Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teuta përgatitet për “Top Fest”

 :: Show Biz

Shko poshtë

Teuta përgatitet për “Top Fest”  Empty Teuta përgatitet për “Top Fest”

Mesazh nga Vizitor Wed 19 Jan 2011 - 3:06

Teuta përgatitet për “Top Fest”  F.0119102713453_m
Ndonëse për shumë nga këngëtarët muaji janar njihet më shumë si
muaji i akumulimit të energjisë së fundvitin paraprak, për këngëtaren
Teuta Kurti tashmë kanë filluar angazhimet.
Përveç provave
gati të përditshme në Filarmoninë e Kosovës, Teuta këto ditë është
përqendruar fuqishëm edhe në përgatitjen e këngës më të re, me të cilën
ka në plan pjesëmarrjen e saj në festivalin “Top Fest”.
“Janari në përgjithësi është muaji më i gjatë. Ndoshta pas Vitit të
Ri pasi fillojmë të rimëkëmbemi në njëfarë mënyre të kthjellohemi prej
gjithë asaj pune, mirëpo sigurisht angazhimet nuk i kam lënë anash”, ka
pohuar Kurti për të përditshmen InfoPress.
“Në Filarmoni kemi prova çdo ditë, përndryshe do të marrë pjesë në
‘Top Fest’, kënga është në përfundim e sipër”, ka treguar Teuta, derisa
ka treguar edhe disa detaje në lidhje me këngën.
“Tekstin tashmë e kam marrë. E ka shkruar vëllai im, Pleorati. Është
tekst i cili flet për humbjen e një dashurie. Është baladë mjaft e
rëndë, është etno. Nuk dëshiroj të flas më shumë për këngën sepse
dëshiroj të mbesin befasi. Jam shumë e angazhuar në përgatitjen sa më të
mirë pasi gjithçka do të realizohet ‘live’ shpresoj që gjithçka do të
dalë mirë” ka përfunduar Teuta. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi