro-romake keto ishin ta parat marreveshje dhe
traktate. Por keto kufizime,me permbajtjen e nje bllokade detare,e
dobesuan me tej Mbreterine Ilire,sidomos ushtarakisht,si nje fuqi e
madhe tokesore dhe detare qe kishte qene.Roma fitoi epersine mbi
Adriatik. Iliria u kthye e tera ne province romake.Pas kesaj
paqe,ushtrite romake u larguan. Teuta hoqi dore nga pushteti mbreteror
dhe ate e mori Dh.Fari. Nga kjo kohe del nga skena
politiko-ushtarake.Per sa kohe qe mbreteroi e komandoi,ajo luajti nje
rol te rendesishem historik ne bashkimin dhe konsolidimin
politiko-shteteror, ne perparimin ekonomiko-kulturor dhe ne
fuqishmerine ushtarake te Ilirise.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi