Mimoza: Vështirë të jesh nënë dhe të kesh karrierë të suksesshme
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Mimoza: Vështirë të jesh nënë dhe të kesh karrierë të suksesshme
Mimoza Mustafa gjatë një prononcimi për Telegrafi.com thotë se ajo e ka të vështirë të ketë karrierë të suksesshme dhe të jetë njëkohësisht nënë.Këngëtarja, e cila është e martuar me këngëtarin Shkumbim Kryeziu, thotë se ndryshe nga yjet botërore, të cilat edhe pse bëhen nëna, ‘trupi i tyre vazhdon të jetë seksi’, në Kosovë nuk është e lehtë ta ruash vijën e trupit.“Nuk është aspak e lehtë. Kur je nënë ke shumë më shumë përgjegjësi dhe ndonjëherë nuk mund të paraqitesh në skenë ashtu siç dëshiron. Është vështirë për shkak të fytyrës, dhe pas lindjes trupi i femrës nuk është më i njëjti”.“Po flas për në Kosovë sepse nëse themi për yjet botërore, ka shumë femra që janë nëna dhe trupi i tyre është ende seksi dhe ato shquhen për këtë gjë. Kur je nënë nuk je edhe shumë e lirë të punosh ashtu siç dëshiron, por unë mundohem të gjej një balancim mes karrierës dhe familjes”, është shprehur Mimoza. /Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Me e veshtire te jesh femer apo nene?
» Si e shihni nje femer me karriere te suksesshme?
» A eshte nder te jesh apo te mos jesh e virgjer?
» Me Mire te te jesh apo te mos jesh i/e dashuruar ?
» Mimoza – ‘pushim dimëror’ nga muzika
» Si e shihni nje femer me karriere te suksesshme?
» A eshte nder te jesh apo te mos jesh e virgjer?
» Me Mire te te jesh apo te mos jesh i/e dashuruar ?
» Mimoza – ‘pushim dimëror’ nga muzika
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi