Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teuta........

Shko poshtë

Teuta........ Empty Teuta........

Mesazh nga Geri Thu 15 Oct 2009 - 2:41

Teuta........ 13zr2v8


Teuta ishte mbretëreshë ilire, ajo mëkëmbësoi të shoqin, Agronin, në
vitin 231 p.e.s.. Duke qënë gruaja e parë dhe tutore
(kujdestare),njerka e
Pinit,birit të rritur te Agronit (që e kishte me gruan e dytë),ajo u vu
në krye të shtetit ilir e të ushtrisë,duke mbretëruar e komanduar në
vitet
230-228 p.e.s.

Teuta ishte një personalitet me zë në historinë e Ilirisë,pas Bardhylit
e Glaukias, Klitit e Agronit.Janë vetëm tre vjet sundimi,por vepra dhe
lavdia
e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj.Për kohën që udhëhoqi ajo
rivalizoi perandorinë dhe perandorët e mëdhenj romakë. Vërtete Teuta e
mori drejtimin
e shtetit në një periudhe te lulezuar,por do te duhej edhe mendja dhe
dora e saj e sigurt per ta ruajtur dhe per ta cuar me perpara kete
zhvillim. Ajo
vijoi me planet dhe synimet e Agronit.Perforcoi me tej rendin
shteteror,duke i dhene perparesi pushtetit qendror.U dha impuls te ri
zhvillimit
ekonomiko-kulturor te qyteteve,si baze themelore per nje stabilitet dhe
fuqizim ne fushen ushtarake.U be kujdes qe te mos cenoheshin kufijte e
meparshem te mbreterise (qe shtriheshin nga Vjosa ne Naron,pervec
Durresit,Apollonise dhe Lezhes, qe ende mbaheshin si koloni nga
romaket).

Vemendjen kryesore ia kushtroi ushtrise dhe, sidomos, flotes se
fuqishme detare,jo me te vogel sesa ajo para saj.Dhe per kete Teuta
urdheroi:
"Prijesit ta quanin si armike gjithe anedetjen".Keshtu,liburnet e
flotes ilire benin ligjin ne Adriatik.Nje shtet i qendrueshem dhe me
pretendimet e
veta te drejta,me nje fuqi detare qe sfidonte deri ne hyrje te
Mesdheut,nuk mund te pranohej,qofte edhe ne heshtje,nga shtetet qe e
kufizonin Ilirine.
Teuta,si nje grua e zgjuar qe nuhaste se c'ngjiste rreth e qark,i
parandjente rreziqet.Prandaj,ndermori dhe realizoi nje veprimtari te
gjithaneshme
politike,ushtarake e diplomatike.Ajo u perpoq per te afruar aleate (sic
ishte formimi i marredhenieve me Maqedonine) per te perballuar opoziten
e
brendshme dhe kercenimet e jashtme.Nderkohe edhe strategjikisht,ajo
punoi per te zbutur armiqesite e mbreterve te vecuar
dhe,pergjithesisht, per te
shuar rivalitetet e grupeve shoqerore te aramatosura brenda
mbreterise.Me kete vije dinamike dhe elastike,mbreteresha-stratege e
rriti
prestigjin,shendoshi pozita ne gadishull e Adriatik dhe pergatiti
terrenin e opinionin per hapa dhe aksione te reja.

Per te ndaluar marrjen e territoreve te Ilirise dhe tkurrjen e shtetit
ilit ne nje hapesire te cunguar,Teuta e shkallezoi fushaten
ushtarake.Me shpine
te sigurte dhe krahun lindor aleat,ajo u vu ne krye te ekspedites se
dyte ushtarake ilire (230 p.e.s.) kunder Lidhjes Epirote ne jug si
rreziku me
imediat.Ajo frymezoi dhe komandoi me sukses ushtrine e
floten.Kryeqyteti epirot,Foinika (Finiqi i sotem),qe dallohej si me i
pasuri midis qyteteve te
Epirit,ra ne duart e ushtrise ilire.Republika e Epirit u mund
politikisht dhe ushtarakisht,sepse nga pikepamja strategjike u izolua
dhe u mbajt e
shkeputur nga Maqedonia.Epiri,me pas,braktisi aleatet,etolet dhe u lidh
me mbreterine e Teutes. Pasi theu frontin kryesor,mbreteresha i
shpernguli
forcat dhe zmbrapsi mesymjen e ushtrise dardane nga Lindja,aleatit te
dyte te Epirit,te cilet llogarisnin me egoizem se mund te mashtronin
"gruan-stratege",duke e futur ne gogtije ne dy fronte.Mirepo,Teuta u
tregua me e shkathet.

Ajo perfundoi armepushimin me epirotet,ku siguroi njeheresh nje aleance
me ta kunder ahejve dhe etoleve,duke zbutur rrezikun dardan.Me keto
fitore
ushtarake te rendesishme dhe disa aleanca ushtarake te njekoheshme,si
psh. edhe me Lidhjen Arkanane,ajo e shtriu sundimin ne trojet etnike,
duke
vendosur nje kufi te drejteperdrejte te shtetit te saj me ate te botes
greke.

I ktheu vemendjen dhe fuqite ne Perendim,drejt qyteteve bregdetare qe
te largonte kercenimin me te madh (pranine romake).Keshtu,ne pranveren
e vitit
229 ndertoi anije te tjera dhe i dergoi ne viset e Hellades
(Greqise).Pjesa me e madhe u nisen per ne Korkyre,kurse te tjerat
qendruan ne limanin e
Epidamnit gjoja per furnizim,por ne fakt,per ta marre ate me dredhi.
Banoret e besuan,vecse kur pane kapjen e mureve te qytetit vrapuan dhe
luftuan
derisa i debuan detaret e Teutes.Atehere,kjo priti derisa erdhi ne
ndihme flota e Etolise dhe e Akaise,te cilat,se bashku,i dolen perpara
flotes
ilire.Beteja u zhvillua ne afersi te ishullit Paksos.

Ketu detaret ilire u versulen me anijet e tyre te lidhura nga kater dhe
u perleshen me armiqte.Kundershtaret,te futur ne mes te sqepave te
anijeve te
lidhura bashke mezi leviznin,derisa ne saje te shpejtesise ne te
lundruar dhe te nje ere te favorshme,u larguan.Pra,grupimi detar grek u
shpartallua.Ishulli me rendesi strategjike ne detin Jon (qe mbyllte
hyrje-daljet ne Mesdhe-Adriatik e anasjelltas),ra ne zoterimin e Teutes
se
Ilirise. Ne planin diplomatik e ne fushen ushtarake, Teuta u be shpejt
objekt interesimi dhe diskutimi ne shtetet perreth,posacerisht ne
Rome,ambicia
e se ciles tashme ishte hedhur ne Lindje.A mund ta duronte perandoria e
re dhe e madhe mesdhetare rivalitetin e diplomacise se nje gruaje?Kjo
do te
ishte nje fyerje per superfuqine e asaj kohe.Qe te thyente epersine e
flotes ilire,te fuste ne kontroll Adriatikun dhe te dobesonte
Mbreterine
Ilire,senati romak nisi nje aksion te bashkerenduar
politiko-diplomatik,te shoqeruar me provokime ushtarake.Keshtu,kur disa
anije romake u sulmuan ne
Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u preken nga iliret
ne Foinike,Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) ne Shkoder, te
cilet i
kerkuan Teutes te nderpriste sulmet ne det.

Si diplomate,ajo premtoi se do te kujdesej qe romaket te mos pesonin
ndonje padrejtesi ne detin e perbashket,por nuk mund te ndalonte
lundrimin privat
te nenshtetasve jashte Ilirise.Delegati me i ri,qe s'i pershtatej
kohes,guxoi: "Romaket,o Teute kane nje zakon shume te mire qe
padrejtesite private i
ndjekin publikisht dhe i ndihmojne atyre qe demtohen padrejtesisht.Dhe
do te perpiqemi qe per se shpejti te te detyrojme qe te ndreqesh
zakonet
mbreterore te ilireve".Teuta u fye dhe u ndez aq shume,sa coi qe ta
vrisnin delegatin kercenues.Duke mos qene te mesuar ne ate epoke me
pranine e
grave si mbreteruese dhe per rolin e strategut (sic ishte rasti me
Teutes e Ilirise),ate e portretizojne nje sundimtare krenare nga natyra
si grua dhe
nga fuqia si shtet,por me dobesi (frike dhe paqendrueshmeri) posa
merrte vesh kercenimet romake per lufte.Por,ta,shtojne se po ajo
grua,porsa shihte
se rreziku ende nuk ishte afruar,i perbuzte dhe dergonte ushtri atje ku
donte.

Atehere del se kjo mbretereshe-stratege ilire qendronte ne lartesine e
strategeve te kohes,te cilet dine te cmojne situata e te shfrytezojne
rrethanat.Atehere,Romes i duhej nje shkak.Ky u "gjet" shpejt te
"pirateria",e posacerisht te "vrasja" nga Teuta e ambasadorit romak,qe
kthehej ne
Rome.Teuta perdoi mjaft taktika kundervenie dhe njeheresh toleruese per
ta perkedhelur senatin e Romes,qe te menjanonte nje konflikt te
armatosur me
te.Ajo paralel mori masa te rendesishme per t'i paraprire cdo
mundesie,duke angazhuar ushtrine dhe floten per mbrojtjen e vijes
bregdetare duke
bllokuar bregdetin.

Romaket, me rreth 20 mije veta dhe 200 anije,lundruan ne dy drejtime
dhe zbarkuan ne tre rajone: ne Korfuz,ne Apoloni dhe ne Durres. Flota
ilire u
ndesh me kundershtarin epersor,realizoi beteja te vogla dhe u shkaktoi
humbje te cilat romaket nuk i prisnin.Por fati i Luftes se Pare
iliro-romake
(229-228 p.e.s.) nuk u percaktua nga veprimet luftarake,sic ndosh
rregullisht,por nga disa shkaqe te prejardhura. Tre qytetet bregdetare
ilire te
permendura me sundimtare romake ishin thike ne shpine per te.Komandanti
i saj ne Korfuz, Dhimiter Fari,i predispozuar per t'i zene frontin
Teutes,ua
dorezoi vete floten ilire dhe ishullin romakeve.Ushtria romake ndeshi
ne rezistence kryesisht ne viset e ardianeve,sodomos ne qytetin Nutria
(qytet
ilir ne qytetin e Dalmatise),ku pesoi humbje te renda .

Kjo ndeshje e pjeshsme nuk mund ta permbyste situaten e pergjithshme
luftarake,qe po anonte nga romaket. Teuta e drejtoi shtetin dhe
ushtrine ne lufte
per afro 6 muaj, por duke qene objektive se ishte dobesuar nga
tradhetite e brendshme, e mbetur pa fuqine ushtarako-detare dhe pa
perkrahje nga fqinji
lindor,u terhoq me forcat e pakta ne qytetin e fortifikuar te Ruzonit.
Ne pranveren e vitit 228, mbreteresha ilire dergoi perfaqesuesit e saj
ne
Rome.Gjate bisedimeve u manovrua me disa leshime,por ne fund nuk iu
shmang shtrengates se nenshtrimit me senatin,te nje paqeje me kushte
shume te
renda.Sipas saj "Mbreteria e Ilirise u detyrua te hiqte dore nga viset
jugore,te mos prekte me tre qytetet bregdetare
(Lezhen,Durresin,Apolonine),t'i
paguante Romes nje tribut vjetor,te njihte sundimtar ne viset veriore
Dhimiter Farin dhe mos i lejonte te lundronin ne Adriatikun e
poshtem,ne jug te
Lezhes,me teper se dy anije te armatosura se bashku".

Ne historine e marredhenieve shteterore-ushtarake iliro-romake keto
ishin ta parat marreveshje dhe traktate. Por keto kufizime,me
permbajtjen e nje
bllokade detare,e dobesuan me tej Mbreterine Ilire,sidomos
ushtarakisht,si nje fuqi e madhe tokesore dhe detare qe kishte
qene.Roma fitoi epersine mbi
Adriatik. Iliria u kthye e tera ne province romake.Pas kesaj
paqe,ushtrite romake u larguan. Teuta hoqi dore nga pushteti mbreteror
dhe ate e mori
Dh.Fari. Nga kjo kohe del nga skena politiko-ushtarake.Per sa kohe qe
mbreteroi e komandoi,ajo luajti nje rol te rendesishem historik ne
bashkimin dhe
konsolidimin politiko-shteteror, ne perparimin ekonomiko-kulturor dhe
ne fuqishmerine ushtarake te Ilirise.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi