Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Borana, nga miss në jurisprudencë

 :: Show Biz

Shko poshtë

Borana, nga miss në jurisprudencë Empty Borana, nga miss në jurisprudencë

Mesazh nga BeLti Fri 5 Mar 2010 - 12:24

Ata që bashkëpunojnë me të thonë se është e lindur për të qenë pjese e botës së spektaklit, pasi brenda saj gjenden shumë elemente.
Është vetëm 19- vjeçare dhe ka për të thënë shumë. E nisi baletin që në moshën 6 vjeçare, me pasionin e madh për t’u bërë si Karla Fraci, por problemet fizike e detyruan të japë dorëheqjen. Me pengun e madh dhe armën e fortë të bukurisë, ajo është përsëri prezente, si miss dhe drejtuese spektaklesh.
Shoqja e vjetër qe e ka shoqëruar edhe në situata të tilla rrëfen: “ka qenë një moment shumë i vështire ku as unë nuk mund ta mbështesja por ajo e ka kaluar me sukses”, thekson ajo. Ka dalë Miss Inteligjenca në konkursin Miss Shqiperia 2009, është kurorëzuar si Miss Talenti në konkursin Miss Supernational që u mbajt në të njëjtin vit në Poloni për shkak të koreografisë. Duket sikur asaj nuk i mungon asgjë. Alda Bida, bashkë-producente e këtij konkursi shkon përtej bukurisë kur thotë. “Është një nga ato vajza që e do punën. Ajo është një vajzë shumë shprehëse, ka sy të qeshur dhe është e këndshme në komunikim. E njeh mirë muzikën dhe ka fjalor të pasur”, shprehet ajo.
Dhe në të gjithë këtë mori shansesh, vullneti është ai që i jep dorë. Kjo gjë duket edhe te dega që ka zgjedhur. Vazhdon juridikun, përkrah punëve të tjera, një bukuroshe juriste do të bënte përshtypje. Por le të zbulojmë se si është jeta e saj në shkollë. Për këtë pyesim një tjetër shoqe. “Është shumë e thjeshtë shumë e dashur, Ben shumë për shoqërinë. Në provime ka dalë shumë mirë dhe është shume altruiste”.
Por si është juristja e ardhshme në raport me meshkujt? “E do shumë vetveten është shumë egoiste. Kërkon shumë nga një mashkull”, thekson shoqja e saj. Balerinë, këngëtare dhe juriste, të gjitha këto elemente që qëndrojnë te Borana, me pak më shumë këmbëngulje do te qëndronin te “barby” jonë për një kohë të gjatë. /
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi